aftesite Archives - Albeu.com

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030, një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s, referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.

Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.

Analiza e OECD, thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.

Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive, duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.

Gjithashtu, vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.

Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE), paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.

Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit.

Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.

Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.

Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja, përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal.

Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë, pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.

BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.

Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar.

Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës.

Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ Monitor

The post Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE appeared first on Albeu.com.

Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse
Një studim i prezantuar disa ditë më parë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Alzheimerit (Aaic) raportoi se – konsumimi i më shumë se tre filxhanëve kafe në ditë lidhen me një rënie më të shpejtë të aftësive njohëse me kalimin e kohës, sipas “La Repubblica”.

Studiuesit ekzaminuan ndikimin e sasive të ndryshme të kafesë në inteligjencën e lëngshme, e cila mat funksionet njohëse duke përfshirë arsyetimin abstrakt, të menduarit logjik dhe njohjen e modeleve.

Analiza u krye duke marrë parasysh provat konsistente vëzhguese dhe epidemiologjike që tregojnë se si kafeja dhe çaji kanë efekte mbrojtëse ndaj goditjes në tru, atakut në zemër, disa lloje tumoresh, diabetit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

“Konsumimi i moderuar i kafesë është i mirë, por konsumimi në sasi të mëdha nuk rekomandohet”, tha Kelsey R. Sewell, studiuese në “Institutin e Kërkimeve Shëndetësore Advent” në Orlando, për “Medscape Medical News”.

Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Por, të dhënat janë të kufizuara në lidhjen midis kafesë dhe çajit dhe rënies së aftësive njohëse, veçanërisht në disa fusha të dallueshme njohëse.

Sewell dhe ekipi i saj botuan një studim për të moshuarit, duke zbuluar se sasitë më të mëdha të kafesë mund të shoqërohen me një rënie më të ngadaltë të aftësive njohëse – dhe një akumulim më të ngadaltë të beta-amiloidit në tru, që besohet të jetë ndër shkaqet e sëmundjes së Alzheimerit.

Por – studimi i ri zgjati intervalin e vëzhgimit duke përfshirë 8451 persona mbi 60 vjeç (mosha mesatare 67,8 vjeç), kryesisht gra (60%) pa asnjë ndryshim njohës.

Të gjithë këta individë janë pjesë e “UK Biobank”, e cila përmban informacione gjenetike dhe shëndetësore anonime për gjysmë milioni njerëz.

Këta persona kishin një indeks të masës trupore afërsisht 26 (rreth 20% mbipeshë), dhe 26% e tyre mbartnin gjenin APOE e4, i konsideruar si një faktor rreziku për Alzheimer.

Krahasuar me konsumuesit e shumtë të kafesë (4 ose më shumë filxhanë në ditë), ata që nuk pinë kafe dhe ata që raportuan konsum të moderuar të kafesë kishin një rënie më të ngadaltë të inteligjencës.

“Konsumatorët e mëdhenj treguan rënien më të shpejtë të inteligjencës në krahasim me të tjerët – dhe të dhënat tona sugjerojnë se – konsumi i moderuar mund të marrë një rol mbrojtës kundër rënies se aftesive njohëse”, tha Sewell.

The post Pirja e tepërt e kafesë mund të çojë në rënie më të shpejtë të aftësive njohëse appeared first on Albeu.com.

Eva Murati krenohet me veten: Aftësitë e mia janë shumë të mira (FOTO LAJM)
Nëse keni mungesa vetëbesimi, Eva do ju japë ca nga i veti me foton e fundit, aty ku ja treguar lodhjen, mungesën e gjumit, por dhe faktin se sa prezantuese të mirë e konsideron veten.

“Unë mund të dukem mirë, por sytë e mi janë të kuq nga pagjumësia.

Falenderoj zotin që aftësitë e mia e të prezantuarit janë shumë të mira dhe nuk janë ndikuar nga ajo”, ka shkruar Eva.

Deri tek prezantimi nuk po shkojmë, duke qenë se analistë të tjerë apo ndjekës të formatit që Eva drejton mund të japin verdiktin e saktë, ama kur vjen puna tek pamja mund ta themi pa hezitim se po në fakt ajo duket gjithmonë mirë, e sytë e kuq nuk i duken gjëkundi.

The post Eva Murati krenohet me veten: Aftësitë e mia janë shumë të mira (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.