aftesi te mesme Archives - Albeu.com

Profesionet me aftësi të mesme përbëjnë 74% të punësimit në Shqipëri
Rreth 74% e personave të punësuar në Shqipëri angazhohen në profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm. Sipas analizës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), të dhënat për vitin 2024 tregojnë se 26% e punësimit i përket kategorive të tjera profesionale, me nivele të ndryshme kualifikimi.

Kjo përbërje lidhet me strukturën e ekonomisë shqiptare, ku shërbimet, tregtia, ndërtimi, industria përpunuese dhe bujqësia kanë peshë të konsiderueshme. Në këta sektorë, kërkohen shpesh operatorë, teknikë, punonjës shërbimi dhe profesionistë të zanateve.

Ndërkohë, sektorët me vlerë të lartë të shtuar, ku nevojiten aftësi të avancuara në fusha si teknologjia, kërkimi, inxhinieria e specializuar dhe shërbimet profesionale, mbeten të kufizuar.

Kërkimi shkencor është pak i zhvilluar, ndërsa industria mbështetet kryesisht te puna me kosto të ulët dhe më pak te inovacioni e teknologjia.

Ky profil pasqyrohet edhe në kërkesat e bizneseve për punonjës. Edhe pse kompanitë raportojnë vështirësi për të gjetur persona me aftësi të caktuara, në treg ka ende ofertë të madhe për punë që kërkojnë formim të kufizuar dhe pak përvojë.

ILO vlerëson se përmirësimi i produktivitetit dhe përshtatja e punonjësve me nevojat e ekonomisë kërkojnë forcimin e arsimit profesional, zgjerimin e trajnimeve të vazhdueshme dhe zhvillimin e aftësive të reja që kërkon transformimi i tregut të punës.

Të dhënat e administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) tregojnë se gjatë periudhës janar-dhjetor 2025, Zyrat e Punës shpallën 68,860 vende të lira pune. Shifra ishte 12% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Kërkesa më e madhe, sipas kategorive profesionale, ishte për profesione elementare, të cilat përbënin 29.9% të rasteve. Më pas renditeshin zanatçinjtë dhe profesionet e ngjashme me 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, si dhe punonjësit e industrisë me 10.5%.

Për profesionet që kërkojnë kualifikim më të lartë dhe aftësi të specializuara, kërkesa ishte më e ulët se ajo për punët elementare. Këto role zakonisht kërkojnë arsim universitar ose trajnim teknik të posaçëm.

Në vitin 2025, specialistët me arsim të lartë përbënin vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura. Këto pozicione lidhen zakonisht me analiza, menaxhim projektesh ose detyra teknike të specializuara.

The post Profesionet me aftësi të mesme përbëjnë 74% të punësimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.