afrika e jugut Archives - Albeu.com

VIDEO/ Ndeshja hapëse e Kupës së Botës: Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Meksika mposht Afrikën e Jugut
Një skenë madhështore që shkruan historinë! Mitiku ‘Estadio Azteca’ i Mexico City ndizet përpara 80 mijë spektatorëve, duke u bërë i pari stadium në botë që pret tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Festa filloi me një ceremoni madhështore: nga energjia e kulturës antike Azteke, te rroku.

Në fushë, historia u rikthye 16 vite pas hapjes së Botërorit 2010 mes këtyre dy ekipeve, por këtë herë nuk pati ekuilibër! Vetëm 9 minuta lojë dhe stadiumi gjëmon. Sulmuesi Julián Quiñones shfrytëzon një gafë trashanike të mbrojtjes afrikano-jugore dhe shënon golin e parë të Kupës së Botës 2026, duke e bërë veten të pavdekshëm në historinë e këtij edicioni.

Pjesa e dytë nisi me një skenar katastrofik për “Bafana Bafana”. Në minutën e 49-të, mbrojtësi i fundit Sphephelo Sithole ndalon me një ndërhyrje mjaft të rrezikshme Brian Gutiérrez që po shkonte drejt golit. Gjyqtari nuk ka asnjë dyshim: karton i kuq i drejtpërdrejtë! Afrika e Jugut mbetet me 10 lojtarë.

Me avantazhin numerik, Meksika rrit presionin dhe në minutën e 67-të vjen goditja e nokautit. Kapiteni 35-vjeçar Raúl Jiménez, në Botërorin e tij të katërt, përjeton një moment tejet emocional duke vulosur shifrat në 2 me 0 dhe duke çuar peshë tërë kombin meksikan.

Makthi i Afrikës së Jugut u thellua në minutën e 84-të, kur edhe Zwane ndëshkohet me të kuqe, duke krijuar një rekord dramatik negativ prej dy përjashtimesh në ndeshjen hapëse.

Statistikat flasin vetë, me Meksikën që dominoi topin dhe rastet. Një goditje e rëndë për ekipin afrikan që humbet dy shtylla kryesore për ndeshjet e radhës, ndërsa Meksika merr 3 pikët e para.

Goli i Kuinones: (VIDEO)

Kartoni i kuq për Sithole tek Afrika e Jugut: (VIDEO)

Goli i Himenez: (VIDEO)

Kartoni i kuq për Suane tek Afrika e Jugut: (VIDEO)

Karton i kuq për Montes te Meksika: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ndeshja hapëse e Kupës së Botës: Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Meksika mposht Afrikën e Jugut appeared first on Albeu.com.

Trump përjashton Afrikën e Jugut nga samiti i G20: Nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës në vitin 2026, në Miami të Floridës.

Në këtë mënyrë, mediat informojnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë po intensifikon më tej sulmin e tij diplomatik ndaj vendit afrikan, pas bojkotit të Uashingtonit ndaj takimit të udhëheqësve të G20-ës në Johannesburg, në fillim të këtij muaji.

“Afrika e Jugut i ka treguar botës se nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i asgjëje”, shkroi presidenti i SHBA-së në rrjetin e tij Truth Social.

Ai ka përsëritur akuzat e tij për persekutimin vrasës të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.

The post Trump përjashton Afrikën e Jugut nga samiti i G20: Nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar! appeared first on Albeu.com.

Afrika e Jugut kurorëzon Miss-in e parë që nuk dëgjon
Mia le Roux është gruaja e parë e që nuk dëgjon, e cila mori kurorën “Miss Afrika e Jugut”, pas një konkursi me shumë polemika, pasi një finaliste u tërhoq nga gara për shkak të prejardhjes së saj nigeriane.

Në fjalimin e saj, Le Roux tha se shpresonte që fitorja do t’i ndihmonte ata që ndiheshin të përjashtuar nga shoqëria për të arritur “ëndrrat e tyre më të mëdha, ashtu si unë”.

Ajo tha se donte të ndihmonte ata që ishin “të përjashtuar financiarisht ose me aftësi të ndryshme”.

Le Roux, 28-vjeç, u diagnostikua me humbje të thellë të dëgjimit në moshën njëvjeçare dhe ka një implant koklear për ta ndihmuar të perceptojë tingullin.

Ajo tha se ishin dashur dy vjet terapi të të folurit, para se të ishte në gjendje të thoshte fjalët e saj të para.

Pas fitores, modelja tha: “Unë jam një grua që nuk dëgjoj dhe krenare nga Afrika e Jugut. E di se si është të jesh e përjashtuar: “Tani e di që u vendosa në këtë planet për të thyer kufijtë dhe këtë sonte”.

Javën e kaluar, studentja 23-vjeçare e drejtësisë, Chidimma Adetshina, u tërhoq nga konkursi pas akuzave se nëna e saj mund të kishte vjedhur identitetin e një gruaje afrikano-jugore.

Zonja Adetshina ka lindur në Afrikën e Jugut nga një baba nigerian dhe një nënë me origjinë mozambike.

Ajo u kthye në qendër të sulmeve nga mediat sociale për disa javë, duke përfshirë edhe një ministër, i cili vuri në pikëpyetje të drejtën e saj për të përfaqësuar vendin.

Ajo tha se kishte qenë viktimë e “urrejtjes së zezë”, duke theksuar një lloj të veçantë të ksenofobisë në Afrikën e Jugut të njohur si “afrofobia”, e cila sulmon të gjithë ata që vijnë nga vendet e tjera afrikane.

The post Afrika e Jugut kurorëzon Miss-in e parë që nuk dëgjon appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Afrikën e Jugut/ Shoferi humb kontrollin e autobusit, të paktën 45 të vdekur
Një aksident me autobus ka ndodhur ditën e sotme pranë Mamatlakala në provincën veriore të Limpopo-s ku rezulton se të paktën 45 të persona kanë vdekur dhe një person është plagosur rëndë, njoftimin e ka bërë të ditur Departamenti i Transportit të Afrikës së Jugut.

Sipas deklaratës, ministria pretendoi se shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në urë, duke bërë që autobusi të kalojë mbi urë dhe të godasë tokën ku mori flakë. Autobusi i pasagjerëve po transportonte njerëz nga Botsvana, një vend pa dalje në det në Afrikën Jugore, në Moria, një qytet në Limpopo.

“Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes së së enjtes,” tha në një deklaratë Departamenti i Transportit i Limpopo-s.

The post Aksident i rëndë në Afrikën e Jugut/  Shoferi humb kontrollin e autobusit, të paktën 45 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Afrika e Jugut fiton me penallti ndaj Kongos, merr vendin e tretë në AFCON
Afrika e Jugut ka fituar ndaj Kongos vetëm pas penalltive në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe skuadrat shkuan menjëherë në penallti, pa u luajtur vazhdimet.

Sa i përket lojës së luajtur, pjesa e parë nuk solli asnjë rast, ndërsa në pjesën e dytë, Kongo kishte disa raste të mira që ta mbyllte ndeshjen.

Silas, Chancel Mbemba dhe Fiston Mayele kishin disa raste për Kongon, por që nuk shënuan.

E penallti, Kongo edhe pse ishte në epërsi, e humbi të fundit, ndërsa Afrika e Jugut u kthye dhe fitoi ndeshjen me 11 metërsha. /Telegrafi/

South Africa win third place in Africa Cup of Nations ??? pic.twitter.com/t9FmsoqGG9

— OneFootball (@OneFootball) February 10, 2024

The post Afrika e Jugut fiton me penallti ndaj Kongos, merr vendin e tretë në AFCON appeared first on Albeu.com.

Nigeria fiton pas penalltive ndaj Afrikës së Jugut dhe kalon në finale
Nigeria ishte më e mirë se Afrika e Jugut pas penalltive, duke kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kombeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe vazhdime u mbyll 1-1 .

Pjesa e parë nuk është se solli diçka të madhe, me një rast të Evidence Makgopa të Afrikës së Jugut, por portieri nigerian ishte në vend.

Nigerianët në pjesën e dytë fituan penallti, kur për 1-shënoi Troost-Ekong nga pika e bardhë.

Në minutën e 85-të, sulmuesi i njohur Victor Osimhen, shënoi për 2-0 për nigerianët që nisën festën e kualifikimit në finale.

Por VAR-i kishte plane të tjera dhe gjyqtari kryesor u ftuar për një rishikim të një rasti para se të shënohej goli i Nigerisë, ku edhe ndryshoi vendimi.

Gjyqtar egjiptian Amin Omar, vendosi  të akordojë penallti për Afrikën e Jugut, pasi kishte faul në zonën e nigerianëve.

Teboho Mokoena shënoi për 1-1 për ta dërguar lojën në vazhdime.

E sa i përket vazhdimeve, nuk kishte diçka të veçantë përveç një kartoni të kuq Grant Kekana në minutën e 115-të.

Në penallti më të mirë ishin nigerianët që fituan ndeshjen për të kaluar në finalen e madhe. /Telegrafi/

The post Nigeria fiton pas penalltive ndaj Afrikës së Jugut dhe kalon në finale appeared first on Albeu.com.

Turne miqësor para Euro 2024, marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut, Algjeria dhe Bolivia
Kombëtarja e Shqipërisë pritet të marrë pjesë në një turne miqësor si pjesë e përgatitjeve të skuadrës kuqezi përpara finaleve të Euro 2024. Lajmi qarkullon prej ditësh në Algjeri, ku përveç organizatorëve dhe skuadrës shqiptare do të marrin pjesë Afrika e Jugut dhe Bolivia.

Jo një apo dy ndeshje, por një turne të plotë miqësor. Është ky një opsion për kombëtaren e Shqipërisë në përgatitjet e saj përpara finaleve të Euro 2024.

Bëhet fjalë për një turne që do të zhvillohet në Algjeri gjatë muajit mars, kur janë edhe datat e lira të FIFA.

Përveç organizatorëve, do të marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Bolivia.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e zyrtarizojnë këtë pjesmarrjen e skuadrës kuqezi, por mediat algjeriane flasin me siguri për këtë turne.

E sigurtë është që në federatë po punojnë prej javësh për të siguruar të paktën dy kundërshtarë për skuadrën e Silvinjos përpara aventurës në Euro 2024.

Duke parë nivelin e kundërshtarëve në Grupin B të Kampionatit Europian, tekniku kuqezi do të preferonte rivalë të fortë për miqësoret e marsit.

Opsionet për të luajtur me Zvicrën apo Turqinë, dy skuadra gjithashtu të kualifikuara në Euro 2024, u sfumuan shpejt për shkak të axhendës së tyre.

Në këtë mënyrë, turneu miqësor në Algjeëri duket se është një mundësi e mirë në përgatitjet e kombëtares kuqezi përpara Kampionatit Europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. /abcnews.al

The post Turne miqësor para Euro 2024, marrin pjesë Shqipëria, Afrika e Jugut, Algjeria dhe Bolivia appeared first on Albeu.com.

SHBA akuzon Afrikën e Jugut se ka dërguar e armë dhe municione në Rusi
Ambasadori amerikan në Pretoria akuzoi Afrikën e Jugut për mbështetje ushtarake për Rusinë, pavarësisht neutralitetit që ai kishte deklaruar në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas ambasadorit të SHBA Ruben Brighetti, Shtetet e Bashkuara kanë besim se armët dhe municionet ishin ngarkuar në një anije ruse, e cila u ankorua pranë Cape Town në fillim të dhjetorit, para se të nisej për në Rusi.

Ambasada amerikane, e kontaktuar nga AFP, nuk ka dashur të konfirmojë apo mohojë këto deklarata.

“Ndër gjërat që kemi vënë në dukje është ankorimi i anijes tregtare ruse Lady R në (portin e) Simon Town midis 6 dhe 8 dhjetorit 2022, në të cilën jemi të sigurt se armët dhe municionet ishin ngarkuar (…) ndërsa ajo u kthye. Rusisë”, tha ai gjatë një takimi me gazetarët.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment

Ankorimi i anijes ruse të mallrave në bazën më të madhe detare të vendit, Simon Town, kishte ndezur protesta në Afrikën e Jugut përpara Krishtlindjeve.

Partia kryesore e opozitës i kishte bërë thirrje qeverisë të shpjegonte se si u lejua të ankorohej një anije ruse e shënjestruar nga sanksionet perëndimore.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha sot se qeveria e tij do të shqyrtojë raportet se vendi i tij ka dërguar armë në Rusi.

“Çështja është duke u shqyrtuar dhe në kohën e duhur ne do të jemi në gjendje të flasim për të”, u tha Ramaphosa deputetëve.

The post SHBA akuzon Afrikën e Jugut se ka dërguar e armë dhe municione në Rusi appeared first on Albeu.com.

Cikloni Freddie godet Afrikën Jugore, të paktën 44 viktima
Cikloni shkatërrues Freddie, i cili ka goditur Afrikën Jugore, ka marrë jetën e të paktën 44 personave në Malavi dhe Mozambik, konfirmuan autoritetet e të dy vendeve.

Në Blantyre, qyteti më i madh i Malavisë dhe qendra kryesore tregtare, të paktën 39 njerëz janë vrarë dhe më shumë njerëz janë plagosur ose të zhdukur, tha kreu i qytetit, sipas AP.

Në mesin e viktimave ishte një fëmijë tre vjeçar i cili ishte “i bllokuar në rrënoja”, dhe të zhdukur ishin edhe prindërit e tyre, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë, autoritetet në Mozambik njoftuan se që nga e shtuna, pesë persona janë vrarë nga shpërthimet e ciklonit Freddy në atë vend. Cikloni ishte aktiv në Mozambik dhe Malavi gjatë fundjavës dhe sot, dhe kjo është hera e dytë që nga fundi i shkurtit që thyen rekorde shkatërrimi në jug të kontinentit afrikan./Albeu.com/

The post Cikloni Freddie godet Afrikën Jugore, të paktën 44 viktima appeared first on Albeu.com.

Afrika e Jugut mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që të jetë nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën, që mbahen në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Fillimisht ishte planifikuar që stërvitjet kundërthënëse të mbaheshin javën e kaluar, por stërvitjet e quajtura Mosi-II nisën të mërkurën në bregun lindor të Afrikës së Jugut.

Por, nisja e stërvitjeve dy ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës bëri që komentatorët të argumentonin se mbajtja e stërvitjeve në këtë kohë tregon “pandjeshmëri”.

Mbajtja e këtyre stërvitjeve është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Afrika e Jugut ka refuzuar që të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, duke argumentuar se preferon dialog për t’i dhënë fund luftës.

“Ka dallim midis ushtrisë dhe politikës”, tha gjenerallejtënant Siphiwe Sangweni, shef i operacioneve të përbashkëta të Forcave Mbrojtëse të Afrikës së Jugut gjatë një konference për media nga qyteti-port, Riçards Bej.

Ai tha se ushtria u “udhëzua nga Qeveria”, por po ashtu kishte nevojë që të mësonte aftësi të tjera nga ushtritë e shteteve të tjera për të mbrojtur Afrikën e Jugut dhe sa i përket operacioneve paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Po, ka shtete që ndihen ndryshe nga qasja jonë, por të gjitha shtetet sovrane kanë të drejtë të veprojnë siç duan”, tha ai.

Sangweni tha se “bashkëpunimi dhe koordinimi me të gjitha ushtritë e tjera” është “shumë i rëndësishëm”.

Mbi 350 pjesëtarë të forcave të armatosura të Afrikës së Jugut do të marrin pjesë në stërvitjet që do të përfundojnë më 27 shkurt. Rusia është “shteti udhëheqës” i këtyre stërvitjeve, tha Afrika e Jugut.

Në stërvitje do të përfshihen edhe një luftanije ruse e pajisur sistemet e raketave të fuqishme ruse, Zircon, dhe armë kineze.

Ushtria ruse tha përmes një deklarate se luftanija ruse “Admiral Gorshkov” do të përdoret për të ushtruar taktikat se si mund të zmbrapsen kërcënimet që mund të vijnë nga deti.

Në këto stërvitje, Brazili do të marrë pjesë si vëzhgues. Kjo është hera e dytë që ky shtet merr pjesë në këtë cilësi në stërvitjet ushtarake ku kanë qenë të përfshira Afrika e Jugut, Kina dhe Rusia./REL/

The post Afrika e Jugut mbron vendimin për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë appeared first on Albeu.com.