afganistani Archives - Albeu.com

Rusia bëhet shteti i parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve, ambasadori rus në Afganistan: Hap historik drejt forcimit të raportit tonë
Rusia njoftoi sot se ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Afganistanit gjithashtu konfirmoi vendimin, duke thënë se ambasadori rus, Dmitry Zhirnov u takua me ministrin e jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi, dhe i përcolli vendimin e qeverisë që nënvizon “rëndësinë e këtij zhvillimi”. Zhirnov e quajti atë një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

The post Rusia bëhet shteti i parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve, ambasadori rus në Afganistan: Hap historik drejt forcimit të raportit tonë appeared first on Albeu.com.

Pas Iranit, edhe në Afganistan helmohen vajza nëpër shkolla, nuk dihet kush qëndron pas ngjarjes
Rreth 60 vajza afgane u helmuan në shkollën e tyre në Afganistanin verior, tha policia lokale të hënën, pa konfirmuar se kush qëndron pas incidentit ose çfarë substance është përdorur.

Autoritetet thanë se vajzat u dërguan më pas në spital dhe po shërohen në “gjendje të mirë”. Helmimi, i cili kishte në shënjestër shkollën e vajzave në provincën Sar-e-Pol të Afganistanit, vjen pas një goditjeje ndaj arsimit të vajzave në vendin e shkatërruar nga lufta që kur talebanët morën pushtetin.

“Disa persona të panjohur hynë në një shkollë vajzash… në lagjen Sancharak… dhe helmuan klasat, kur vajzat erdhën në klasa u helmuan”, tha Den Mohammad Nazari, zëdhënësi i policisë Sar-e-Pol. Ai nuk specifikoi se çfarë lënde është përdorur apo kush besohet të jetë pas incidentit.

Zëdhënësi i policisë konfirmoi gjithashtu se askush nuk është arrestuar ende. Talibanët kanë ndaluar shumicën e vajzave adoleshente nga shkolla përtej klasës së gjashtë deri në universitet. Grave u ndalohen gjithashtu hapësirat publike, përfshirë parqet, dhe shumica e formave të punësimit.

Gjatë qeverisë së mëparshme të Afganistanit të mbështetur nga jashtë, disa sulme helmuese, duke përfshirë sulme të dyshuara me gaz, kishin ndodhur në shkollat e vajzave.

Administrata talebane ka ndaluar shumicën e studentëve femra nga shkolla e mesme dhe universiteti që kur mori detyrën në vitin 2021, duke shkaktuar dënime nga qeveritë ndërkombëtare dhe shumë afganë. Autoritetet talebanë i kanë mbajtur shkollat fillore të hapura për vajzat, deri në moshën rreth 12 vjeç, dhe thonë se favorizojnë arsimimin e grave në kushte të caktuara.

Incidenti në Afganistan pason një varg sulmesh me helm në shkollat e vajzave në Iranin fqinj, ku numri i helmimeve në shkollat e vajzave ka prekur më shumë se 13,000 nxënëse që nga nëntori.

The post Pas Iranit, edhe në Afganistan helmohen vajza nëpër shkolla, nuk dihet kush qëndron pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Afganistani preket nga i ftohti polar, të paktën 70 njerëz humbin jetën
Të paktën shtatëdhjetë njerëz kanë vdekur në një javë për shkak të një vale të ftohti që ka prekur Afganistanin, një vend që tashmë po përballet me një krizë shumë të rëndë humanitare, njoftuan autoritetet.

Në Kabul dhe provincat e vendit të varfër të Azisë Juglindore, temperaturat ranë shumë nën zero pas 10 janarit. Në provincën qendrore Gore u raportua më e ulëta: -33°C gjatë fundjavës së 14 dhe 15 janarit. Në provincën Bagdis, termometrat treguan -28 gradë Celsius.

“Ky dimër është larg nga më i ftohti në vitet e fundit. Ne presim që vala e të ftohtit të vazhdojë edhe për një javë ose më shumë”, i tha AFP Mohammad Nasim Muradi, kreu i shërbimit meteorologjik të Afganistanit.

Sipas ministrisë së menaxhimit të fatkeqësive, të paktën 70 njerëz vdiqën pasi filloi vala e ftohtë. Humbën gjithashtu 70 mijë bagëti, kafshë me rëndësi kritike për vendin.

Në provinca, familjet e pastreha grumbullohen rreth zjarreve, ndërsa në kryeqytetin e mbuluar me borë, më me fat mblidhen rreth sobave tradicionale me dru zjarri ose qymyr.

Në zonat në pjesët qendrore dhe veriore të vendit, reshjet e dendura të borës mbyllën rrugët, sipas pamjeve të ngarkuara në faqet e rrjeteve sociale. /albeu.com

The post Afganistani preket nga i ftohti polar, të paktën 70 njerëz humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Eksperti i OKB-së: Afganistani po shkon drejt autoritarizmit
Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend.

“Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që u mbajt në Gjenevë më 12 shtator.

Ky këshill kishte dhënë mandat për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan një vit pasi talibanët morën pushtetin dhe tani ky mandat duhet të shqyrtohet sërish.

Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gushtin e vitit 2021. Që atëherë, vajzat afgane nuk lejohen që të shkojnë në shkollë dhe gratë detyrohen që të mbulohen krejtësisht – me përjashtim sytë – gjatë daljeve në publik.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka vendosur ndalesa të rrepta në qasjen në edukim dhe punësim për gratë dhe vajzat, pavarësisht se fillimisht kishte premtuar se nuk do të vendoste kufizime të tilla.

Më 10 shtator, autoritetet talibane mbyllën shkollat në provincën Paktia për vajzat që vijonin mësimin nga klasa e gjashtë dhe më lartë. Shkollat ishin hapur përkohësisht pas rekomandimeve nga udhëheqësit fisnorë.

Shkolla për vajzat janë mbyllur edhe gjetkë në vend, përfshirë në provincën Gardez./REL

The post Eksperti i OKB-së: Afganistani po shkon drejt autoritarizmit appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i madh brenda xhamisë, vdesin tre persona, plagosen disa të tjerë
Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul, ka thënë Policia afgane.

Shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kishte pasur një shpërthim në veriperëndim të qytetit.

Raportet thonë se imami i xhamisë Siddiqi ishte në mesin e të vdekurve.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, i cili vjen një javë pasi një klerik i njohur pro-Taliban u vra në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin e mëparshëm.

Forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në një lagje veriore të Kabulit, shtoi zëdhënësi.

OJQ-ja gjithashtu postoi në Twitter duke thënë se kishte marrë 27 persona të plagosur në shpërthim, përfshirë fëmijë. “Pesë fëmijë në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar,” tha ai.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit, raporton BBC.

The post Shpërthim i madh brenda xhamisë, vdesin tre persona, plagosen disa të tjerë appeared first on Albeu.com.

Afganistani ka nisur fushatën për ndalimin e prodhimit të opiumit dhe heroinës
Udhëheqësit talebanë në Afganistan kanë nisur fushatën për ndalimin e kultivimit të lulëkuqes, me synim që të zhdukin prodhimin masiv të opiumit dhe heroinës.

Fermerët kanë thënë se me këtë vendim nuk do të kenë më të ardhura financiare, teksa varfëria në Afganistan po thellohet.

Talebanët, që morën pushtetin gushtin e kaluar, në fillim të prillit të këtij viti njoftuan se do të ndalojnë kultivimin e lulëkuqes.

Ata që e shkelin këtë ndalesë “do të arrestohen dhe do të gjykohen sipas Ligjit të Sheriatit”, ka thënë për Associated Press, ministri taleban për anti-drogë, Mullah Abdul Haq Akhund.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe po ashtu një burim i madh për heroinën që transportohet në Evropë dhe Azi. Prodhimi i këtyre lëndëve narkotike është rritur në 20 vitet e fundit, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë miliarda dollarë për përpjekjet për të ndalur kultivimin e lulëkuqes.

Megjithatë, ndalesa e talebanëve pritet të godasë miliona fermerë të varfër dhe punëtorë krahu të cilët varen financiarisht nga kultivimi i kësaj bime.

Ndalesa për kultivimin e lulëkuqes vjen në kohën kur ekonomia e Afganistanit ka kolapsuar, teksa shteti u shkëput nga ndihma ndërkombëtare, pasi talebanët rimorën pushtetin.

The post Afganistani ka nisur fushatën për ndalimin e prodhimit të opiumit dhe heroinës appeared first on Albeu.com.

Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së shkollave
Një grup i grave afgane kanë protestuar në Kabul kundër mbylljes së vazhdueshme të shkollave për vajzat mbi klasën e gjashtë, teksa një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se kufizimet e talibanëve ndaj të drejtave të grave kanë për qëllim që të bëjnë gratë “të padukshme”.

Vajzave u është ndaluar shkollimi mbi klasën e gjashtë, në pjesën më të madhe të Afganistanit, prej kthimit të talibanëve në pushtet në gusht të vitit 2021.

Në muajin mars, talibanët kanë marrë vendim për mbyllje të shkollave të mesme, në mëngjesin kur ato ishte planifikuar që të hapeshin.

Në protestën e 26 majit janë parë rreth 20 gra dhe vajza duke marshuar te shkolla e mesme e Kabulit, Maryam, duke bërë thirrje që talibanët të rihapin shkollat.

“Ju ma morët bukën dhe shkollën dhe nuk mund të studioj”, kanë bërtitur ato.

Disa dëshmitarë kanë thënë se pas 10 minutave të protestës, militantët talibanë kanë shpërndarë gratë, duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Një protestuese ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tri gra janë ndalur përkohësisht dhe më pas janë liruar, pasi talibanët ua kanë verifikuar numrat e telefonit.

Azir Ahmad Takour, zëdhënës në Ministrinë e talibanëve për Arsim, ka mohuar pengimin e protestës.

“Kjo është propagandë. Ne nuk e kemi ndaluar asnjë protestë sot”, ka thënë ai.

Prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar – teksa trupat ndërkombëtare kanë përmbyllur misionin në Afganistan – talibanët janë zotuar se do të udhëheqin më ndryshe sesa kur kanë qenë në pushtet për herë të parë më 1990.

Atëbotë grave u janë ndaluar shumë të drejta dhe janë ndëshkuar përmes sulmeve me gurë në publik dhe ekzekutimeve.

Premtimet e afganëve tani shihen me dyshime nga shumë afganë dhe qeveri në shumë vende të botës, pasi grave u është ndaluar dalja në publik pa qenë të shoqëruara nga ndonjë familjar burrë./REL/

The post Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së shkollave appeared first on Albeu.com.

Rusia ka një thirrje për vendet fqinje të Afganistanit: Stop pranisë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj
Rusia u ka bërë thirrje këtë të mërkurë vendeve në kufij me Afganistanin që të mos lejojnë praninë ushtarake të SHBA-së apo NATO-s në territorin e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje fqinjëve të Afganistanit që të mos lejojnë trupat e SHBA-së dhe NATO-s të lëvizin në Afganistan pas tërheqjes nga Afganistani,” ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë parë gjithmonë Afganistanin vetëm si një mjet për të zgjidhur qëllimet e veta egoiste gjeopolitike.

Sipas Lavrov, Afganistani tani e ka të nevojshme të rinisë nga fillimi dhe të rimëkëmbet pas gjithë atyre viteve luftime në vendin e tyre./albeu.com/

The post Rusia ka një thirrje për vendet fqinje të Afganistanit: Stop pranisë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj appeared first on Albeu.com.

Hoxha “zbërthen” skemën: Si vjen heroina nga Afganistani dhe kush janë shtetet që furnizon “brendi” shqiptar
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbërthyer skemën e trafikimit të heroinës nga Afganistani.

Hoxha thotë se grupet shqiptare janë furnizuesit kryesorë të furnizimit të vendeve të Europës me heroinë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës u sekuestruan në portin e Durrësit 45 kg heroinë. Dy persona u arrestuan, shoferi dhe pronari i kamionit me krom që kishte destinacion Italinë.

Komentet gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “ABC LIVE” zbërtheu si funksion rrjeti dhe përse Shqipëri është kthyer në vend udhëkryq në Ballkan.

“Pas kapjes së heroinës në Brenog të Hasit mbi 100 kg disa vite më parë, kjo është e dyta rekord në Shqipëri. Rrjeti është nga Afganistani, Turqia, përmes Bullgarisë apo Maqedonisë së hyn në Shqipëri, që e çon më pas në Greqi, që ka rrjetin e vet dhe pjesa tjetër në Itali. Tani kemi të bëjmë me një linjë që ka funksionuar. Një nga zonat që ka pasur ekskluzivitet për heroinën është zona Durrës-Shijak.

Që nga fundi i shekullit të kaluar e kanë pasur zonë kryesore, pastaj Fier-Berat, dhe pastaj Elbasani. Ishin 43 pako të ndara në tre grupe. Ai që po bënte transportin nuk po punonte për vete, ka tre të tjerë që po e furnizonin.

Linja dëshmoi që është degëzim i rëndësishëm i heroinës në Ballkan, që vjen nga Afganistani, që është prodhues i 80% të vlerës botërore. Shqiptarët lidhjet i kanë pasur në Turqi, por ka raste që kanë shkuar deri në Afganistan. Ka edhe grupe shqiptare. Zakonisht e shkëmbejmë me kanabis” tha ai.

Hoxha foli edhe për një “brand” shqiptar të paketimit të heroinës. “Aktualisht dy laboratorë funksionojnë në Shqipëri, që kanë një “brand” të vetin dhe presa që përdornin, sa gram vendosin ta bëjnë atë “bukën”, që është një nga ato “tullat”, që mund të jetë 900 gr, një 1 kg, varet nga presa.

Nuk e kanë të gjithë të njëjtën presë. Ngjarja e fundit duhet të hetohet për të zbërthyer të gjithë linjën. Nuk duhet të mbetet deri aty te shoferi i kamionit” tha Artan Hoxha./albeu.com/

The post Hoxha “zbërthen” skemën: Si vjen heroina nga Afganistani dhe kush janë shtetet që furnizon “brendi” shqiptar appeared first on Albeu.com.

Samiti i G20-s: BE 1 miliardë euro ndihma për Afganistanin
Për shkak të katastrofës së urisë që kërcënon Afganistanin, Komisioni Europian do të ndihmojë njerëzit në vend me rreth 1 miliardë euro. Këtë e bëri të ditur, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke iu referuar takimit të posaçëm të G20-s për Afganistanin. 300 milionë euro nga kjo shumë ishin bërë të ditura më parë si ndihmë humanitare. Vendet e G20-s u konsultuan me ftesë të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Italia mban aktualisht presidencën e radhës së Be.

Shumës së 300 milionë eurove i shtohen të paktën 250 milionë euro për shëndetësinë. Fondet do të jenë si ndihmë për Afganistanin dhe vendet fqinje. Me mbështetjen e vendeve fqinje synohet të merren masa për “menaxhimin e migracionit”, luftën kundër kontrabandës së njerëzve dhe krimit të organizuar si edhe ndalimin e terrorizmit.

OKB duhet të koordinojë

Në samitin e G20-s vendet ngarkuan Kombet e Bashkuara me koordinimin e ndihmës për Afganistanin. Këtë e bëri të ditur, kryeministri italian, Mario Draghi si mikpritës i video-konferencës  të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara. Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive janë të një mendimi, se ky vend pas marrjes së pushtetit nga talibanët duhet të njohë të drejtat e grave dhe të mos kthehet në një strehë për terroristët. “Ne nuk duhet të vijmë në të njëjtën pikë si para 20 vjetësh”, theksoi Mario Draghi. Ai u shpreh i kënaqur, që për herë të parë në lidhje me Afganistanin ka një linjë të përbashkët të të gjithë vendimmarrësve në G20. “Multilateralizmi po kthehet, me vështirësi, por ai po kthehet.”

Merkel thekson rolin e OKB

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti vendimin e BE dhe theksoi në të njëjtën kohë, se Gjermania vë në dispozicion 600 milionë euro këtë vit. Nuk duhet të ndodhë kolaps ekonomik i Afganistanit, theksoi Merkel. Të gjithë njerëzit në Afganistan kanë të drejtën të jetojnë në paqe, dinjitet dhe siguri”, tha Merkel. Nuk mund të shohësh se si një vend me 40 milionë banore dhe banorë zhytet në kaos. Një pjesë e ndihmës gjermane shkon tek vendet fqinjë. Së bashku do të bëjmë gjithçka që njerëzit do të jetojnë në afërsi të vendlindjes së tyre, tha Merkel.

Në tejkalimin e krizës së Afganistanit kanë një rol të rëndësishëm Kombet e Bashkuara. “Ne kërkojmë që të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara të kenë qasje tek ndihma humanitare që duan të ofrojnë.” Fondi Monetar Ndërkombëtarr dhe Banka Botërore kanë detyrën “të pengojnë kolapsin e sistemit”, Vetëm kështu ndihma humanitare mund të shkojë tek njerëzit.

Sipas të dhënave të presidentit amerikan, Joe Biden, vendet e G20-s u konsultuan edhe për nevojën e luftimit të terrorizmit. Për këtë pati konsultime edhe për mënyrën e veprimit ndaj degës së IS në Afganistan që ka kryer sulmet e fundit terroriste në Afganistan.

Sipas të dhënave të OKB-së 18 milionë afganë, gati gjysma e popullsisë janë të varur nga ndihmat humanitare. 93% e familjeve nuk mund të ushqehen në mënyrë të mjaftueshme. Sipas OKB furnizimi bazë i popullsisë ndodhet para kolapsit./DW

The post Samiti i G20-s: BE 1 miliardë euro ndihma për Afganistanin appeared first on Albeu.com.