afgane largim kabul Archives - Albeu.com

Jeta e shumë afganëve në rrezik, ambasada e SHBA në Kabul jep lajmin e keq
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë folur të mërkurën (18 gusht) për vështirësitë që po hasin në evakuimin nga Kabuli të personelit dhe punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat amerikane.

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, tha se talibanët po shkelin premtimet dhe se Shtetet e Bashkuara po u bëjnë presion atyre që të lejojnë afganët të ikin përmes aeroportit të kontrolluar nga SHBA-ja në Kabul.

“Ne kemi parë raporte se talibanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi për të arritur në aeroport”, u tha Sherman gazetarëve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të mërkurën se janë rreth 4.500 personel ushtarak amerikan në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Ai tha se nuk ka pasur “ndërveprime armiqësore me talibanët” dhe se linjat e komunikimit me komandantët talibanë mbeten të hapura.

Sa i takon evakuimit nga aeroporti i Kabulit të personelit dhe punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat amerikane, Austin tha se ky proces nuk është në nivelin e dëshirueshëm.

“SHBA-ja nuk ka kapacitete aktualisht që të shkojë dhe të marrë numër të madh të amerikanëve jasht aeroportit të Kabulit”, tha Austin, duke shtuar se çështja më madhore tash për tash është dërgimi i njerëzve deri në aeroport.

Ndërkaq shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane, Mark Milley tha se situata në aeroportin e Kabulit aktualisht është stabile.

Më herët nga pamjet e videove të publikuara u shfaqen disa militantë në kryeqytet duke fshikulluar njerëzit që po përpiqeshin të arrinin në aeroport, ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Gjatë një rrëmuje në aeroportin e Kabulit janë plagosur 17 persona më 18 gusht, i ka thënë agjencisë Reuters një zyrtar i sigurisë i NATO-s.

Forcat amerikane morën kontrollin e aeroportit të dielën (15 gusht) për të siguruar largimin e personelit dhe afganëve që kanë punuar me forcat e huaja. Në të njëjtën ditë, talibanët morën kontrollin e kryeqytetit Kabul dhe hynë në Pallatin presidencial disa orë pasi presidenti, Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden tha se iu kanë dërguar mesazh talibanëve që nëse e pengojnë operacionin e evakuimit, do të përballen me përgjigje të shpejtë dhe të ashpër.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara./REL/

The post Jeta e shumë afganëve në rrezik, ambasada e SHBA në Kabul jep lajmin e keq appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Kabul? Shtyhet sërish ardhja e afganëve në Shqipëri
Avioni me afganë që pritej të mbërrinte në vendin tonë në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet. Ndërkohë që Shqipëria zbrazi konviktet e Qytetit Studenti dhe ka përgatitur gjithçka për pritjen e tyre, gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu raporton se afganët nuk janë nisur ende nga Kabuli.

Kjo ka ndodhur sërish për shkak të trazirave në Kabul dhe tensionit që është në aeroport pasi të gjithë kërkojnë të largohen nga vendi. Nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes. Pro, nuk është e sigurtë që kjo gjë do të ndodhë.

“Kontigjenti i parë pritej të mbërrinte rreth orës 17:00 në pjesën ushtarake, por kjo nuk ka për të ndodhur, pasi avioni ushtarak që do t’i sjellë vijon të jetë në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit. Ky avion nuk është nisur ende. Nëse ky avion do të niset brenda pak orësh mund të mbërrijë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Rinas. Janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët. Në këto çadra ata do të fotografohen dhe do tu merren shenjat e gishtave pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese,”- tha Veliu.

Fillimisht u raportua se afganët do të mbërrinin në Tiranë një natë më parë, por ardhja e tyre u shty për sot, për të njëjtën arsye. Ndërkohë në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore. Ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese. /tch

The post Çfarë po ndodh në Kabul? Shtyhet sërish ardhja e afganëve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.