afgan Archives - Albeu.com

Tentoi të presë damarët në bord, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas! I riu afgan në spitalin e Traumës
Avioni i linjës Lyon-Stamboll bëri ulje të detyruar mesditën e sotme (22 maj 2024) në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve bëhet me dije se shkak u bë një shtetas nga Afganistani i cili tentoi të priste damarët në avion.

I riu u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur dhe pasditen e sotme u mësua se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi i identifikuar si Muhamed Nasar, ishte me leje qëndrimin në Francë.

The post Tentoi të presë damarët në bord, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas! I riu afgan në spitalin e Traumës appeared first on Albeu.com.

Lezhë/ Po luante në shatërvanin e kompleksit ku ishte akomoduar, mbytet 2 vjeçari afgan
Një fëmijë i mitur Afgan ka humbur jetën, pasi u mbyt aksidentalisht në ujërat e shatërvanit në kompleksin ku janë të vendosur prej vitit 2021.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe pavarësisht ndihmës së parë, fëmija 2-vjeçar nuk arriti të mbijetojë, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Sipas të dhënave i mituri është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë në ujë, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarjes. Blutë bëjnë me dije se është ngritur një grup i posacëm hetimor për këtë rast, ku po punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Refugjatët afganë janë vendosur në Shëngjin prej verës së vitit 2021, që kur Kabulu u pushtua nga Talebanët dhe një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë sërish në Shqipëri.

The post Lezhë/ Po luante në shatërvanin e kompleksit ku ishte akomoduar, mbytet 2 vjeçari afgan appeared first on Albeu.com.

Afgani që u iku talibanëve tani i frikësohet pushtimit rus në Ukrainë
I lindur në periudhën e luftës afgano-sovjetike, Jawed Ahmad Haqmal ka humbur pesë familjarë në konfliktin e viteve 1979–1989, i cili e ka kthyer vendlindjen e tij në një vend të rrënuar.

Mirëpo tani, ish-përkthyesi 33-vjeçar për ushtrinë kanadeze në Afganistan, është i tmerruar nga mundësia e pushtimit rus në Ukrainë.

Në këtë shtet, Haqmal, gruaja e tij, katër fëmijët dhe gjashtë familjarë tjerë, janë bllokuar prej kur talibanët kanë marrë pushtetin e Afganistanit në muajin gusht.

Duke marrë parasysh paralajmërimet e fundit të Shtëpisë së Bardhë se presidenti rus, Vladimir Putin mund ta pushtojë Ukrainën, Haqmal është i shqetësuar për fatin e tij, për shkak të punës që ka bërë për NATO-n në vendlindjen e tij.

Haqmal ka thënë për Radion Evropa e Lirë nga një hotel në qendër të Kievit se ai është duke pritur përgjigjen e autoriteteve kanadeze të imigrimit për ta lënë atë dhe familjen e tij që të hyjnë në këtë shtet, pasi është i shqetësuar si mund ta shohin atë rusët – nëse pushtojnë Ukrainën – për shkak të lidhjeve të tij në aleancën transatlantike të sigurisë.

Ai ka treguar dokumente që dëshmojnë se atij i është miratuar kërkesa për imigrim dhe se procedurat burokratike janë duke ia pamundësuar marrjen e dokumenteve që i duhen.

“Nuk ka shqetësime për sigurinë (për mua apo familjen time).. ata vetëm se nuk kanë më shumë kapacitet për të procesuar këtë rast”, ka thënë Haqmal, në dhomën e tij të hotelit që mbante erëza afgane dhe çaj shafrani.

Zyrtarë nga Ambasada kanadeze në Kiev dhe Abu Dabi, ku ka nisur të analizohet aplikacioni i tij, kanë refuzuar të komentojnë situatën e tij.

“Akti Kanadez i Privatësisë siguron mbrojtje për të dhënat personale që janë mbledhur nga Qeveria e Kanadasë”, ka thënë ambasada në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

E gjitha që ka mbetur për familjen është të presë e dëshpëruar, ndërkohë që Ambasada e Kanadasë evakuon stafin dhe shtetasit e vet, duke përfshirë instruktorë ushtarakë që kanë trajtuar mijëra ushtarë ukrainas.

Mirëpo Haqmal nuk është në mesin e atyre që janë evakuuar.

“Me duket se familja ime nuk po trajtohet në mënyrë njerëzore sepse askujt nuk po i intereson për ne”, ka thënë ai.

Pas rënies së Kabulit, Kanadaja është zotuar se do të pranojë 40,000 afganë, mirëpo Qeveria e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka lejuar më pak se 7,000 persona të hyjnë në këtë shtet.

Familja Haqmal është larguar nga Kandahari në muajin maj dhe ka jetuar pesë muaj në Kabul, ku është pajisur me viza urgjente kanadeze.

Mirëpo kanadezët që atëbotë ishin duke u larguar, nuk kanë mundur ta evakuojnë familjen e tij.

Haqmal dhe familja e tij janë larguar me një aeroplan ushtarak ukrainas më 28 gusht, në periudhën e sulmeve terroriste në aeroport dhe kanë marrë viza humanitare 15-ditore për të qëndruar në Ukrainë.

Këtyre vizave u ka kaluar afati tash e një kohë.

Haqmal dhe dy vëllezërit e tij largohen nga hoteli – që paguhet nga Globe and Mail, një gazetë kanadeze – vetëm në orët e vona, pasi frikësohen se zyrtarët policorë mund t’i kontrollojnë dhe më pas t’i ndalojnë apo dëbojnë në Afganistan.Fëmijët e Haqmal, të moshave 2-10 vjeç, nuk kanë rroba të dimrit dhe nuk mund të luajnë jashtë.

Gruaja e tij, Waranga, është në muajin e pestë të shtatzënisë, derisa motra dhe kunata e tij vuajnë nga tuberkulozi.

Ai ka përdorur kursimet e pakta, nuk ka leje pune dhe mbijetesa e tij dhe familjet varet nga donacionet.

“Një përkthyes për Kanadanë është kthyer në lypës”, ka thënë Haqamal me keqardhje.

Ai ka thënë se e gjithë familja kalon ditët dhe netët në tri dhoma të vogla.

“Secili është i brengosur, secilin është duke e çmendur mundësia e luftës”, ka thënë ai.

Pranë hotelit ku qëndron Haqmal, shihen këmbësorë afër Sheshit të Pavarësisë, ku protestat e dhunshme kanë detyruar presidentin pro-Moskës, Viktor Yanukovych të ikë në Rusi më 2014.

Kryengritja, e njohur në Ukrainë si Revolucioni i Dinjitetit, pati krijuar vakum të pushtetit, të cilin Moska e ka shfrytëzuar për të pushtuar ilegalisht dhe për të aneksuar Gadishullin e Krimesë, dhe për të mbështetur separatistët në rajonin Donbas.

Si pasojë e kësaj lufte kanë vdekur më shumë se 13,200 persona dhe janë shpërngulur miliona tjerë.

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat se ka dorë në konfliktin që e konsideron luftë civile, pavarësisht të dhënave për përfshirjen e Moskës.

Në muajt e fundit, Moska ka mbledhur më shumë se 130,000 persona afër kufirit Rusi-Ukrainë, në Krimenë e pushtuar dhe në Bjellorusinë miqësore me Moskën.

Haqmal e di shumë mirë sesi një pushtim rus mund të ndryshojë një shtet.

I rritur në Kandahar, qytetin e dytë më të madh të Afganistanit, në të cilin dikur ka pasur kontingjent të madh të trupave sovjetike, është dëshmitar i luftës civile që ka përfunduar me pushtimin e parë të talibanëve në Afganistan.

Kandahari ka qenë kryeqyteti i talibanëve në vitet 1990 dhe grupi terrorist, Al-Kaida ka krijuar një prej kampeve më të mëdha të trajtimit, Al-Faruq, afër qytetit.

Kur trupat amerikane dhe ato të NATO-s kanë pushtuar Afganistanin më 2001 – duke i dhënë fund regjimit taliban – Haqmal është bërë përkthyes.

Mirëpo detyrat e tij kanë qenë më të rëndësishme sesa përkthimi.

“Ai ka qenë këshilltar kulture”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Jeremie Verville, komandant toge që ka kryer operacione kundër kryengritjes në Kandahar në vitin 2009.

“Ne nuk i kemi ditur detajet dhe as kulturën, prandaj ai ka qenë në gjendje të na udhëzojë në situata të ndryshme që mund të kishin përshkallëzuar, nëse nuk do t’i dinim të gjitha informacionet”, ka thënë ai.

Haqmal ka deshifruar edhe fraza të koduara që kanë përdorur talibanët në radio për të sulmuar ushtarët e NATO-s.Ai ka thënë se Haqmal ka shpëtuar jetët e ushtarëve kanadezë në disa raste, përfshirë një herë kur ka imituar një komandat taliban gjatë një bisede në radio, për të shmangur një sulm ndaj forcave kanadeze.

Të gjitha këto histori duket se nuk kanë më rëndësi për Kanadanë tani, ka thënë Haqmal.

“Ata vetëm na kanë shfrytëzuar dhe tani na kanë harruar”, ka thënë ai.

“Jam plotësisht i thyer. Nuk më ka mbetur më shpresë”. /REL

The post Afgani që u iku talibanëve tani i frikësohet pushtimit rus në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Auron Tare: Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, e refuzuan
Gazetari Auron Tare ka treguar një histori të rralë nga e shkuara por që lidhet drejtpërdrejt me çështjen më të nxehtë të momentit, atë të afganëve.

Tare ka thënë se Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, por e refuzuan.

Historia e plotë e Auron Tares:

Zhurmës së ardhjes së afganëve në Shqipëri po i bashkohem edhe unë me një histori të padëgjuar më parë:

Për brezin tonë të viteve ’80, lufta e afganëve me sovjetikët ndiqej me shumë kureshtje. Zakonisht dëgjonim apo shikonim imazhe që vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja portë informacioni që kishim. Me antenat gjysëm ilegale që ishin në tarracat e pallateve ndër të tjera kapnim edhe lajme që vinim nga ky vend malor i cili për çudi po i rezistonte fuqisë sovjetike.

Nuk dinim shumë, por emri i Muxhahedinëve na mbeti në mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe armë në sup ndiznin bisedat që mosha jonë bënte mbi rezistencën guerrile që një popull mund t’i bëjë një superfuqie. Në një shkollë ushtarake si jona biseda të tilla ishin gjithsesi në rrethe të ngushta; ishte me zarar të flisje “kundër” doktrinës zyrtare. Por Muxhahedinët mbetën në memorien time si figura interesante të viteve ’80. Ndaj në 2004 kalova kufirin me Iranin për ta parë sadopak peizazhin afgan atje ku kishin luftuar dikur Muxhahedinët, por kjo është një histori më vete.

Në 1998 në Tropojë takova një Muxhahedin të vërtetë! Ishte një nga takimet më interesante te karrierës sime. Për ironi të fatit ishim të dy anëtarë të ekipit britanik të televizionit Channel Four.

U vendos që unë dhe gazetarja Saira Shah do të përpiqeshim të binim në gjurmët e UÇK. Asokohe UÇK ishte një emër që po lakohej gjithnjë e më shpesh, por nuk dihej ende shumë. Një mbrëmje në shtëpinë që morëm me qira (shtëpia e mjekut të nderuar tropojan Din Selimi) duke kontrolluar xhirimet që kishim bërë atë ditë, si me shaka Saira Shah qeshi dhe përmendi Muxhahedinët.

Të nesërmen pranë kufirit duke vëzhguar rojet serbe që lëviznin me disa xhipa rus e pyeta Sairen se çfarë do të thoshte me atë pasazhin e mbrëmshëm mbi Muxhahedinët. Ndoshta UÇK në sytë e saj ishte një lloj organizate fetare? Duke buzëqeshur Saira Shah (e cila pas kohës së gjatë që shpenzoi në Shqipëri dhe Kosovë u bë e njohur për filmin e saj të famshëm Behind dhe Veil ku e maskuar jetoi muaj të tërë në Kabul duke dokumentuar brutalitetin e Talebanëve kundrejt grave afgane) shkurtimisht më tregoi se në vitet ’80, si gazetare ende e re kishte mundur të maskohej si djalë. U ishte bashkuar trupave Muxhahedinë në male duke dalë prej Afganistanit me disa reportazhe që e bënë atë shume shpejt një emër të njohur të gazetarisë botërore.

Më vonë kur u bëmë miq të mirë, mësova shumë më tepër për aventurën e saj me Muxhahedinët dhe pjesëmarrjen në luftime ku kishte mundur të mbante edhe një ditar sekret për jetën nëpër shpella plot rreziqe. Ky ditar më vonë u bë baza e librit të saj të njohur “Storytellers Daughter”, “Vajza e rrëfimtarit”.

Afganistani dhe historitë e tij sa të mrekullueshme aq edhe tragjike kanë qenë pjesë e bisedave të gjata në Tropojën e viteve ’98-’99 sëbashku me mjaft uiski të fortë skocez i cili shpërndahej bujarisht tek komshinjtë e pallatit ku ne jetonim si miq të mjekut Din Selimi dhe familjes së tij.

Por ajo që doja të ndaja në këtë tregim të shkurtër është se “muxhahedini Saira Shah” vjen nga një linjë e afërt me Familjen Mbretërore Afgane, megjithëse kishte lindur dhe ishte rritur në Londër. Me të qeshur më tha që nëse Halla e saj do të kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund të kishim një dinasti të re Shqiptaro-Afgane.

Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Leka i Shqipërisë i vendosur në Spanje po përpiqej të gjente një kandidate të mundshme me gjak mbretëror për të lidhur një krushqi dinjitoze. Ndoshta përpjekjet e tija nuk kishin dhënë rezultat dhe ndonjë i njohur i kishte treguar se në Londër gjendej një princeshë afgane që vinte nga një Familje e rëndësishme me gjak Mbretëror.

Saira i kujtonte mjaft mirë përgatitjet që familja e saj kishte bërë për të pritur Princin e Shqipërisë në rezidencën e tyre në Londër. Nuk e di përse Princesha Afgane, (emrin e të cilës e kam harruar) refuzoi dorën e Lekës, ndoshta gjatësia, ndoshta prejardhja jo e mjaftueshme e gjakut Blu apo ndoshta fakti që Leka nuk kishte një Fron të vetin por fakti është që sot fatkeqësisht nuk kemi një Dinasti Afgano- Shqiptare e cila do të kishte qenë për mendimin tim një kombinim i shkëlqyer i dy popujve malorë dhe me tradita të hershme tribale.

Saira Shah sot është një gazetare e jashtëzakonshme e cila ka marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura. Është nderuar me shumë çmime prestigjioze dhe është autore e disa librave mjaft të shitur.

Saira është gjithashtu vajza e filozofit të njohur Afgano-Pers, Idriz Shah i cili për herë të parë prezantoi në mënyrë analitike sufizmin në Perëndim. Për një kohë, ai u bë udhërrëfyes shpirtëror i Bitëllsave. Influenca e tij është mjaft e dukshme në eksperimentimin e tyre me muzikën orientale.

Veç këtyre, Saira Shah, kjo intelektuale afgane e jashtëzakonshme ka qenë një zë i fortë në mbështetjen e kauzës kosovare duke treguar për publikun britanik vuajtjet dhe aspiratën për liri të popullit kosovar./albeu.com

The post Auron Tare: Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, e refuzuan appeared first on Albeu.com.

U zgjuan pa amerikanët, afganë dynden në bankomate për të tërhequr paratë
Pas 20 vitesh, qytetarët afganë janë zgjuar sot pa praninë e trupave ndërkombëtare në vendin e tyre. Secunder Kermani i BBC -së në Kabul thotë se sot më shumë së kurrë shihet dëshpërimi dhe shqetësimi për të ardhmen.

“Talebanët ende nuk kanë shpallur një qeveri të re, ende nuk kanë shpallur një sistem të ri qeverisjeje. Burimet e mia po më thonë se është mjaft e mundshme që ata të shpallin krijimin e një Emirati Islamik siç kishin pasur në vitet 1990,” tha ai për BBC Ëorld Neës.

Paraja është gjithashtu në mungesë, turma të mëdha njerëzish shihen që mblidhen në ATM. Tërheqjet janë kufizuar për shkak të kërkesës në rritje. Njerëzit presin me orë të tëra në mëngjes për të tërhequr një sasi të vogël të kursimeve të tyre.

“Njerëzit po bëhen vërtet të dëshpëruar. Një burrë më tha se ishte i shqetësuar nëse do të arrinte të vinte ushqim në tryezë për fëmijët e tij. Një grua tjetër shpërtheu në lot. Një numër i konsiderueshëm afganësh edhe pse fluturimet e evakuimit kanë përfunduar, ende po përpiqen të largohen nga vendi. Shumë nga njerëzit që po largoheshin më thanë se arsyeja e tyre kryesore për t’u larguar ishte në fakt gjendja e keqe e ekonomisë, “shtoi ai.

“Shumë njerëz më thonë se ata mendojnë se talebanët kanë miratuar një qëndrim më pajtues në publik sesa ata që kishin parashikuar, sesa ata që kishin frikë, por nuk janë të sigurt se si do të sillen talebanët në të ardhmen, tani që trupat ndërkombëtare po largohen, tani se potencialisht një pjesë e fokusit ndërkombëtar në Afganistan do të ndryshojë “.

The post U zgjuan pa amerikanët, afganë dynden në bankomate për të tërhequr paratë appeared first on Albeu.com.

Kriza afgane e refugjatëve mund t’a zhysë Turqinë në një krizë të re
Nga Andrea Walton, Il Giornale

Goditja me thikë e dy turqve, njëri prej të cilëve ishte vetëm 18 vjeç, dhe që më pas vdiq në spital nga plagët e marra nga disa refugjatë sirianë, shkaktoi shpërthimin e një revolte të vërtetë kundër emigrantëve në kryeqytetin turk, Ankara.

Qindra njerëz të zemëruar, që mësuan mbi atë që kishte ndodhur, dolën në rrugë dhe u drejtuan drejt lagjes Altindag, të populluar nga komuniteti sirian. Turma mbërriti në vendngjarje dhe shkatërroi makina, plaçkiti dyqane e zonës dhe brohoriti parulla ksenofobike kundër emigrantëve sirianë.

Vetëm ndërhyrja e policisë, e etiketuar si e tepruar në mediat sociale, parandaloi përshkallëzimin e dhunës,që mund të sillte pasoja edhe më të rënda. Partia Demokratike e Popullit (HDP), e cila kundërshtohet fort nga qeveria e presidentit Erdogan, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve kundër komuniteteve emigrante që jetojnë në Turqi, por zëri i saj rrezikon që të izolohet.

Në fakt vitet e fundit, gjithnjë e më shumë politikanë kanë bërë thirrje për kufizime të reja mbi emigracionin, dhe ardhja e mijëra emigrantëve të tjerë nga Afganistani, që po i ikin dhunës në vendin e tyre nga ri-ngjitja në pushtet e Talebanëve, i ka rindezur tensionet.

Rikthimi në pushtet i talebanëve në Afganistan, po shtyn gjithnjë e më shumë qytetarë të vendit të pozicionuar në Azinë Qendrore, që të hyjnë territorin e Turqisë me një normë të vlerësuar prej gati 1.000 njerëz në ditë.

Në Turqi jetojnë aktualisht midis 200.000-600.000 afganë, të cilët kanë mbërritur në dekadën e fundit,për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë. Nxitimi i dëshpëruar për të lënë Afganistanin e ka shqetësuar jo pak botën, sidomos pas asaj që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”.

Qindra civilë u përleshën midis tyre për të hipur në avionë e paktë të mbetur në aeroport. Mijëra të tjerë u përpoqën të depërtojnë në perimetrin rreth terminalit, ndërsa forcat e sigurisë qëlluan me armë në ajër për t’i sprapsur.

Ëndrra e shumë afganëve, të cilët po i ikin varfërisë dhe dhunës në rritje të talebanëve, është që të gjejnë punë dhe të jetojnë të sigurt diku tjetër. Është një ëndërr për të cilën ia vlen të rrezikosh.

Por presidenti Recep Tayyip Erdogan, u shpreh në një intervistë për televizionet “CNN Turk” dhe “Kanal D”, se Turqia nuk është një motel për emigrantët, dhe se vendi po merr të gjitha masat e nevojshme kundër një krize të mundshme të refugjatëve për shkak të situatës aktuale.

Ndër masat parandaluese është gjithashtu ndërtimi i një muri me gjatësi 156 kilometra përgjatë kufirit me Iranin,si dhe i një muri tjetër pranë kufirit me Irakun. Muri në kufirin Turqi-Iran, është pjesërisht i pajisur me pajisje të sofistikuara, siç është prania e sistemeve të ndriçimit përgjatë 109 kilometrave rrugë, dhe i sensorëve të aftë për të monitoruar lëvizjet përgjatë barrierës79 kilometra të gjatë.

Për të frenuar valën e re të refugjatëve, autoritetet kanë ndërtuar një sistem me 3 faza. Në të parin, kryhen veprimtaritë e vëzhgimit, patrullimit, kontrollit dhe pritës ndaj refugjatëve. Në fazën e dytë hyjnë në lojë komandot, ndërsa në fazën e tretë, në të cilën marrin pjesë Forcat e Armatosura dhe Xhandarmëria, emigrantët arrestohen dhe dëbohen nga vendi.

Turqia është vendi që mirëpret numrin më të madh të refugjatëve në botë, dhe midis tyre janë 3.6 milionë sirianë, shumica dërrmuese e të cilëve jetojnë në kushte të pasigurta për arsim dhe punë. Erdogan ka pasur një qëndrim ambivalent ndaj sirianëve.

Nga njëra anë ata shihen si një bllok votuesish të mundshëm (pasi 110 mijë prej tyre e kanë marrë tashmë shtetësinë turke). Nga ana tjetër janë konsideruar si një valvul për shfryrjen e dufit dhe justifikimin e vështirësive ekonomike, e cila aktivizohet në momentin e duhur.

Ashtu si në vitin 2018, kur pas krizës ekonomike, ata u gjendën në mesin e një fushate të paligjshme të deportimit. Ndërkohë në vitin 2020, Turqia ua hapi dyert atyre për në Evropë, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Brukselin e tmerruar nga ardhja e tyre.

Në vitin 2016, Bashkimi Evropian, nënshkroi një marrëveshje me Turqinë, klauzolat e së cilës parashikonin dhënien e 6 miliardë eurove ndihmë ndaj Ankarasë, në këmbim të angazhimit të kësaj të fundit për të ndaluar refugjatët dhe emigrantët që drejtoheshin për në Evropë.

Ndërhyrja turke në luftën civile siriane, ishte fillimisht diplomatike dhe më pas ushtarake. Turqia e dënoi sjelljen e qeverisë siriane kur shpërthyen armiqësitë me opozitën, dhe iu bashkua shumë shteteve duke bërë thirrje për largimin nga pushteti të Bashar Al-Assad.

Por gradualisht mbështetja për disidentët u shndërrua në një ndihmë dhënë për Ushtrinë e Lirë Siriane, në operacione ushtarake kundër Shtetit Islamik, dhe në pushtimin e Sirisë veriore.

Ndërkohë, Turqia priti kolonelin Riad-Al-Assad, kreun e Ushtrisë së Lirë Siriane, dhe u përfshi në procesin e pafuqishëm të paqes, që ende sot nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për konfliktin e përgjakshëm sirian. /abcnews

The post Kriza afgane e refugjatëve mund t’a zhysë Turqinë në një krizë të re appeared first on Albeu.com.

Bënë xhiron e rrjetit, zbulohet destinacioni i afganëve që u dyndën në avion
Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri pritet tëvijnë 300 afganë të ikur nga regjimi i talebanëve, fotot e një avioni ushtarak amerikan të mbushur me më shumë se 600 prej tyre janë duke bërë xhiron e botës.

Avioni gjigant amerikan ka një kapacitet prej 150 ushtarësh bashkë me pajisjet e tyre, ndërsa në të hipën me shpejt rreth 650 afganë duke bërë që piloti të ngrihej me një peshë disa herë më të madhe se sa ajo e lejueshmja.

Po ku shkuan këta njerëz?

Destinacioni i tyre i parë është pikërisht baza amerikane ne Katar, nga ku edhe pritet të shpërndahen në vendet e tjera, përfshi edhe Shqipërinë. Kryeministri Rama deklaroi për mediat spanjolle se pritet që në Shqipëri të vijnë 1 000 afganë, të cilët do të rrijnë këtu përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të vizës për në SHBA.

The post Bënë xhiron e rrjetit, zbulohet destinacioni i afganëve që u dyndën në avion appeared first on Albeu.com.