afgan teleban Archives - Albeu.com

Afganët në Shqipëri nuk erdhën as sot! Kaosi në Kabul po bllokon avionin për Rinas
As këtë të enjte, në Rinas nuk është ulur avioni që do të sillte afganët e parë në Shqipëri. Bllokimi nga talebanët i rrugëve që të çojnë në aeroportin e Kabulit, ka ngrirë fluturimet. Edhe ata pak avionë amerikanë që janë nisur drejt SHBA-së, kanë pasur në bord shumë pak njerëz, nga pamundësia e tyre për të carë pikat e kontrollit të talebanëve, e për të hyrë në aeroport. Gjithsesi, Shqipëria nuk i ka ndalur përgatitjet.

Në Rinas çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri. Po ashtu edhe mjetet për t’i transportuar ata drejt Durrësit e Tiranës.  Megjithëkëtë, këto dy qytete nuk do të jenë të vetmet që do të përballojnë fluksin e refugjatëve.

Në Lezhë po ashtu po verifikohen disa hotele që po lirohen nga turistët, për tu vënë në dispozicion të emigrantëve. Edhe një hotel në Berat me kapacitet rreth 300 shtretër, është bërë gati për një strehim të mundshëm të afganëve, në rast se fluturimet do të nisin me intensitet.

Qeveria Shqiptare dhe Ambasada Amerikane po punojnë dhe me organizata të ndryshme humanitare që operojnë në vendin tonë, për të lehtësuar menaxhimin e situatës. Shifra e vetme e refugjatëve që mund të mbërrijnë në vendin tonë, është ajo e artikuluar nga Kryeministri Rama, që tha se brenda kësaj jave do të mirëpriten 1 mijë afganë./ Abcnews.al

The post Afganët në Shqipëri nuk erdhën as sot! Kaosi në Kabul po bllokon avionin për Rinas appeared first on Albeu.com.

8 fakte mbi talebanët: Si u krijuan e erdhën në pushtet për t’u zbrapsur nga SHBA për 20 vite
Talibanët sunduan Afganistanin nga viti 1996 deri në vitin 2001 duke vendosur aty një formë të rreptë të ligjit islamik. Në vazhdim disa fakte kryesore në lidhje me besimin dhe historinë e grupit.

Si u formuan talebanët?

Talibanët ishin një prej fraksioneve të luftës civile në Afganistan në vitet 1990 pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik. Grupi u shfaq në vitin 1994 përreth qytetit jugor afgan të Kandaharit. Themeluesi i tyre ishte Mullah Mohammad Omar, një imam lokal në qytet, i cili i udhëhoqi militantët deri sa vdiq në vitin 2013.

Lidhja me Shtetet e Bashkuara

Talibanët fillimisht tërhoqën anëtarët e tyre nga rezistenca luftëtare afgane, të quajtur muxhahedinë, lëvizje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër forcave sovjetike në vitet 1980.

Si e fituan pushtetin talebanët?

Pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Afganistani në vitin 1989 dhe rënies së qeverisë së Afganistanit, vendi u zhyt në luftë civile. Talibanët fituan mbështetje përmes premtimeve për të rivendosur rendin dhe drejtësinë. Në vitin 1994, me pak rezistencë ata morën kontrollin e qytetit të Kandaharit dhe në vitin 1996 morën kontrollin e kyeqytetit Kabul.

Në çfarë besojnë talebanët?

Talibanët sunduan në bazë të një interpretimi të rreptë të ligjit islamik të Sheriatit. Ekzekutimet publike dhe rrahjet me kamxhik ishin të zakonshme. Gratë e kishin kryesisht të ndaluar të punonin ose studionin dhe detyroheshin të mbanin në publik veshje që mbulon tërësisht trupin, të quajtur burka. Talibanët ndaluan librat dhe filmat perëndimorë dhe shkatërruan objekte kulturore që u përkisnin traditave të tjera, përfshirë statujat gjigante 1500 vjeçare të Budës në luginën qendrore të Bamiyanit.

Lidhjet e talebanëve me al-Kaidën

Talibanët ofruan strehë për grupin militant al-Kaida, të udhëhequr atëherë nga Osama bin Laden. Al-Kaida ngriti kampe trajnimi në Afganistan, të cilat i përdori për të përgatitur sulmet terroriste në të gjithë botën, përfshirë sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Rënia nga pushteti

Më pak se një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin. Në fillim të dhjetorit, qeveria talebane ra ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të punonin me afganët për të krijuar një qeveri demokratike.

Si rrodhën ngjarjet?

Pas rënies nga pushteti, udhëheqësit talebanë u vëndosën në fortesat e tyre në jug dhe lindje të Afganistanit, ose përtej kufirit në Pakistan. Grupi militant udhëhoqi një kryengritje kundër qeverisë së re afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur shpërthime të improvizuara dhe sulme vetëvrasëse. Vitin e kaluar, Uashingtoni negocioi një marrëveshje me talebanët pas më shumë se dy dekadash të përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan.

Marrëveshja përcaktoi një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në shkëmbim të ndalimit të sulmeve ndaj amerikanëve dhe fillimit të bisedimeve me qeverinë afgane. Por bisedimet disa mujore mes talebanëve dhe qeverisë afgane nuk arritën të prodhojnë ndonjë marrëveshje paqeje.

Cilat vende i kanë njohur talebanët?

Një numër i paktë vendesh e njohën qeverinë talebane kur sundonte ndërmjet viteve 1996-2001, përfshirë Pakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Nuk është e qartë nëse shumica e vendeve do ta njohin një qeveri të re talebane. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha muajin e kaluar se Afganistani do të bëhej një shtet pa vlerë nëse talebanët e merrnin pushtetin me forcë dhe kryenin mizori./VOA

The post 8 fakte mbi talebanët: Si u krijuan e erdhën në pushtet për t’u zbrapsur nga SHBA për 20 vite appeared first on Albeu.com.

Vijon kaosi në Afganistan, 7 të vdekur dhe të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet pas pak vendit nga Shtëpia e Bardhë lidhur me përpjekjet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani. Tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u shoqërua me disa viktima në aeroportin e Kabulit të hënën, ndërsa mijëra njerëz u përpoqën të largohen nga Afganistani një ditë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden do të kthehet në Uashington nga vendpushimi presidencial “Camp David” për t’iu drejtuar vendit. Ky do të jetë fjalimi i parë publik mbi situatën në Afganistan në afro një javë.

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thonë se kaosi në aeroport la të vdekur shtatë persona të hënën, përfshirë disa që ranë nga një avion ushtarak amerikan transporti që po largohej. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin publikisht mbi operacionet në vazhdim.

Afganët vërshuan në pistën e aeroportit të Kabulit ndërsa mijëra u përpoqën të largohen pasi talebanët morën pushtetin. Pamjet filmike tregojnë disa njerëz që u kapën në anën e një aeroplani ushtarak amerikan para ngritjes, në shenjë dëshpërimi, ndërsa lufta 20-vjeçare po përfundon në një mënyrë kaotike.

Një video tjetër tregoi disa afganët që bien ndërsa avioni fluturon mbi qiellin e Kabulit. Trupat amerikane u detyruan të hapnin zjarr pajarmërues dhe përdorën helikopterë për të hapur rrugën për avionët e transportit.

Pentagoni konfirmoi të hënën se forcat amerikane qëlluan dhe vranë dy persona, për të cilët thuhej se ishin të armatosur, ndërsa presidenti Biden urdhëroi rreth 1000 trupa të tjera që të siguronin aeroportin që u mbyll për disa orë të hënën për shkak të civilëve në pistë.

Italia, Arabia Saudite, Franca, Zelanda e Re, Suedia, Australia dhe Republika Çeke janë ndër vendet që kanë përmbyllur evakuimin ose kanë plane specifike për nxjerrjen e personelit të tyre së shpejti jashtë Afganistanit.

Autoriteti Civil i Aviacionit në Afganistan njoftoi se terminali civil i aeroportit ishte “mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm”, ndërkohë që në median sociale u postuan video që tregonin turma në pistat e aeropotit dhe njerëz që shtyheshin për të hipur në shkallët e një avioni.

Disa kompani fluturimesh si United, British Airways, Virgin Atlantic dhe Lufthansa thanë se nuk do të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Afganistanit, ndërsa shoqëritë ajrore Emirate dhe Pakistan International Airlines njoftuan se kanë pezulluar fluturimet për në Kabul.

Luftëtarët talibanë u panë të hënën duke patrulluar rrugët e Kabulit pas ofensivës së rrufeshme që u siguroi kontrollin e kryeqyteteve të njëpasnjëshme krahinore brenda pak më shumë se një jave dhe më pas marrjen e kryeqytetit të vendit të dielën.

Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues dhe zëvendës kryetar i talibanëve përgëzoi popullin afgan dhe “Muxhahidinët” për fitoret kolosale përmes një deklarate të dielën në mbrëmje. Ai e përcolli mesazhin nga zyra e tij në Doha të Katarit.

“Jam këtu për të njoftuar se ne jemi përgjegjës për jetët tuaja dhe për çdo gjë që lidhet me jetën e përditshme. Dua t’ju bind se do të ofrojmë çdo gjë që nevojitet për t’jua bërë jetën më të mirë me aq sa na ka dhënë i Madhi Zot, i cili na ofroi këtë fitore të madhe,” tha zoti Baradar.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talibanëve të “tregohen të matur në maksimum në mënyrë që të mbrohen jetë njerëzish” përmes një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të publikuar të dielën në mbrëmje. Të gjitha organizatat humanitare duhet të lejohen të ofrojnë ndihmë pa u penguar, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 60 vendet të tjera nxorën një deklaratë në orët e vona të së dielës ku u bëjnë thirrje të gjitha palëve në Afganistan “të respektojnë dhe ndihmojnë” largimin e rregullt të afganëve dhe shtetasve të huaj që duan të ikin nga Afganistani.

“Ata që janë në pozita pushteti e autoriteti në mbarë Afganistanin mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të përgjigjen për mbrojtjen e jetëve dhe të pronave si dhe për rikthimin e menjëhershëm të sigurisë dhe rendit civil,” thuhet në deklaratë. “Afganët dhe shtetasit e huaj që duan të largohen duhet të lejohen të largohen. Rrugët, aeroportet dhe pikat e kalimit kufitar duhet të mbeten të hapur dhe të ruhet qetësia”.

Presidenti afgan Ashraf Ghani, si dhe nënpresidenti dhe disa zyrtarë të lartë u larguan me avion nga Afganistani të dielën.

Zoti Ghani postoi të dielën në mbrëmje një deklaratë në Facebook, duke thënë se u largua nga vendi për të shmangur gjakderdhjen. Ai mbërriti në Taxhikistan dhe u largua pas pak për një destinacion të paditur, njofton Radio Evropa e Lirë/Radio Liria.

“Talibanët kanë fituar në betejën me armë e shpatë, tani ata janë përgjegjës për të mbrojtur nderin, pasurinë dhe krenarinë e vendit,” shkruante ai. “Ata janë përballë një sprove historike: ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit, ose do të vënë në radhë të parë rrjete dhe vende të tjera. U takon talibanëve të sigurojnë popullin, kombet, sektorët, motrat dhe gratë e Afganistanit në mënyrë që të fitojnë legjitimitetin dhe zemrat e njerëzve”.

Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit afgan të Ripajtimit postoi një video në Facebook me kritika në adresë të zotit Ghani:

“Sipas mendimit tim, ish-presidenti e la vendin dhe popullin në një pozitë të keqe. Zoti do t’i kërkojë hakun,” thoshte zoti Abdullah.

Të dielën në mëngjes, një delegacion i talibanëve hyri në diskutime me udhëheqës të njohur xhihadistë, politikanë dhe kryepleq afganë që përfunduan me dorëheqjen e Presidentit Ghani, thanë burime të talibanëve në dijeni të bisedimeve.

Sipas marrëveshjes që thuhet se u arrit, një delegacion me udhëheqës afganë, përfshirë zotin Abdullah, do të shkojnë në Katar “për transferimin e pushtetit në duart e talibanëve” në formë zyrtare. Zëri i Amerikës kontaktoi zëdhënës të talibanëve për të marrë konfirmim për këtë njoftim por ende nuk ka pasur reagime./VOA/

The post Vijon kaosi në Afganistan, 7 të vdekur dhe të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit appeared first on Albeu.com.