afera e incenetatoreve Archives - Albeu.com

2 orë në SPAK për inceneratorët, Kryemadhi: Kam prova të reja, kësaj afere do t’i shkoj deri në fund
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar detaje nga dëshmia e saj dje në SPAK, ku u mor në pyetje për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ajo tha se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin për këtë çështje.

Kryemadhi teksa bëri thirrje që SPAK të hetojë, nga ana tjetër shprehu skepticizëm se sa do të veprojë ky institucion i drejtësisë. Ajo tha se edhe “Spak mund të ketë qenë pjesë e kësaj skeme nëse nuk veprojnë, duke u bërë bashkëpronarë”. Sipas Kryemadhit, minimalja që duhej të bëjë SPAK është ndërprerja e pagesave për këtë incenetator, pasi aty nuk bëhet riciklim.

“Isha e thirrur si persona që ka bërë padi për incenetatorin e Tiranës. reagimi i prokurorisë erdhi si shkak i atij materiali që ne bëmë prezent atë material se çfarë ndodhte me mbetetjet në Tiranë. Ajo çka vjen si rezultat që janë shkelur të gjitha procedurat e lidhjes së një kontrate të paligjshme, për të çuar më tej këto pagesa që fillojnë deri në lidhjen e kontratës. Mendoj se është një proces i cili duhet të ishte bërë me kohë, por më mirë vonë se sa kurrë. Jam në pritje. Më e pakta që duhet të ndodh për këtë incenetaor, është ndalja e pagesave. Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Për Tiranën është rast tjetër, pasi ka të bëjë me një skenë krimi që do të vazhdojë për 30 vite. Dëshmia e djeshme kishte interesante ato që kemi ne si prova, pamjet filmike. Filmimet që janë kryer në këtë kohë tregonin haptas se aty nuk ndodhte diferencim e riciklim. Është një nga skandalet që po ndodh në Tiranë. Rasti i djeshëm, deponimet kanë të bëjmë me ndryshimin e fatit të një koncesioni.”, theksoi ajo.

Teksa u pyet nga moderatorja Ola Bruko nëse Partia e Lirisë ka prova të reja për këtë aferë, Kryemadhi pohoi se: “Patjetër. Historia e gjithë këtij investigimi, që në 3 mars, e kam thënë haptazi se do i shkoja deri në fund. Por u bë 2 vite e ca që e ndjek këtë çështje deri në fund.”.

Po ashtu Kryemadhi u ndal dhe te protesta e 11 shkurtit. “Protestat janë të domosdoshme për qytetarët. Rasti Mcgonigal, nëse do kishte drejtësi, do kishim më e pakta një kryeministër të dorëhequr.”, tha ajo./bw

The post 2 orë në SPAK për inceneratorët, Kryemadhi: Kam prova të reja, kësaj afere do t’i shkoj deri në fund appeared first on Albeu.com.