afektet Archives - Albeu.com

Efektet e pandemisë së COVID/ Shifrat e 2023, rreth 15 mijë persona të punësuar online në Shqipëri
Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë si të përshtatshme platformat e punësimit online. Sipas të dhënave nga Portali Rajonal i të dhënave Gigmetar, në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar ishin të punësuar në platformat online rreth 15 mijë persona.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë numrin më të lartë të të punësuarve online në raport me popullsinë se 9 vende të tjera të rajonit.

Gjithsesi të punësuarit online, zënë vetëm 1.1% të punësimit total të raportuar në vitin 2023 për moshat 15 vjeç plus nga INSTAT.

Gati 58% e të punësuarve online në rajon janë përkthyes të pavarur të regjistruar në Up-work, platforma që dominon punëdhënien në distancë në Rajon.

Të ardhurat nga puna online u rritën prej 3.2% mesatarisht më 2023 në krahasim me 2022, por përfitimet më të mëdha i kishin vendet me paga mesatare më të larta, duke zgjeruar më tej hendekun e pagave në të gjithë rajonin.

Upwork, Freelancer dhe Guru ishin platformat kryesore të punëdhënies në distancë në 9 vende të Ballkanit ku janë të punësuar 114,111 profesionistë të pavarur me 2023, prej të cilëve rreth 15 mijë ishin në Shqipëri.

Pas kulmit që shënoi punësimi online gjatë dhe pas pandemisë, në vitin 2023 në shumicën e vendeve të rajonit u ul në të gjitha platformat dhe vendet. Tkurrjen më të ulët e kishte Shqipëria (me 11%) dhe më të lartën, Rumania, ku rreth 40% e përkthyesve e lanë punën online.

Oferta e fuqisë punëtore është tkurrur me një mesatare të konsiderueshme 52.5% në Freelancer, ndërsa Upwork regjistroi një rënie më të vogël prej 10.4% në nivel rajonal.

Guru ishte e vetmja platformë që pa rritje, megjithëse në një masë modeste prej 1.2%. Matja e fundit gjeti disa ndryshime në mënyrën se si punonjësit online ishin shpërndarë sipas profesionit, ku u identifikuan dy tendenca.

E para, ka pasur një rritje mjaft të madhe në përqindjen e zhvillimit të softuerit dhe teknologjisë (në 3.2pp); Shërbimet profesionale ishin i vetmi profesion tjetër që pati një rritje të lehtë, ndërkohë të gjitha të tjerat u tkurrën.

Rënia ishte e ngjashme në tre fusha, “radhitje të dhënash”, “kreativiteti dhe multimedia”, dhe “marketingu (mesatarisht me 0.6 pike%), ndërsa “shkrimi dhe përkthimi” që regjistroi një rënie më të theksuar në 1.8 pike%.

Në vitin 2024 kanë spikatur dy tipare në tregun online të punës në rajon. E para, tkurrja e tregut të punës dhe rritja modeste e të ardhurave.

Analistët e Gigmetar referojnë se këto ndryshime kanë ndodhur si rrjedhojë e pasigurisë së biznesit nga sfidat e shumta globale, të tilla si ndikimi i inteligjencës artificiale , politikat ekonomike kufizuese, luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, efektet e vazhdueshme të pandemisë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe krizës ekonomike./Monitor

The post Efektet e pandemisë së COVID/ Shifrat e 2023, rreth 15 mijë persona të punësuar online në Shqipëri appeared first on Albeu.com.