Aeroporti Vlorës Archives - Albeu.com

Kompania e Pacollit akuzon zyrtarisht Ramën në Gjykatën e Arbitrazhit: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Kompania Mabco e Behgjet Pacollit, ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës, për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër, për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua për Kapitalin nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.

Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet, është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.

Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t’u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit. /Kapitali

The post Kompania e Pacollit akuzon zyrtarisht Ramën në Gjykatën e Arbitrazhit: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive, qeveria do paguajë 20 mln më shumë nga sa ka kushtuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi aferën e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në dëm të buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, duke e cilësuar një korrupsion të pastër, ku është përfshirë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kreu i PD-së, theksoi se tani shteti do i paguajë koncesionarit mbi 130 mln euro nga buxheti, si pasojë e kontratës që kanë nënshkruar dhe tani sipas tij, kanë nisur grindjet për ndarjen e pazareve dhe parave.

“Kontrata e Ramës dhe Lubi Ballukut për aeroportin është abuzive, kontrata parashikon numrin e biletave nën numrin e parashikuar. Sipas kontratës ultrakorruptive, qeveria do i paguajë mbi 9 mln euro koncesionarit, ndoshta edhe më shumë. Qeveria do paguajë 135 mln euro, do paguajë 20 mln euro më shumë nga çfarë ka kushtuar aeroporti, koncesionari do përfitojë në mënyrë masive. De fakto këto ndahen mes Lubisë dhe koncesionarit. Nuk mund të ndodhë kurrë kjo, në vend që t’i kalojnë shtetit, shteti u paguaj atyre 130 mln euro për ndërtimin e aeroportit. Tani që aeroporti i afrohet fundit, kanë shpërthyer pazaret, si do i ndajmë, ka shpërthyer një grindje e brendshme, por mua s’më intereson fare”, tha Berisha mes të tjerash në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat.

Më tej, ai shpjegoi se aeroporti nuk ka as cilësi ndërtimi dhe supervizori ishte arratisur në Angli. Berisha vuri theksin edhe te mungesa e sigurisë për të kryer fluturime, pasi rrezikohen jetët e njerëzve.

“Një supervizues i firmës ia ka mbathur në Britaninë e Madhe. Një burim serioz më thotë se asfalti e pista është jashtë standardeve ndërkombëtare ndaj edhe është arratisur. Jashtë cilësisë ajo pistë, kjo ka problem madhor dhe sigurinë e jetëve të njerëzve. Ju e dini se kam qenë kundër ndërtimit të aeroportit, të cilin Lubia e servirte si më të madhi në Ballkan”, vijoi ai.

Në fund kreu i PD-së, nënvizoi se atje nuk ekziston asnjë parametër dhe për më tepër dëmtohet një nga pasuritë kombëtare, Laguna e Nartës.

“Asnjë parametër nuk ka ai aeroport. Unë mendoj se qëndronte si aeroport i Sarandës, ku pista është gati, apo ai mes Fierit dhe Vlorës, që përfshinte edhe Beratin e Gjirokastrën, e jo vetëm bregun. Por aspekti më i keq është shkatërrimi i Lagunës së Nartës me ndërtimin e këtij aeroporti”, u shpreh ai.

The post Sali Berisha: Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive, qeveria do paguajë 20 mln më shumë nga sa ka kushtuar appeared first on Albeu.com.