aeroporti i vlores Archives - Albeu.com

BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, për të nisur procedurat e prishjes së kontratës për Aeroportin e Vlorës është sipas ekspertëve një simptomë e skemës së PPP-ve në Shqipëri, me kosto të larta financiare për taksapaguesit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private.

Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” dhe “2A Group”, i cili nisi në vjeshtën e vitit 2025 për çështjen e ndarjes së aksioneve mes tyre. Pas muajsh përplasjesh, përfshi sherre masive mes punëtorëve të dy kompanive për aksesin në kantier dhe një sërë vendimesh gjyqësore, situata mbeti e bllokuar edhe pasi Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2026, rrëzoi kërkesat e “2A Group” për marrjen e masave të sigurimit të padisë, duke u pasuar më vonë nga të tjera vendime bllokuese në shkallën e parë.

Por përtej një konflikti të thjeshtë mes ortakësh, dështimi i këtij koncesioni përfaqëson sipas ekspertëve një sindromë të vërtetë të Partneriteteve Publik-Privat, PPP, në Shqipëri, ku rreziqet i ngarkohen shtetit dhe përfitimet privatit.

Projekti i aeroportit të Vlorës, ka qenë thellësisht kontrovers që në gjenezën e tij, i nënshkruar në prag zgjedhjesh, i zhvilluar kundër rekomandimeve të ekspertëve të financave, dhe i ngecur tashmë në një ngërç që rrezikon t’u lërë taksapaguesve shqiptarë një faturë kolosale detyrimesh.

“Nisja e procedurës për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës nuk është dështim i izoluar i konsorciumit Mabco–2A Group, por prova e radhës e problematikës strukturore të PPP-ve në infrastrukturën shqiptare”, thekson Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Përballë kësaj situate, qeveria nuk ka dhënë sqarime publike. Një zëdhënës i Ministrisë së Infrastrukturës e konfirmoi shkurtimisht vendimin.

“Mundem vetëm t’ju konfirmoj nisjen e procedurës për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për VIA. Nuk mund të bëjmë asnjë koment tjetër”, tha ai në një mesazh në WhatsApp.

Nga ana tjetër, biznesmeni Behgjet Pacolli, e akuzoi publikisht qeverinë se po synonte t’i hiqte investitorit “të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat më e madhe e realizuar ndonjëherë në Shqipëri”.

Valon Ademi, presidenti i 2A Group, kompanisë tjetër të përfshirë në punime dhe konflikt, nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Një kontratë e favorizuar

Projekti i aeroportit të Vlorës lindi si një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara nga qeveria pavarësisht vlerësimeve financiare për fizibilitet të ulët dhe protestave nga organizatat mjedisore.

Projekti u ndërtua në afërsi të lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur natyrore dhe shtëpi e dhjetëra llojeve të rrezikuara të shpendëve. Zgjedhja e kësaj vendndodhjeje shkaktoi kundërshtime të ashpra publike, si dhe reagime zyrtare nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, të cilat paralajmëruan vazhdimisht për kostot e larta dhe të pakthyeshme mjedisore.

Kontrata u firmos në prill 2021 me konsorciumin fitues të përbërë nga kompania “Mabco Construction SA” e biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania turke “YDA Group” dhe “2A Group” e Valon Ademit, ku shteti i ofroi koncesionarit një garanci prej 138 milionë eurosh të ardhurash nga buxheti për 10 vitet e para. Por në shtator të vitit 2022, kompania turke “YDA Group” u largua nga projekti në mënyrë të dyshimtë, duke i shitur aksionet e saj për vetëm 4,450 euro tek kompania e Pacollit.

Sipas letërkëmbimeve zyrtare mes institucioneve, të bëra publike në një shkrim investigativ të publikuar nga BIRN më 27 janar 2026, Ministria e Infrastrukturës mori përsipër risqe të paprecedenta duke garantuar pagesën e kredive bankare të koncesionarit në rast të prishjes së parakohshme të kontratës. Ky lëshim u bë brenda një afati shqyrtimi 3-ditor para nënshkrimit të kontratës, megjithëse Drejtoria e Borxhit dhe Ministria e Financave kërkuan ndryshimin e klauzolave me argumentin se ky angazhim “nuk gëzonte mbështetje ligjore”.

Sipas Zef Preçit, rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh me penalitete të rënda për buxhetin bëhet alarmant pikërisht nga këto klauzola, pasi kontrata i lë shtetit detyrimin për të shlyer huanë prej 56 milionë eurosh ndaj BKT-së në të tria skenarët e ndërprerjes. “Rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar me penalitete të rënda është i lartë,” theksoi Preçi.

Kostot publike, siç bën të ditur Preçi, mund të rriten lehtësisht “në qindra milionë euro”, duke marrë parasysh se ka gjasa që asetet e aeroportit janë hipotekuar si kolateral edhe për një hua 100 milionë dollarëshe të “Mabco”-s ndaj “Delphos Securities”, çka fut një kreditor të tretë ndërkombëtar në këtë ekuacion. Sigurimi i kontratës prej 5% të vlerës, sipas Preçit, nuk ka funksionuar si mburojë efektive pasi ekzekutimi i tij kërkon vendime gjyqësore dhe nuk është automatik.

Beteja e gjatë gjyqësore

Nisja e procedurave për prishjen e kontratës vjen ndërsa kompania koncesionare ndodhet prej muajsh e paralizuar nga një konflikt i ashpër gjyqësor mes aksionerit kryesor “Mabco Construction” dhe ortakut minoritar “2A Group”, të cilët përpos përplasjes në gjykata civile, kanë shkëmbyer padi penale për manipulim, mashtrim dhe tjetërsim kuotash.

Vetëm në gjyqe për sigurim padie, përgjatë një periudhe rreth 9-mujore janë marrë të paktën 8 vendime të ndryshme nga të tria shkallët e sistemit të drejtësisë.

Ndonëse Gjykata e Lartë rrëzoi në maj 2026 kërkesat e “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë, situata mori një tjetër kthesë në fillim të verës. Sipas ekstraktit historik të VIA, në korrik 2026 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të ndalojë çdo organ drejtues të shoqërisë, përfshirë Asamblenë dhe Administratorin Vegim Hoxha, për të aderuar apo garantuar Marrëveshjen e Financimit të lidhur mes “Mabco Construction SA” dhe “Delphos Securities S.A.R.L”.

Në media më herët u publikua se Ministria e Infrastrukturës u pati dhënë një ultimatum palëve të zgjidhnin mosmarrëveshjen dhe se vendimi për prishjen e kontratës vjen pasi nuk ka pasur dakordësi.

Vendimi i qeverisë për zgjidhjen e kontratës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të biznesmenit Behgjet Pacolli. Përmes një deklarate publike, Pacolli paralajmëroi se arbitrazhi tashmë është i pashmangshëm, pasi hapi i ministrisë “synon t’i heqë investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata”. Ai akuzoi drejtpërdrejt institucionet shtetërore se kanë lejuar degradimin e shtetit të së drejtës duke mos ndërhyrë ndaj “tentativave për tjetërsimin e kuotave të investitorit”, “përjashtimit të paligjshëm të MABCO-s nga administrimi i investimit” dhe “bllokimit fizik të aksesit në kantier nga grupe që vepronin jashtë ligjit”.

Sipas Pacollit, kërkesat e “MABCO”-s që prej gushtit 2025 për një auditim ndërkombëtar teknik dhe financiar të investimit janë injoruar, ashtu si edhe kallëzimet penale të paraqitura prej tyre ndaj veprimeve të kundërligjshme. “Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve,” deklaroi ai, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër veç mbrojtjes përmes së drejtës ndërkombëtare.

Pacolli fajëson ortakun e tij dhe qeverinë për mospërmbushjen e kontratës dhe vendosjen në operim të aeroportit brenda afateve, duke akuzuar ministrisë se në nisjen e procedurave për prishjen e marrëveshjes citon fakte të rreme.

Ekspertët theksojnë se përballë kësaj situate, monitorimi institucional ka qenë pasiv në mënyrë shqetësuese. Megjithëse konflikti u shfaq në vjeshtën e vitit 2025, Ministria e Infrastrukturës priti deri në maj 2026 për të dhënë një ultimatum 30-ditor, ndërkohë që klauzolat e monitorimit dhe penaliteteve duhej të ishin aktivizuar shumë më herët.

Në kushtet e tanishme, Zef Preçi vlerëson se “opsioni më racional nuk është rifillimi me çdo kusht, por rivlerësimi i plotë i arsyeshmërisë ekonomike të projektit, qëndrueshmëria financiare e të cilit është vënë në dyshim që në fillim”.

Preçi ofron si zgjidhje e mundshme një tender i ri ndërkombëtar transparent për një operator të kualifikuar aeroportual, me kushte të rinegociuara pa garanci shtetërore, ose ripërdorimi i infrastrukturës për aviacion rajonal e logjistikë, duke shmangur kështu kostot e rënda mjedisore në lagunën e Nartës./BIRN

The post BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh appeared first on Albeu.com.

Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Dështimi i parë i Mabetex, çështjen do ta çojmë në arbitrazh dhe drejtësi
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për zhvillimet që lidhen me projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ai pretendon se, prej muajsh, kompanisë së tij i është pamundësuar nga institucionet shqiptare hyrja në kantier për të përmbyllur punimet.

Sipas Pacollit, faza e reagimeve emocionale tashmë ka përfunduar dhe rasti do të ndiqet duke u mbështetur te faktet, dokumentacioni dhe rrugët ligjore.

Ai bëri të ditur se, që nga muaji mars, institucionet shtetërore janë kontaktuar çdo ditë në cilësinë e palës kontraktuese. Kompania, sipas tij, u ka kërkuar atyre të zbatojnë detyrimet e kontratës, të sigurojnë kushtet e domosdoshme dhe t’i lejojnë qasjen në kantier, në mënyrë që të kryhen punët e mbetura dhe aeroporti të vihet në funksion.

Pacolli tha se u është drejtuar edhe organeve të drejtësisë, prej të cilave ka kërkuar hetime të plota dhe të pavarura për përcaktimin e personave që, sipas tij, mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar.

Ai theksoi se janë shqyrtuar të gjitha mundësitë për të shmangur një proces arbitrazhi, i cili, siç paralajmëroi, do të jetë shumë i rëndë për palët.

Biznesmeni kosovar deklaroi se marrëveshja e koncesionit për Aeroportin e Vlorës është nënshkruar në pajtim me ligjet shqiptare dhe standardet ndërkombëtare. Synimi i saj, sipas tij, ishte ndërtimi, përfundimi dhe operimi i aeroportit.

Megjithatë, Pacolli tha se kontrata nuk u lejua të kalonte në fazën e operimit dhe, për pasojë, nuk e përmbushi qëllimin për të cilin ishte lidhur. Për këtë arsye, ai njoftoi se mbrojtja e të drejtave që rrjedhin prej saj do të kërkohet nëpërmjet mekanizmave gjyqësorë dhe ligjorë.

Duke akuzuar institucionet për pengimin disamujor të kompanisë, Pacolli tha se nuk mund t’i kërkohet llogari për vonesat një subjekti që është ndaluar fizikisht nga policia e shtetit të futet në kantier dhe të realizojë punën për të cilën ishte kontraktuar.

Sipas tij, aeroporti ndodhej pranë përfundimit, ndërsa për t’u kryer kishin mbetur vetëm instalimi i disa sistemeve, testet përfundimtare, pastrimi dhe përgatitjet për nisjen e operimit.

Pacolli e cilësoi këtë si projektin e parë në historinë e Mabetex që nuk është përfunduar. Ai sqaroi se shkaku nuk lidhet me mungesë aftësish teknike, financiare apo profesionale, por me faktin se kompanisë iu mohua e drejta për të vijuar punimet.

Ai kërkoi që bllokimi i kantierit dhe mosrespektimi i detyrimeve kontraktore t’i nënshtrohen një hetimi institucional dhe ligjor.

Sipas Pacollit, MABCO është detyruar të mbrohet nga përpjekjet për mashtrim, nga vendime gjyqtarësh të ndikuar që ai i cilësoi kontradiktore dhe të paligjshme, si dhe nga indiferenca ose mbështetja institucionale ndaj personave që, sipas tij, vepronin në mënyrë të jashtëligjshme dhe me vetëgjyqësi.

Ai shtoi se përfaqësuesve ligjorë dhe gjykatave kompetente do t’u dorëzohen të gjitha faktet dhe dokumentet. Pacolli shprehu bindjen se zhvillimi i një procesi të rregullt ligjor do t’i bëjë të qarta përgjegjësitë.

Në përfundim, Pacolli tha se qytetarëve të Shqipërisë u detyrohen transparencë e plotë për çdo fakt dhe dokument, përfshirë mënyrën, kohën, vendin dhe arsyet e të gjithë rrugëtimit të tyre ligjor.

The post Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Dështimi i parë i Mabetex, çështjen do ta çojmë në arbitrazh dhe drejtësi appeared first on Albeu.com.

Ministria e Infrastrukturës nisi procedurat për anulimin të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Do ta çojmë në arbitrazh
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u raportua se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka filluar procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli paralajmëroi se, nëse ky vendim konfirmohet, çështja do të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Pacolli deklaroi se MABCO Constructions SA nuk ka marrë deri tani asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet shqiptare, por është njohur me zhvillimin përmes raportimeve në media.

Sipas tij, për një investim strategjik të këtyre përmasave nuk mund të pranohet që kompania investitore të njoftohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.

Ai bëri të ditur se ekspozimi financiar i MABCO-s ka kaluar shifrën 320 milionë euro. Pacolli pretendoi gjithashtu se kompania kishte realizuar pothuajse të gjitha detyrimet që buronin nga kontrata që në muajin maj dhe ndodhej pranë certifikimit të aeroportit, kur iu pamundësua vijimi i punimeve.

Sipas sipërmarrësit, vonesat dhe dëmet financiare janë shkaktuar nga pengesat institucionale, neglizhenca dhe veprimet e kundërligjshme të shtetit shqiptar. Ai e cilësoi paradoksale situatën, duke argumentuar se institucionet fillimisht bllokuan përfundimin e projektit dhe tani po përpiqen ta përdorin këtë pengesë si shkak për zgjidhjen e kontratës.

Pacolli njoftoi se, nëse procedura për ndërprerjen e kontratës zyrtarizohet, MABCO do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore në dispozicion. Mes tyre ai përmendi arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, arbitrazhi nuk duhet parë si kërcënim, por si pasojë juridike e situatës së krijuar nga veprimet e paligjshme dhe mosveprimet e personave që kishin përgjegjësinë të mbronin ligjin, investimin dhe interesin publik. Pacolli shtoi se çdo kosto financiare që mund të prodhojë një proces i tillë do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, bizneset dhe shteti.

Reagimi i plotë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Gjatë ditës së sotme u publikua lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka filluar procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri tani, Autoriteti Kontraktor nuk i ka dërguar MABCO Constructions SA asnjë njoftim zyrtar. Për një projekt strategjik të kësaj rëndësie, nuk është e pranueshme që investitori ta marrë informacionin nga mediat dhe jo drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore.

Nëse raportimi konfirmohet si i vërtetë, kjo do të thotë se shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën që çon drejt arbitrazhit ndërkombëtar.

MABCO është përpjekur në çdo mënyrë që ky skenar të shmangej, duke kërkuar dialog, zgjidhje përmes institucioneve dhe respektim të ligjit. Megjithatë, këto përpjekje janë bllokuar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria dhe veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë jashtë kuadrit ligjor nën mbrojtje institucionale, si edhe nga dështimi i një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.

Ekspozimi financiar i MABCO-s është më shumë se 320 milionë euro, pa llogaritur humbjen e fitimit dhe shpenzimet ligjore. Që në maj, kompania kishte përmbushur thuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ishte në prag të certifikimit të aeroportit, por u pengua të vijonte punimet.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u la për disa muaj jashtë kantierit, ndërsa aty ishte e pranishme Policia e Shtetit. Në këtë periudhë, pajisje me vlerë u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që një pjesë e tyre u vodhën.

Këtu qëndron edhe paradoksi: institucionet, nga njëra anë, penguan përfundimin e projektit, ndërsa tani synojnë që të njëjtën pengesë ta paraqesin si argument për zgjidhjen e kontratës. Një veprim i tillë është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë, Kontratën e Koncesionit dhe Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Ai bie ndesh gjithashtu me parimin bazë juridik sipas të cilit askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Në rast se procedura konfirmohet, MABCO do të vërë në përdorim çdo mjet juridik dhe të gjitha provat që zotëron, me qëllim kërkimin e përgjegjësisë ndaj secilit që ka ndikuar në krijimin e kësaj situate. Kjo përfshin edhe arbitrazhin tregtar, si dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dashur në asnjë moment që taksapaguesit shqiptarë të mbajnë kostot e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të disa zyrtarëve. Pavarësisht kësaj, ata vijojnë të tregohen indiferentë, sikur të mos kishte rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nis funksionimin me disa muaj apo disa vite vonesë dhe sikur pasojat ekonomike të mos binin mbi qytetarët.

Drejtues të lartë të institucioneve veprojnë sikur të mos kenë asnjë përgjegjësi individuale, pasi janë të vetëdijshëm se nuk do të paguajnë asgjë me paratë e tyre. Kostot do të përballohen nga qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo mënyrë pandëshkueshmërie po godet rëndë interesin publik, besimin ndaj institucioneve dhe mjedisin e investimeve në Shqipëri.

Arbitrazhi nuk përbën kërcënim. Ai është realiteti i krijuar si pasojë ligjore e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin për detyrë të punonin me ndershmëri, të respektonin ligjin dhe të mbronin investimin e interesin publik.

MABCO ka vepruar gjithmonë dhe vazhdon të veprojë vetëm në përputhje me ligjin, duke e respektuar atë pa asnjë kompromis.

The post Ministria e Infrastrukturës nisi procedurat për anulimin të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Do ta çojmë në arbitrazh appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Gjykatës së Lartë rikthen MABCO-n në projektin e Aeroportit të Vlorës, punimet pritet të nisin sërish
Përfaqësuesit e kompanisë MABCO, bashkë me nënkontraktorët e saj, pritet të kthehen këtë të premte në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, për të vijuar me punimet e projektit.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë i riktheu MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy niveleve të gjyqësorit dhe duke i hapur rrugën rikthimit të saj në drejtimin e projektit.

Përplasja ndërmjet MABCO dhe 2A Group kishte sjellë bllokim në administrimin e shoqërisë koncesionare, një situatë që ndikoi drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve dhe shkaktoi vonesa në zbatimin e një prej investimeve infrastrukturore më të rëndësishme në vend.

Tashmë mbetet të shihet nëse kthimi i MABCO-s në kantier do të mbyllë mosmarrëveshjen mes palëve dhe do të krijojë mundësi për përshpejtimin e punimeve, me qëllim respektimin e afateve për përfundimin e Aeroportit të Vlorës.

The post Vendimi i Gjykatës së Lartë rikthen MABCO-n në projektin e Aeroportit të Vlorës, punimet pritet të nisin sërish appeared first on Albeu.com.

Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe Ballukut kontrata u firmos pa ekzistuar sipërmarrja, 130 mln euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se përmasat e aferave korruptive “po rriten çdo ditë”.

Berisha krahasoi projektin e aeroportit të Vlorës me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke pretenduar se kontrata është firmosur pa ekzistuar ende kompania përfituese.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke pretenduar se kanë firmosur kontratën në mënyrë të parregullt.

“Përmasat e aferave korrupotive të qeverisë bëhen çdo ditë e më të mëdha. Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Në kuptimin është firmosur kontrata pa ekzistuar sipërmarrja. Kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill ndërkohë që kompania fituese e garës është themeluar dhe regjistruar në maj. Imagjinoni çfarë gare ka patur”, tha Berisha.

Sipas Berishës, skema parashikon pagesa prej 10 milionë euro në vit nga taksat e qytetarëve për 13 vite, për të mbuluar mungesën e biletave.

“130 milion janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 mln euro janë paratë e vjedhur në aeroportin e Vlorës. Si? Çdo vit koncesioniarit do t’i paguhen nga taksat e shqiptarëve 10 mln euro për 13 vite resht biletat e munguara. Firmosin tani 10 mln euro në vit. Aeroporti që është kontraktuar për 110 apo 120 mln euro do të shfrytëzohej nga koneceionari për 35 vite, do merrte paratë per të gjithë biletave përveç 10 mln shtese nga qeveria. Prandaj ndodh kjo që shohin shqiptarët. Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 mln euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive”, deklaroi kreu i PD.

Berisha tha se Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn, nuk pranuan që aeeroporti i Vlorës të ndërtohej me këto kushte.

“Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn i kanë dhënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 mln dhe me shtimin e punës të shtohet kapacitetit. Këta jooo, më i madhe në Ballkan thoshte Lubia. E bënë Vlorën Aleksandri siç thoshte Enver Hoxha. Por këta vjedhin 100-fishin e Enver Hoxhës”, tha Berisha.

The post Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe Ballukut kontrata u firmos pa ekzistuar sipërmarrja, 130 mln euro të vjedhura nga taksat e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Aeroporti i Vlorës/ Ornela Çuçi replikon me Berat Buzhalën
nga Ornela Çuçi

Për aeroportin e Vlorës dhe Behgjet Pacollin, shkruhet shumë dhe gati çdo ditë. Për këtë arsye do të ishte e pakuptimtë të reagosh për secilin koment, për më tepër që sulmet mbi këtë çështje janë hapur të sponsorizuara nga ata që duan të rrëmbejnë pronën e dikujt pa punuar asnjë ditë vetë dhe nga ata që janë mësuar të përfitojnë duke e përdorur profesionin si shërbim me pagesë.

Por, si përgjegjëse për mediat e Mabco Group, për të sqaruar opinionin public përfshirë këtu edhe mikun tim Buzhala, zgjodha të reagoj ndaj një komenti të tij mbi intervistën e Behgjet Pacollit mbrëmë në Opinion, nisur nga fakti se Berati e njeh mirë Behgjetin. Në të mirë e në të keq. Në jetë publike e në jetë private. Për shkak të kësaj njohje, Buzhala thotë se kurrë nuk e ka menduar se Behgjet Pacolli është njeri i Rusisë.

Mirëpo Berati, që nuk le ngjarje pa komentuar, e mirë bën, nuk tha asnjë fjalë kur “valonët” për të cilët i vika keq që po “u sulmokan” nga Behgjeti, këtë përrallën me Rusinë e përdorën paturpësisht për të manipuluar opinionin publik dhe gënjyer gjykatat. Berati nuk bëri asnjë verifikim se si ndodhi që Valon Lluka, i cili akuzon Behgjet Pacollin për kontrata me fonde “të dyshimta”, ndërkohë i ka nënshkruar vetë ato.

E kuptoj që Berati ka dashur patjetër të komentojë diçka për intervistën e Behgjet Pacollit mbrëmë me Blendi Fevziun dhe e vetmja gjë që e paska mërzitur dhe i ka lënë shije të hidhur është marrëdhënia që Pacolli krijon më bashkëpuntëorët e tij. Sigurisht që ka të drejtë të hidhërohet për raportet njerëzore brenda Mabco-s apo Mabetex-it, por skenari për t’i grabitur dikujt pronën dhe investimin njëqind milionësh a i lë ndonjë shije për ta analizuar?

Ky është një konflikt për marrjen me forcë të kuotave. As më pak e as më shumë. Financimi nuk është pronësi. Kreditë bankare, detyrimet ndaj furnitorëve apo mbështetja nga pronarët janë instrumente financimi, jo arsye për t”i hyrë tjetrit në kapital. T’i trajtosh si aksione është të përmbysësh një parim bazë të ekonomisë së tregut. Borxhi nuk të bën pronar. Nëse kjo logjikë do të pranohej, çdo detyrim do të kthehej në armë për të zhveshur pronarët legjitimë nga e drejta e tyre.

Aq më keq kur bëhet fjalë për një kontratë koncesionare, kjo nuk është më thjesht çështje financiare. Përqindjet e aksioneve janë përgjegjësi teknike, operative dhe ligjore ndaj shtetit, jo monedhë për t’u rishpërndarë sipas interesit të momentit. Thënë këtë, ky o mik, nuk është një konflikt financiar i cili buron vetëm nga balancat e besimit të prishura midis ortakëve, por po ushqehet nga mosnjohja e të drejtës tregëtare që rregullon marrëdhëniet midis ortakëve. Nga njerëz të paguar, nga njëjta dorë e fshehtë që ushqen besimin e ortakut minoritar 2 %, që megjithëse pa eksperiencë teknike edhe operative , autoriteti kontraktor do të mund t’i pranojë ndryshimin e kuotave në favor të tyre.

Behgjet Pacolli po vidhet nën dritën e diellit. Kjo është intrigë për t’i rrëmbyer pronën dikujt dhe për t’ia dhuruar atë dikujt tjetër. Debati nëse “dy valonët” e kanë vjedhur Bacën apo nëse Baca ka faj për këtë, të kujton një skec të vjetër të estradës së Fierit: “Po ai që vodhi, a pati faj?” Një debat i tillë nuk i shton asnjë vlerë publikut. Përkundrazi, vetëm rrit zhurmën, aq të nevojshme për të fshehur thelbin.Trishtimi për “valonët” është një mënyrë për të dalë tek fjalia kryesore që ka dashur të thotë Berati: “Përfshirja e Baces në këtë projekt është gabimi ndoshta më i madhi i tij biznesor” dhe më pas për të shtruar pyetjen retorike: “Qysh është e mundun që dy valona, ademi e lluka, me pasë ndikim ma të madh te Rama, se sa Behgjeti?”. Retorike sepse Berati, ashtu si dhe shumë të tjerë e dinë që kjo nuk është punë “valonash”, por e të tjerëve, me fuqi politike e ekonomike, nga ata për të cilët Berati ka disa vite që komenton veç me nota entuziazmi.

Meqë ne shqiptarët, andej e këndej kufirit, kemi zakon të përziejmë çdo argument ligjor, ekonomik apo politik me emocionet tona, nuk po i shmangem as unë këtij vesi. Edhe unë, si Berati, mendoj se njerëzit e pozicionuar mirë financiarisht kanë një dobësi të njohur, zgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe miqve.

Shpesh i hapin derën e shtëpisë, iu hedhin krahun, iu zgjidhin hallet, I ndihmojnë pa i vënë në provë.

Dhe kur prova vjen, shija është e hidhur. Apo jo, Berat?

The post Aeroporti i Vlorës/ Ornela Çuçi replikon me Berat Buzhalën appeared first on Albeu.com.

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës
Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor.

Me një status të publikuar në rrjete sociale, pronari i VIA-s thotë se operimi në aeroport do të vijojë tashmë normalisht, duke lënë të kuptohet se drejtësia është shprehur dhe mesa duket nga përplasja me ortakun në dyert e gjykatave, Pacolli ka dalë i fituar.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar  kur drejtësija në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtesise!” shkruan Pacolli.

Behgjet Pacolli, pronar i “Mabco Construction S.A.” nisi një përplasje në gjykata me ortakun e tij Valon Ademi pronar i 2A Grop dhe shkak ishte ndarja e aksioneve për aeroportin e Vlorës.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkoi të njihet si 47% aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

The post Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me ortakun e tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi.

Pacolli tha se nuk ka bërë padi i pari, por se pala tjetër ka bërë padi konkrete në Prokurori dhe se ka bërë postime të shpeshta në rrjete sociale dhe në vende të tjera.

Ai u shpreh se gjithmonë ka dashur ta ruajë dinjitetin e Shqipërisë.

Behgjet Pacolli: Nuk jam i hetuar. Jam paditur. Nuk jam nën  hetim. Unë isha në Prokurori dhe besoj në drejtësinë shqiptare, besoj fuqishëm. Shqipërisë i duhet një drejtësi e drejtë. Unë kam qenë pala e tradhtuar dhe e mashtruar. Unë mund t’i padisja menjëherë ata, por se ata (pala tjetër) kanë dalë dhe kanë bërë padi, dikush ka bërë padi penale, dikush ka bërë postime nëpër rrjete sociale, negative për mua.

Unë kam dashur ta ruaj dinjitetin e Shqipërisë. Ne tani kemi bërë kundër-padi dhe një apel në shkallën e dytë kemi apeluar masën e dytë dhe besoj se do vendoset në anën e së drejtës. Drejtësia, sado që vonohet, një ditë vjen si rrufeja.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli ka pasur një ‘përplasje’ me ortakun e tij Valon Ademi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ai u thirr edhe në Prokurorinë e Tiranës.

The post Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar appeared first on Albeu.com.

A i ka bërë Pacolli paratë në Rusi për t’u përdorur në aeroportin e Vlorës? Sherifi: Kjo dihej që në fillim, Pacolli nuk e ka mohuar ndonjëherë
Analisti Idaver Sherifi, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka deklaruar se dyshimet mbi përfshirjen e mundshme të interesave ruse në projektin e aeroportit të Vlorës, jane nje gje qe po aktualizohet sot edhe pse kjo gje eshte ditur me kohe.

Sipas Sherifit, që në momentin e lidhjes së kontratës me Pacollin, dihej për origjinën dhe destinacionin e kapitalit të përfshirë në këtë projekt strategjik.

“Në momentin që në vitin 2021 u lidh kontrata e koncesionit që iu dha Pacollit, kjo gje eshte ditur. Pacolli e ka vendosur pasurinë në Rusi e Kazakistan. Kjo nuk eshte je gje e re”, u shpreh Sherifi.

Ai shtoi se aktiviteti ekonomik i Pacollit është i përqendruar në Kazakistan, një shtet me lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë, dhe theksoi se selitë e kompanive të tij në Zvicër janë minimaliste.

“Gjithë aktiviteti i Pacollit ndodhet në Kazakistan.” tha Sherifi.

The post A i ka bërë Pacolli paratë në Rusi për t’u përdorur në aeroportin e Vlorës? Sherifi: Kjo dihej që në fillim, Pacolli nuk e ka mohuar ndonjëherë appeared first on Albeu.com.

E çmendur pas hajnisë/ Berisha akuza Ballukut: Aeroportin e Vlorës e ka bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten
Këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shoqatat e turizmit, ku tha se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të formalizojë turizmin.

Sakaq, Berisha nuk kurseu kritika për qeverinë.

Ai akuzoi ministren Belinda Balluku, për vjedhje në aeroportin e Vlorës.

“Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi , sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa”, tha Berisha.

The post E çmendur pas hajnisë/ Berisha akuza Ballukut: Aeroportin e Vlorës e ka bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten appeared first on Albeu.com.