Adolf Hitler Archives - Albeu.com

Lavrov: Hitler “kishte gjak hebre”, Ministria e Jashtme e Izraelit e thërret për sqarim
Izraeli ka reaguar ashpër pasi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pretendoi se lideri nazist, Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Ai i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës si “naziste” pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre.

Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus për “sqarim” ndërsa ai u kërkoi falje izraelitëve, raporton bbc.

Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore.

Lavrov i bëri këto komente gjatë një interviste për një televizion italian, disa ditë pasi Izraeli shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, një nga rastet më solemne në kalendarin izraelit.

I pyetur se si Rusia mund të pretendojë se po lufton për të “denazifikuar” Ukrainën kur presidenti Volodymyr Zelensky është vetë hebre, Lavrov tha se “unë mund të gaboj, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre. Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht çifutët”.

Deklarata e ministrit u prit me zemërim në të gjithë spektrin politik të Izraelit.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se “gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet e tmerrshme dhe kështu të lirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre”.

“Asnjë luftë sot nuk është Holokausti apo si Holokausti”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid gjithashtu reagoi me zemërim, duke i quajtur fjalët e Lavrovit “të pafalshme”.

Ndryshe, ka pasur dekada pretendimesh të paprovuara se gjyshi i paidentifikuar i Hitlerit ishte hebre, të nxitur nga një pohim i avokatit të Hitlerit, Hans Frank.

Në kujtimet e tij, botuar në vitin 1953, Frank tha se ishte udhëzuar nga Hitleri për të hetuar thashethemet se kishte prejardhje hebreje.

Frank tha se zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit ishte vërtet hebre – edhe pse pretendimi, i cili ka fituar terren në mesin e teoricienëve të konspiracionit, është trajtuar me skepticizëm nga historianët e zakonshëm./albeu.com

The post Lavrov: Hitler “kishte gjak hebre”, Ministria e Jashtme e Izraelit e thërret për sqarim appeared first on Albeu.com.

Putini si Hitleri, sëmundja që “pushtoi” të dy lidertët famëkeq, simptomat e Putin (VIDEO)
Gjatë gjithë kohës që prej fillimit të luftës dhe daljeve publike të Vladimir Putin, ai është parë duke bërë veprime të pa vetdijshme të cilat janë interpretuar nga mediat si lëvizje që tregojnë se Putin vuan nga një sëmundje.

Një ditë më parë mediat e huaja publikuan një video, ku shihej Presidenti rus, Vladimir Putin duke iu dridhur duart.

Këto imazhe shtuan edhe më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit.

Video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitler dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Imazhet ishin nga të fundit që ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.

Ajo kishte si qëllim të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po rrethonin kryeqytetin gjerman.

Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.

Historiani britanik Richard Evans tregoi më parë se si Hitleri filloi të shfaqte simptoma të sëmundjes së Parkinsonit në fillim të luftës.

Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve.

Kujtojmë se Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.

Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.

Deri atëherë, Gjermania ishte në prag të humbjes totale kundër forcave aleate dhe ruse./albeu.com

The post Putini si Hitleri, sëmundja që “pushtoi” të dy lidertët famëkeq, simptomat e Putin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sot, 76 vite nga vdekja e Hitlerit: Çfarë u zbulua nga studimi i dhëmbëve të tij
Adolf Hitler vdiq si sot 76 vjet më parë, në mënyrën më të çuditshme.

Siç shkruan DailyStar, besohet se ai dhe bashkëshortja e tij gëlltitën të dy kapsula cianuri, dhe më pas u vetëvranë. Në 30 Prill, trupat e Hitlerit, atëherë 56 vjeç dhe gruas së tij Braun, 33 vjeç, u gjetën në bunkerin ku ai kishte kaluar ditët e tij të fundit në errësirë.

Adolf Hitleri kishte dhëmbë jashtëzakonisht të këqij. Ajo që tingëllon si njëra prej mijëra vogëlsive, që ushqejnë magjepsjen e publikut për udhëheqësin nazist, është në fakt një dëshmi në njohuritë tona historike se Hitleri e vrau vërtet veten në 30 prill 1945.

Një ekipi patologësh francezë ju lejua të inspektojë pak kohë më parë dhëmbë të ruajtur në Moskë, të cilat u morën në fillim të majit 1945 nga Berlini. Kjo është hera e parë në 70 vjet që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Dhe konkluzionet e shkencëtarëve, të cilat u publikuan në fund të javës së shkuar në European Journal of Internal Medicine, janë të qarta.

“Dhëmbët janë autentike, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier agjencisë së lajmeve AFP. “Studimi ynë dëshmon që Hitleri vdiq më 1945”.

Ekipit të shkencëtarëve iu lejua të ekzaminojë edhe pjesë të kafkës së Hitlerit, për të konfirmuar se me ç’mjete e kreu vetëvrasjen ai. Dhëmbët përputhen me përshkrimet e dentistit të Hitlerit dhe nuk tregojnë asnjë gjurmë mishi – në përputhje me faktin se Fyhreri ishte vegjeterian.

Përfundimet e reja duhet t’u japin fund, por ndoshta kjo nuk do të ndodhë, përfytyrimeve të çmendura se drejtuesi nazist në njëfarë mënyre shpëtoi në shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Ne mund t’u japim fund të gjitha teorive të komplotit për Hitlerin”, tha Charlier. “Ai nuk është arratisur me një nëndetëse në Argjentinë; ai nuk ndodhet në një bazë të fshehur në Antarktidë ose në anën e errët të Hënës”.

Në vend të kësaj, historia e Hitlerit mori fund në atë mënyrë, si e beson çdo historian serioz: me një vetëvrasje të përbashkët në bunkerin e Fyhrerit në gërmadha e kryeqytetit nazist.

Identifikimi i trupit të Hitlerit

Deri në 30 prill 1945, trupat sovjetike patën avancuar deri në 500 metra në afërsi të komandës së nëndheshme të Hitlerit në zemrën e Berlinit. I rrethuar dhe pothuaj në pamundësi për të komunikuar me ato pjesë të ushtrisë gjermane, Vehrmahtit që kishin mbetur, Hitleri e kuptoi se ëndrrat e tij për Perandorinë mijëvjeçare ose të Rajhut, patën marrë fund.

Pasdite herët, Hitleri u tërhoq me të dashurën e tij prej shumë vjetësh dhe bashkëshorten që prej më pak se dy ditësh, Eva Braun, në apartementin e tij personal. Atje ata pinë nga kapsula cianidi dhe e vranë veten me armë. Trupat e tyre – së bashku me ato të dy qenve të tij – u zbuluan në orën 15.15.

I ndërgjegjshëm se italianët e patën çnderuar kufomën e Benito Mussolinit, Hitleri pati lënë udhëzime, se si do të veprohej me kufomën e tij dhe të Eva Braunit. Ato i nxorrën nga bunkeri dhe i dogjën.

Vetëm në 5 maj zbuluan forcat e armatosura sovjetike një trup të djegur në një krater bombe dhe e identifikuan atë si trupin e Hitlerit.

“Dhëmbët e Hitlerit qenë të këqia – dhe në atë mënyrë të këqia – sa vetëm dhëmbët e tij e mundësuan që të identifikohet kufoma e tij”, shkroi në një artikull të botur në internet patologu forensik Mark Benecke, të cilin Televizioni National Geographic e ngarkoi që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Ai shton se kariesi dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndoshta kanë qenë shkaku për frymën me erë tmerrësisht të keqe të Hitlerit.

Sovjetikët i krahasuan dhëmbët e viktimës, që kishin proteza që binin në sy dhe të pazakonta dhe ura, me përshkrimet e ndihmësdentistes Käthe Heusermann. Më vonë, dentisti personal i Hitlerit, Hugo Blaschke, do të konfirmonte informacionet e aleatëve.

“Dhëmbët e tij qenë kaq të këqia, sa dentisti i tij rrinte me të në bunker”, i thotë Liubov Summ, mbesa e përkthyeses ruse të Heusermannit, Elena Rshevskaja, gazetës Times of Israel. “Ekzistojnë fotografi që janë shumë të pakëndshme për t’i parë”.

Dinakëria e Stalinit – në themel të teorive të komplotit për Hitlerin

Rshevskajan e ngarkuan me dhëmbët e Hitlerit, sepse ekzistonte frika që ushtarët meshkuj të Ushtrisë së Kuqe do të deheshin dhe do t’i hiqnin nga ai vend dhëmbët. Ajo i solli ato që kishin mbetur nga Hitleri në Moskë. Por megjithëse sovjetikët e dinin me siguri që Hitleri kishte vdekur, Stalini urdhëroi që lajmi të mos përhapet. Në vend të kësaj duhet të përhapej lajmi, se aleatët perëndimorë e patën ndihmuar Hitlerin të arratisej fshehtas.

“Ishte një farsë mashtruese, një përpjekje e çuditshme, për ta fshehur faktin se u gjet kufoma e tij”, shkroi Rshevskaja në kujtimet e saj, të cilat u botuan më 1965 në gjuhën ruse, por të cilat u botuan vetëm në mars të këtij viti në gjuhën angleze. “Hitleri nuk qe më vetëm një simbol i luftës, ai u bë një simbol për një pjesë që duhet të vazhdonte.”

Fushatën e dezinformimit rusët e quajtën “Operacioni Mit”. “Strategjia e Stalinit me sa duket konsisonte shumë qartë në lidhjen e Perëndimit me nazizmin, duke përhapur që britanikët ose amerikanët duhet ta fshihnin atë”, shkroi historiani Anthony Beevor në librin e tij “Berlin- Rënia: 1945”.

Në kombinim me faktin se nazistë të shquar si Adolf Eichmanni dhe Josef Mengele u arratisën me të vërtetë në Argjentinë, dinakëria e Stalinit është në themel të lindjes së teorive të komploteve, se Hitleri në njëfarë mënyre kishte mbetur gjallë në Luftën e Dytë Botërore./ dw/

The post Sot, 76 vite nga vdekja e Hitlerit: Çfarë u zbulua nga studimi i dhëmbëve të tij appeared first on Albeu.com.