adoleshenti gramsh Archives - Albeu.com

Shkuan me doreza dhe thika nga fshati në Gramsh, çfarë gjeti prokuroria mbi vrasjen e adoleshentit
Fatjon Bici, 15-vjeçari nga Gramshi nuk jeton më për shkak të një kapriçoje mes adoleshentësh teksa mori një thikë në zemër dy ditë më parë.

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, ndërsa ka detajuar në dosjen hetimore edhe si ndodhi ngjarja si edhe çfarë u gjet në lulishten ku u përplasen grupet e të rinjve.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, ndërsa prokurorët kanë mësuar se të rinjtë ishin përgatitur për sherr që me herët duke shkuar në vendin e ngjarjes me doreza dhe thika.

Në dosje thuhet:

Vendi i arrestimit të dy adoleshentëve të lidhur me ngjarjen në lagjen Holtas, në Gramsh, konkretisht vendi i quajtur ish-Poligoni i Ndërtimit, është inspektuar me qëllim fiksimin e provave materiale. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjendur dy thika, ku njëra është në ngjyrë metalizato dhe një pjesë ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithashtu  y doreza përforcuese grushti, ngjyrë si të bronzit. Në tokë u gjet një tjetër thikë metalike, ndërsa në tehun e saj janë evidentuar njolla të kuqerremta, në ngjyrë si të gjakut. Kjo thikë është hedhur në këtë vend nga autorët e dyshuar, në momentin që këta persona po ndiqeshin nga policia.

Të gjitha këto prova janë marrë dhe sekuestruar në cilësinë për ekspertime të mëtejshme. Nga kontrolli i mëtejshëm i vendit të ngjarjes, nuk u gjetën sende apo prova të tjera që të lidhen me ngjarjen. Këqyrja e vendit të ngjarjes u shoqëruar me fotografitë kriminalistike.

Po kështu, është bërë këqyrja e vendit ku ka ndodhur konflikti ndërmjet viktimave dhe autorëve të dyshuar. Vendi i ngjarjes është këndi sportiv (sheshi i basketbollit) në lagjen “Sporti 2”, në qytetin e Gramshit, janë dalluar disa njolla gjaku. Në vendin e ngjarjes u gjet çanta e shkollës e viktimës, në të cilën gjenden artikuj të ndryshëm me emrin e tij, një xhiboks ngjyrë blu. Në dëshminë e autorit të dyshuar se ka qëlluar me thikë viktimën, i mituri thotë se ka shkuar në shkollë si zakonisht me 3 shokët e tij.

Ai ka thënë se që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh. Kur kanë qenë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Autori thotë se së bashku me tre shokët e tij kanë vendosur që të shkonin ta takonim personin që kishin konflikt dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet. Me vetë kishin edhe doreza hekuri dhe thika. Nga shkolla e tyre në fshat shkojnë në qytet. Ata kanë shkuar në shkollën e grupit të viktimës dhe kanë filluar me debatin.

Ngjarja

15-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndosh në shtëpi. Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve. Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës. Fatjon Bici mbeti i vdekur nga goditja me thikë në zemër. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale.

The post Shkuan me doreza dhe thika nga fshati në Gramsh, çfarë gjeti prokuroria mbi vrasjen e adoleshentit appeared first on Albeu.com.