adnan rrustemi Archives - Albeu.com

Kërkesa për asociacionin, deputeti i Vetëvendosjes: Jo Vuçiçit brenda Kosovës
Duke folur për kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u tha partive opozitare që të qëndrojnë “bashkë dhe unik për Kosovën, pavarësisht gjithçkaje që na kërkohet”.

Kështu tha ai gjatë seancës së 2 shkurtit në Kuvendin e Kosovës.

Ai u është drejtuar deputetëve opozitarë duke i pyetur nëse janë për themelimin e Asociacionit.

“A na tregoni ju a jeni për ‘Zajednicën’ [Asociacionin]? Jo çka po thotë Serbia, jo çka po thonë e kërkojnë negociatorët, por a e doni ju për Kosovën tonë, tash dhe në të ardhmen, Zajednicën e presidentit serb [Aleksandar] Vuçiqit? Kjo është pyetja”.

“A duam të jemi bashkë dhe unik për Kosovën, pavarësisht gjithçkaje që në kërkohet. Le të qëndrojmë bashkë: Jo Zajednicës, jo Vuçiqit brenda Kosovës dhe jo ndarjes së Kosovës në baza etnike”, tha ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se themelimi i “Asociacionit njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”.

Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin. /REL

The post Kërkesa për asociacionin, deputeti i Vetëvendosjes: Jo Vuçiçit brenda Kosovës appeared first on Albeu.com.