adn Archives - Albeu.com

Gara njofton identifikimin e tri viktimave pas rezultateve të para të ADN-së nga Jabuka
<html><head></head><body>

Rezultatet fillestare të analizave të ADN-së kanë bërë të mundur identifikimin e tri viktimave nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona, njoftoi Kushtrim Gara.

Sipas tij, viktimat janë Idriz Rrecaj, Salim Meziu dhe Adem Beqiri.

Gara sqaroi se mbetjet mortore u përkasin personave të grupit të intelektualëve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve me dhunë.

Një prej vendeve ku janë zhvilluar zhvarrimet është Jabuka, prej nga kanë ardhur edhe përgjigjet e para të analizave të ADN-së.

Ai bëri të ditur se nga varri masiv në Jabukë janë dërguar katër deri në gjashtë mostra për ekzaminim.

Deri tani, gjithsej janë dërguar 29 mostra nga 25 trupa për analiza të ADN-së. Gara tha se, nëse do të jetë e nevojshme, do të dërgohen edhe mostra të tjera.

Ndërkohë, në një deklaratë për Dukagjinin, ai u shpreh se sipas vlerësimeve janë dërguar 29 mostra nga 23 trupa dhe se tashmë janë pranuar raportet e para të ADN-së.

Procesi i identifikimit do të vijojë edhe për mbetjet e tjera mortore, ndërsa mostrat nga lokacionet e tjera do të dërgohen për analiza pasi të përfundojnë zhvarrimet.

</body></html>

The post Gara njofton identifikimin e tri viktimave pas rezultateve të para të ADN-së nga Jabuka appeared first on Albeu.com.

Pas zbulimit të 23 viktimave në varreza masive, Halilaj shpjegon hapat drejt identifikimit dhe drejtësisë
<html><head></head><body>

Pas katër javësh punë në terren, kanë përfunduar gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore në tri zona të konfirmuara si varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në lokacionin e tretë u gjetën mbetje mortore që u përkasin gjashtë individëve. Si rezultat, numri i personave të zbuluar në të tri lokacionet ka shkuar në 23. Ata dyshohen se janë viktima të zhdukjes me forcë.

Gjatë operacionit u kryen gërmime të karakterit vlerësues, zhvarrosje, dokumentim mjekoligjor dhe shqyrtim i hapësirave të tjera me interes.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, Sektorit të Policisë për Persona të Zhdukur, i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe njësi të tjera të Policisë dhe institucioneve të sigurisë.

Operacioni u mbështet nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Qeveria e Kosovës. Ai u zhvillua në zbatim të urdhrit të gjykatës kompetente, pas kërkesës së prokurores së çështjes në Departamentin për Krime Lufte të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Pjesë e punës në terren ishin edhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it, në kuadër të Institutit për Mjekësi Ligjore.

Pas përfundimit të gërmimeve, materialet e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së. Këto procedura synojnë të përcaktojnë identitetin e viktimave dhe të mundësojnë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm, përfshirë informimin zyrtar të familjeve.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar se puna në lokacionet e dyshuara për varreza masive ka mbaruar, ndërsa ka paralajmëruar se identifikimi përmes analizave të ADN-së do të kërkojë më shumë kohë.

“Bëhet fjalë për rreth katër javë pune, nga fundi i muajit deri më tani. Hapësira tashmë është shënuar dhe bën pjesë në lokacionet e konfirmuara si varreza masive. Mund të thuhet se ka përfunduar vlerësimi i lokacioneve dhe zhvarrosja e të gjitha mbetjeve mortore, të cilat më pas janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme ligjore, përfshirë edhe analizat e ADN-së”, ka deklaruar Gara.

Sipas tij, institucionet e Kosovës do t’i trajtojnë me përparësi dhe profesionalizëm të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre. Gara ka sqaruar se procesi i identifikimit gjenetik mund të zgjasë dhe se, sapo të pranohet raporti i ADN-së, do të ndiqen procedurat përkatëse. Një nga veprimet e para do të jetë njoftimi i familjeve, por kjo fazë do të kërkojë kohë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka falënderuar ekipet dhe institucionet që morën pjesë në këtë proces. Mirënjohje u është shprehur edhe familjeve të personave të zhdukur dhe Shoqatës së Familjeve “Zëri i Prindërve” për bashkëpunimin.

Avokati Gazmend Halilaj thekson se gjetja e mbetjeve nuk shënon përfundimin e punës institucionale, por hap një fazë të re me rëndësi humanitare, juridike dhe penale. Sipas tij, çdo mbetje mortore, send personal, veshje, gjurmë apo material tjetër i zbuluar në këto zona mund të ndihmojë në identifikimin e viktimave dhe në rindërtimin e rrethanave të vdekjes.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Halilaj ka deklaruar se pas gërmimeve duhet të dokumentohet në mënyrë të plotë lokacioni, të kryhet ekzaminimi profesional i mbetjeve, të merren mostrat biologjike dhe të garantohet ruajtja e çdo prove pa cenuar integritetin e saj. Ai e konsideron analizën e ADN-së një prej elementeve më të rëndësishme të kësaj faze.

Sipas avokatit, krahasimi i materialit gjenetik të mbetjeve mortore me mostrat e të afërmve mund të përcaktojë identitetin e viktimës me një shkallë shumë të lartë sigurie. Për familjet që kanë pritur për vite ose dekada, një rezultat i tillë nuk përbën vetëm një përfundim shkencor e juridik, por edhe një të drejtë njerëzore dhe një mundësi për t’i dhënë fund pasigurisë.

Megjithatë, Halilaj nënvizon se identifikimi i viktimës nuk është i barabartë me gjetjen e autorit. ADN-ja mund të përcaktojë se kujt i përkasin mbetjet, ndërsa përgjegjësia penale kërkon lidhjen mes viktimës, vendit të ngjarjes, mënyrës së vdekjes dhe personave të dyshuar për krimin.

Ai ka theksuar se secila provë duhet të shoqërohet nga një zinxhir i qartë ruajtjeje: duhet të dihet koha e gjetjes, personi që e ka marrë, vendi ku është ruajtur, eksperti që e ka ekzaminuar dhe metodat e përdorura. Mosrespektimi i standardeve ligjore e profesionale mund të krijojë kontestime serioze për përdorimin e provës në një procedurë penale, edhe nëse ajo ka peshë të madhe faktike. Përgjegjësia për garantimin e këtij procesi, sipas tij, është institucionale.

Halilaj ka shtuar se hetimi duhet të përcaktojë edhe vendin dhe kohën e vrasjes, rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur, personat e pranishëm, strukturat që kanë vepruar në atë zonë dhe çdo të dhënë që mund të lidhë një individ konkret me krimin.

Prokuroria dhe Policia duhet të kujdesen që provat të mblidhen dhe të administrohen në përputhje me ligjin, ndërsa ekspertët e mjekësisë ligjore dhe institucionet e tjera duhet të sigurojnë ekzaminimin dhe ruajtjen profesionale të materialeve mortore e biologjike. Çdo hallkë është e rëndësishme, pasi këto prova mund të përdoren edhe shumë vite më vonë në një proces gjyqësor.

Nëse të dhënat tregojnë se vdekjet kanë ardhur si pasojë e një krimi lufte, identifikimi i viktimave do të jetë vetëm pika e nisjes së një hetimi më të gjerë. Në këtë rast duhet të zbardhen jo vetëm identitetet, por edhe vendi, koha dhe rrethanat e vrasjeve, personat e pranishëm, strukturat vepruese në zonë dhe lidhjet e mundshme të individëve konkretë me veprën penale.

Sipas Halilajt, çdo gërmim kërkon një qasje të dyfishtë: familjeve duhet t’u jepet përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa çdo provë duhet të përdoret për të sqaruar rrethanat e krimit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale.

Ai ka vënë në dukje se një varrezë masive nuk duhet parë vetëm si vend ku gjenden mbetje njerëzore, por edhe si një skenë e mundshme krimi. Ajo mund të ofrojë të dhëna për mënyrën e kryerjes së veprës, rrethanat e vdekjes dhe, potencialisht, autorët. Edhe kalimi i shumë viteve nuk ia heq vlerën provave, veçanërisht në rastet e krimeve të luftës, ku çdo element i ri mund të ndihmojë në plotësimin e historisë së një ngjarjeje ende të pazbardhur për familjet.

Avokati përfundon se drejtësia nuk mund të mbështetet te emocionet apo supozimet, por te prova të mbledhura, të administruara dhe të ruajtura në mënyrë profesionale e të ligjshme. Nëse materialet e gjetura lidhen me persona dhe veprime konkrete kriminale, ato mund të kenë peshë vendimtare në procedurat penale dhe në përcaktimin e përgjegjësisë. Për familjet, identifikimi përbën një hap drejt së vërtetës, ndërsa për drejtësinë duhet të shërbejë si fillim i zbardhjes së plotë të krimit.

</body></html>

The post Pas zbulimit të 23 viktimave në varreza masive, Halilaj shpjegon hapat drejt identifikimit dhe drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Ndërpritet gjykimi për sulmin terrorist në Ibër Lepenc, eksperti sjell të dhëna të reja nga ADN-ja
<html><head></head><body>

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur prova të reja lidhur me sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Fatmir Ademi, biolog në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe dëshmitari i dytë në këtë proces, deklaroi se në një fitil kabllondezës janë identifikuar mostra të ADN-së së të pandehurit Jovan Viqentijeviq në 20 nga 24 lokuset e gjeneve të analizuara.

Ademi shpjegoi se personat e përfshirë në analizë ishin koduar me shifrat S1 dhe S2 për Jovan Viqentijeviqin, ndërsa S3 dhe S4 për Dragishën, dhe se përputhjet me provat përkatëse ishin pasqyruar në raportin e ADN-së. Sipas tij, në konkluzionin numër 5 përfshiheshin edhe tri dëshmi të marra në vendin e ngjarjes, nga të cilat ishin përftuar profile të përziera të ADN-së që më pas ishin kontrolluar manualisht.

Ai bëri të ditur se dëshmia numër 4 përshkruhej si një fitil kabllondezës me gjatësi 60 metra. Gjatë ekzaminimit të tij, ekspertët kishin dalluar gjurmët e personit S1, Jovan Viqentijeviqit, në 20 prej 24 lokuseve të gjeneve të kontrolluara.

Eksperti deklaroi se analizat janë kryer duke përdorur metodat më të avancuara shkencore, të cilat janë të validuara dhe mbështeten në procedura të shkruara që zbatohen njësoj nga secili ekspert. Për procedurën krijuese të përcaktimit të sasisë, sipas tij, është përdorur instrumenti One Studio Test.

Të njëjtat gjetje janë konfirmuar edhe nga një ekspertizë e kryer në laboratorin e Romës. Ademi tha se ndërmjet raportit të kolegëve italianë dhe atij të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë nuk kishte kundërthënie.

Sipas tij, raporti italian vetëm sa e kishte fuqizuar sinjalin e identifikuar nga ekspertët kosovarë për praninë e gjurmëve të personit në fjalë. Ai sqaroi se kolegët italianë, përmes softuerit dhe metodave të tyre shkencore, kishin lidhur personin S1 me njërin nga kontribuesit në përzierjen e ADN-së së tre personave.

Në ekspertizë thuhet se gjurmët kryesore i përkisnin të akuzuarit. Ademi deklaroi se personi S1 ishte kontribuesi kryesor në përzierje dhe se gjurmët më të mëdha ishin të Jovan Viqentijeviqit, ndërsa sasi më të vogla u përkisnin dy personave të tjerë të paidentifikuar.

Seanca u ndërpre nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, pasi mbrojtja njoftoi se nuk ishte përgatitur për t’i parashtruar pyetje dëshmitarit. Ismajli deklaroi se seanca e sotme përfundonte me kaq dhe se procesi do të vazhdonte nesër në orën 13:30. Seanca e radhës do të mbahet të martën në orën 13:30.

Në seancën e zhvilluar më 9 korrik, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm dhe kishin refuzuar leximin e aktakuzës.

Prokuroria Speciale pretendon në aktakuzë se më 29.11.2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, i pandehuri Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, pas një marrëveshjeje paraprake kishin vendosur brenda kanalit rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit Trinitrotoluene “TNT”.

Sipas akuzës, vëllezërit Viqentijeviq e kishin aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni. Shpërthimi kishte dëmtuar rëndë strukturën prej betoni të kanalit “Ibër Lepenc”, kishte ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm, kishte vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike dhe i kishte shkaktuar ndërmarrjes “Ibër Lepenc” dëm prej 376,774.70 eurosh.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit Viqentijeviq me veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, të parashikuar nga neni 122, në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.

</body></html>

The post Ndërpritet gjykimi për sulmin terrorist në Ibër Lepenc, eksperti sjell të dhëna të reja nga ADN-ja appeared first on Albeu.com.

IA “Evo” lexon ADN-në dhe nxjerr përfundimin e funksionimit të të gjitha gjenomeve
Ashtu si ChatGpt është në gjendje të përmbledhë një libër ose të shkruajë kode kompjuterike duke u mbështetur në informacionin e disponueshëm në internet, sot ekziston një inteligjencë artificiale (AI), e quajtur Evo, e cila lexon ADN-në dhe nxjerr në pah funksionimin e gjenomave të tëra, shkruan salute.eu.

Jo vetëm kaq, ai gjithashtu mund të përdorë të dhënat e marra për të dizajnuar proteina të reja dhe për të ndërtuar gjenome të reja mikrobike.

Me këto karakteristika, pretendojnë krijuesit e tij, të cilët përshkruajnë projektin, Evo ka potencialin të kuptojë më mirë disa sëmundje, të zhvillojë trajtime të reja dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tjera biomjekësore si dhe të ketë aplikacione për ata që studiojnë evolucionin.

The post IA “Evo” lexon ADN-në dhe nxjerr përfundimin e funksionimit të të gjitha gjenomeve appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Elbasanit rrëzon pretendimet e familjarëve: E konfirmon ADN-ja, personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
Prokuroria e Elbasanit konfirmon se personi që u vra në burgun e Peqinit disa muaj më parë është Arben Lleshi.

Konfirmimi nga Prokuroria vjen pas kryrjes së testit të ADN-së, i cili u kërkua me ngulm nga familjarët e Arben Lleshit.

Familjarët e Lleshit pretendonin se trupi i viktimës nuk i përkiste të afërmit të tyre. Por Prokuroria ka rrëzuar këtë pretendim pas rezultatit të testit të ADN-së për Arben Lleshin, i cili u vra nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.

Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.

Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër./albeu.com

The post Prokuroria e Elbasanit rrëzon pretendimet e familjarëve: E konfirmon ADN-ja, personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi appeared first on Albeu.com.

Pas testit të ADN, e reja zbulon se ish i dashuri ishte vëllai i saj!
Victoria Hill, e cila jeton në SHBA, gjithmonë pyeste veten se si ishte kaq e ndryshme nga i ati për nga pamja dhe temperamenti. E reja, e cila ishte konfuze sepse askush në familjen e saj nuk kishte një gjendje shëndetësore që po përjetonte, bëri analizat e ADN-së në shtëpi, të cilat kohët e fundit janë bërë gjithnjë e më të njohura në Shtetet e Bashkuara.

Pas rezultateve të ADN, Victoria mësoi se kishte më shumë vëllezër e motra se vëllai me të cilin ishte rritur dhe se  njeri prej tyre ishte dhe ish i dashuri i saj. Ky numër tani për tani është 22. Babai i saj biologjik nuk ishte njeriu që e rriti, por një mjek i fertilizimit in vitro që ndihmoi nënën e tij të mbetej shtatzënë duke përdorur spermën e tij. Sipas njërit prej vëllezërve, ky mjek i quajtur Burton Caldëell përdori spermën e tij gjatë procesit të fekondimit in vitro pa pëlqimin e nënës. CNN International shkroi se ky incident i përjetuar nga Victoria Hill është rasti më ekstrem i viteve të fundit dhe zbulon pasojat e tmerrshme të shkaktuara nga mungesa e rregullave. CNN zbuloi se më shumë se 30 mjekë në të gjithë vendin u kapën ose u akuzuan për përdorimin e fshehtë të spermës së tyre për të mbarsur pacientët e tyre.

Sipas një sondazhi mbarëkombëtar të kryer nga CNN, shumica e shteteve në SHBA nuk kanë ligje kundër këtij mashtrimi të kryer nga mjekët. Mjekët e akuzuar për ‘mashtrim të fertilitetit’ kanë një avantazh të jashtëzakonshëm në gjykatë, që do të thotë se ata rrallë përballen me dënimin.

The post Pas testit të ADN, e reja zbulon se ish i dashuri ishte vëllai i saj! appeared first on Albeu.com.

Trupi i Saimirit erdhi pa zemër në atdhe, familjarët protestë para PE: T’i bëhet ADN-ja zemrës
Ditën e sotme, familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërrit pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian.

Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula, i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN, në një labotator jashtë vendit.

Gjithashtu, motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguajë vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.

The post Trupi i Saimirit erdhi pa zemër në atdhe, familjarët protestë para PE: T’i bëhet ADN-ja zemrës appeared first on Albeu.com.

Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari të skeduar për grabitje
Zbulimi i një automjeti të braktisur në Palio Faliro të Athinës, brenda së cilit u gjet armë dhe municion, ka alarmuar policinë greke. Ngjarja ndodhi të premten, ku brenda mjetit u gjet 1 armë zjarri tip kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore.

Sipas të njëjtave informacione, automjeti ishte me targa false dhe makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje. Ai rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. Objekt i sulmeve të tij kanë qenë pikat ELTA dhe bankomatet.

Kjo thuhet se ka dalë nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së nga Drejtoria e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e shqiptarit, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

The post Makina e braktisur me kallashnikov e municione, brenda saj zbulohet ADN e një shqiptari të skeduar për grabitje appeared first on Albeu.com.

Dyshojnë se nuk është zemra e të ndjerit, familjarët e Saimir Sulës kërkojnë t’i bëhet testi i ADN-së
Pas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë se është riatdhesuar organi i zemrës së të riut Saimir Sula, familjarët nuk janë të bindur që zemra është e tij, pa iu bërë testi i ADN. Motra e Saimirit, Majlinda Sula, bashkë me familjarë e të afërm të tjerë janë mbledhur në protestë këtë të mërkurë para Parlametit Europian në Bruksel, duke bërë thirrje për zbardhje të ngjarjes. Ata kanë kërkuar nga Ursula Von Der Leyen, Roberta Metsola, Suela Salavaçi dhe Edi Rama që të ulen dhe të bisedojnë, ndërsa njoftimet e Ministrisë së Drejtësisë i konsiderojnë të rreme.

Sa i përket njoftimit për riatdhesimin e zemrës, familjarët nuk janë vënë në dijeni dhe janë lënë në pritje prej orësh para Institutit te Toksikologjise në Barcelonë, duke mos i lejuar të hyjnë, edhe pse në njoftimin e ministrisë shkruhej se procedura do të kryhet në prani të familjarëve të Saimir Sulës dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje.

Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi këtë ngjarje, pasi lajmërimi për sjelljen e zemrës vjen plot tre vite pasi trupi i të riut që ndërroi jetë në Spanjë u riatdhesua pa organin jetësor. Familjarët e të riut gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar beteja ligjore me denoncime në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh, si dhe protesta të shumta në Shqipëri, Spanjë dhe institucione të BE në Bruksel, ku edhe kanë kërkuar test ADN-je për t’u siguruar se zemra që do të marrin në dorëzim është vërtet e Saimir Sulës.

Kujtojmë se i riu ndërroi jetë në maj të vitit 2020 në spitalin del Mar në Barcelonë, por kur trupi i tij u riatdhesua, ekspertët mjekësisë ligjore në Tiranë zbuluan se mungonte organi i zemrës.

The post Dyshojnë se nuk është zemra e të ndjerit, familjarët e Saimir Sulës kërkojnë t’i bëhet testi i ADN-së appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët japin lajmin e madh: Ka shpresë për kurimin e kancerit, kemi zbuluar pjesë të ADN-së që e përhapin atë
Shkencëtarët kanë zbuluar pjesë të ADN-së të cilat i kanë krahasuar me karaktere negative filmash, për mënyrën se si veprojnë dhe ndihmojnë në përhapjen e kancerit.

Sipas studimit, bëhet fjalë për agjentë mikroskopikë për të cilët thuhet gjithashtu se ndihmojnë tumoret të fitojnë rezistencë ndaj ilaçeve kundër kancerit.

Shkencëtarët kanë thënë se zbulimi i këtyre pjesëve të materialit gjenetik-të njohur si ADN ekstrakromozomale ose ecDNA- mund të sjellë revolucion në trajtimet e disa prej tumoreve më agresive që prekin njerëzit ditët e sotme.

“Zbulimi se si këto pjesë të ADN-së sillen brenda trupit tonë është një ndryshim i lojës,” – ka thënë profesor Paul Mischel nga universiteti i Stanford në Kaliforni, duke shtuar se besohet që këto pjesë ADN-je janë përgjegjëse për një numër të madh të kancereve më serioze që prekin njerëzit.

Ai ka shtuar se nëse arrihet të bllokohet aktiviteti i tyre, mund të bllokohet edhe përhapja e kancereve.

“Të përbërë nga sythe të vogla të ADN-së, këta “agjentë” gjenetikë mbijetojnë jashtë kromozomeve që janë depot kryesore të materialit gjenetik të qelizave tona dhe që drejtojnë rritjen e trupit tonë dhe përcaktojnë karakteristikat tona individuale. Ekzistenca e këtyre njësive më të vogla u zbulua vite më parë, por rëndësia e tyre në kancer është zbuluar vetëm tani. Ne kemi zbuluar se ecDNA veprojnë si gjene që shkaktojnë kancer që në njëfarë mënyre janë ndarë nga kromozomet e një personi dhe kanë filluar të sillen në mënyra që anashkalojnë rregullat normale të gjenetikës,” – ka thënë gjenetisti i universitetit të Stanford, Hoëard Chang.

Ai i ka krahasuar këta “agjentë mikroskopik”, me personazhe negative të filmave të James Bond.

“Në fillim, në një film, sheh shpërthime të ndryshme, vrasje dhe fatkeqësi që ndodhin dhe nuk e di pse po ndodhin ose kush është përgjegjës. Pastaj, në një moment, ju më në fund takoni personazhin që zbulohet se është agjenti i gjithë kësaj. Prandaj krahasimi me ecDNA. Shkencëtarët mund të shihnin të gjitha llojet e gjërave të çuditshme dhe të papërgjegjshme duke ndodhur – tumoret që përhapeshin me shpejtësi të paparashikuar ose kanceret që bëheshin rezistente ndaj ilaçeve që fillimisht kishin qenë efektive në sulmin e tyre. Tani, më në fund, ne kemi zbuluar agjentët e këtyre ngjarjeve. Është ecDNA,”- ka shtuar Chang.

The Guardian raporton se ky zbulim është pjesë e një nisme të madhe, të njohur si Sfidat e mëdha të Kancerit, që mbështetet nga Kërkimet e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Instituti Kombëtar i Kancerit në ShBA, dhe është krijuar për të financuar programe kërkimore multidisiplinare që mund të zhvillojnë rrugë të reja për trajtimin e kancerit.

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë treguar se tumoret krijohen sepse gjenet normale në një qelizë shkojnë keq dhe bëjnë që ajo qelizë të ndahet në mënyrë të pakontrolluar, duke sjellë si rezultat përfundimtar një tumor. Këto gjene njihen si onkogjene dhe trajtimi i tyre synohet të bëhet me lloje të ndryshme ilaçesh dhe terapish.

“Megjithatë, rezistenca ndaj këtyre barnave ose terapive shpesh shfaqet pas një kohe dhe kjo lejon që kanceri të kthehet. Tani kemi zbuluar se, në disa nga format më agresive të kancerit, onkogjenët nuk janë aty ku mendonim se ishin. Ato janë në fakt në ADN ekstrakromozomale,”- kanë thënë shkencëtarët, duke shtuar se ata tani janë të bindur se do të jenë në gjendje të gjejnë mënyra për të larguar ecDNA nga pacientët.

“Duhet të theksohet se ecDNA është një tipar i kancerit dhe jo i indit të shëndetshëm, kështu që kemi shpresa se kur të gjejmë mënyra për ta hequr atë – nëpërmjet ilaçeve ose ndonjë formë terapie – atëherë nuk do të ketë efekte anësore të pakëndshme,”- ka thënë Dr Mariam Jamal-Hanjani nga Instituti i Kancerit i Kolegjit Universitar të Londrës.

“Pika vendimtare është se pasi të kemi gjetur shkakun e problemit, atëherë bëhet i mundur edhe zhvillimi dhe provimi i të gjitha llojeve të barnave dhe terapive për të trajtuar atë”.

Ndërkohë, kjo teori është mbështetur edhe nga Chang, i cili ka thënë se, tashmë është zbuluar një ilaç që ka një efekt premtues dhe në vitet e ardhshme do të testohen shumë më tepër derisa të gjendet mënyra më e mirë për të trajnuar ecDNA dhe për të ndaluar aktivitetet e saj pro-kanceroze.

“Do të duhet kohë, por kam besim se do të arrijmë atje,”- është shprehur ai. /Nacionale/

The post Shkencëtarët japin lajmin e madh: Ka shpresë për kurimin e kancerit, kemi zbuluar pjesë të ADN-së që e përhapin atë appeared first on Albeu.com.