administratës Archives - Albeu.com

Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave dhe përfshirja e punës nga shtëpia
Qeveria pranon se tashmë pas rritjes së pagave në administratë ajo ku do të mbahet fokusi në vijim, është rishikimi i strukturës së saj në referencë të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Në “Draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2024-2030”, nënvizohet disa aspekte të lidhura me trajtimin financiar të punonjësve.

“Në drejtim të përmirësimit të shpërblimit financiar, do të vijojë adresimi i elementeve të tjera të reformës së pagave. Krahas rritjes së pagave në vlerë tashmë të realizuar, do të ndryshohet edhe struktura e pagës përmes ndryshimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, duke integruar në shpërblimin financiar edhe kritereve motivuese të performancës në punë.

Në përputhje me këtë qasje, procesi i vlerësimit të performancës individuale të nëpunësve do të rishikohet dhe do të zbatohet praktikisht, duke u harmonizuar me objektivat e përgjithshme të performancës institucionale”, thuhet në draft.

Po kështu, sipas dokumentit synohet që institucionet të jenë sa më transparente për shpërblimin financiar, duke e bërë kështu atë një instrument për të tërhequr pranë vetes individë për plotësimin e vakancave.

“Përmirësimi i transparencës në shpërblimin financiar të nëpunësve publikë do të jetë një tjetër drejtim i rëndësishëm i masave drejt ndërtimit të një administrate të drejtë dhe të besueshme. Ndërhyrjet do të përfshijnë jo vetëm komunikimin e qartë dhe të detajuar të pagave dhe përfitimeve periodikisht për secilin punonjës, por edhe përfshirjen e informacionit të saktë mbi pagën e pritshme në njoftimet për aplikimet për vendet vakante.

Kjo masë do të ndihmojë në tërheqjen e kandidatëve më të mirëinformuar për pozicionin e punës, do të rrisë besimin në procesin e rekrutimit dhe do të promovojë edhe më tej kulturën e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike”, nënvizon drafti.

Administrata punë nga shtëpia

Një tjetër element që sjell draftstrategjie, duket se lidhet me kombinimin e punës nga zyra dhe shtëpia për pozicione të caktuara në administratë.

“Për të vijuar rritjen e motivimit të nëpunësve publikë, do të zbatohet një model i punës hibride (mes punës në zyrë dhe asaj në distancë), me modalitete të mirëpërcaktuara për të garantuar zbatimin e tij efikas.

Gjithashtu, do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël që është në zbatim prej gushtit 2024, si një mekanizëm i rregullt dhe lehtësisht i aplikueshëm që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë.

Në po të njëjtin drejtim, do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione/pozicione specifike, me qëllim tërheqjen e personave nga sektori privat që nuk mund të punësohen me kohë të plotë në administratë, si dhe të kategorive të tjera të personave që nuk mund të angazhohen sipas orarit standard”, thuhet në dokument./Monitor

The post Draftstrategjia e administratës: Do rishikohet struktura e pagave dhe përfshirja e punës nga shtëpia appeared first on Albeu.com.

Denoncimi/ Pjerin Ndreu dhe Ulsi Manja presion administratës: Çdo punonjës të bëjë 5 vota emigrantësh
Çdo ditë ditë shtohen denoncimet se si zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste në shkelje të ligjit, po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota të emigrantëve shqiptarë, por deri më tani drejtësia nuk ka vepruar.

Një denoncim i ngjashëm ka ardhur ditën e sotme dhe nga drejtuesi i PD-së në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, i cili akuzon kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe ministrin Ulsi Manja për presion ndaj administratës.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat ka shpërndarë një mesazh nga një punonjës i administratës, i cili i ka dërguar një formular, që sipas qytetarit është shpërndarë nga Bashkia e Lezhës dhe iu është kërkuar punonjësve që të sigurojnë nga 5 vota emigrantësh shqiptarë secili, në të kundërt do të pushohen nga puna.

Agron Gjekmarkaj i bën thirrje organeve të hetimit të çojnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.

Postimi:

Denoncim!

Qeveria në ikje dhe oborrtarët e saj në çdo sektor shtetërorë po përdorin presion mbi çdo punëmarrës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Si deputet dhe drejtues politik i Qarkut të Lezhës, i bëj thirrje organeve të hetimit të vëjnë para drejtësisë përsonat përgjegjës.

Një thirrje të veçantë për SPAK, që mos të neglizhojë asnjë rast të dyshimtë, sa do i vogël në dukje të parë, pasi Lezha mbetet një ndër zonat me numrin më të lartë të krime elektorale që kanë deformuar vullnetin e sovranit. Nuk do të hezitojmë të denoncojmë zyrtarisht në SPAK çdo tenativë për manipulim të votës por edhe çeshtje të tjera me natyrë korruptive!

Rasti i fundit i denoncuar në media dëshmon se si përsona të njohur të dosjes 184, po vënë nën presion administratën për vota. Ulziu dhe Pjerini nuk e trembin dot vullnetin për ndryshim.

Po ashtu një thirrje per drejtuesit e administratës arsimore në Lezhe, Kurbin e Mirdite të zbatojnë ligjin dhe të mos shantazhojnë mësuesit për sjelljet apo bindjet e tyre politike në kohë të lirë! Janë aq arrogantë sa nuk i fshehin as gjurmët.

Ne do t’i ndalojmë, por detyra jonë së pari, është rruga ligjore, t’i denoncojmë!

The post Denoncimi/ Pjerin Ndreu dhe Ulsi Manja presion administratës: Çdo punonjës të bëjë 5 vota emigrantësh appeared first on Albeu.com.

Publikohet mesazhi/ Sekretari i PS-së presion administratës për votat e Diasporës: Nesër dua emrat…
Më 11 maj në vendin tonë, do të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë edhe emigrantët, shqiptarët e Diasporës, do kenë të drejtë vote dhe për momentin vëmendja kryesore e qeverisë është te ky grup.

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, prej disa muajsh ka zhvilluar edhe takime me shqiptarët në qytetet kryesore europiane, ku ka emigrantë shqiptarë, ndërsa detyra kryesore e drejtuesve të partisë është mbledhja e emrave të emigrantëve në Diasporë.

Punonjësit e administratës po vihen nën presion për të siguruar sa më shumë emra, që përkthehen automatikisht në votues.

Në Divjakë, Fatjon Lena, sekretari ekzekutiv i Partisë Socialiste ose siç e quan ai “Partia më e madhe në vënd” po kërkon me ngulm listat me emrat e shqiptarëve në Diasporë.

Një punonjëse e Bashkisë Divjakë, ka treguar për JOQ se Fatjon Lena, u ka kërkuar formularë personal me emrat e të afërmve që punonjësit kanë në Diasporë dhe për këtë ka vendosur edhe ditë fikse për dorëzimin.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë që punonjësit e administratës vihen nën presion, për të siguruar emra votuesish si brenda vendit apo si tani jashtë.

The post Publikohet mesazhi/ Sekretari i PS-së presion administratës për votat e Diasporës: Nesër dua emrat… appeared first on Albeu.com.