administrate Archives - Albeu.com

Barometri 2025/ 50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike, është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online.

Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët.

Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Në vitin 2024, një pjesë më e madhe e bizneseve shprehnin hapur “jo-dakord” me këtë pohim, ndërsa në 2025 pesha e atyre që “nuk janë aspak dakord” apo që “kanë tendencë të mos jenë dakord” bie, duke treguar se rezistenca ndaj normalizimit të ryshfetit po dobësohet. ( shiko grafikun e mëposhtëm).

Anketa e Barometrit 2025, tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria shfaq një përkeqësim më të theksuar të ryshfetit nga 2024 në 2025.

Në nivel rajonal, përqindja e bizneseve që “priren të pajtohen” ose janë “plotësisht dakord” se ryshfeti është i zakonshëm rritet nga rreth 41% në vitin 2024 në 47% në 2025, pra një rritje prej afërsisht 6 pikë përqindje. Në Shqipëri, kjo rritje është më e fortë me 9 pikë përqindje.

Bosnja kryeson Rajonin me 67 % të bizneseve që perceptojnë ryshfetin si mekanizëm në punët me administratën, pastaj Mali zi me 59 % dhe Shqipëria me 50%. Nivelin më i ulët perceptohet në Serbi me 30%.

Ndryshe nga rajoni, ku rritja e perceptimit të ryshfetit shoqërohet me një shpërndarje më të balancuar të qëndrimeve, në Shqipëri vihet re një zhvendosje më e fortë drejt pranimit të kësaj praktike.

Rritja më e fortë e perceptimit për ryshfetin në Shqipëri po shkaktohet edhe barra administrative dhe paqartësia rregullatore.

Procedurat e gjata, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe interpretimi i pa-unifikuar i rregullave krijojnë hapësirë për negocim informal, ku pagesat e parregullta shihen si mënyrë për të përshpejtuar apo siguruar zgjidhje.

Bizneset që operojnë në mënyrë formale shpesh ndihen më të ekspozuara ndaj inspektimeve dhe gjobave, ndërsa informaliteti tolerohet në mënyrë selektive./Monitor

The post Barometri 2025/ 50% e bizneseve japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë appeared first on Albeu.com.

BIRN: Mijëra punonjës morën lejet vjetore për t’u angazhuar për fushatë, skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit
Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se mijëra punonjës të administratës morën lejet vjetore për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore gjatë muajve janar -prill 2025, për t’i dhënë Partisë Socialiste në pushtet avantazhin e fitores.

Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbërriti një mesazh nga eprori i tij. “Duhet që të marrësh lejen vjetore, do angazohemi në fushatë”, udhëzonte ai.

Punonjësi, i cili zgjodhi të identifikohej me emrin Alban, kërkoi një ditë më vonë lejen vjetore, por në të vërtetë nuk pushoi.

Në vend të punës së tij të zakonshme në zyrë, Albani* zbriti në terren për të mbledhur të dhëna mbi votuesit dhe përkatësinë e tyre politike në ndihmë të shtabeve elektorale të Partisë Socialiste, që kishin ndezur tashmë motorrët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai e përshkruan punën e tij në fushatë si “krehje të listës së zgjedhësve”.

“Puna jonë ishte shumë e qartë, në zyrat elektorale të PS filtronim të gjitha listat e zgjedhësve. Kemi analizuar çdo emër dhe kemi bërë ndarjet përkatëse, ku në 11 maj ishim të qetë për çdo qytetar që paraqitej në qendrën e votimit”, tha zyrtari lokal në kushtet e anonimatit.

Ai nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN, përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se mijëra punonjës të administratës publike në pushtetin qendror dhe lokal morën lejet vjetore në periudhën janar – prill 2025; periudhë e cila përkon me fushatën elektorale në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% në shumicën e bashkive kryesore dhe institucioneve të tjera qendrore – shifra që, sipas ekspertëve, pasqyrojnë përdorimin e gjerë të nëpunësve publikë në mbledhjen e votave.

“Burimet shtetërore janë përdorur vazhdimisht, por tashmë ato janë kthyer në normalitet dhe kjo përbën shqetësim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve përpara 2009”, thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike me qendër në Tiranë.

“Ndikimi është statistikor në vota dhe përmbajtësor në cilësinë e politikës dhe parlamentit”, shtoi ai.

Fluksi i lejeve vjetore

Numri i lejeve vjetore në periudhën Janar-Prill gjatë viteve 2023-2025

Përgjatë viteve zgjedhore, punonjësit e administratës publike në Shqipëri njëherazi pësojnë dhe ushtrojnë presion për të mbledhur vota në favor të partisë në pushtet.

Sipas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, përfitoi avantazhe të padrejta nga përdorimi i gjerë i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.

Misionet vëzhguese morën gjithashtu, raporte të shumta që pretendonin presion mbi punonjësit bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste.

Shqetësime u ngritën gjithashtu në lidhje me ndikimin e rrjeteve të patronazhit në të gjithë vendin, të përdorura si leva për të siguruar vota në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Për të dokumentuar përfshirjen e administratës publike në periudhën parazgjedhore, BIRN kërkoi përmes ligjit për të drejtën e informimit të dhëna statistikore nga ministritë dhe bashkitë kryesore të vendit mbi numrin e lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 dhe e krahasoi atë me të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024.

Nga 20 institucione qendrore dhe lokale që iu përgjigjën kërkesave, në periudhën janar-prill 2025 kishin përfituar lejen vjetore 5673 punonjës ose 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Bashkia e Tiranës, kryeson më një rritje prej 30 për qind të lejeve vjetore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kulturës dhe ajo e Mjedisit.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore të dhëna në periudhën janar- prill 2025 varion nga 5 për qind në 33 për qind të stafit për ministri të caktuara.

Ndërkohë, në disa bashki të vendit, më shumë se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore në të njëjtën periudhë.

Institucioni më me pak leje vjetore rezulton të jetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që Kryeministria refuzoi të vinte në dispozicion të dhënat duke pretenduar se nuk i disponon këto statistika.

Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojnë angazhimin e Partisë Socialiste në zgjedhje disa muaj përpara fushatës zyrtare; ku trendi rritës fillon në janar dhe kulmon në muajt shkurt dhe mars 2025.

Në të njëjtën linjë me statistikat, punonjës të administratës i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se u detyruan të merrnin lejet vjetore në këto periudha edhe për shkak të angazhimit me shqiptarët e diasporës.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonjësve të administratës publike ka potencialin që të ndikojë ndjeshëm në procesin zgjedhor.

“Përdorimi i administratës për fushatë deformon barazinë mes garuesve, krijon presion te punonjësit dhe te votuesit si dhe përdor burimet shtetërore për qëllime partiake”, tha Meta për BIRN.

“Ndikimi mund të ketë qenë i rëndësishëm, sidomos në zona ku administrata publike ka kënd të gjerë kontakti me komunitetin”, shtoi ajo.

Patronazhimi i diasporës

Në nisje të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, shpalli si objektiv elektoral marrjen e 900 mijë votave brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse dukej e vështirë, matematika u thjeshtua në ndarje qarku.

Për të realizuar këtë objektiv, drejtuesit politikë të qarqeve i hodhën sytë nga diaspora që në nisje të procesit të regjistrimit të tyre.

Në mbështetje të tyre, punonjësit e administratës u organizuan me grupe pune, të cilët udhëtuan kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë për të angazhuar emigrantët shqiptarë në votime.

Përmes intervistave të veçanta, zyrtarë të administratës i thanë BIRN se e shfrytëzuan lejen vjetore për takime me shqiptarët në Greqi dhe Itali. Për të mbuluar shpenzimet, ata deklaruan se morën tollona karburanti me tepri.

“Më thanë merre lejen dhe shko në Greqi. Duhet të takosh disa njerëz tanët atje“, kujton Mandi*, një tjetër zyrtar i pushtetit vendor.

“Kemi shkuar 3-4 herë në Greqi, për çdo udhëtim merrnin nga 400 litra tollona”, shtoi ai, duke theksuar se tollonat e naftës i shisnin për të siguruar para për qëndrimin.

Një tjetër zyrtar i angazhuar me votën e diasporës, i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kishte udhëtuar drejt Athinës në Greqi me lista votuesish dhe kontaktet e tyre, të siguruara nga të afërmit në Shqipëri.

Ai shtoi se kishte qëndruar për gati 3 javë në Athinë në janar të këtij viti, ku kishte marrë pjesë në ngritjen e zyrave elektorale dhe takimet me votuesit potencialë.

“Ngritën zyra në disa zona dhe me kontaktet e dhëna nga familjarët e tyre në Shqipëri arritëm t’i gjenim. Shkonim edhe në banesa ku i ndihmonim për t’u regjistruar në platformën e KQZ”, tha zyrtari i identifikuar me emrin Genti*.

“Ka qenë një punë kolosale, kemi punuar nga mëngjesi deri në darkë”, theksoi ai.

Depolitizimi i administratës

Politizimi i administratës publike dhe angazhimi i saj në mbushjen e hambarit të votave në favor të partisë në pushtet konsiderohet nga ekspertët e zgjedhjeve si një problem kyç që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

“Për këtë nevojiten mjete ligjore dhe praktike”, sugjeron Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Sipas tij, nevojiten ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim rritjen e sanksioneve për keqpërdorimin e postit publik si dhe zgjatjen e kohës së ndalimeve për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.

“OSBE në rekomandimet e saj, por edhe Qëndresa Qytetare kanë qenë në sinkron që këto rekomandime janë dy masa të menjëhershme që duhen marrë”, theksoi ai.

Gerta Meta bie gjithashtu dakord se nevoja për ndryshim është emergjente dhe propozon rritje të sanksioneve.

Por në një panoramë më të gjerë, Meta vlerëson se vetëm depolitizimi real i administratës publike do të zhdukë fenomene të tilla të ndikimit mbi një proces të lirë dhe të drejtë elektoral.

“Depolitizim real i administratës publike përmes rekrutimit me meritë dhe jo me lidhje partiake; forcim i kontrollit institucional nga KQZ, Avokati i Popullit dhe organet e auditimit si dhe mbrojtje efektive për sinjalizuesit që denoncojnë presion politik ose abuzim me detyrën”, renditi Meta për BIRN.

Për politologun Afrim Krasniqi, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të administrimit zgjedhor, por me një krizë politike që ndikon në demokracinë e vendit.

Ai sugjeron se Shqipëria nuk ka nevojë që t’i hedhë sytë larg, por mjafton të ndjekë shembullin e Kosovës për të përmirësuar standardet e saj të zgjedhjeve.

“Për shembull në Kosovë, nëse një zyrtar publik i administratës përfshihet në shkelje ligjore, krahas masës financiare dhe penale humbet të drejtën e karrierës në profesion për disa vite, pra merr penalizim direkt, të matshëm dhe të menjëhershëm”, tha Krasniqi.

Ai sugjeron gjithashtu që për të minimizuar abuzimet, nevojitet që përgjegjësia ligjore të shtrihet deri te titullarët e institucioneve publike, pasi sipas Krasniqit, janë ata që udhëzojnë përdorimin e burimeve shtetërore, që kryejnë emërime apo shkarkime me natyrë elektorale apo fryjnë administratën në kohë zgjedhjesh.

“Titullarët as paguajnë, as penalizohen çka tregon se sistemi është i deformuar…”, përfundoi Krasniqi./ BIRN

The post BIRN: Mijëra punonjës morën lejet vjetore për t’u angazhuar për fushatë, skema e përdorimit të administratës në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë
Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri, synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike, si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit.

Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve, apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.

SHTESAT MBI PAGË

Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm.

Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.

Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”.

Është ndryshuar edhe një nënndarje, për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit, pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.

Ky saktësim, mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.

Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime.

Ky vendim, pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.

PREMTIMET

Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës, me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.

“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?

Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

Paga mesatare, pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit./Gazeta Panorama

The post Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton programin për punësim në administratë/ 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen
Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin tonë.

Rritja e punonjësve në administratën shtetërore por duke përfshirë një kategori të caktuar të të rinjve 21-29 vjeç, është dhe vendimi më i fundit i miratuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë: Mosha 21 deri në 29 vjeç, Të jetë diplomuar në ciklin e parë apo të të dytë të studimeve, të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore në të shkuarën”.

Ndërsa numri dhe kategoria e të rinjve që do të pranohen është e përcaktuar, sipas Institutit të Statistikave mbi 19.1% e të rinjve deri në 29 vjeç ndodhen aktualisht të papunë.

600 të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në administratë për një periudhë 3 mujore por vetëm 250 prej tyre do të sigurojnë një kontratë punësimi, e cila do të njihet në fund edhe si vjetërsi pune.

“Përzgjedhja e praktikantëve për efekt të punësimit përfshin deri në 200 praktikantë për institucionet e administratës shtetërore, 50 praktikantë për institucionet e tjera publike. Praktikanti për t’u punësuar për 1 vit duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 -mujore dhe programin e trajnimit pranë administratës. Ndërsa përzgjedhja e tyre do të kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës”.

Të gjithë praktikantët do të trajtohen me pagesa ditore deri në 500 lekë dhe ushqim për ndjekjen e praktikave. Në të gjithë administratën publike sipas Institutit të Statistikave janë të punësuar mbi 184 mijë individë.

The post Qeveria miraton programin për punësim në administratë/ 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen appeared first on Albeu.com.

Rritje rroge për ata që e meritojnë në administratë, Dashamir Shehi: Kush mendon që të mbarojë punë me vilën që ka lënë përgjysmë se po vijnë zgjedhjet
Këtë të mërkurë, deputeti Dhamir Shehi, ka folur nga foltorja e Kuvendit, ku shprehet pro rritjes së rrogave për ata punonjës të administratës publike, përmes meritokracisë.

Ai tha se institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë punë e vetë.

“Administrata duhet të ruaj piramidën e vetë, se kush ka shumë vlerë t’i rritet rroga. Nëse ne pretendojmë se ka njerëz që e mbyllin muajin me mijëra euro dhe atij punonjësi të shtetit që ruan paratë e shtetit, duhet t’i japim para që mos ta detyrojmë të vjedhë. Institucionet që kanë për detyrë që të rregullojnë administratën, duhet të bëjnë puën e vetë.

Një administratë do paguar mirë, por dhe kontrolluar mirë. Një tjetër pikë është garancia, siguria për karrierën. Kush mendon që të mbarojë punë se po vijnë zgjedhjet, dhe të zgjidhë punë te shtëpia e vetë se i ka ngelur vila pa mbaruar, nuk janë për administratë”, tha ai.

The post Rritje rroge për ata që e meritojnë në administratë, Dashamir Shehi: Kush mendon që të mbarojë punë me vilën që ka lënë përgjysmë se po vijnë zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend pune
Puna në administratë, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar.

Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime.

Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh, për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%.

Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte më e lartë me 15 aplikime për një vend pune të shpallur të lirë.

Kurse rekordi është viti i pandemisë së COVID-19. Gjatë 2020, mesatarja e aplikimeve të marra për një vend pune të shpallur të lirë ishte 24.

“Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë.

P.sh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë te vlerat e këtij indikatori” shpjegon DAP në raportin vjetor të 2023.

I njëjti jep gjithashtu, disa detaje mbi numrin mesatar të aplikimeve sipas llojit të procedurës.

Kështu procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 14.3, procedura e lëvizjes paralele – 1.7, procedura e ngritjes në detyrë – 3, procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 23.9.

Raporti nënvizon se nga 14584 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 43% e tyre.

Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 5.9. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2023 ka qenë 4.7.

Të dhënat e tjera të INSTAT, tregojnë se pagat në shtet shënuan rritje të ndjeshme në 2023, me ritme më të larta se tek privati, si rrjedhojë e politikës së qeverisë për ti barazuar ato me rajonin.

Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte gati 88 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë në fund të 2022-t, me një rritje prej 13.4 mijë lekësh, ose 18%.

Ndërsa në sektorin privat, paga mesatare mujore në fund të 2023 ishte 69.5 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në 2022, me një rritje prej 7.2 mijë lekësh, ose 11.5%. /Monitor

The post Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend pune appeared first on Albeu.com.

‘Vetingu’ i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
KPK ka propozuar rritjen e pagës për 6 pozicione të administratës. Sipas propozimit të KLP, në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, e nënshkruar nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, paga e Sekretarit të Përgjithshëm propozohet të rritet nga 150 000 lekë në muaj, në 235 000 lekë në muaj. Për pozicionin “Drejtor”, propozimi është që paga të rritet nga 107 000 lekë në muaj në 180 000 lekë në muaj.

Për “përkthyes” propozohet rritja nga 107 000 në 155 000, teksa për Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë propozohet thuajse dyfishimi i pagës nga 86 500, në 155 000 lekë në muaj.

Për pozicionin “specialist” rritja e propozuar është nga 65 200 lekë në muaj në 80 000 lekë në muaj. Ndërsa për pagën e Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit propozohet dyfishimi nga 73 500 në 155 000 lekë në muaj.

“Këto ndryshime kërkohen pas ndryshimeve ligjore e nënligjore që pësoi i gjithë sistemi i pagave të administratës publike’ thuhet në kërkesën e KLP.

Në propozimin drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, sqarohet se ky ndryshim nuk sjell asnjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të përhershëm të KPK, prej 76 vetësh. Sipas dokumentit, efekti financiar i ndryshimeve të propozuara pritet të jetë 2 418 000 lekë në vit

Kjo vjen pas ndryshimeve të pagave të administrates me VKM 325/2023

Riklasifikimi i pagës mujore për administratën e KKP e propozuar pas VKM 325/2023

Paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm – Është 150 500 lekë – Të bëhet 235 000 lekë

Paga mujore e Drejtor – Është 107 000 lekë – Të bëhet 180 000 lekë

Paga mujore e Përkthyes – Është 107 000 lekë  – Të bëhet 155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Specialist – Është 65.200  lekë –    Të bëhet   80 000 lekë

Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit – Është  73.500 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Rritja e pagave në KPA

Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit propozon ndryshime të pagës për 6 pozicione në administratën e këtij institucioni. Sipas pagës se propozuar pas VKM se vitit 2023 rezulton që paga mujore e drejtorit të jetë më e vogël se ajo e drejtorit ne KPK prandaj ata kërkojnë riklasifikim

Riklasifikimi i pagave për administratën KPA e propozuar pas VKM 325/2023

Paga mujore e Sekretarit të Përgjithshëm  –  Është 150 500 lekë – Të bëhet  235 000 lekë

Paga mujore e Drejtor – Është 107 000 lekë – Të bëhet  155 000 lekë

Paga mujore e Përkthyes – Është 107 000 lekë  – Të bëhet  155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë –  Të bëhet    115 000 lekë

Specialist- Është 65.200  lekë – Të bëhet  80 000 lekë

Sekretar i kryetarit – Është  73.500 lekë –  Të bëhet 90 000 lekë

Prandaj KPA kërkon riklasifikimi i pagës për Drejtor nga klasa II-1 pra, 155 000 lekë në muaj të bëhet I- 4 pra 180 000 lekë në muaj.

Riklasifikimin e pagës për  Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë nga klasa III- 1 pra, 115 000 lekë në muaj në II- 1, pra 155 000 lekë.

Gjithashtu propozon ndryshimin nga pozicioni Sekretar i kryetarit  në Këshilltar pranë Mbledhjes së Gjyqtarëv edhe Kryetarit dhe të ketë klasën II- 1 pra 155 000 lekë

KPA kërkon dhe shtesë në strukturën organike për 6 punonjës që aktualisht mbulohen nga 6 punonjës me kontratë të përkohshme si dhe 2 punonjës mbështetës.

KPA perbehet nga 57 punonjës.

Rritja e pagave tek Institucioni Komisionerëve Publikë (IKP)

Tek IKP riklasifikimi i pagave për administratën e përshtatur sipas VKM 325/2023 është ky më poshtë

Riklasifikimi i pagës mujore për administratën e IKP e përshtatur sipas VKM 325/2023

Kancelar –  Është 150 500 lekë – Bëhet   235 000 lekë

Drejtor i Drejtorisë së menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median e Publikun – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Shërbimeve Mbështetëse – Është 107 000 lekë – Të bëhet 155 000 lekë

Përkthyes – Është 107 000 lekë – Të bëhet   155 000 lekë

Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë – Është 86.500 lekë –  Të bëhet 115 000 lekë

Specialist- Është 65.200  lekë – Të bëhet  80 000 lekë

Riklasifikimi i pagave

IKP propozon dhe riklasifikim të pagave për Drejtor i Drejtorisë së menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median e Publikun dhe Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Shërbimeve Mbështetëse  të bëhet I- 4 pra  180 000 lekë në muaj.

“Me riklasifikimi i pagës për funksionin organik “Drejtor” rregullon edhe hierarkinë e pagave, pasi pozicioni “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun është trajtuar që, në fillim të veprimtarisë së institucionit, me klasë page të njëjtë me “Drejtorin” thuhet ne relacion.

Për pozicionin koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë propozohet rikualifikimi në II- 1, pra 155 000 lekë

Efektet financiare të riklasifikimit të pagave për këto pozicione pune për një vit buxhetor janë rreth 1,500,000 lekë.

‘Ndryshimet e kërkuara në riklasifikimin e pagave në vijimësi edhe të ndryshimeve të mëparshme të strukturës dhe riklasifikimit të pagave të punonjësve të Institucionit të Komisionerëve Publikë, do të kenë një ndikim pozitiv në motivimin dhe qëndrueshmërinë e punonjësve administrativë, si dhe një ndikim të drejtpërdrejtë në përballimin e ngarkesës së shtuar të procesit të punës, drejt fundit të mandatit kushtetues të Komisionerëve Publike” thuhet ne relacion.

Këto tri kërkesa do të jenë nesër në rendin e ditës në kuvend dhe do të hidhen në Kuvend.

The post ‘Vetingu’ i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median appeared first on Albeu.com.

Si u mbushën sheshet elektorale me “robër”, punonjësit e administratës publike, nën presionin e politikës
Me rreth 185 mijë të punësuar, mijëra punonjës të administratës publike detyrohen që të mbushin karriget e takimeve elektorale të partisë së radhës në pushtet, përndryshe rrezikojnë vendin e punës. Ata janë, pikërisht ashtu siç i cilësonte në vitin 2013 Edi Rama, “robër të pushtetit”!

Nga Luljeta Progni

L.K., që shërben prej 30 vitesh si sanitare, i ka “rritur” fëmijët nëpër mitingjet elektorale të partive që kanë drejtuar institucionin ku ajo punon. Ky ishte kushti për ta mbajtur në punë.

“I kam rrit’ fëmijët nëpër sheshe mitingjesh, aq sa ka ndodh’ shpesh që vajza thërriste nëpër shtëpi: “Sali Berisha! Edi Rama!”. Unë qeshja, ç’të bëja?”, – rrëfen në kushtet e anonimatit L. K., e cila prej tri dekadash punon në një institucion të administratës qendrore në Tiranë.

Sanitarja rrëfen se ka qenë e pasigurt për vendin e punës, që kur performanca filloi të matej me pjesëmarrjen në takimet elektorale të partisë në pushtet. Situata për të u vështirësua pranverën e vitit 2013, kur humbi bashkëshortin dhe mbeti e vetme me dy fëmijë të mitur: vajzën 8-muajshe dhe djalin 7 vjeç. Me një pagë minimale prej 22 mijë lekësh, ajo pranon se ka qenë e detyruar shpesh për të marrë pjesë në mitingjet elektorale, që organizonte Partia Demokratike, që ishte në pushtet asokohe.

Shpesh takimet partiake zhvilloheshin pas orarit zyrtar të çerdhes dhe të shkollës, si pasojë detyrohej t`i merrte me vete të dy fëmijët.

“I kam marrë me vete fëmijët në miting disa herë, sepse nuk kisha ku t’i lija. Nuk bëhej fjalë që të mos shkoja në miting, sepse më pushonin nga puna”, – rrëfen sanitarja.

Me dy fëmijë të mitur, njëri ende nuk kishte mbushur 1 vjeç dhe me një tjetër 7 vjeç, ajo nuk harron një moment, që ka lënë gjurmë në jetën e saj.

“Ishte qershor, por bënte shumë vapë. Më kishin lajmëruar që në orën 5 të ishim me patjetër në sheshin “Skënderbej”, përndryshe ditën tjetër do të pushohesha nga puna. I mora me vete në miting fëmijët. Vajza qante pa pushim, u tremb nga muzika e lartë dhe zhurmat në shesh, por nuk largohesha dot, derisa të vinte shefja jonë, që të na bënte apelin”, – rrëfen ajo dhe ende trishtimi i lexohet në sy.

“Dikur erdhi shefja dhe mori emrat e atyre që kishin ardhur në miting. Kur vajza po qante shumë, shefja më tha: “Largohu si me lezet, pa rënë në sy”, – shton sanitarja.

L.K., thotë se bashkë me të në mitingje ishin gjithnjë edhe koleget e saj, madje e gjithë administrata e godinës ku shërbente. Detyrimi i administratës për t’u bërë pjesë e mitingjeve elektorale, u denoncua vazhdimisht nga Partia Socialiste, në opozitë asokohe.

“Saliu erdhi para ca ditësh dhe e mbushi sheshin me robër, ne sot erdhëm këtu dhe sheshi është mbushur me qytetarë, me të cilët më 23 qershor do t`i çlirojmë edhe robërit e qeverisë, që të mos ketë më mësues, mjekë, nëpunës shteti, që merren zvarrë për qokat e pushtetit; mos ketë rrogëtarë, që tremben nga ky pushtet…”, – tha ndër të tjera Rama në fjalimin e tij me elektoratin socialist në Fier, në maj të vitit 2013.

Më 23 qershor 2013, socialistët i fituan zgjedhjet, por premtimi për pavarësinë e administratës do të harrohej shpejt.

Si shumë të tjerë edhe sanitarja L. K., shpresonte të çlirohej nga detyrimi për të qenë pjesë e takimeve elektorale, por ajo thotë se historia u përsërit dhe të gjitha partitë, që e kanë drejtuar institucionin ku ajo punon, i detyrojnë punonjësit që të marrin pjesë në çdo takim partie.

“Eh… pa kaluar shumë kohë, kur erdhën zgjedhjet, më thirrën edhe këta. Nuk ka qenë e lehtë për mua. Unë nuk kisha ndihmën e askujt, sepse prindërit e mi jetonin larg Tiranës…”, – thotë ajo.

Kur jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, sanitarja thotë se i njëjti kusht iu është vendosur sërish. Ajo pranon se, pavarësisht se i detyrojnë dhe e di që nuk është e drejtë, “do të marr pjesë në çdo takim, për të ruajtur vendin e punës”.

Si sanitarja L. K., janë mijëra punonjës të administratës publike, që detyrohen të mbushin karriget e takimeve elektorale të partisë së radhës në pushtet, përndryshe rrezikojnë vendin e punës. Ata janë, pikërisht ashtu siç i cilësonte dikur zoti Rama, “robër të pushtetit”.

Si fryhet administrata në prag zgjedhjesh

Në fillim të muajit prill punonjësve të administratës publike iu shpërnda një formular, që kishte si qëllim deklarimin e votës. Punonjësi i administratës duhet ta plotësonte këtë formular me emra konkretë të familjarëve apo miqve, bashkë me të dhënat e tyre, personale dhe të deklaronin se do të votonin PS. Eprorët iu kërkuan punonjësve që të plotësonin një minimum prej 10 emrash në listë, por, kush plotësonte më shumë, “përfitonte” më shumë. Sidoqoftë, secili prej tyre është i detyruar që ta plotësojë listën të paktën me dhjetë emra. Personi, që ka vënë në dispozicion të INA MEDIA-s këtë dokument, në kushtet e anonimatit na thotë se edhe bashkëshorti i saj është gjithashtu punonjës i administratës publike dhe ka marrë të njëjtin formular.

Administrata publike, që përfshin shkollat, spitalet, rendin, pushtetin lokal etj., është punëdhënësi më i madh në Shqipëri. Reforma territoriale, e ndërmarrë nga socialistët apo informatizimi i shërbimeve, rezultoi një përpjekje e dështuar për reduktimin e punonjësve në institucionet publike. Ndërsa numri i popullsisë rezidente ka ardhur duke u rrudhur, numri i administratës është shtuar me ritme të shpejta nga zgjedhjet në zgjedhje. Të dhënat zyrtare flasin se çdo i punësuar i ri i kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në sektorin publik janë aktualisht rreth 185 mijë të punësuar nga 163.885 mijë që ishin në vitin 2013. Pra, kemi 21.000 punonjës më shumë.

Të dhënat e analizuara përgjatë viteve zgjedhore tregojnë qartë se trendi i punësimeve fillon e rritet në prag të fushatave elektorale. Më konkretisht, në vitin 2017, kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, raportohen 164.339 persona të punësuar në administratën shtetërore. Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ky numër u rrit me më shumë se 8 mijë punonjës, duke kapur shifrën e 172.745 të të punësuarve në administratën publike.

Në vitin 2021, vit që përkon me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, numri i të punësuarve në administratën publike u rrit edhe me 10.500 punonjës të tjerë, duke e çuar numrin total në 183.255 të punësuar në administratën publike.

Gjatë vitit 2022, INSTAT raporton se administrata publike arriti në 184,396 persona, duke njohur një rritje prej 1.141 të punësuarish.

Avokati i Popullit e shikon me skepticizëm fryrjen e administratës dhe ngre dyshime se punësimet po ofrohen si shpërblim në këmbim të mbledhjes së votave.

“Është vërejtur se një numër i madh punësimesh para zgjedhjeve janë bërë nga pushteti lokal nëpërmjet shoqërive të treta, të cilat janë shoqëri të krijuara me kapital shtetëror, ku këto punësime realizohen para fushatave. Interpretimi ka qenë përgjithësisht i tipit: duke mos qenë pjesë e administratës publike, nuk ekziston kufizimi për të punësuar në kohë fushate. Nëse ne e lexojmë ligjin në mënyrë thelbësore, është e qartë që nuk mund të ofrosh punë për të marrë vota, sepse jemi në një rast të drejtpërdrejtë të shitblerjes së votës”, – thotë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

E.K., mësuese në një nga gjimnazet e kryeqytetit, denoncoi se është detyruar disa herë të bëhet pjesë e aktiviteteve elektorale të partisë në pushtet dhe ky është “një rregull” që askush prej mësuesve nuk ka fuqi ta kundërshtojë. Rastet, që ajo denoncon, lidhen me zgjedhjet e 21 prillit të vitit 2021.

“Porosia më erdhi nga drejtoresha, e cila në formë presioni na orientoi (të gjithë mësuesit e shkollës), të shkojmë në takimin e radhës, për të qenë aty si numër”, – rrëfen mësuesja.

“Në njëfarë mënyre na e ka bërë të qartë: “Nëse nuk do të jeni në këtë event, do të ketë pasoja”. Unë e kuptoj si presion për vendin e punës…, sepse gjë tjetër nuk kanë çfarë të më bëjnë”, – përfundon ajo në kushtet e anonimatit, për shkak të frikës për humbjen e vendit të punës.

Përdorimi i mësuesve në fushatat elektorale është një kambanë që bie prej vitesh. Mësuesit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të administratës publike, me rreth 34 mijë të punësuar në rang vendi, duke i kthyer në një grup mjaft të ekspozuar ndaj presioneve për pjesëmarrje në takimet elektorale dhe mitingjet e partive.

Rastet e presionit mbi mësuesit i pranon edhe Avokati i Popullit. Drejtuesja e këtij institucioni, Erinda Ballanca, konfirmon se pranë tyre kanë mbërritur për shqyrtim disa raste të presionit të politikës mbi administratën publike.

“Kemi patur disa raste me mësuesit nëpër rrethe, që janë pushuar nga puna, për shkak se mund të kenë qenë pjesë e procesit zgjedhor. Kemi dhënë disa rekomandime për këto raste dhe i takon drejtësisë t’i zgjidhë”, – tha Ballanca, duke ruajtur identitetin e tyre.

Ministria e Arsimit mohon që të ushtrohet presion mbi mësuesit për të marrë pjesë në takime elektorale apo, aq më keq, të ketë orientim të votës.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para-universitar nuk disponon të dhëna që mësuesit të jenë vënë nën presion për t`u bërë pjesë e fushatave elektorale ose që janë pushuar nga puna. Pranë institucionit tonë deri më sot nuk janë paraqitur ankesa për presione të mundshme, që janë ushtruar ndaj mësueseve nga parti të ndryshme”, – thotë Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para-universitar ka marrë masa, për të siguruar parimin e paanësisë politike, si dhe për të siguruar vijueshmërinë normale dhe të pandikuar nga fushata zgjedhore të veprimtarisë së përditshme”, – përfundon përgjigjen Ministria e Arsimit.

Nëpunësi civil, i politizuar?

Rreth 13 mijë punonjës në mbarë vendin gëzojnë statusin e nëpunësit civil, një status që synon depolitizimin e administratës, por edhe kjo kategori, së cilës ligji ia njeh të drejtën që ta ngrijë statusin, nëse dëshiron të kandidojë në zgjedhjet lokale apo parlamentare, shpeshherë është kompromentuar nga loja politike.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2021, që monitoroi Komisionerin për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civil, vuri në pah se punonjës me statusin e nëpunësit civil ishin implikuar politikisht në zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të vitit 2019.

Më konkretisht, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019, Komisioneri ka marrë denoncime për përfshirjen e nëpunësve civilë në tubime të paligjshme; veprime të dhunshme para KZAZ-ve, si dhe shprehje të preferencave politike në mbështetje të një force të caktuar politike ose kandidati në zgjedhje.

“Raste të tilla janë vërejtur në 13 njësi të qeverisjes vendore: Kamëz, Selenicë, Delvinë, Përrenjas, Shkodër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Berat, Skrapar, Burrel, Klos dhe Mat. Janë 33 raste, ku punonjësit e denoncuar ishin të punësuar në pozicione pune, pjesë e shërbimit civil”, – i raporton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Komisionerit të Nëpunësit Civil mbi këto raste.

Shqetësimet për përfshirje në fushata politike janë marrë me rezerva nga Komisioneri për Nëpunësin Civil, i cili i referohet pikës 3 të nenit 37 të Ligjit të Nëpunësit Civil, që parashikon se ai mund të kandidojë për zgjedhjet vendore apo parlamentare.

Sipas Komisionerit, ndalimet, që kanë të bëjnë me sjelljen e nëpunësit civil gjatë procesit zgjedhor, nuk duhet të çojnë në një interpretim të zgjeruar të kësaj dispozite, duke i ndaluar kategorikisht nëpunësit civilë të marrin pjesë në veprimtari politike apo në organizime zgjedhore të subjekteve politike edhe jashtë orarit zyrtar.

“Në interpretim të dispozitës ligjore, që rregullon të drejtat politike të nëpunësve civilë, Komisioneri vlerëson se, nëpunësit civilë nuk kanë asnjë pengesë ligjore, që të marrin pjesë në organizime elektorale të subjekteve të ndryshme, zgjedhore, por gjithmonë jashtë orarit zyrtar dhe duke u kujdesur që të ushtrojnë vetëkontroll, për sa i përket manifestimit në publik të pikëpamjeve politike dhe besnikërisë në një forcë politike në jetën private”, – thotë Komisioneri i Nëpunësit Civil.

Avokati i Popullit ndoqi me shqetësim një tjetër strategji në fushatën elektorale të 14 majit. Erinda Ballanca thotë se, titullarë të institucioneve të larta në administratën publike po ngrijnë statusin e nëpunësit civil, për të bërë fushatë për një kandidat apo bashki të caktuar. Ndryshe nga Komisioneri, Ballanca thotë se ligji parashikon sanksione. E megjithatë, rastet e referuara nuk janë reflektuar, sipas saj, nga asnjë institucion shtetëror.

“Ajo që ne kemi vërejtur, është se një numër jo i vogël i titullarëve të institucioneve të shërbimit civil në nivel të qeverisë qendrore kanë pezulluar statusin e tyre nga shërbimi civil, me qëllim që të aktivizohen në fushatë, por ligji e thekson se është e ndaluar në çdo kohë, pra punonjësit e administratës duhet të ruajnë statusin e tyre si punonjës të administratës, të pavarur nga politika”, – argumenton Ballanca.

“Qëndresa Qytetare” ka monitoruar zgjedhjet e 14 majit në 75 qendra votimi. Si rezultat i këtij monitorimi, ka konstatuar se: “Në hyrje të Qendrave të Votimit, por edhe në brendësi të tyre kishte persona drejtues të administratës publike, si drejtorë shkollash, qendrash shëndetësore etj., që orientonin zgjedhësit dhe vartësit e tyre, duke influencuar në votim. Në një rast tjetër, që evidentuam në Kukës, drejtori i burgut shoqëronte të dënuarit për në qendrën e votimit, duke ushtruar presion mbi votën e tyre”, – thotë Rigels Xhemollari.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka identifikuar gjithashtu raste konkrete të pjesëtarëve të administratës publike, të angazhuar në fushatën për zgjedhjet e 14 majit, në kundërshtim me Kodin Elektoral.

“Menjëherë pas administrimit është vijuar me hetimin administrativ dhe me shqyrtimin në themel të rastit, në përfundim të së cilit është vendosur sanksion administrativ ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili ka marrë pjesë në një aktivitet elektoral të njërit prej kandidatëve për kryetar bashkie”, – sqaron KQZ në përgjigje të pyetjes së INA MEDIA-s.

Presion mbi administratën

I artikuluar për herë të parë në mënyrë të qartë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, raporti i OSBE-ODIHR vuri gishtin mbi plagë. Problematika kryesore e procesit zgjedhor, sipas këtij raporti, ishte pikërisht presioni i pushtetit mbi administratën publike. Gjatë prezantimit të raportit, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR, Urszula Gacek, theksoi se është e vështirë të gjendet kufiri mes partisë dhe shtetit.

“Ne kemi pasur një shqetësim më të madh se sa shitblerja e votës: keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, qëndrimin e turbullt ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit”, – tha Gacek gjatë prezantimit të raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në zgjedhjet e 14 majit është gjithashtu i dukshëm fenomeni. KQZ ka identifikuar të paktën një rast konkret.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka administruar një denoncim lidhur me ushtrimin e presionit nga ana e kandidates, e cila njëkohësisht mban postin e kryetares së Bashkisë së Roskovecit, ku pretendohet se ka ushtruar presion ndaj vartësve të saj, për qëllime elektorale në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Ky denoncim vijon të jetë ende nën hetim nga ana e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku, pas shqyrtimit administrativ, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shprehet me vendimmarrje lidhur me denoncimin”, – sqaron KQZ.

Aktorë të tjerë, që u bënë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve, besojnë se rastet janë të shumta. Drejtuesi i ISP, profesor Afrim Krasniqi, thotë për INA MEDIA-n se u përjashtua legjislacioni që garanton distancën e punonjësve të administratës publike me fushatën elektorale të partive politike. Ai sqaron se, përkundrazi, qeveria mori një sërë masash për ta stimuluar pjesëmarrjen e administratës në fushatë, siç ishte shpërblimi për administratën.

Ai sqaron gjithashtu se, qeveria ngriti një task force, misioni kryesor i së cilës ishte të kontrollonte administratën, pra të shmangej presioni mbi administratën.

“Nga informacionet që kemi marrë ne si ISP, ata nuk janë mbledhur asnjëherë. Nuk ka raport, nuk ka takime, nuk ka asnjë produkt dhe në këto kushte mendojmë se dështoi kontrolli i vetë qeverisë mbi administratën publike. Së dyti, Komisioneri i Shërbimit Publik dhe Departamenti i Administratës Publike nuk patën një raport publik në lidhje me rolin e administratës”, – thotë Krasniqi.

Përsëritja e këtyre shkeljeve vjen për shkak të pandëshkueshmërisë së këtij fenomeni të ndodhur edhe në zgjedhjet pararendëse. Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, rrodhi në media një listë, e njohur ndryshe si “patronazhistët”. Të punësuar në administratë dhe në institucione publike, ata kishin për detyrë që të siguronin të dhëna (që shkelnin privatësinë e individëve) të nevojshme për të ndërtuar profilet e zgjedhësve, duke i ekspozuar kështu përballë kërcënimeve dhe presioneve nga partia në pushtet, për të votuar pro saj ditën e votimeve.

Presioni mbi administratën për t’u bërë pjesë e fushatës apo edhe për të votuar, u duk qartë në procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, kur opozita vendosi t’i bojkotojë zgjedhjet.

Ditën e votimit punonjësit e administratës e kishin të vështirë t’i fshiheshin presionit. Nëse ata nuk paraqiteshin në zgjedhje, atëherë identifikoheshin si votues të opozitës.

Pas shpalljes së rezultateve u vu re se 44.263 vota u shpallën të pavlefshme në rang kombëtar, një shifër kjo që nuk ishte shënuar ndonjëherë në proceset zgjedhore. Shumë prej tyre e bënë qëllimisht të pavlefshme votën. U publikuan dhjetëra fletëvotimi, ku shkruheshin mesazhe të tipit: “Më detyruan”. “Nuk jam dele”. “Nuk votoj monizmin!” etj.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit u publikua Aktiv1sti, një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 14 majit 2023, i cili ka hapur debate të forta se po përdoret për qëllime politike.

Ndonëse “aktivistët” regjistrohen me dëshirën e tyre (të paktën kështu pretendojnë drejtuesit e PS-së), ata detyrohen që të shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitete nga fushata e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e saj, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës.

Rigels Xhemollari tha se Qëndresa Qytetare ka konstatuar pjesëmarrje masive të administratës në aplikacionin Aktiv1sti, e krijuar nga PS-ja.

“Ne kemi identifikuar raste brenda Aktiv1stit të nëpunësve, që shkelin ligjin, duke shpërndarë dhe duke pëlqyer aktivitetet e PS-së. Zotimet e komisionerëve janë jo-konkrete, të distancuara nga thelbi i problemit dhe premtojnë që do të monitorojnë dhe do të raportojnë pas zgjedhjeve, ndërkohë që ndikimi i PS-së në administratë ndodh përpara zgjedhjeve dhe mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor, ndaj parandalimi është më efektiv se post-analizimi”, – përfundon Xhemollari.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se pranë këtij institucioni nuk ka mbërritur asnjë padi që lidhet me presione ndaj administratës publike. Kreu i ISP-së, Afrim Krasniqi, mendon se kjo nuk do të thotë se nuk ka raste, por se është fjala pikërisht për mungesë të mekanizmave të kontrollit nga ana e Departamentit të Administratës Publike.

“Administrata publike tregoi gjithashtu dobësi, sepse nuk pati asnjë denoncim të presionit që mund të vijë nga eprorët politikë. Administrata në vetvete tregoi mungesë të mekanizmave të vetëkontrollit dhe të vetëvlerësimit, që do të thotë se vetë Departamenti i Administratës Publike ose strukturat mbikëqyrëse duhet të propozonin akte në KQZ apo në struktura të tjera shtetërore, që administrata të ruhej, të mos përfshihej dhe të qëndronte konform ligjit.

Në një vend të vogël si Shqipëria, me burime të kufizuara, ku partitë kanë shumë pushtet, që lidhet direkt me vendin e punës, është shumë e vështirë të krijosh një administratë solide dhe të pavarur”, – sqaron Krasniqi. /INAMEDIA/

The post Si u mbushën sheshet elektorale me “robër”, punonjësit e administratës publike, nën presionin e politikës appeared first on Albeu.com.

Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë
Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave janë përcaktuar kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për transferimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në institucione të administratës, në pozicione që ata mund t’i zotërojnë profesionalisht.

Punonjësit e policisë do të transferohen në administratë për sa kohë të jetë vakanca e vendit ku ata do të emërohen por në një afat kohor jo më shumë se 3 vite. Grada e policëve do të përkthehet në funksione ku ata mund të transferohen.

Pas një periudhe të përcaktuar këta punonjës të transferuar në institucione të administratës, mund të emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit pasi paraqesin një kërkesë me shkrim.

Vendimi

Kryeministri Edi Rama

Vendim për

RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR TRASFERIMIN E PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT NË STRUKTURA TË TJERA SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 45/1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I

TRANSFERIMI I PUNONJËSVE TË POLICISË NË STRUKTURA TË TJERA SHTETËRORE

Transferimin e punonjësve të Policisë së Shtetit (këtu e në vijim punonjësit) në institucione të administratës shtetërore, në pozicione që mund të kryhen profesionalisht nga ana e tyre, të cilat:

a) për pozicionet e shërbimit civil rezultojnë të lira në mënyrë të përkohshme për arsye të parashikuara nga ligji;

b) për pozicionet jashtë fushës së veprimit të legjislacionit për nëpunësin civil rezultojnë vakante apo përkohësisht të lira.

Periudha kohore e transferimit të punonjësve në struktura të institucioneve të administratës shtetërore zgjat:

a) për sa kohë zgjat përkohshmëria e vakancës për pozicionet e shërbimit civil, por jo më shumë se 3 (tre) vjet;

b) për një periudhë deri në 3 (tre) vjet, për pozicionet e tjera jashtë shërbimit civil.

Punonjësit, të cilët transferohen në institucione të administratës shtetërore, emërohen përkohësisht në funksione në nivel ekuivalent me gradën e tyre policore, pas ekuivalentimit të gradës.

Titullarët e institucioneve kërkuese, të cilët paraqesin interes për emërimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në strukturat e tyre, për pozicione pune të cilat nuk janë pjesë e shërbimit civil, paraqesin kërkesën me shkrim pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke specifikuar kriteret dhe kërkesat që duhet të ketë punonjësi për të kryer detyrat funksionale.

Për rastet e përcaktuara në pikën 4, të këtij kreu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, për çdo funksion të kërkuar nga institucionet kërkuese, përzgjedh kandidaturën që plotëson kriteret e kërkuara dhe e përcjell atë tek institucioni kërkues së bashku me dokumentacionin shoqërues.

Institucioni kërkues, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e kandidaturës së propozuar sipas pikës 5, të këtij kreu, shpreh dakordësinë për pranimin ose jo të tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas marrjes së dakordësisë, nxjerr urdhrin e pezullimit të punonjësit. Urdhri i pezullimit i përcillet institucionit kërkues, i cili vijon me procedurën e emërimit.

Për pozicionet e punës, pjesë të shërbimit civil, përkohësisht të lira, njësitë e burimeve njerëzore të institucioneve kërkuese, të cilat kanë interes për emërimin e përkohshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit në strukturat e tyre, paraqesin kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Administratës Publike, duke specifikuar kriteret që duhet të ketë punonjësi për të kryer detyrat funksionale.

Departamenti i Administratës Publike, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, e përcjell atë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim dërgimin e kandidaturës që plotëson kriteret e kërkuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës, sipas përcaktimit të pikës 9, të këtij kreu, përcjell kandidaturën e përzgjedhur pranë Departamentit të Administratës Publike.

Departamenti i Administratës Publike, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike verifikon plotësimin e kritereve për emërim të përkohshëm dhe:

a) nëse kriteret plotësohen nxjerr aktin e emërimit të përkohshëm në pozicionin përkatës, një kopje të të cilit ia dërgon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

b) nëse kriteret nuk plotësohen, njofton Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për mosplotësimin e tyre.

Vlerësimi i performancës së punonjësit bëhet sipas procedurës së përcaktuar në legjislacionin që rregullon marrëdhënien e punës së pozicionit ku punonjësi i policisë është transferuar.

KREU II

RIKTHIMI NË POLICINË E SHTETIT TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT TË TRANSFERUAR NË STRUKTURA TË TJERA TË ADMINISTARTËS SHTETËRORE

Punonjësit e Policisë së Shtetit të emëruar/transferuar në struktura të institucioneve të administratës shtetërore, sipas këtij vendimi, pas mbarimit të afatit, emërohen në detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, në përputhje me kualifikimin profesional dhe gradën policore që mbajnë.

Për rikthimin në strukturat e Policisë së Shtetit, institucioni në të cilin është emëruar punonjësi, i cili nuk është pjesë e shërbimit civil, paraqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kërkesën me shkrim për rikthimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka të drejtë që, për nevoja pune, të kërkojë rikthimin e punonjësit në Policinë e Shtetit, para plotësimit të afatit të transferimit, por jo më parë se 6 (gjashtë) muaj nga transferimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas marrjes së këkesës për rikthimin e punonjësit, procedon me emërimin e tij brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Për pozicionet e punës, të cilat përfshihen në shërbimin civil, njësia e burimeve njerëzore të institucionit kërkues, njofton Departamentin e Administratës Publike për përfundimin e afatit përkohshmërisë së pozicionit ku është emëruar punonjësi. Departamenti i Administratës Publike njofton Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për rikthimin e punonjësit.

Kur rikthimi në Policinë e Shtetit bëhet pas një periudhe mbi 1 (një) vit kërkohet vërtetimi i besueshmërisë.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Departamenti i Administratës Publike dhe strukturat e tjera shtetërore të cilat kanë në organikë funksione që mund të kryhen profesionalisht nga punonjës të Policisë së Shtetit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë appeared first on Albeu.com.