administrata Archives - Albeu.com

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.

Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.

Procedura kishte në objekt kontrate “Shërbimi i internetit dhe intranetit për agjencinë kombëtare të shoqërisë së informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit është 4.8 milionë euro dhe shërbimi parashikohet që të ofrohet për 730 ditë.

“Objektivi i Përgjithshëm i kontratës është instalimi, aktivizimi i shërbimit të Internetit dhe Intranetit për institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.

Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë periudhës së kontratës , për këtë arsye secili operator ekonomik ka përgjegjësinë e garantimit dhe disponueshmërisë së shërbimit në çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirëmbajtje të linjave fizike konform SLA-së”, thuhet në termat e referencës së procedurës.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./monitor/

The post AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro appeared first on Albeu.com.

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet
Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët
Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë.

Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit.

“Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan.

Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor.

“Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me specifikat për njohjen e problematikeve me zonën. Dhe konkursi me gojë ku janë parë aftësitë e tyre komunikuese dhe përgjegjësia që ata kanë. Kjo erdhi edhe si pasojë që kishin një pjesë e administratorëve për tu përshtatur me teknologjinë pasi janë shtuar shërbimet online”, shton më tej Llatja.

Sipas kryetarit të Bashkisë administratorët duhet të tregojnë vëmendje ndaj çdo problematike të komunitetit dhe të punojnë për promovimin e zonave të tyre sipas përparësive që ato kanë qofshin bujqësore apo turistike.

The post Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët appeared first on Albeu.com.

DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome
Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.

Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të publikuar te konsultimet publike.

Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.

“Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).

Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”, citohet në relacion.

Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, citohet në relacion.

Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.

“Nga një analizë e situatës, rezulton se për shkak të mungesave në ligjin 90, ka një tendence të shkëputjes së njësive të brendshme administrative të ministrive (drejtorive/drejtorive të përgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartësie më vehte. Kjo mungesë ka pas sjellë në disa raste krijimin e trupave/institucioneve të varësisë shumë të vogla, që nuk kanë realisht kapacitate për funksionimin e tyre ndarazi jashtë ministrisë mëmë. Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie, dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.

Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.

Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to, duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.

Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.

Projektligji propozon edhe dy ndërhyrje specifike sipas të cilave: i) “Drejtoria” bëhet niveli thelbësor i vendimmarrjes ekskluzive në një ministri dhe titullari i drejtorisë (drejtori) është ekskluzivisht përgjegjës për të gjithë vendimmarrjen brenda fushës së kompetencave të drejtorisë përkatëse, me përjashtim, sigurisht, të asaj vendimmarrjeje që i ngarkohet në mënyrë eksplicite me legjislacion menaxherëve të tjerë më të lartë (nëpunësve civilë të kategorisë të lartë drejtuese) ose vetë ministrit, dhe ii) përcaktohen një set rregullash të thjeshta që lejojnë delegimin brenda varësisë së një tipologjie vendimmarrjeje apo një vendimmarrjeje konkrete.

Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces.

The post DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ndarë në Facebook disa video, ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Ai denoncon se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të reagojë, pasi nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Denoncimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

Ndricim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.

Ky është krim elektoral.

Ky është krim zgjedhor.

Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

The post Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Të gjithë hajdutë/ Edi Rama: Është refren i përsëritur, administrata ka hijet e veta s’mund ta fsheh, kam pasur stres, por…
Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, u është përgjigjur akuzave se të gjithë në administratë “janë hajdutë”, duke theksuar se tashmë kjo frazë është bërë si refren.

Kreu i qeverisë deklaroi se administrata ka hijet e veta, duke shtuar se “do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë”.

Gjithashtu, Rama theksoi se krenari për të janë vlerësimet e vendeve të BE, për administratën që janë të angazhuar në procesin e integrimit në BE.

“Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet do ishte komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot. Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës”, tha Rama.

Ai theksoi se; “Ora e së vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde”.

“Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’. Dhe kur papritur filloi një tjetër këngë, më thoshin tanët që po ecim mirë, thosha ‘jo’. Filloi një muzikë, kryeministri i Holandës më tha “Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’.

Eh, kryeministri i Danimarkës “ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’.” Pastaj kryeministri i Spanjës, pastaj kur procesi hyri më thellë filluan ta thoshin qartësisht ata që “është një surprizë, administrata është shumë e përgatitur, njerëzit shumë serioz, negociatorët on the point, një vend perëndimor. Kjo gjëja më ka dhënë shumë krenari“, u shpreh kryeministri Rama.

The post Të gjithë hajdutë/ Edi Rama: Është refren i përsëritur, administrata ka hijet e veta s’mund ta fsheh, kam pasur stres, por… appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi/ Qeveria ndan 120 milionë lekë për administratën, ja kush përfiton
Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, pritet të miratohet gjithashtu edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës.

Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi, do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë.

Burime nga Ministria e Financave, thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit.

Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti, është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”.

Në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit, nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës.

Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti. Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu, i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë “Albcontrolit” ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

Me këtë rishikim buxheti, janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë, siç janë shpërblimet apo kredinë për “Albcontrol”. Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor, do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë.

E nga ana tjetër, janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë. Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti.

Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ, nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.

The post Zbardhet vendimi/ Qeveria ndan 120 milionë lekë për administratën, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton rregullat e reja për administratën/ Ja fasha kur punonjësit janë të detyruar të shkojnë në punë
Të gjithë punonjësit e Administratës Publike, do të kenë mundësi të garantojnë një balancë më të mirë mes jetës private dhe punës.

Qeveria ka miratuar futjen në fuqi të orarit fleksibël në punë, por me një fashë orari të detyruar nga ora 09:30-15:30 nga e hëna në të enjte dhe 09:30-13:00 të premten.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha se punonjësit e administratës mund të vijnë me herët në punë ose edhe më vonë.

“Miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe institucionet e pushtetit vendor.

Parashikohet për herë të parë konceptimi në legjislacion konceptimi i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja prezantoi edhe rregullat e reja për akordimin e pushimeve vjetore jo vetëm për punonjësit e administratës, por edhe për sektorin privat.

“Ky vendim përcakton edhe disa rregulla për akordimin e pushimeve vjetore. Kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga sekretari i përgjithshëm tek drejtuesi i departamenti i burimeve njerëzore për të optimizuar procesin e dhënies së lejeve. Dëshiroj të theksoj se më 26 korrik Kuvendi miratoi ndryshimet në kodin e punës për të garantuar një tjetër element fleksibël në mënyrën si menaxhohet gjithë procesi i pushimeve për të gjithë punonjësit e administratës publike, por jo vetëm edhe për sektorin privat. Në ndryshimet e kodit të punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak sesa një javë kalendarike. Është përcaktuar që kohëzgjatja vjetore e pushimeve është 22 ditë pune ku janë shtuar edhe dy ditë ekstra për të gjithë punonjësit”, u shpreh ministrja.

The post Qeveria miraton rregullat e reja për administratën/ Ja fasha kur punonjësit janë të detyruar të shkojnë në punë appeared first on Albeu.com.

Qeveria ndryshon “mendje” dhe vjen me një propozim të ri: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët
Qeveria ka ndërmarrë një nismë ku propozon ndryshime të orarit të punës për punonjësit e administratës, duke i dhënë atyre liri të plotë që të zgjedhin kur duan të punojnë. Në propozimin e bërë publik ditën e sotme, thuhet se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten.

Ndërkohë, fashën e orareve se kur duan të vijnë në punë mund ta zgjedhin vetë, mjafton që puna të mos lihet bosh çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Sipas ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdenit që ka propozuar këtë nismë, qëllimi është efikasiteti në administratën publike dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës. Ato hedhin poshtë që këto ndryshime janë bërë për shkak të temperaturave të ditëve të fundit, siç është raportuar në disa media.

“Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.

Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë.

Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet në institucionet e administratës shtetërore:

•  Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

•  Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).

•  Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës. Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë”, thuhet në punë.

The post Qeveria ndryshon “mendje” dhe  vjen me një propozim të ri: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët appeared first on Albeu.com.

Temperaturat ekstreme në vendin tonë/ Qeveria ul orët e punës për administratën
Prej disa ditësh, vendi ynë  është  përfshirë nga temperatura të  larta. Ndërkohë, qeveria ka vendosur që të shkurtojë orarin e punës në administratë.

Ky vendim, pritet të miratohet ditën e nesërme, ku parashikon që orari i punës të jetë nga 9.30 deri 15:30 dhe të premten 9.30-13:00.

Siç e theksuam edhe më lart, Shqipëria po përballet me temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C.

Sinoptikanët e kanë quajtur “ferr mbi tokë” atë që po ndodh me motin, ku temperatura kanë shënuar vlerat maksimale deri në 43 gradë

The post Temperaturat ekstreme në vendin tonë/ Qeveria ul orët e punës për administratën appeared first on Albeu.com.