administrata publike Archives - Albeu.com

Shërbimet online, por administrata publike arrin në mbi 185 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 186,581 persona, teksa numri mesatar për të gjithë vitin 2025 ishte 185,386 punonjës.

Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT, në krahasim me vitin 2024 administrata publike u zgjerua me rreth 3 mijë punonjës ose me 1.6% më shumë, duke shënuar nivelin më të lartë në që nga viti 2002.

Në vitin 2002, vendi numëronte mbi 3 milionë banorë dhe shërbehej nga rreth 186 mijë punonjës publikë.

Vitin e kaluar, 23 vite më pas popullsia ka pësuar një rënie drastike prej 22%, duke zbritur në rreth 2.36 milionë banorë, një tkurrje që reflekton plagët e emigrimit dhe rënies së lindshmërisë.

Megjithatë, në vend që të ndiqte këtë trend rënës apo të reflektonte automatizimin e shërbimeve përmes investimeve qindra miliona eurosh në platforma digjitale, numri i punonjësve në administratë ka shënuar rritje të shpejtë sidomos pas vitit 2018.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth mbi 185 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 125.7 miliardë lekë.

Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 76 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Të dhënat e tjera të Eurostat, tregojnë se shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak se shumë shërbime tashmë mund të merren vetëm online. 78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Të dhënat e tjera të Eurostat, tregojnë se shqiptarët e përdorin qeverisjen më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit.

Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore këtë vit.

Kalimi i shërbimeve online duhet të kishte sjellë një administratë më të vogël, por shifrat dëshmojnë se për çdo qytetar që largohet nga vendi, barra e administratës mbi ata që mbeten bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Në vitin 2003, kishte rreth 16 banorë për çdo punonjës shteti, ndërsa në vitin 2025 ky raport pritet të ngushtohet në më pak se 13 banorë për një punonjës, duke e kthyer sektorin publik në një strukturë të fryrë që nuk i përgjigjet realitetit të ri demografik dhe as modernizimit të paguar shtrenjtë nga taksapaguesit./ Monitor

The post Shërbimet online, por administrata publike arrin në mbi 185 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve appeared first on Albeu.com.

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publik,e u shtua me 1109 persona.

Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387 persona në fund të muajit mars.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

Punësime elektorale

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore”, shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal”, shton Krasniqi.

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten”.

Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian”.

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet”.

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit”, duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet”.

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane”.

Ai kujton se; “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë”.

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale”.

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj.

Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Përfundim

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare.

Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës.

Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT./Faktoje.al

The post Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit appeared first on Albeu.com.

Rritja e pagave në administratë, gazetari reagon ashpër: Vendim i vonuar duhet të ishte bërë më parë
Mbremjen e sotme në një emision televiziv është diskutuar mbi rritjen e pagave në administratën publike, që nis prej muajit qershor.

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se paga mesatare e administratës do të shkoje në 900 euro. Shtesa që punonjësit e administratës do të përfitojnë në muajin korrik llogaritet nga 7 deri në 30%. Mjekët dhe mësuesit pritet të jenë dy kategoritë që do të përfitojnë më shumë nga rritja e pagave.

Gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi tha se Qeveria po përgatit vendimin që plotëson aktin normativ për rritjen e pagave. Sejdarasi shprehet se ministri i Financave ka deklaruar se në Kuvend do të paraqitej struktura e plotë e pagave në administratë, por tani jemi në qershor dhe kjo strukturë nuk është paraqitur.

Sejdarasi tha gjithashtu se një problem ishin pagat e pushtetit vendor, që ishin të ndara në shumë kategori. Sipas tij, tashmë një punonjës i Bashkisë Klos, le të themi, do të marrë të njëjtën pagë si një punonjës bashkie në Tiranë.

Dorian Teliti, ekspert për çështjet ekonomike pranë PD, tha se ky është një hap i vonuar i Qeverisë përsa i takon rritjes së pagave. “Më së fundmi qeveria ka marrë inisiativën për rritjen e pagave, por nuk është e mjaftueshme dhe e vonuar. Ky hap duhej të ndërmerrej përpara se të kishim një hemoragji, pra largim të shqiptarëve. E vlerësojmë faktin se po rriten pagat, por efektet sot janë më të pakta se ato që do të kishim nëse do të rriteshin pagat kohë më parë”, tha Teliti.

Ai u shpreh se fillimisht Qeveria rriti pagat e politikës, ndërsa në rastin e administratës nuk kemi parë ende vendimin për rritjen e pagave. “Rritën pagat e Presidentit, ministrave, politikanëve, ndërsa për administratën janë të vonuar”, tha Teliti. Sipas tij, në total këtë vit janë 110 mln euro për rritjen e pagave të 130 mijë punonjësve të administratës, ndërkohë janë 140 mln euro për ato kontratat koncensionare.

Por gazetari Sejdarasi në një replikë me Telitin tha se rritja e pagave të niveleve politike u bë me konsensus. “Kanë votuar pro 97 ose 95 deputetë, pra janë vota edhe nga opozita”, tha Sejdarasi.

The post Rritja e pagave në administratë, gazetari reagon ashpër: Vendim i vonuar duhet të ishte bërë më parë appeared first on Albeu.com.

Kolaps personeli? Administrata publike në Gjermani në krizë
Disa sindikata të administratës së shërbimit publik në Gjermani kanë ngritur alarmin. “Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW pët grupin mediatik Funke. Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se “në të gjithë sektorët e policisë mungojnë policët”. Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar. “Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha landet, edhe Policia Federale dhe Zyra Federale e Kriminalistikës”.

360.000 vende të pazëna në shërbimin publik shtetëror

Kreu i Shoqatës së Nëpunësve, dbb Ulrich Silberbach po ashtu vëren, se nëse “nuk ecim përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit.”

Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të pazëna në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Merbitz është shprehur se prej vitesh sistemi arsimor nuk është financuar sa duhet, “me pasoja dramatike”. Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshte ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore. “Kjo çon shpesh në një rreth vicioz të mbingarkesës së personelit nga mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesë fuqie punëtore nga mbingarkesa”, thotë Merbitz, sepse shumë të punësuar në këtë sektor dalin me orar të shkurtuar për të shmangur stresin personal.

Edhe mungesa e policëve ndjehet sidomos në sektorin e kontrollit të trafikut, thotë Mertens. “Pasoja është një rrezik më i vogël i kapjes së rasteve të shkeljes së rregullave që reflektohet negativisht në statistikën e aksidenteve.”/dw

The post Kolaps personeli? Administrata publike në Gjermani në krizë appeared first on Albeu.com.

Gjithçka online, por teksa zgjedhjet afrojnë nis fryrja e administratës publike me punonjës
Numri i punonjësve në administratën publike po vjen në rritje vit pas viti, edhe pse një seri shërbimesh tashmë jepen online.

Me digjitalizimin e shërbimeve, administrata publike duhet të reduktohej pasi edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e rrjeteve teknologjike janë rritur.

INSTAT raportoi se në tremujorin e fundit të vitit 2022, administrata publik arriti në 184,396 persona ose 2,036 të punësuar më shumë në tremujorin e tretë, teksa punësimi në sektorin privat për të njëjtën periudhë krahasimi pësoi tkurrje e mbi 10 mijë persona.

Në sektorin privat, punësimi ka cikël sezonal. Një numër më i madh personash punësohen gjatë sezonit të verës nga maji në shtator për shkak të kërkesës nga turizmi dhe bujqësia. Në të kundërt, në sektorin shtetëror punësimi nuk lidhet me sezone, por me zgjedhje.

Gjithmonë në prag të zgjedhjeve ka një tendencë për të fryrë administratën me punonjës qoftë edhe të përkohshëm. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, punësimi në administratën publike jo vetëm që u rrit në krahasim me tremujorin e tretë, por edhe me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Përvojat e kaluara tregojnë se punësimi në Administratën Publike në prag të zgjedhjeve rritet ndeshëm sidomos në ndërmarrjet e pastrimit dhe gjelbërimit dhe në ujësjellës.

P.sh. më 2021, kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti. Më 14 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal teksa, punësimi në shtet pritet të rritet më tej në tremujorin aktual.

Pesha e shtetit në ekonomi është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsimi, shëndetësia dhe aktivitet të punës sociale në totalin e PBB-së shënuan rritje me 2.5 pikë përqindje nga viti 2005 në vitin 2020.

Në vitin 2009 administrata publike formonte 9.7% të totalit të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12.4%.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte i treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2%, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.

Në vitin 2005, administrata publike ishte sektori i katërt më i madh, pas bujqësisë, tregtisë dhe ndërtimit./monitor

The post Gjithçka online, por teksa zgjedhjet afrojnë nis fryrja e administratës publike me punonjës appeared first on Albeu.com.

Aksion në administratën publike, në pranga 3 zyrtarë dhe 8 përfitues tenderash
11 persona, 3 zyrtarë komunash dhe 8 përfitues subvencionesh kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pas një aksioni në gjashtë komuna të vendit.

Aksioni është zhvilluar në Pejë, Istog, Deçan, Viti , Suharekë dhe Ferizaj, dhe për 11 të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot më 29.06.2022, kanë organizuar operacionin policor në disa komuna të Republikës se Kosovës (Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj). Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./albeu.com

The post Aksion në administratën publike, në pranga 3 zyrtarë dhe 8 përfitues tenderash appeared first on Albeu.com.

Qeveria njofton 850 vende të lira pune në administratë në këto fusha
Qeveria, në mbledhjen e sotme ka miratuar një vendim për planin vjetor të pranimit në administratë.

850 është numri i punonjësve që parashikohet që të rekrutohen në disa kategori duke filluar nga drejtues deri te specialisti i thjeshtë.

230 punonjës do të pranohen vetëm në Kadastër si operatorë skanimi dhe dixhitalizimi të kartelave.

VENDIMI I PLOTE

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 3;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) Për kategorinë ekzekutive 604.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria njofton 850 vende të lira pune në administratë në këto fusha appeared first on Albeu.com.

Merret vendimi për shpërblimin e fundvitit për administratën publike, përfitojnë vetëm tre kategori
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për shpërblimin e fundvitit për administratën publike.

Është marrë vendim që shpërblim do të marrin vetëm tre kategori, ndërsa të tjetër do të jenë të përjashtuar nga skema.

Vendimi:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.

Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

/albeu.com/

The post Merret vendimi për shpërblimin e fundvitit për administratën publike, përfitojnë vetëm tre kategori appeared first on Albeu.com.

Shefa e drejtorë, administrata hap dyert për ekspertë të fushave të ndryshme
Administrata ka hapur dyert për ekspertë nga fusha të ndryshme, përfshi këtu edhe për pozicionin e shefave apo drejtorëve.

Sfidat në teknologji dhe puna me Bashkimin Europian e ka bërë administratën publike që të ketë nevojë për punonjës të kualifikuar.

Qeveria ka vendosur që të vërë në dispozicion të tyre, pozicione drejtuese si shef sektori apo drejtorë, që të joshë ekspertët e duhur.

Agathi Nano, Drejtore e Rekrutimeve në DAP shpjegon se kush janë kategoritë që ftohen në këto konkurse.

Sistemi ynë universitar nuk prodhon një sërë profilesh të nevojshme për kohën.

Gjithsesi, shefja e rekrutimeve në DAP, siguron se mundësia e parë në këto konkurse do t’u jepet nëpunësve civile që janë brenda sistemit.

Ligji lejon që vetëm 20 % e rekrutimeve në administratën publike mund të merret nga jashtë shërbimit. Pjesa tjetër duhet të respektojë karrierën e brendshme të punonjësve me status./albeu.com/

The post Shefa e drejtorë, administrata hap dyert për ekspertë të fushave të ndryshme appeared first on Albeu.com.

“Fryrja” e administratës publike, 185 mijë punonjës në shtet! Numri më i lartë që nga 2002
Administrata publike vijon të “fryhet” me punësime të reja vit pas viti.

Ky dit do i shtojë administratës shtetërore edhe 12 mijë punonjës të tjerë.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave raportojnë se sektori publik në vend arriti në 185 mijë punonjës në fund të Qershorit 2021, me një rritje prej 12 mijë të punësuarish ose 7% në krahasim me Qershorin e vitit 2020.

Në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet, numri i të punësuarve ishte 164 mijë.

Sipas të dhënave zyrtare çdo i punësuar i ri kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj. Dhe po sipas INSAT numri i të punësuarve në pushtetin lokal pas reformës territoriale u rrit me 8100 punonjës./albeu.com

The post “Fryrja” e administratës publike, 185 mijë punonjës në shtet! Numri më i lartë që nga 2002 appeared first on Albeu.com.