abuzim 16 vjecare Archives - Albeu.com

Abuzimi i 16-vjeçares në Përmet/ Arrestohen edhe dy punonjësit e policisë, njëri e ngacmoi seksualisht, tjetri e kanosi për dhënien e pasurisë
Policia e Gjirokastrës zbardh dinamikën e rastit të rëndë në Përmet ku një 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite me radhë nga njerku i saj polic, një 55-vjeçar.

Pas publikimit të rastit njerku polic u shkarkua menjëherë nga detyra dhe u arrestua. Ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim edhe një tjetër polic, një 53-vjeçar, pasi dyshohet se edhe ai ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.

“Është shpallur në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi”, njofton Policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi K. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime me të miturën.

Lidhur me rastin Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë, për njerkun e 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, dhe për shtetasin me iniciale A.A 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë. E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Duke marrë indicie nga një postim në rrjetin social Facebook, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër filluan verifikimet dhe si rezultat u identifikuan personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Duke qenë se kishte dyshime se ishin të përfshirë edhe punonjës policie, është kërkuar bashkëpunimi i strukturave Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, në bashkëpunim me AMP-në, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat e dyshuar dhe dëshmitarë në ambientet e DVP Gjirokastër.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, në zbatim të urdhrave të prokurorit:

-u vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën;

-u vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. 46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2;

-u shpall në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë (të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale), pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor P. B., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Inspektor A. A., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Më tej, me qëllim trajtimin e plotë ligjor dhe të paanshëm të këtij rasti, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë.

E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Abuzimi i 16-vjeçares në Përmet/ Arrestohen edhe dy punonjësit e policisë, njëri e ngacmoi seksualisht, tjetri e kanosi për dhënien e pasurisë appeared first on Albeu.com.