abetare e perbashket Archives - Albeu.com

Prezantimi i abetares unike Shqipëri – Kosovë, ministrja Kushi: Tekst unik për të gjitha trevat shqiptare
Sot në Tiranë është prezantuar abetarja e përbashkët që do të mësojnë nxënësit në Shqipëri dhe Kosovë. Në fjalën e saj, ministrja Evis Kushi tha se gjuha shqipe është ajo që na bashkon si komb.

Ministrja u shpreh se ky ishte një tekst i shumëpritur si për nxënësit e dy popujve tanë. Kushi përveç suksesit përmendi edhe sfidat, ku më kryesorja sic tha ajo është një abetare e unifikuar për gjithë trevat shqiptare.

Kushi tha nder te tjera, se “ky moment është edhe fillimi i një faze të re në përpjekjet tona për të forcuar gjuhën shqipe”.

“Gjuha shqipe na bashkon si komb. Që nga koha e abetares së parë, brez pas brezi abetarja është libri që lë gjurmë tek cdo njeri. Ajo na ka mësuar jo vetëm shkrim dhe lexim por na ka vërë më të vetëdijshëm prandaj ne punuar me shumë dashuri për këtë abetare. Jemi të lumtur që sot ia dolëm që në Shqipëri dhe Kosovë të kenë në duar abetaren e përbashkët unike. Një abetare cilësore dhe me përmbajtje dixhitale dhe që reflekton të gjitha zhvillimet e kohës.

Ky moment është edhe fillimi i një faze të re në përpjekjet tona për të forcuar gjuhën shqipe. Ne kemi realizuar shumë punë të mira për popujt tanë.

Kemi sfida të vështira, emigracioni, globalizimi, nevoja për të mësuar gjuhët e huaja. Për këto arsye sfida jonë është e madhe për të bërë përpjekje për ta ruajtur gjuhën shqipe, ashtu sic na i kanë trashëguar.

Ajo që më gëzon shumë sot është që përveçse kemi ministren e Kosovës së arsimit ne kemi edhe ministrin e Arsimit të Maqedonisë së Veriut, i cili ka shprehur dëshirën që të përfshihet në këtë nismë kaq të bukur. Një abetare e unifikuar për të gjitha trevat shqiptare i kalon përmasat e aspektit gjuhësor, sepse është një arritje e kombit shqiptar”, tha ministrja Kushi.

The post Prezantimi i abetares unike Shqipëri – Kosovë, ministrja Kushi: Tekst unik për të gjitha trevat shqiptare appeared first on Albeu.com.

Abetarja e përbashkët Kosovë –Shqipëri, sot ceremonia e përurimit
Ditën e sotme do të organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.Në orën 10:00 do të kryehet përurimi i abetares së unifikuar me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Ajo është botuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ndërsa autorë janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu. Shpërndarja e saj do të nisë në zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve për të qënë në duart e voglëushëve më 12 shtator.

The post Abetarja e përbashkët Kosovë –Shqipëri, sot ceremonia e përurimit appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 shtatori fëmijët do të kenë një Abetare të përbashkët
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Abetarja e përbashkët pritet të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022

Shtëpitë botuese ‘Pegi’ nga Shqipëria dhe ‘Dukagjini’ nga Kosova janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Përzgjedhja e shtëpive botuese fituese është bërë më 31 maj dhe ka pasur një periudhë prej 15 ditësh për ankesa, shkruan dukagjini.com.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Ndërkaq, më 20 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se botuesi për botimin e Abetares së përbashkët tashmë është zgjedhur.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, Rama ka theksuar se faza e parë lidhur me botimin e Abetares së përbashkët tashmë ka përfunduar.

I pari i qeverisë shqiptare ka potencuar se e njëjta do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera ku ka shqiptarë.

“E kemi fituesin e Abetares. Ka mbaruar faza e parë. Do ta dërgojmë këtë Abetare edhe në Maqedoni dhe në shtetet e tjera për rreth ku ka shqiptarë”, është shprehur Rama.

Ndërkaq, më 7 korrik, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) në Shqipëri, në një komunikatë, ka bërë të ditur se në vijim të punës për përmbushjen e kritereve teknike të tekstit të vetëm të përbashkët, i ka bërë thirrje Shtëpisë Botuese ‘Pegi’, për t’i dërguar pesë kopje fizike dhe digjitale të tekstit “Abetare” dhe fletores së punës në Komisionin e Përbashkët në këtë ministri, në mënyrë që të miratohet ky tekst.

Më 26 nëntor 2021, Shqipëria dhe Kosova morën vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Ndërkaq, më 21 dhjetor të po atij viti, ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, së bashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, kishin nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetareje të përbashkët në dy shtetet.

Më 28 janar të vitit 2022, Ministria e Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, kishin hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës.

Kështu kishte bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Një gjuhë, një Abetare…Pas një pune të përbashkët të Komisionit për organizimin e konkursit për Abetaren e re, Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët ‘Abetare’, të shoqëruar me fletoren e punës”, kishte shkruar Nagavci.

Ajo kishte ftuar shtëpitë botuese nga të dyja shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Abetarja mbarëkombëtare ishte promovuar si ide, ne takimin e përbashkët mes dy qeverive, në Prizren, nga kryeministri i atëhershëm në Shqipëri, Sali Berisha dhe ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksti fitues për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte përzgjedhur më 24 prill të vitit 2012.

Abetare kjo që kishte katër bashkautorë, Shezai Rrokajn dhe Mimoza Gjokutajn nga Shqipëria, si dhe Islam Krasniqin dhe Saranda Kumonova-Pozhegun nga Kosova.

Ndërkaq, në këtë ceremoni, pas bërjes së abetares së përbashkët, Shqipëria dhe Kosova ishin dakorduar që në vazhdimësi të ketë edhe unifikim të teksteve të tjera shkollore./Monitor

The post Marrëveshja Kosovë-Shqipëri, nga 1 shtatori fëmijët do të kenë një Abetare të përbashkët appeared first on Albeu.com.

U mor vendimi për abetare të përbashkët, ministrja kosovare: Ne e respektuam, Shqipëria jo!
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova e ka respektuar vendimin që ishte marrë para dy vitesh për abetaren e përbashkët me Shqipërinë, por thotë se Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”, ka deklaruar Nagavci në emisionin “Mirëmëngjes”.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen./Express

The post U mor vendimi për abetare të përbashkët, ministrja kosovare: Ne e respektuam, Shqipëria jo! appeared first on Albeu.com.