abduxhiku Archives - Albeu.com

Biseda Kurti-Abdixhiku përfundon pa marrëveshje dhe me shumë paqartësi
<html><head></head><body>

Takimi më shumë se treorësh i zhvilluar të martën mes Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, nuk solli rezultat konkret. Sipas analistes politike Donika Emini, nga bisedimet dolën më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.

Ky ishte takimi i dytë i kryeministrit në detyrë, Kurti, me kreun e LDK-së, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje rreth krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit.

Dy liderët nuk arritën pajtim politik, ndonëse deri në seancën për konstituimin e Kuvendit të ri kishin mbetur vetëm dy ditë. Megjithatë, ata i përshkruan diskutimet si të mira dhe sinjalizuan se dialogu mund të vazhdojë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL), Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, vlerëson se takimi nuk prodhoi ndonjë marrëveshje konkrete politike, por, përkundrazi, ngriti më shumë pyetje sesa dha përgjigje.

Kurti ka tentuar të zhvillojë bisedime me të gjitha subjektet opozitare shqiptare. Sidoqoftë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë refuzuar ofertat e tij për takim, duke vendosur të mbeten në opozitë.

Në këto rrethana, LDK-ja mbetet alternativa e vetme e Kurtit për një marrëveshje të domosdoshme që do ta nxirrte Kosovën nga kriza politike dhe institucionale, e cila po zgjat prej pothuajse dy vjetësh.

LVV-ja ka fituar 53 ulëse në Kuvend. Duke marrë parasysh edhe bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e komuniteteve joserbe, të cilat kanë 10 vende, ai pritet të sigurojë të paktën 61 votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Situata është më e ndërlikuar kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pasi vlefshmëria e votimit kërkon praninë e 80 deputetëve në Kuvendin prej 120 ulësesh.

Nëse arrihet marrëveshje me LDK-në, e cila ka fituar 18 vende, numri i votave do të shkonte në të paktën 81. Kjo do të mjaftonte për zgjedhjen e presidentit të ri, me kusht që së paku 80 deputetë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Dy pozitat e përfshira në tryezën e diskutimeve, ajo e kryetarit të Kuvendit dhe ajo e presidentit, kanë shtuar edhe më shumë paqartësitë rreth një marrëveshjeje të mundshme.

Posti i presidentit duket se përbën çështjen më të ndjeshme në negociatat ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut. Pas takimit të së martës, Kurti përsëriti disa herë se për këtë detyrë duhet një figurë konsensuale, megjithëse të dy udhëheqësit deklaruan se nuk kishin diskutuar për këtë pozitë.

Sipas Kurtit, presidenti i ardhshëm nuk duhet të shndërrohet në polin e katërt të pushtetit dhe as të ketë profil partiak, çka do të thotë se nuk duhet të jetë “i përfshirë në polemikat ditore”.

Emini thotë për REL-in se, nëse ky vazhdon të jetë kriteri i Kurtit, atëherë “kjo automatikisht e nxjerr jashtë ekuacionit Vjosa Osmanin”, kandidaten e LDK-së për presidente.

Analistja kujton gjithashtu se vetë Osmani ka deklaruar më parë se nuk dëshiron që krijimi i institucioneve të mbetet peng i ambicieve për postin e presidentes.

Sipas Eminit, ish-presidentja e Kosovës mund edhe “të synojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, meqë politiken e jashtme e ka prezantuar karakter të saj politik”.

Pas takimit, Abdixhiku sinjalizoi se LDK-ja nuk është e interesuar ta marrë drejtimin e Kuvendit të Kosovës, pasi këtë pozitë e përshkroi si “ceremoniale”.

Emini e kundërshton këtë vlerësim të liderit të LDK-së, duke argumentuar se funksioni i kryetarit të Kuvendit nuk kufizohet vetëm në një rol ceremonial.

Ajo thekson se, veçanërisht gjatë krizave institucionale, kryetari i Kuvendit ushtron kompetenca të rëndësishme kushtetuese. Rëndësia e tij shtohet edhe më shumë nëse presidenti mungon ose nëse zgjedhja e tij vonohet.

Seanca konstituive

Seanca për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit është caktuar për paraditen e së enjtes. Partia në pushtet nuk pritet të hasë vështirësi për ta përfunduar me sukses këtë proces, por dilema është nëse po mbaron koha për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë që do të përfshinte edhe postin e presidentit.

Sipas Eminit, konstituimi i Kuvendit nuk vihet në dyshim. Paqartësia lidhet me ekzistencën e një marrëveshjeje të plotë politike dhe, më konkretisht, me faktin nëse LVV-ja dhe LDK-ja i kanë votat e nevojshme edhe për zgjedhjen e presidentit.

Ajo paralajmëron se, edhe nëse LVV-ja dhe LDK-ja arrijnë marrëveshje, mbetet e pasigurt nëse kandidati për president do të ketë mbështetje të mjaftueshme, për shkak të përçarjes së brendshme në LDK.

Abdixhiku nuk gëzon përkrahje të fortë brenda partisë së tij. Gjatë këtij viti ai është përballur me dy votëbesime, ndërsa rasti më i fundit ndodhi javën e kaluar, kur arriti t’i mbijetojë procesit për një fije floku dhe u rikonfirmua në krye të LDK-së.

Prej kohësh, rreth shtatë nga 18 deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar largimin e kryetarit të tyre.

Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda dy muajve të ardhshëm, Kosova do të shkonte drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato do të ishin zgjedhjet e katërta brenda dy vjetësh.

Emini vlerëson se, në mungesë të një strategjie të qartë edhe për këtë fazë, vendi rrezikon të hyjë sërish në të njëjtin rreth: institucione të krijuara vetëm pjesërisht, pa zgjidhje për presidentin, një bllokadë tjetër institucionale dhe, në fund, zgjedhje të reja.

Sipas saj, një zhvillim i tillë do të nënkuptonte për Kosovën edhe një vit tjetër të humbur në aspektin politik. / REL

</body></html>

The post Biseda Kurti-Abdixhiku përfundon pa marrëveshje dhe me shumë paqartësi appeared first on Albeu.com.