abdikim Archives - Albeu.com

Sindroma e Abdikimit, pse disa njerëz ndjekin verbërisht liderët politikë apo fetarë?
Nga Steve Taylor/ “Psychology Today”

Disa vite më parë shkrova një artikull me titull “Sindroma e Abdikimit”, në të cilin u përpoqa të shpjegoja fuqinë e disa udhëheqësve të kulteve fetare, guru-ve të korruptuar dhe udhëheqësve politikë mbi ndjekësit e tyre.

Këta të fundit heqin dorë nga përgjegjësia për jetën e tyre, nga vullneti i tyre, dhe ofrojnë njëpërkushtim të pakushtëzuar ndaj udhëheqësve. Ata u binden urdhrave të tyre, pa e vrarëmendjen mbi pasojat, sikur të jenë gati të hipnotizuar.

Pavarësisht se sa keq sillen liderët, ndjekësit e tyre gjithmonë gjejnë një justifikim, për të ruajtur imazhin e pagabueshmërisë që kanë ndaj tyre. Unë argumentoj se kjo “Sindromë e Abdikimit” buron nga dëshira e pavetëdijshme e disa njerëzve për t’u rikthyer në gjendjen e fëmijërisë së hershme, kur prindërit e tyre ishin figura të pagabueshme, të plotfuqishëm, që e kontrollonin jetën e tyre dhe i mbronin nga bota.

Ata po përpiqen që ta ringjallin atë gjendje fëmijërie të përkushtimit dhe papërgjegjshmërisë së pakushtëzuar. Për ta nuk ka nevojë që të mendojnë vetë, sepse udhëheqësi i tyre i di të gjitha përgjigjet. Nuk ka nevojë që të shqetësohen për asgjë, sepse mësuesi do të sigurojë gjithçka që u nevojitet.

Ata nuk ndihen më të pasigurt, të paplotë apo të hutuar. Ata thjesht shijojnë dashurinë dhe mbrojtjen e mësuesit, siç bënin dikur me prindërit e tyre. Në librin tim të ri “DisConnected”, e përshkruaj me detaje të reja “Sindromën e Abdikimit”. Ndër të tjera shpjegoj se sindroma është aq shumë e fuqishme, sa që çon në një gjendje specifike të ndryshuar të ndërgjegjes, ose siç mund ta quajmë ne, në një gjendje të abdikuar të vetëdijes.

Një herë bisedova me një mësues shpirtëror (guru) të njohur. Meqë mbërrita më herët sesa orari i takimit, u enda nëpër selinë e tij duke parë librat dhe objektet e tjera të qendrës.  Bisedova edhe me një nga ndjekësit e mësuesit, i cili më shqetësoi paksa me shikimin e tij të zbrazët dhe admirimin fëmijëror që kishte ndaj mësuesit të tij.

“Ai është njësh! Është gjithçka që kam kërkuar. Që kur e ndjek atë gjithçka ka shkuar shumë mirë në jetën time”- më tha plot entuziazëm. M’u kujtua se e kisha ndeshur edhe më herët atëlloj shikimi të zbrazët. Disa vite më parë, një e njohura ime më ftoi mua dhe të dashurën time të merrnim pjesë në një seminar të grupit të saj shpirtëror.

E kuptova menjëherë se ajo gjë nuk ishte për mua. U zhgënjeva nga nderimi i madh që ata treguan për mësuesin e tyre (që në fakt nuk ishte i pranishëm). Sa herë që përmendnin emrin e tij, një buzëqeshje e madhe shfaqej në fytyrat e tyre, tamam si adoleshentë të dashuruar.

Po ashtu, unë u habita jo pak nga cilësia e dobët e mësimeve, të cilat ishin kryesisht jo koherente dhe plot klishe. Por ajo që më shqetësoi më shumë, ishte shikimi i zbrazët i secilit prej tyre. Çdokush, miqtë apo të afërmit e atij që i është bashkuar një kulti, do ta njohë këtë shikim të ngjashëm me ekstazën.

Siç vuri në dukje një ish–pjesëtar i Kishës së Unifikimit për anëtarët e grupit:”Ata të gjithë kishin sy të qelqtë, si dy vezë, që hapeshin aq shumë saqë dukej sikur bebëzat do u pëlcisnin”. Në fakt, ky shikim “me sy të qelqtë” është investiguar nga studiuesit.

Sociologu Benjamin Zablocki e përshkroi këtë “vështrim të zymtë, të tërhequr” – së bashku me një buzëqeshje të frikshme të ngrirë – si një shenjë klasike të shpëlarjes së trurit apo “nënshtrimit konjitiv ekstrem”. Sociologu tjetër Mark Galanter, besonte se “vështrimi i qelqtë” ka një efekt izolues. Ai përcakton kufijtë e grupit dhe i largon të huajt.

Por nga këndvështrimi im, shikimi me “sy të qelqtë” është një shenjë e sigurt e “Sindromës së Abdikimit”. Ai është vështrimi i njerëzve që kanë hequr dorë nga përgjegjësia për jetën e tyre dhe janë kthyer në gjendjen e përkushtimit si fëmijë ndaj një figure atërore.

Kjo gjendje e abdikuar e ndërgjegjes është e ngjashme me hipnozën. Tek e fundit, tipari thelbësor i hipnozës, është se një person heq dorë nga vullneti i tij dhe e lejon hipnotizuesin të marrë përsipër “funksionet ekzekutive” të mendjes, të cilat menaxhojnë sjelljen tonë dhe kontrollojnë vendimet dhe emocionet tona.

Unë jam pak ngurrues për të përdorur termin “shpëlarje truri” në këtë kontekst, pasi kjo nënkupton se anëtarët e kultit janë viktima të pafajshme të liderëve keqdashës. Në librin tim të ri, unë sugjeroj që udhëheqësit e kultit, gurutë e korruptuar dhe udhëheqësit politikë autoritarë janë personalitete “që nxitin një shkëputje të madhe nga bota” dhe që dëshirojnë pushtet dhe admirim.

Ashtu si me hipnozën – kur një subjekt e lejon hipnotizuesin të marrë përsipër vullnetin e tij Sindroma e Abdikimit është (të paktën në fillim) një marrëveshje midis ndjekësit dhe udhëheqësit. Ndjekësi ka një nevojë psikologjike për të adhuruar dikë, ndërsa udhëheqësi ka nevojë psikologjike për t’u adhuruar.

Është një marrëveshje midis një personi që dëshiron të marrë rolin e fëmijës dhe një personi që dëshiron të marrë rolin e prindit. Sindroma e Abdikimit nuk sjell një përfundim të mirë. Ashtu si të gjitha marrëdhëniet toksike, marrëdhënia midis liderëve autoritarë dhe ndjekësve të tyre të nënshtruar, është e dënuar të shkojë keq që në fillim.

Sepse ajo bazohet në patologji nga të dyja anët:hiper–ndikim e liderëve, dhe pasiguria dhe papjekuri psikologjike e ndjekësve të tyre. Po ashtu, është një marrëdhënie shumë e paqëndrueshme, për shkak të hendekut gjigant midis liderit (me bashkëpunëtorët e tij) dhe ndjekësve të tij të nënshtruar. Çdo patokraci – në formën e një kulti ose një qeverisje – çon në mënyrë të pashmangshme drejt konfliktit, kaosit dhe vetë-shkatërrimit.

The post Sindroma e Abdikimit, pse disa njerëz ndjekin verbërisht liderët politikë apo fetarë? appeared first on Albeu.com.