ABC Archives - Albeu.com

Jimmy Kimmel pas pezullimit: Është e rëndësishme që jetojmë në një vend që na lejon të kemi një shfaqje si kjo
Komediani dhe prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel, u rikthye të martën në emisionin e tij “Jimmy Kimmel Live” pas një pezullimi që kishte shkaktuar polemikë të madhe.

Pezullimi erdhi pas monologut të Kimmel më 15 shtator, ku komentoi të shtënat ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke shkaktuar zemërim tek mbështetësit e Donald Trump.

Gjatë rikthimit në studio, Kimmel falënderoi audiencën dhe kolegët për mbështetjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e lirisë së fjalës dhe të shprehjes në ShBA.

Ai sqaroi se nuk kishte aspak qëllim të marrë lehtë vrasjen e Kirk dhe se komentet e tij nuk synonin të fajësonin ndonjë grup të caktuar.

Disney, pronari i ABC, kishte pezulluar përkohësisht emisionin, ndërsa kryetari i FCC-së, Brendan Carr, kërcënoi me licencat e stacioneve nëse kompania nuk ndërmerrte veprime ndaj Kimmel.

Disa stacione transmetuese, përfshirë ato të Nexstar dhe Sinclair, refuzuan transmetimin e emisionit, duke detyruar Disney të ndalonte prodhimin për disa ditë.

Vendimi shkaktoi reagime të forta nga komuniteti i Hollywoodit dhe organizata për lirinë e fjalës, duke përfshirë një letër të hapur të nënshkruar nga mbi 400 yje, si Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Tom Hanks.

The post Jimmy Kimmel pas pezullimit: Është e rëndësishme që jetojmë në një vend që na lejon të kemi një shfaqje si kjo appeared first on Albeu.com.

“Qëndroni me këmbë në tokë”, Horoskopi i ditës së shtunë, 30 Shtator 2023
Dashi

Në planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetesohuni dhe flisni më shumë me partnerin/en. Beqarët duhet të merren më shumë me çështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’ua servirin gjithçka. Ka mundësi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë.

Demi

Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë i partneri/ja pranë. Saturni do i bëjë beqarët më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Situata financiare do jetë e pa stabilizuar.

Binjakët

Projektet në çift do jenë shumë të favorizuara gjatë kësaj dite. Shprehni secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që iu intereson të dyve. Tregohuni edhe pak më të ngrohtë me atë që keni në krah. Beqarët do marrin një propozim shumë të veçantë. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë sot.

Gaforrja

Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin/en. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do kenë takime interesante por mund të fillojnë edhe lidhje pasionante. Kujdes me operacionet e mëdha financiare.

Luani

Marrëdhenia me partnerin/en do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Beqarët do takojnë dikë dhe do e idealizojnë menjëherë. Mos ndërtoni lidhje sot sepse do lëndoheni. Periudhë e favorshme për financat.

Virgjëresha

Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në çift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikë tjetër se kur ta humbni partnerin/en do iu vijë keq. Jupiteri do jetë planeti që do ndihmojë beqarët do iu sjellë fat. Falë disa shpenzimeve që do bëni financat do të dobësohen.

Peshorja

Humori juaj do të ndryshojë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin/en. Tregohuni të kujdesshem sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.

Akrepi

Ata që janë në çift do jetë më të përkëdhelur nga yjet sot. Dita do jetë shumë e animuar dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealistë dhe mos kritikoni më shumë sesa duhet. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime. Tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë.

Shigjetari

Jeta juaj në çift mund të jetë e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa më parë sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet më tepër. Tregohuni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm. Beqarëve mund t’iu ndryshojë jeta tërësisht falë një takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni.

Bricjapi

Edhe pse lidhja juaj është shumë e rëndeishme duhet të merreni pak më shumë me veten dhe familjarët sot. I keni lënë pas dore kohët fundit. Beqarët, edhe pse nuk është në stilin e tyre, do fillojnë aventura, e ardhmja e të cilave nuk dihet. Marsi do influencojë më shumë tek financat. Buxheti do të ekuilibrohet.

Ujori

Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Do jeni shumë joshës dhe partneri/ja do ndihet mirë që iu ka në krah. Beqarët nga ana tjetër do kërkojnë pafund dhe do kenë sukses. Financat duhen menaxhuar me maturi. Mos u hidhni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.

Peshqit

Neptuni do influencojë së tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift të cilat do i japin një tjetër drejtim jetës suaj. Disa mund të kalojnë ndonjë moment të tensionuar. Beqarët duhet të bëjnë kujdes. Hëna do iu bëjë kërkues. Me financat gjërat do shkojnë mirë më në fund.

The post “Qëndroni me këmbë në tokë”, Horoskopi i ditës së shtunë, 30 Shtator 2023 appeared first on Albeu.com.

Si ta ndaloni lemzën
Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan kraharorin nga barku. Përse shfaqet?

Ende nuk dihet me siguri, por shkaqet mund të jenë alkooli, duhani, stresi. Zakonisht pushon vetë pas disa minutash, por ndonjëherë vazhdon me orë.

Lemza nxitet nga një tkurrje e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Diafragma luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje. Çdo tkurrje e saj pasohet nga një mbyllje e papritur e kordave vokale, të cilat prodhojnë tingullin karakteristik gjatë lemzës.

Lemzat mund të shkaktohen nga ngrënia e vakteve të rënda, nga pijet alkoolike ose nga emocionet e papritura.

Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga një infeksioni i një pjese të trurit ose të sistemit nervor qendror.

Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut, veshkave, zemrës, mushkërive. Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejt ose i avashtë. Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.

Mënyrat e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku janë të shumta sidomos për rastet ku nuk paraqet probleme anësore.

1.Mbaje frymën dhe numëro deri në 30. Nëse lemza vjen, gëlltit pështymën. Pastaj lëre frymën të dalë me ngadalë nga goja.

2.Pi një gotë me ujë nga ana “e gabuar” e gotës, duke u përkulur përpara. Që të mos lodhesh shumë, mund t’i kërkosh dikujt që të ta mbajë gotën kur ti të pish.

3.Pi ujë me akull, ha pak akull.

4.Bëj një gargarë me ujë të ftohtë: temperatura e ulët mund të bllokojë mekanizmin e lemzës.

5.Përtyp dhe gëlltit një copë bukë të thatë ose një lugë me sheqer: kafshimi ndihmon në ndaljen e impulseve nervoze që shkaktojnë lemzën.

Por nëse lemza nuk pushon brenda disa orëve, shko te mjeku: mund të jetë simptomë e shqetësimeve të tjera.

The post Si ta ndaloni lemzën appeared first on Albeu.com.

Harta sizmike, sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet? Sizmiologët: Nuk ka më ndarje zonale (FOTO)
Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot.

Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i riskuar.

Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot. Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike.

“Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirëpercaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Harta e re është bazuar në atë që njihet sizmioteti i lëmuar ka informacion tektonik dhe duke qenë se Shqipëria është në një revolucion të këtyre kodeve. Do jetë pjesa bazale mbështetese për kodet anstisizmik që duhet të ketë Shqipëria”, thotë sizmiologu Edmond Dushi.

Në hartën e re sizmike, do të rekomandohet që ndërtimet duhet të bazohen tek eurokod 8 për të përballuar tërmete me magnitudë të lartë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Këtu bëhet fjalë për termete tipike të Shqipërisë të cialt janë mbi 8 ballë, që janë tërmete dëmtuese për tërritorin e Shqipërisë.

Sizmiologu Llambro Duni: Harta e re sizmike e bazuar në eurokode 8 që eshtë standard i përparuar europian. Shumë shpejt do të vemë në punë 10 stacionet e reja.

Sipas ekspertëve, 26 Nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezent në Shqipëri. Megjithatë për sizmiologët fakti që i gjithë rajoni, përfshirë dhe Shqipërinë, ka aktivitet të ngjeshur sizmik nuk është shqetësues.

Sizmiologu Llambro Duni: Territori shqiptar shquhet për mikrotërmete dhe tërmete të vegjël nuk përbëjnë problem, është çlirim energjie në të gjithë territorin, nuk është në një zonë të caktuar që të jetë e përqëndruar diku, nëse do ishte kështu do përbënte shqetësim për aktivitetin sizmik. /tvklan

The post Harta sizmike, sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet? Sizmiologët: Nuk ka më ndarje zonale (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Mos bëni këto gabime, nëse doni të komunikoni më mirë
Për të komunikuar në mënyrën më të mirë duhet të jeni vetvetja

Ka raste kur komunikimi i mirë, përdorimi i fjalëve të duhura me të tjerët ose me veten mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si perceptohemi ose ndihemi për veten tonë. Prandaj është e rëndësishme para së gjithash të mësojmë të vëzhgojmë mirë mënyrën tonë të komunikimit, të vëmë re gabimet dhe të biem në kontakt me “fjalët e duhura” që kanë qenë gjithmonë brenda nesh, ato që shprehin qenien tonë të vërtetë dhe që do të na bëjnë të komunikojmë atë që duam, saktësisht dhe drejtpërdrejt.

Gabimet që duhet të eliminohen për të komunikuar më mirë:

Konceptet e përsëritura: bëheni llafazanë

Sa më shumë të përsëritet një koncept brenda të njëjtit fjalim, aq më shumë humbet efektivitetin dhe shkakton mërzi tek dëgjuesi.

Përdorimi i “kuajve të luftës”: shfaqeni nostalgjikë dhe pedantë

Përqendrimi gjithmonë në të njëjtat tema ose në histori të ngjarjeve të zakonshme na bën të dukemi të mërzitshëm dhe i shtyn të tjerët të na shmangin.

Të flasësh me shembuj është didaktike dhe bajate

Sjellja e një shembulli personal për gjithçka që thotë tjetri, e bën atë të ndihet fëmijë dhe e pengon shpërfaqjen e tij.

Ndërprerja është e padurueshme

Ndalimi i të folurit të të tjerëve me ndërhyrje, sqarime, kundërshtime të vazhdueshme është shenjë vrazhdësie dhe agresioni.

“Hapja e kllapave” prodhon shpërqëndrim

Hapja e vazhdueshme e fjalive rastësore të pasura në detaje e largon fjalimin nga qëllimi.

Përdorimi i shumë nënshtresave sjell ndërlikim

Shakatë, konsideratat e shkurtra personale, gjuha e paqartë e bëjnë komunikimin të ngjashëm me përtypjet personale.

Të bësh gjithmonë “batutën finale” rrezikon të jetë patetike

Gjithmonë mbyllja e bisedës me një shaka që nuk është shumë për të qeshur krijon një efekt sikleti dhe të pakëndshme.

Të shikosh gjetkë është një shenjë mosinteresimi

Është një nga gjërat që dëmtojnë më shumë atë që do të thotë tjetri, si dhe sinjalizon mungesë respekti për bashkëbiseduesin.

The post Mos bëni këto gabime, nëse doni të komunikoni më mirë appeared first on Albeu.com.

Si t’i mbani frutat e freskëta
Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani është një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar.

Por, ka një truk të thjeshtë se si t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë. Për këtë ju nevojitet vetëm pak mjaltë dhe ujë. Lënia e perimeve dhe frutave të prera në ujë me mjaltë për 30 sekonda ai pengon ato të marrin një ngjyrë kafe duke rezistuar deri në 24 orë. Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një komponent që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta.

Përbërësit:

2 lugë çaji mjaltë

1 gotë ujë

Udhëzime:

Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht. Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në moment që do t’i përdorni.

Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera. Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.

The post Si t’i mbani frutat e freskëta appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët zbulojnë asyen se pse gratë jetojnë me shumë se burrat
Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një realitet për të cilin “flasin” edhe statistikat. Shkencëtarët po hetojnë pse burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë. Ata arrijnë në përfundimin se shpesh humbasin kromozomet Y, duke shkaktuar nga ana tjetër dhëmbëza të zemrës, të cilat mund të çojnë në dështim të zemrës.

Rreth 40% e 70-vjeçarëve humbin këtë kromozom, të cilin shkencëtarët ia atribuojnë vdekjeve të parakohshme. Profesori Kenneth ëalsh, nga Universiteti i Virxhinias, i cili udhëhoqi studimin, shpjegoi: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është sikur ata biologjikisht plaken më shpejt”.

Kromozohet Y fillojnë të shterohen në një pjesë të qelizave të meshkujve ndërsa plaken. Kjo është veçanërisht e përshpejtuar te duhanpirësit. Sipas ëalsh, një ilaç (Pirfenidone) është zbuluar që mund të ndihmojë në kthimin e efekteve të humbjes së kromozomeve.

Madje u zbulua se te minjtë, humbja e kromozomit Y përshpejtoi sëmundjet e lidhura me moshën dhe i bëri kafshët më të prirura ndaj dhëmbëve të zemrës, duke çuar përfundimisht në vdekjen e hershme. Të njëjtat rezultate – të humbjes së kromozomit Y – u panë te meshkujt, duke e shoqëruar atë me dështimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit tani argumentojnë se gjetjet e tyre mund t’i ndihmojnë burrat të jetojnë më gjatë duke synuar efektet e humbjes së kromozomit Y.

The post Shkencëtarët zbulojnë asyen se pse gratë jetojnë me shumë se burrat appeared first on Albeu.com.

Arrestohet “tmerri” i mjekëve dhe infermierëve në Athinë, i “zhvaste” ndërsa ata u shërbenin pacientëve
Policia greke ka arrestuar 31-vjeçarin i cili ishte khyer në tmerrin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë qenë më shumë se 10 raste ku mjekë dhe infermierë të spitalit në athinë kanë denocuar vjedhje.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke 31-vjeçari shfuytëzonte fluksin e pacientëve në spitale dhe arrinte të futej në dhomat e mjekëve dhe infermierëve dhe të merrte nga xhepat e tyre portofolet me para dhe karta krediti.

Makina që përdorte për udhëtimet e tij i është konfiskuar, ndërsa theksohet se ai është arrestuar edhe në të kaluarën për krime të ngjashme.

The post Arrestohet “tmerri” i mjekëve dhe infermierëve në Athinë, i “zhvaste” ndërsa ata u shërbenin pacientëve appeared first on Albeu.com.

A vërtetojnë Gurët Ica se njerëzit dhe dinozaurët kanë bashkëjetuar dikur me njëri-tjetrin?
Gurët Ica, janë një seri prej më shumë se 10.000 gurësh të “zbuluar” për herë të parë në provincën Ica në Malet Ande në Peru. Në fillim u pretendua se ato datojnë mijëra vjet më parë, edhe pse tregojnë skena të teknologjisë së përparuar nga qytetërimet e humbura, harta të çuditshme dhe madje edhe dinozaurët që përzihen me njerëzit.

Është e lehtë që ato të demaskohen si mashtrime. Por pyetja është:A mund t’i besohet ndonjërit prej tyre? Gurët ndryshojnë në madhësi. Më më i vogli është më pak sesa një 2.5 cm, dhe më i madhi deri në 40 cm gjatësi. Shumica e tyre gjenden në koleksionin e një mjeku peruan të quajtur Havier Kabrera.

Gjithsesi, ato u zbuluan për herë të parë nga një fermer vendas me emrin Bazilo Ushuja. Bazilo ia ofroi gurët Kabreras, duke pretenduar se në fillim kishte njoftuar institutin arkeologjik, por ata e kishin shpërfillur. Kabrera u magjeps nga gurët dhe u bë promovuesi i tyre më i madh.

Në vitin 1966, ai themeloi një muze të vogël privat me to. Duke e filluar me vetëm disa gurë, me kalimin e viteve Bazilo i solli qindra gurë të tjerë. Për dekada me radhë, ata kanë magjepsur shumë vizitorë. Po çfarë përshkruajnë Gurët Ica? Ata ndahen në dy grupe nërealistë dhe fantastikë.

Gurët më realistë përmbajnë gdhendje të cekëta dhe relieve që konsiderohen historikisht të sakta. Disa përmbajnë përshkrime të thjeshta të luleve, peshqve dhe kafshëve të gjalla tëzonës. Të tjerët bartin modele jashtëzakonisht komplekse, që mund të gjurmohen tek kulturat Parakas, Nazka, Tiuanaku dhe Inka.

Në grupin e dytë përfshihen gurët që paraqesin përshkrime, të cilat nuk përputhen fare me historinë që pranohet deri më sot. Temat ndryshojnë shumë, por gjithsesi përfshijnë harta në të cilat njerëzit Inka nuk duhet të kishin qasje, përshkrime të qytetërimeve të lashta jashtëzakonisht të përparuara, dinozaurët që bashkëjetojnë me njerëzit, dhe përshkrime të metodave kirurgjikale të avancuara.

Mbështetësit e tezës së Kreacionizmit, të cilët zakonisht besojnë se Toka është 6000-10000 vjeçare duke e besuar tërësisht atë që thuhet në librin e Zanafillës, i kanë përdorur gurët për të “kundërshtuar” idenë se njerëzit dhe dinozaurët kanë jetuar miliona vjet në distancë kohore nga njëri-tjetri.

Nga ana tjetër, besimtarët e ekzistencës e astronautëve të lashtë, i kanë përdorur ato për të vërtetuar se Toka ishte dikur shtëpia e një qytetërimi të përparuar që ka ardhur nga yjet e largët. Edhe mito-historianët, pretendojnë se gurët janë një dëshmi se përbindëshat e mitologjisë së lashtë dikur bridhnin dikur mbi Tokë.

A janë ata të vërtetë apo një mashtrim? Ne kemi dëshmi arkeologjike të kulturave peruane që datojnë mijëra vjet më parë. Shumë gërmime janë kryer në provincën Ica gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, por asnjë prej tyre nuk raportoi gjetjen e gurëve me gdhendje të tilla.

Nga ana tjetër, gurët e zbuluar nga fermeri Ushuja janë padyshim të falsifikuar. Kjo u pranua më vonë nga vetë peruani. Gjatë fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970, gurët Ica morën mjaft vëmendje ndërkombëtare. Kjo vëmendje arriti kulmin me një emision special të BBC-së në vitin 1973.

Por në vend se të përpiqej të mbrohej, fermeri e pranoi gjatë intervistës se i kishte gdhendur vetë gurët, dhe më pas i bënte të dukeshin si të vjetër. Ai dhe një miku i tij pretenduan se imazhet e gdhendura në gurët që i kishin shitur Kabreras ishin kopjuar nga libra shkollorë dhe revista.

Marrë me shkurtime nga History Mysteries

The post A vërtetojnë Gurët Ica se njerëzit dhe dinozaurët kanë bashkëjetuar dikur me njëri-tjetrin? appeared first on Albeu.com.

Kriza e PD, Vangjeli: Grupi “Alibeaj” nuk ka elektorat, Berisha e di rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme
Në lidhje me proceset e brendshme brenda PD, analisti i njohur Lorenc Vangjeli u shpreh në studion e ABC Live se zgjedhjet ‘primare’ brenda kësaj partie kanë përfunduar, ndërkohë që vetë grupi ‘Alibeaj’ nuk është i interesuar për të fituar zgjedhjet lokale.

Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Vangjeli u shpreh që opozita duhej të shërbente si purgator për pastrimin e opozitës, por mesa duket ajo nuk ka nxjerrë mësimet e duhura dhe nuk kanë dëshirë të vijnë në pushtet. Grupi ‘Alibeaj’ mund të kishte edhe 4 ose 5 emra që mund të ishin të pranueshëm për publikun por megjithatë është ricikluar gjithshka, ‘ka ndryshuar kostumi, por jo thelbi, kjo është traditë e PD, na rrëfen pamjen e një fushe ku spikat vetëm një man i madh, nën hijen e manit mbin vetëm bar. Edhe të socialistët është e njëjta gjë, por dicka më ndryshe’, u shpreh Vangjeli.

Për të, duke marrë vetëm Tiranën, në zgjedhjet e fundit, PS e vetme ishte 18 mijë vota përpara, dhe sipas tij negociatat brenda PD bëhen më shumë për fate individuale sesa për zgjedhjet e nesërme politike.

Sipas analistit të njohur Lorenc Vangjeli, grupimi ‘’Alibeaj’, nuk ka fuqi në elektorat dhe nga ana tjetër edhe grupi i Berishës nuk ofron asgjë, vetëm garanci për fatin individual të 4 ose 5 anëtarëve të këtij grupi.

‘Është një lloj shfaqjeje, me mirë se kushdo tjetër e di Z. Berisha rezultatin e zgjedhjeve të majit 2023’, u shpreh Lorenc Vangjeli.

The post Kriza e PD, Vangjeli: Grupi “Alibeaj” nuk ka elektorat, Berisha e di rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme appeared first on Albeu.com.