A është normal Vladimir Putin? Archives - Albeu.com

Putini bën gati raketat bërthamore, si t’i kundërvihemi të çmendurit të Kremlinit
Nga Oleksiy Danilov “Worldcrunch”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Kiev – Kohët e fundit pata një bisedë shumë interesante dhe sipas mendimit tim shumë domethënëse me një gazetar perëndimor. Pyetjet por edhe reagimi i tij ndaj përgjigjeve të mia, janë një shembull i përsosur i një linje të re “paqebërëse”, që po fillon të zhvillohet në hapësirën mediatike perëndimore.

Unë nuk pretendoj se gazetarët bëhen qëllimisht bashkëpunëtorë të fushatës informative ruse. Por që kjo linjë e re shkon kryesisht në favor të Rusisë është një fakt i padiskutueshëm.

Ndërsa diskutoja ngjarjet e luftës, deklarova ndër të tjera se Ukraina nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me vrasësin e më shumë se 500 fëmijëve ukrainas dhe se nga ana tjetër ne jemi të indinjuar dhe nuk mund ta kuptojmë sesi vendet e tjera mund të komunikojnë me një kriminel lufte.

Gazetari në fjalë kundërshtoi, duke argumentuar se vazhdimi i luftës do të shkaktonte akoma më shumë viktima.

Për të, ishte e rëndësishme të kujtohej se Vladimir Putin mund të përdorte në çdo moment arsenalin e tij bërthamor. Si rezultat i një arsyetimi të tillë “logjik”, gazetari këmbënguli se domosdoshmëria më e dukshme ishte gjetja e një kompromisi.

Komoditet dhe siguri

Përgjigja ime e parë për një ide të tillë, ishte se nëse bota do të kishte reaguar në kohë ndaj sulmit të Adolf Hitlerit ndaj Polonisë në vitin 1939, nuk do të kishte rreth 20 milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore. Por nuk mund të bësh kompromis me një agresor; ata duhet të dënohen pa asnjë rezervë.

Por, dhe kjo është ndoshta më e rëndësishmja, pyetje dhe arsyetime të tilla në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Putin janë shumë manipuluese. Ato nënkuptojnë se një vend që nuk posedon armë bërthamore, nuk mund dhe nuk duhet t’i rezistojë atij që ka armë të tilla.

Sipas kësaj logjike, një vend që është objekt i një sulmi nga një shtet bërthamor, provokon kërcënimin e një apokalipsi bërthamor me vetë rezistencën e tij. Dhe në një rast të tillë, objekt i dënimit nuk është agresori, por viktima.

Ajo që ata thonë është: “Dorëzohuni dhe mos rezistoni. Ne nuk kemi nevojë për lirinë tuaj, por për rehatinë dhe sigurinë tonë”. Ata do të përpiqen të popullarizojnë sa më shumë këtë opinion për të refuzuar mbështetjen për Ukrainën, e cila me veprimet e saj, rezulton sipas tyre se po e “provokon” vazhdimisht Rusinë.

Një logjikë mashtruese

Ju mund të thoni se një qasje e tillë është iluzore dhe e pakuptimtë. Megjithatë është fakt që një qasje e tillë është karakteristikë e një numri të caktuar përfaqësuesish të sferës politike perëndimore, e cila për fatin tonë, është ende në pakicë. Por besoj se kjo ide do të promovohet tani aktivisht nga Kremlini.

Për të parandaluar që të bëhet dominuese kjo logjikë e rreme dhe mashtruese, ne duhet të refuzojmë pa u lodhur, me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme, pranimin e çdo lloj shantazhi bërthamor. Ne nuk kemi frikë nga e ashtuquajtura “ushtria nr.2 e botës”, as nga Putini, miu i bunkerit dhe klubi i tij bërthamor. Ne kemi frikë vetëm nga një gjë: të humbasim lirinë dhe do t`i shkojmë deri në fund luftës për këtë.

Jo vetëm një problemi i Kievit

Bota e pa për një kohë të gjatë, dhe nëse nuk e ndihmoi qëllimisht, nuk e pengoi rritjen e “përbindëshit” rus. Ukraina u detyrua t’i dorëzonte Rusisë arsenalin e dytë më të madh bërthamor në botë, për ta armatosur me raketat tona ushtrinë ruse të përdhunuesve.

Detyra jonë është të krijojmë një mekanizëm që do ta mbrojë njerëzimin nga kërcënimi i çmendurisë bërthamore. Bota ishte një donator i teknologjive moderne, një blerës i naftës dhe gazit, gjë që u bë bazamenti i financimit të autoritarizmit të Putinit. U korruptuan elitat ndërkombëtare dhe u hapën dyert e oligarkisë ruse.

Ukraina nuk e ushqeu këtë përbindësh në Moskë. Por kjo është tashmë një çështje e historisë, dhe detyra aktuale është të krijojmë një mekanizëm që do ta mbrojë njerëzimin nga kërcënimi i çmendurisë bërthamore. Prandaj, marrëzia bërthamore e Kremlinit nuk është problem vetëm për Ukrainën, por edhe për botën.

Shënim:Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

The post Putini bën gati raketat bërthamore, si t’i kundërvihemi të çmendurit të Kremlinit appeared first on Albeu.com.

Ndihmuan Putinin për të fshehur miliona, dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër
Katër bankiere akuzohen se kanë ndihmuar presidentin rus, Vladimir Putin për të fshehur miliona franga.

Burrat, të cilët kishin pozicione të larta në degën zvicerane të Gazprombank të Rusisë, akuzohen se kanë ndihmuar Sergei Roldugin, një mik i ngushtë i presidentit rus i cili është përshkruar si “portofoli i Putinit”, për të lëvizur miliona përmes llogarive bankre zvicerane.

Burrat, tre rusë dhe një shtetas zviceran që nuk mund të identifikohet, nën kufizimet zvicerane të raportimit u paraqitën në gjykatën e qarkut të Cyrihut të mërkurën.

Ata i mohuan akuzat. Roldugin, kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, thuhet se ka vendosur 50 milionë dollarë në llogaritë zvicerane midis 2014 dhe 2016, pa asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë.

Ai gjithashtu dyshohet se kishte planifikuar të kalonte më shumë se 10 milionë dollarë në vit në llogaritë zvicerane përmes një rrjeti kompleks kompanish./Albeu.com/

The post Ndihmuan Putinin për të fshehur miliona, dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër appeared first on Albeu.com.

A është normal presidenti rus, Vladimir Putin?
A është normal Vladimir Putin? Edhe në pamje të parë, kjo pyetje e vrazhdë nuk ofron asnjë perspektivë për ndonjë njohuri analitike të përdorshme. Në hartimin e politikës së jashtme të çdo kombi, përkufizimet e arsyeshme të normalitetit, duhet të mbeten pandreqshmërisht subjektive dhe të vështira për t’u përdorur.

Një pyetje më e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, do të ishte të vihej në pikëpyetje racionaliteti i diktatorit rus. Në studimin e disiplinuar të politikës botërore, një udhëheqës racional, është ai që vlerëson mbijetesën kombëtare të vendit të tij më shumë se çdo preferencë tjetër apo kombinim preferencash.

A është kjo ajo që shohim aktualisht në Kremlin? A e përshkruan me saktësi Putinin një rend i tillë preferencash? Apo ai është i gatshëm të tolerojë rreziqe të mëdha sigurie për Rusinë, në këmbim të pushtetit dhe prestigjit të tij personal? Për momentin, ky është një supozim pak a shumë i besueshëm i cilitdo.

Kjo ndodh ndër të tjera, sepse presidenti rus po flet tani hapur dhe pa hezitim për nisjen e një lufte bërthamore. Sido që të jenë llogaritjet e veçanta apo të fshehta të sigurisë, presidenti i SHBA Joe Biden, aleatët e Amerikës në NATO, por edhe Izraeli (sepse bota funksionon gjithmonë si një sistem) do të duhet të kuptojnë që edhe një Vladimir Putin në dukje racional, mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial.

Në një sërë rastesh të dukshme – dhe për shkak të llogaritjeve të gabuara në vendimmarrje, që janë gjithnjë e më të mundshme gjatë episodeve të krizës – një Putin racional mund të përbëjë rreziqe edhe më të mëdha se sa Putin irracional.

Në çështje të tilla shumë komplekse, do të jetë gjithnjë e rëndësishme për vendimmarrësit e përgjegjshëm, që të dinë të bëjnë dallimin midis një Putini që është thjesht i lig, nga një Putin që është potencialisht irracional apo madje i nënshtruar ndaj një çmendurie të mirëfilltë.

Por, lufta e rusëve kundër civilëve ukrainas, nuk ka të bëjë vetëm me të keqen apo çmendurinë. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, psikiatri amerikan Robert Jay Lifton intervistoi mjekët nazistë SS. I tmerruar si mjek nga ideja se krime të tilla monstruoze mund të ishin justifikuar si “higjienike”, Lifton ishte i vendosur t’u përgjigjej disa pyetjeve themelore.

Si mundën të përputhnin mjekët nazistë, vrasjen e aq shumë qenieve njerëzore të pafajshme dhe të pambrojtura, me jetën e tyre normale në familjet e tyre? Ngjashëm, udhëheqësit e SHBA-së dhe të tjerët, duhet të ngrenë mbi Vladimir Putinin dhe njerëzit e tij në Kremlin këtë pyetje:Si munden këta njerëz të qytetëruar të nxitin agresionin e përditshëm dhe gjenocidin që po shkaktohet tani në Ukrainë nga mijëra ushtarët rusë, dhe nga ana tjetër të vazhdojnë normalisht jetën e tyre private?

Në zhargonin e sotëm akademik, kjo do të quhej “problemi i spektatorit”. Nuk ishte e pazakontë që mjekët nazistë të mbeteshin baballarë dhe bashkëshortë të mirë, ndërkohë që vrisnin sistematikisht fëmijët në kampet e përqendrimit.

Këta mjekë që e kishin bërë Betimin e Hipokratit, për të mos bërë asnjë dëm, ishin në gjendje të mbikëqyrnin vrasjet masive gjenocidale në 6 ditët të javës. Ndërkohë të dielave, ata shkonin zakonisht në kishë. Tani, ne duhet të pyesim në mënyrë të ngjashme:A janë ushtarët rusë në Ukrainë në gjendje të mbeten baballarë dhe burra të mirë, edhe pas vrasjeve që po kryejnë në Ukrainë?

Nëse po, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e luftës dhe paqes midis Uashingtonit, Moskës dhe shteteve të tjera kombëtare? Duke parë në perspektivë, a duhet të presim një luftë edhe më të madhe? Për mjekun, Betimi i Hipokratit premton se “Unë do ta mbaj të pastër dhe të shenjtë jetën dhe profesionin tim”.

Kur u pyetën për këtë betim, shumica e mjekëve SS të intervistuar, thanë se nuk perceptonin ekzistencën e ndonjë kontradikte. Në pseudobiologjinë naziste, hebreu ishte një burim infeksioni. Sipas saj, çlirimi i shoqërisë nga hebrenjtë, ishte një synim i duhur mjekësor anti-infektiv.

Të gjitha vrasjet në masë u konceptuan si detyrime të njohura të shërimit, dhembshurisë dhe asaj që u quajt higjiena racore. Strehimi i së mirës dhe së keqes brenda çdo njeriu është një ide shumë e vjetër në mendimin perëndimor, veçanërisht në letërsinë gjermane që nga Johan Ëolfgang von Goethe dhe Friedrich Nietzsche, deri tek Hermann Hesse dhe Thomas Mann.

Duke studiuar atë literaturë shumë të çmuar, njerëzit mund të mësojnë se kufijtë delikatë të kujdesit dhe dhembshurisë, ekzistojnë brenda çdo personi individual. Dhe ndërsa krimet si ato që u gjykuan në Nuremberg, po vazhdojnë të përshkallëzohen në Ukrainë me urdhër të Putinit, ka ardhur koha të pranohet se “muret” e normalitetit, anomalitetit dhe racionalitetit njerëzor, janë dukshëm të përshkueshëm.

Ato mund të lejojnë edhe një individ të vetëm që të luhatet midis sjelljeve ekstremeve. Pasi mori pjesë në gjyqin ndaj nazistit Adolf Eichmann në vitin 1961 në Jerusalem, filozofja politike Hannah Arendt, ngriti hipotezën se e keqja tek njeriu mund të jetë e zakonshme ose banale.

Sot, ndërsa urrejtjet që nxisin dhunën po kanalizohen nga presidenti rus Putin tek pasionet luftarake mizore për hir të “Nënës Rusi”, banaliteti mund të përshpejtojë jo vetëm gjenocidet e tjera, por edhe luftërat ndërkombëtare më katastrofike. Rasti më i keq do të ishte nga një luftë bërthamore.

Tek e fundit, në të gjitha çështjet e dukshme të luftës kriminale të Rusisë kundër Ukrainës, e vërteta do të jetë shfajësuese:“Lum ata që e dinë ende, se pas të gjitha fjalimeve fshihen gënjeshtra të papërshkrueshme!”. Me këto vargje poeti gjerman Rainer Maria Rilke, ankohet për gënjeshtrat e të gjithë despotëve.

Megjithëse veçoritë virulente të gënjeshtrave të tilla po ndryshojnë vazhdimisht në mbarë botën, kuptimi i përgjithshëm i tyre mbetet i njëjtë dhe domethënës. Edhe pse në përgjithësi nuk pranohet, qeniet njerëzore normale, janë ende në gjendje të kuptojnë se në një botë supozuar “anormale”, të mos qenit anormal mund të shprehë një formë çmendurie unike. Edhe nëse Putin do të gjykohej nga ekspertë të njohur si krejtësisht racional, ai do të mbetej një kërcënim shumë ekzistencial ose gati-ekzistenciale ndaj rendit botëror./albeu.com

Nga Louis René Beres “Jerusalem Post”

The post A është normal presidenti rus, Vladimir Putin? appeared first on Albeu.com.