A e mbështet Gjermania ndarjen e Tiranës nga Shkupi në procesin integrues? Përgjigjet ministrja gjermane për Europën

Ministrja gjermane për Europen, Anna Lührmann, në konferencën e përbashkët me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, u pyet nëse qeveria gjermane është pro ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për aq kohë sa kjo e fundit “vuan” veton bullgare dhe kjo e penalizon edhe vendin tonë

Në përgjigjen e saj, ministrja gjermane tha: “Sikurse e theksova, për ne është me rëndësi thelbësore të ecim sa me shpejtë në rrugën e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk duam ta vonojmë këtë proces, kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, do të mundohemi të angazhohemi të gjejmë edhe zgjidhjen më të përshtatshme”, tha ajo.


Shtuar 18.01.2022 10:52