9-vjeçari nga lezha Archives - Albeu.com

I veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, 9-vjeçari nga Lezha reciton poezinë drithëruese kundër luftës
Nikolla Prendi nuk është një emër i panjohur për ekranin. Djali 9-vjeçar ka rënë në sy me aftësitë e tij interpretuese në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” kur ishte vetëm 4 vjeç. Aty nxori në pah talentin dhe zgjuarsinë e tij. 9-vjeçari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku sapo hyri në studio interpretoi vargjet e poezisë së famshme të At Zef Pllumit “Andrra ime”.

I veshur me flamurin e Ukrainës, 9-vjeçari nga Lezha tha se zgjodhi këtë poezi për t’u solidarizuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin ditët e fundit në Ukrainë. “E kam mësuar vetë, nuk është se kam nevojë për ta lexuar shumë. Dy herë maksimumi, fle gjumë dhe kur zgjohem e kam mësuar.”, tha ai. Vogëlushi po spikat dhe në kinematografi.  Ka luajtur në dy filma bashkë me figura të njohura në ekranit shqiptar.

“E dij se n’tokë ka dimna e prandverë,

e dij se mbi tokë ka pëllumba e skifterë;

e dij se mbi tokë ka ujq dhe dele,

ka pasanikë e kamb-zdathun me zhele,

por kët s’e kuptoj:

pse n’tokë sundon dhuna,

forca shtasore

jo mendja, jo puna;

se ma dashunisë s’i lanë kurrkund vend

a thue se njerzit janë t’gjithë të pamend!

S’pat bota njerz t’mendshëm?

pat, po si s’pat!…

Por o kjenë të plakun

o t’vorfen pa fat.

Prandaj un e due at andrrën e mirë:

që njerzit dikur, me hir o pa hir,

do rrxojnë e përmbysin kultin e dhunës,

instinktet shtasore t’mënisë e furtunës,

dhe n’vendin e tyne do t’vehet

Mirsia,

Mendja njerzore,

Zemra e Dashunija!”, ishin vargjet që interpretoi 9-vjeçari./abcnews.al

The post I veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, 9-vjeçari nga Lezha reciton poezinë drithëruese kundër luftës appeared first on Albeu.com.