9 mijë metra katror tokë Archives - Albeu.com

Sekuestrohen 9 mijë metra katror tokë në Fushë-Prezë, dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash
Në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar mashtrimi dhe pastrimi parash, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar 9.000 metra katror tokë arë në zonën e Fushë- Prezës.

Hetimet, të nisura pas kallëzimit të shtetasit M.D., zbuluan se prona në fjalë – e trashëguar nga gjyshi i tij përmes ligjit nr. 7501 – ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A.T., i cili më pas e kishte shitur për përfitime personale.

Sipas Prokurorisë, prona është kaluar në emër të A.T., pa miratimin e anëtarëve të tjerë të familjes bujqësore, të cilët figurojnë si bashkëpronarë që prej vitit 1992.

Ky veprim, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për ndarjen e tokës.

A.T. ka dhënë deklarata kontradiktore mbi mënyrën e përvetësimit të pasurisë, duke pretenduar fillimisht se ishte trashëgimi familjare dhe më pas se e kishte blerë.

Prokuroria thekson se nuk ka të dhëna për burimin e ligjshëm të shumës së pretenduar për blerjen – afro 450.000 euro.

Në vitin 2016, kjo pasuri i është “dhuruar” shtetases B.V., e përfaqësuar nga A.V., i cili më vonë ka deklaruar se e kishte blerë pasurinë për 100.000 euro.

Nga tërësia e provave të mbledhura, rezulton se A.T. e ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme pronën përmes mashtrimit ndaj shtetasit H.D.

The post Sekuestrohen 9 mijë metra katror tokë në Fushë-Prezë, dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash appeared first on Albeu.com.