9 maji Archives - Albeu.com

Sot Dita e Evropës, pse festohet më 9 Maj
78 vjet më parë, më 9 Maj 1945, në kontinentin e Evropës përfundoi lufta më e përgjakshme që kishte parë njerëzimi ndonjëherë, lufta kundër nazi-fashizmit.

Kjo datë shënon triumfin e rezistencës popullore kundër makinerisë vrasëse, të emancipimit kundër errësirës ideologjike të nazifashizmit, të popujve kundër perandorisë, të barazisë kundër shfrytëzimit.

5 vjet më pas, po më 9 Maj 1950, u lidh marrëveshja e parë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Francës për bashkimin e industrive të çelikut dhe qymyrit, për të vazhduar pastaj me marrëveshje tjera ekonomike dhe krahas kësaj zgjerimin e shteteve nënshkruese.

Bashkimi Evropian që njohim sot kështu kishte filluar.

Ndaj sot, 9 Maji shënon Ditën e Evropës. Projekti i Evropës së bashkuar kishte parakusht barazinë midis popujve dhe lirinë e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht në projektin e përbashkët.

Paqja e qëndrueshme në Evropë ka në themel dy shtylla të forta: barazinë mes shteteve dhe qytetarëve, paprekshmërinë e kufijve të këtyre shteteve.

Vetëm duke e njohur njëri-tjetrin në mënyrë reciproke dhe si të barabartë dhe vetëm duke ia njohur kufijtë shtetërorë si të pacenueshëm, u bë i mundur projekti për bashkëpunim reciprok mes shteteve në të mirë të të gjithëve.

Dita e Evropës u vendos si festë në Samitin e Milanos në 1985.

The post Sot Dita e Evropës, pse festohet më 9 Maj appeared first on Albeu.com.

Sot 9 maji, a mund të shpallë Putin një luftë gjithëpërfshirëse?
Rusia thotë se është e pakuptimtë që do t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, në vend të kësaj duke iu referuar pushtimit të Ukrainës si një “operacion special ushtarak”.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak. Ai sigurisht që i mban letrat afër gjoksit dhe derisa të flasë në paradën në Sheshin e Kuq, ne duhet t’i marrim me pak kripë mohimet e Moskës.

Kujtojmë se në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të tallur sugjerimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”. Megjithatë, ata pushtuan, duke kapur edhe shumë ukrainas në befasi.

Pra, më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve (të vërtetë apo të imagjinuar) të mposhtur.

Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën të mbrohet.

Çfarëdo që të ndodhë sot, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti./albeu.com

The post Sot 9 maji, a mund të shpallë Putin një luftë gjithëpërfshirëse? appeared first on Albeu.com.

ANALIZA: Pse “Dita e Fitores” në Rusi është ndryshe këtë vit?
Pushtimi rus në Ukrainë nënkupton se më pak tanke ruse dhe pajisje tjera ushtarake do të shihen në Sheshin e Kuq të Moskës më 9 maj, kur ky shtet të përkujtojë fitoren ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, entuziazmi patriotik mund të jetë më i fuqishëm se kurrë.

Dita e Fitores këtë vit nuk do të nderojë vetëm konfliktin që ka përfunduar 77 vjet më parë.

Shumë rusë do të mendojnë edhe për mijëra trupa që gjenden në Ukrainën fqinje.

Shenjat e mbështetjes për ushtrinë janë shtuar prej kur ka nisur pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt, sidomos përmes simbolit “Z”, i cili shfaqet nëpër pano, rrugë, metro, televizione dhe rrjete sociale.

Kremlini nuk u referohet luftimeve në Ukrainë si “luftë”, por vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, e quan vetëm si “operacion special ushtarak”.

Disa besojnë se Putini mund ta shfrytëzojë këtë ditë për të shpallur operacionin si luftë, në mënyrë që të rrisë përkushtimin kombëtar të Rusisë për të.

Lufta dhe përkujtimi

Bashkimi Sovjetik ka humbur 27 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore, të cilën e ka quajtur Luftë të Madhe Patriotike.

Konflikti, i cili ka shkatërruar qytete e rajone të tëra, ka shkaktuar shumë dhimbje dhe ka lënë një varrë në psikikën kombëtare.

Dita e Fitores është një ngjarje e rrallë në mesin e ndasive të thella kombëtare, e cila admirohet nga të gjithë lojtarët politikë.

Kremlini e ka shfrytëzuar vazhdimisht atë sentiment për të inkurajuar krenari patriotike dhe për të pretenduar se Rusia ka rol si fuqi botërore.

Festimet vjetore përfshijnë paradën masive ushtarake në Sheshin e Kuq, duke përfshirë në të tanke, aeroplanë luftarakë dhe raketa balistike interkontinentale.

Këtë vit pritet të ketë shumë më pak armë sesa vitin e kaluar, duke shpërfaqur kështu angazhimin ushtarak në Ukrainë.

Luftimi i “neo-nazistëve”

Kur ka urdhëruar pushtimin, Putini ka thënë se qëllimi tij është që të çmilitarizojë” Ukrainën, ashtu që të shmangë kërcënimin ushtarak nga “neo-nazistët” – retorikë që është dënuar nga Ukraina dhe Perëndimi, si pretekst i rremë për luftën.

Për të mbështetur pretendimin e tyre, Putini dhe zyrtarët e tij, kanë përmendur ata që dikur kanë qenë liderë nacionalistë të grupeve të ekstremit të djathtë në Ukrainë, Stepan Bandera dhe Roman Shukhevych, të cilët u janë bashkuar nazistëve në Luftën e Dytë Botërore dhe kanë përdorur simbole të nazistëve.

Kjo retorikë është shfrytëzuar nga Kremlini për të rritur mbështetjen e publikut për luftën, pasi Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje ushtarake, por edhe dëme ekonomike si pasojë e sanksioneve të Perëndimit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili është hebre, ka hedhur poshtë pretendimin e Kremlinit për “denazifikim”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka ngritur paralele mes Zelenskyt dhe Adolf Hitlerit – deklaratë që ka nxitur shumë zemërim nga Izraeli.

Përshpejtimi i ofensivës?

Disa në Ukrainë dhe Perëndim presin që Putini të shënojë përparim para festës së 9 Majit, si tentim për ta prezantuar atë më pas si fitore vendimtare dhe si arsye për t’u larguar nga ai që duket si konflikt i përgjakshëm që kërcënon stabilitetin e shtetit.

Pas tentimeve të dështuara për të marrë kontrollin e Kievit dhe qyteteve tjera të mëdha në veri të Ukrainës – në fazën e parë të luftës – Kremlini ka zhvendosur fokusin në rajonin lindor të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me forcat qeveritare ukrainase prej vitit 2014.

Ky konflikt ka shpërthyer disa javë pasi që Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Ushtria ruse ka riarmatosur dhe rifurnizuar forcat e saj që janë tërhequr nga Kievi dhe i ka nisur drejt Donbasit, me qëllim të rrethimit dhe shkatërrimit të trupave ukrainase që janë të përqendruara atje.

Mirëpo, forcat ruse janë përballur me rezistencë të ashpër ukrainase, andaj kanë arritur vetëm përparim të vogël, duke zbehur shpresat e Kremlinit për fitore të shpejtë.

Fitore të mëdha duken të pamundshme para 9 Majit.

“Ushtria jonë nuk do të lidhë në mënyrë artificiale veprimet e veta me ndonjë datë, përfshirë Ditën e Fitores”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ditë më parë.

Dyfishimi i çmimit të luftës

Disa rusë të linjës së ashpër kanë kritikuar Kremlinin për përdorim të kufizuar të forcave dhe kanë bërë thirrje për mobilizim kombëtar.

Disa zyrtarë të Perëndimit besojnë se Putini mund të shfrytëzojë 9 Majin për të shpallur zyrtarisht luftë dhe mobilizim të plotë të popullsisë për të rritur numrin e trupave në ofensivë.

“Ai krijuar terrenin që të mund të thotë ‘Shikoni, kjo është luftë kundër nazistëve, dhe mua më duhen më shumë njerëz’”, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Ben Wallace, për Radion LBC.

Shefi ukrainas i inteligjencës, Kyrylo Budanov, ka bërë një paralajmërim të ngjashëm më 2 maj, duke thënë se Rusia ka nisur përgatitjet për mobilizim të gjerë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i konsideruar “të pakuptimta”.

Autoritetet ruse kanë pretenduar se vetëm ushtarët vullnetarë janë duke luftuar në Ukrainë, ndonëse shumë rekrutë janë zënë rob në ditët e para të luftës.

Ushtrisë ruse i shërbejnë rreth 1 milion njerëz – prej tyre, 400,000 ushtarë me kontrata, duke përfshirë 147,000 forca tokësore.

Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se forca fillestare pushtuese ka shkuar në rreth 180,000.

Ushtria e ka pranuar se ka humbur 1,351 ushtarë deri më 25 mars dhe prej asaj date nuk ka bërë ndonjë përditësim tjetër.

Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se humbjet e Rusisë janë shumë më të mëdha dhe se një e katërta e forcës fillestare të Moskës është bërë e papërshtatshme për luftim.

Nëse lufta zgjat, forcat aktuale ruse mund të mos jenë të mjaftueshme për të vazhduar operacionet, duke detyruar Kremlinin që të varet nga rekrutë të trajnuar dobët apo të bëjë thirrje për rezervistë.

Kremlini përballet me zgjedhje të vështira në mes të tentimeve për të fituar luftën me forcë të kufizuar, apo përmes forcimit të trupave në Ukrainë me rezervistë, një hap që mund të nxisë zemërim publik dhe që të destabilizojë situatën politike./ REL

The post ANALIZA: Pse “Dita e Fitores” në Rusi është ndryshe këtë vit? appeared first on Albeu.com.

Autoritetet e sigurisë në gatishmëri, inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitete pro-ruse në mbarë vendin të hënën, më 9 maj, ditë kjo kur Rusia tradicionalisht përkujton fitoren e ushtrisë sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Kjo është “një datë ideale për t’u shfrytëzuar për propagandën ruse”, tha presidenti i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, Thomas Haldenwang, për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt të parë paraprakisht nga agjencia dpa.

“Në këtë ditë, aktivitete pro-ruse si parada me makina dhe demonstrata priten në të gjithë Gjermaninë, ndoshta duke treguar edhe simbolin “Z” të ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë”, tha Haldenwang.

Përdorimi i shkronjës “Z” si simbol konsiderohet një shenjë miratimi për luftën ruse.

Autoritetet e sigurisë në shtetet federale po përgatiten gjithashtu për demonstrata dhe aktivitete pro-ruse.

Sipas informacioneve nga shtetet federale, nuk ka indikacione për një gatishmëri të shtuar për të ushtruar dhunë nga ana e demonstruesve pro-rusë.

“Askush nuk duhet të deklarojë solidaritet me sundimin kriminal të presidentit rus, Vladimir Putin”, tha ministri i Financave Christian Lindner në edicionin e së shtunës të gazetës Neue Osnabrücker Zeitung.

Të dielën, disa vende përkujtojnë dorëzimin pa kushte të “Wehrmacht-it” gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe çlirimin e Evropës nga nazizmi./REL/

The post Autoritetet e sigurisë në gatishmëri, inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj appeared first on Albeu.com.

“Qëndroni larg pyjeve”, çfarë ka dashur të thotë Zelensky me këtë apel për ukrainasit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një apel për qytetarët ukrainas, ku i kërkon të qëndrojnë larg zonave pyjore.

Sipas burimeve, zyrtarët ukrainas po paralajmërojnë se forcat ruse mund të përshkallëzojnë sulmet raketore dhe ajrore gjatë fundjavës, përpara festimeve të planifikuara të “Ditës së Fitores të Rusisë”.

Në fjalimin e tij të përditshëm të natës vonë, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve që “të zbatojnë rreptësisht rregullat e rendit publik dhe të shtetrrethimit” në komunitetet e tyre.

“U kërkoj të gjithë qytetarëve tanë veçanërisht këto ditë të mos i injorojnë sirenat e sulmit ajror. Ju lutem, kjo është jeta juaj, jeta e fëmijëve tuaj”, tha ai.

Banorët janë gjithashtu të ndaluar të vizitojnë pyjet në territorin e dikurshëm të okupuar sepse “një kërcënim i madh i minave dhe minave me tela të mbetura pas ushtrisë ruse mbetet atje”, raporton BBC.

“Sigurohuni që të respektoni ndalimin”, u tha Zelensky ukrainasve.

The post “Qëndroni larg pyjeve”, çfarë ka dashur të thotë Zelensky me këtë apel për ukrainasit appeared first on Albeu.com.

A mundet Putini të shpallë luftë të plotë më 9 maj? Parashikimi i BBC
Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e tretë të saj, e gjithë bota pret se çfarë do të ndodhë më 9 maj, e cila është ditë feste në Rusi.

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do të shpallë luftë të gjithanshme në Ukrainë në ditët në vijim.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, duke iu referuar pushtimit në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”, raporton BBC.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën vjetore të Fitores të Rusisë më 9 maj për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak. Ai sigurisht që po i mban letrat ‘afër gjoksit’ dhe deri atëherë ne duhet t’i marrim mjaftohemi vetëm me mohimet e Moskës.

Në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të përgënjeshtruar pretendimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”.

Më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve (të vërtetë apo të imagjinuar) të mposhtur.

Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën, që kjo e fundit të mbrohet.

Çfarëdo që të ndodhë më 9 maj, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti.

The post A mundet Putini të shpallë luftë të plotë më 9 maj? Parashikimi i BBC appeared first on Albeu.com.

Lavrov flet për 9 Majin: Veprimet ushtarake nuk do të varen nga kjo datë
Teksa më 9 maj kremtohet parada e madhe e ushtrisë ruse, në kuadër të përvjetorit të çlirimit të Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se kjo datë nuk do të ndikojë në veprimet e ushtarëve në ukrainë.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, parashikoi se Vladimir Putin do të “rrotullonte terrenin” për një njoftim madhor për të shënuar “Ditën e Fitores” historike të 9 majit.

“Ushtarët tanë nuk do t’i bazojnë veprimet e tyre në një datë të caktuar,” tha Lavrov kur u pyet nëse përvjetori do të ishte një pikë kthese në luftë.

“Ne do ta përkujtojmë fitoren tonë në mënyrë solemne, por koha dhe shpejtësia e asaj që po ndodh në Ukrainë do të varet nga nevoja për të minimizuar rreziqet për civilët dhe ushtarët rusë,” shtoi ai, duke folur në TV italian.

The post Lavrov flet për 9 Majin: Veprimet ushtarake nuk do të varen nga kjo datë appeared first on Albeu.com.