80 pajisje Archives - Albeu.com

GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve…
Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK, për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme.

Burime pranë këtij institucioni, konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.

Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish-zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.

Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh, duhet të përfundojë i gjithë procesi.

Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish-administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar, si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction” si person në dijeni, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.

Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve.

Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

The post GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve… appeared first on Albeu.com.