8 fjali nuk duhet t’ua thoni asnjëherë fëmijëve tuaj Archives - Albeu.com

8 fjali nuk duhet t’ua thoni asnjëherë fëmijëve tuaj, sipas psikologëve
Pavarësisht se sa të nevrikosur mund të jeni me ta, bëni mirë që këto fjali të mos ia thoni:

Mjaft qave.

Fëmijët nuk mund t’i kontrollojnë dot emocionet e tyre, ndaj edhe nëse po qajnë jo për ndonjë arsye madhore, mos i thoni gjë. Nëse ju i ndaloni t’i shfaqin emocionet e tyre në fëmijëri, ata do të rriten në mënyrë të tillë, duke u munduar t’i fshehin ato që ndiejnë. Ka plot mënyra më të mira se si mund t’i shpjegoni që nuk duhet të qajnë. Mund t’i thoni: “Është mirë të qash, por duhet të kuptosh se ajo që ke bërë, është e gabuar dhe të mos e përsërisësh përsëri”.

Jam i/e zhgënjyer nga ty.

Edhe nëse fëmija yt bën diçka të gabuar, ndihmoje të gjejë rrugën e duhur pa e bërë të mendojë se është një dështim, apo se përban një zhgënjim për prindërit e vet. Provo t’i thuash: “Ajo që ke bërë, është e gabuar, por mund të flasim për ta rregulluar. Në rregull?”.

Nuk je i mjaftueshëm.

Me një fjali të tillë, ti e bën fëmijën tënd të mendojë se tek ai mungon diçka. Si t’ia thuash në mënyrë direkte, si në mënyrë indirekte, sërish efekti është po i njëjtë. Ndjesia e pamjaftueshmërisë nuk është aspak e mirë. Provo t’i thuash fëmijës tënd: “Je i mjaftueshëm, je i aftë dhe bashkë do të punojmë që ti të bëhesh një njeri akoma më i mirë”.

Fëmijët e fortë nuk kanë frikë.

Po, kanë. Kjo gjë nuk e përjashton as fëmijën tënd. Frikën e tij nuk mund ta ndalosh duke i thënë të mos ketë frikë. Me siguri edhe ti vetë trembesh nga një sërë situatash apo ngjarjesh. Fëmijës tënd duhet t’i mësosh se si të përballet me frikërat e tij. Thuaji diçka të tipit: “Është në rregull të kesh frikë, ndonjëherë të gjithë tremben, por unë di diçka që mund të të ndihmojë”.

Je fëmijë i keq.

Nuk duhet kurrsesi ta bësh fëmijën tënd të mendojë, se është një person i keq. Përkundrazi, duhet ta bësh të kuptojë se çfarë gabimi ka bërë, sado të madh ta ketë bërë, në mënyrë që të mos e përsërisë sërish. Të gjithë bëjmë gabime, por kjo nuk na bën ne persona të keq.

Unë bëj çdo gjë për ty dhe çfarë po bën ti për mua?

Ai është fëmija yt dhe normalisht ti duhet të bësh çdo gjë për të. Nuk duhet të vihesh kundër tij, sepse ai nuk e ka zgjedhur të vijë në këtë botë. Madje, duhet të të vijë turp edhe nga vetja, nëse ia thua këtë gjë djalit fëmijës tënd. Ai është aty, sepse ju si prindër e keni vendosur këtë gjë, ndaj duhet të kujdeseni në maksimum për të. Në kohën e duhur, duhet t’ia kërkoni të njëjtin kujdes përkundrejt jush.

Je i shëndoshë.

Nuk duhet ta inkurajosh asnjëherë fëmijën tënd për këtë aspekt. Nëse ke një fëmijë të shëndoshë, edhe vetë ai ose ajo e di këtë gjë; e ndjen këtë gjë përditë nga të rinjtë e tjerë në shkollë. Shtëpia duhet të jetë një vend i sigurtë dhe i rehatshëm, jo një vend ku të vuhet nga bullizmi. Provo t’i thuash fëmijës diçka të tillë: “Po mendoj të nis një dietë, por s’dua ta mbaj vetëm unë. Do ta mbajmë bashkë?”. / bota.al

The post 8 fjali nuk duhet t’ua thoni asnjëherë fëmijëve tuaj, sipas psikologëve appeared first on Albeu.com.