71 mijë automjete Archives - Albeu.com

Shumë trafik? Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj
Për periudhën janar-shtator 2024, në rrugët e vendit janë regjistruar 71.4 mijë mjete të reja, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Nga këto, rreth 60 mijë ishin autovetura.

Deri në shtator numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Shtator 2024, rezulton 939.152 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,8 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,0 %) dhe “Motor” (5,7 %).

Sipas INSTAT, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606  km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale.

Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Në tremujorin e tretë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore, janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej. Mercedez Benz, akoma mbizotëron

Marka “Mercedez Benz”, është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,3 % dhe “Daimler Chrysler” 8,2 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2024, janë regjistruar për herë të parë 26.183 mjete rrugore.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe e zënë “Autoveturat” me 84,8 % dhe “Motor” me 7,9 %.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 38,9 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e tretë 2024.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,4 % dhe qarku Dibër me 2,1 %.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend, në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,4 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,6 %./Monitor

The post Shumë trafik? Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj appeared first on Albeu.com.