64 krere bageti Archives - Albeu.com

64 krerë bagëti kontrabandë nga Maqedonia, arrrestohet 4 persona në Dibër
Katër shtetas janë vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi u kapën duke kontrabanduar bagëtri të imëta dhe të trasha nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Po ashtu është sekuestruar edhe furgoni më të cilin transportoheshin.

Të katër personat e arrestuar janë banues në Dibër.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Border”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër.

Kontrabandonin bagëti të imëta dhe të trasha, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohet furgoni me të cilin transportoheshin bagëtitë dhe 64 krerë bagëti të pamatrikulluara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Bllatë dhe Prokurorinë Dibër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimit disamujor, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E., 30 vjeç, A. D., 34 vjeç, B. Z., 27 vjeç dhe N. Z., 34 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë e imëta dhe të trasha, në Maqedoninë e Veriut, i kalonin ato në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Bllatë, i mbanin fillimisht në stallat e tyre dhe më pas i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në stallat në pronësi të këtyre shtetasve, u gjetën 64 krerë bagëti të imëta dhe të trasha, të pamatrikulluara, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin furgon që shërbente për transportimin e tyre.

Në vijim të hetimeve janë dokumentuar me prova ligjore 5 raste të kontrabandimit të bagëtive, të kryera nga këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,  “Fshehja e të ardhurave” dhe “Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë” , të kryera në bashkëpunim./albeu.com

The post 64 krerë bagëti kontrabandë nga Maqedonia, arrrestohet 4 persona në Dibër appeared first on Albeu.com.