60-vjeçarit Archives - Albeu.com

Ngjarja e rëndë në Korçë/ Flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: Vdiq nga varfëria dhe i harruar nga të gjithë…
Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, i cili ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga institucionet.

“Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti. Kohët e fundit i dhanë një kemp, por siç e pësoi…”, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.

Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët. Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.

“Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,” u shpreh Sulejmani, duke theksuar se askush nga institucionet nuk ishte interesuar për të.

Ai tregon se fillimisht mendonin se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë. “Ka qenë krejt i vetmuar. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,” rrëfen ai me trishtim.

Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi, dhe ndonëse për një kohë i ishte caktuar një kemp, ndihma asnjëherë nuk i kishte mjaftuar.

“Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,” përfundon rrëfimin Sulejmani.

Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

The post Ngjarja e rëndë në Korçë/ Flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: Vdiq nga varfëria dhe i harruar nga të gjithë… appeared first on Albeu.com.