6 vatra Archives - Albeu.com

Situata e zjarreve në vend/ 32 vatra të raportuara, 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive
Ministria e Mbrojtjes, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet e djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Gojan–Gjegjan, Pukë vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren: 32 efektivë MZSH me 7 mjete zjarrfikëse, 13 punonjës të shërbimit pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të FA. Në mbështetje janë 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së.

Në Tenë, Mirditë, operacioni vijon me 30 efektivë të FA, mjete zjarrfikëse të FA dhe Bashkisë Mirditë, shërbimin pyjor dhe strukturat vendore. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Në Dukat, Vlorë – vatra vijon aktive, por me intensitet të ulët. Sot operojnë 77 forca: 10 efektivë MZSH, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 55 efektivë të FA-së. Nuk rrezikohen banesa.

Në Malin e Dajtit, Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht, ndërsa sot vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi, Klos , pas vënies nën kontroll, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në operacionin e deritanishëm janë angazhuar 85 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, si dhe mjete zjarrfikëse.

Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni, ndërsa pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

The post Situata e zjarreve në vend/ 32 vatra të raportuara, 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive appeared first on Albeu.com.