6 tetori Archives - Albeu.com

Protesta për ish-krerët e UÇK-së, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen para 6 tetorit
<html><head></head><body>

Gjatë protestës së zhvilluar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kërkua nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin urgjentisht hapa për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo kërkesë u bë pas vendimit të Gjykatës në Hagë, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me një total prej 81 vjetësh burgim.

Nasim Haradinaj, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, deklaroi se Qeveria duhet ta dërgojë sa më shpejt në Kuvend projektin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, me afat para 6 tetorit.

Haradinaj kërkon veprim institucional për ligjin e Speciales

Haradinaj u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës të bashkohen rreth kësaj çështjeje. Sipas tij, problemet që lidhen me Gjykatën Speciale duhet të zgjidhen nëpërmjet institucioneve dhe jo përmes protestave.

“Është e vërtetë që sot është dita e 15-të… I bëj thirrje Kuvendit për një unifikim, se nëse nuk bëjnë unifikim, nuk e nxjerrin ligjin nuk do të shkojë mirë. E pse me qitë popullin në rrugë, me bo demonstratë pa nevojë kur kemi mundësi t’i zgjedhim problemet pa zhurmë dhe përgjithmonë”, tha Haradinaj.

Kadriaj: Ish-pjesëtarët e UÇK-së duhet të rikthehen të pafajshëm

Time Kadriaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se do të ishte e turpshme nëse Qeveria nuk ndërmerr masa për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

“Çlirimtarët e Kosovës duhet të kthehen të pafajshëm, duhet të ndiqet shembulli i njëjtë me Kroacinë, që nga 24 vite Kroacia e ka sjellë atë të pafajshëm… Është turp nëse Qeveria nuk e procedon në Kuvend dhe që nuk e ka proceduar deri më tani ligjin për plotësim dhe ndryshim, në të cilin tentohet disa amendamente që do t’ia lehtësojnë punën kësaj gjykate”, u shpreh Kadriaj.

Musliu: Kosova ka një mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, theksoi se përgjegjësia për vazhdimin e këtij procesi u takon institucioneve të Kosovës.

“Është e vërtetë se është në dorën e Kosovës dhe duhet të jetë në dorën e Kosovës. E kemi rastin historik të bëjmë më të mirën e mundshme”, porositi Musliu.

Gold Ag: Mbështetja për UÇK-në duhet të jetë e përbashkët

Këngëtari Gold Ag deklaroi se qytetarët po e dëshmojnë çdo ditë përkrahjen e tyre për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Duhet punuar sa më parë, vetë populli, në Kosovë, Shqipëri, deri në Amerikë, për të treguar që jemi me UÇK-në dhe krejt jemi me UÇK-në”, tha ai.

Gjatë protestës, një qytetar shprehu kritika ndaj institucioneve të Kosovës për vonesën, sipas tij, në ndërmarrjen e veprimeve lidhur me Gjykatën Speciale.

Qytetari: Hapat për Specialen duhej të merreshin më herët

“Institucionet është dashur të punojnë më herët e jo tash që s’janë duke punuar send. Çfarë deklarate kanë dhënë institucionet tona, është turp të thuhet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nesër nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet protesta e radhës e platformës “Liria ka Emër”. Aktiviteti organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Protesta kundër vendimit të Speciales janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës, ndërsa tubime janë mbajtur në Shkup, në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri. Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe në Bruksel.

</body></html>

The post Protesta për ish-krerët e UÇK-së, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen para 6 tetorit appeared first on Albeu.com.