6 te vrare Archives - Albeu.com

Protothema: Të vrarët në masakrën e Athinës mund të jenë turq, jo shqiptarë
Hetimet e EL.AS janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë persona.

Pesë nga gjashtë viktimat ishin në një makinë, ndërsa viktima tjetër u gjet e pajetë jashtë mjetit.

Më fillim u raportua se viktimat ishin shtetas shqiptarë, por Protothema raporton sot se të vrarët e sulmit dyshohet se ishin turq dhe kishin në posedim kartat e identitetit të një shteti tjetër, me disa raportime se ishin francezë.

Sigurisht, hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false.

Ato që janë padyshim false, sipas burimeve të EL.AS, janë targat gjermane të makinës Ford, të cilat dyshohet se janë ngjitur në makinë.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur pritën e vdekjes me targa false gjashtë banorëve të IX-së.

Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës).

Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë./albeu.com

The post Protothema: Të vrarët në masakrën e Athinës mund të jenë turq, jo shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raketë në qendër të qytetit Çernihiv, në veri të Ukrainës, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës (MBU).

Njerëzit ishin duke shkuar në kishë për ta kremtuar një festë fetare kur ndodhi sulmi, sipas MBU-së, e cila shtoi se në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë.

“Një raketë ruse ra mu në qendër të qytetit, në Çernihivin tonë. Një shesh, një universitet politeknik, një teatër”, shkroi në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është në një vizitë pune në Suedi.

“Kjo tregon çfarë është një fqinjëri me shtet terrorist, kjo është ajo kundër të cilës ne po e bashkojmë botën”, tha Zelensky.

“Një e shtune e zakonshme, të cilën Rusia e shndërroi në një ditë të dhimbjes dhe humbjes”, shtoi ai.

Një video e shkurtër e postuar nga Zelensky shfaqi copëzat e shpërndara nëpër shesh përballë një teatri rajonal të dramës, ku u dëmtuan rëndë veturat e parkuara. Një trup i pajetë u pa aty, po ashtu.

Rusia i ka sulmuar qytetet ukrainase larg nga vija e frontit me raketa dhe me dronë, qëkur e ka nisur pushtimin në shkurt të vitit 2022.

Sulmi në Çernihiv ishte mbase “një raketë balistike”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus, në Telegram.

The post Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv appeared first on Albeu.com.