6 ore Archives - Albeu.com

6 orë “kaos” me platformat sociale, çfarë ndodhi dhe pse Facebook nuk dha asnjë shpjegim
Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë sërish aktive pas më shumë se gjashtë orësh “blackout” global, duke i lënë përdoruesit tërësisht pa asnjë lloj aksesi.

Disa nga shërbimet nuk janë ende plotësisht funksionale, për shembull, disa përdorues ende raportojnë probleme kur postojnë përmbajtje të reja në Instagram.

“Për gjithë komunitetin e madh të njerëzve dhe bizneseve në të gjithë botën që varen nga ne, na vjen keq,” u shpreh Facebook në një deklaratë. “Ne kemi punuar shumë për të rivendosur qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona dhe jemi të lumtur të raportojmë se ato po kthehen në internet tani. Faleminderit për durimin”.

Facebook nuk zbuloi se çfarë shkoi keq

Të tre platformat pushuan së punuari pak para mesditës, kur faqet e internetit dhe aplikacionet për shërbimet e Facebook nuk ishin të aksesueshme.

Raportet në DownDetector.com treguan se ndërprerjet ishin të përhapura kudo, por ishte e paqartë se sa përdorues nuk ishin në gjendje të hynin në këto aplikacione.

ThousandEyes, një shërbim i monitorimit të rrjetit në pronësi të Cisco, tha përmes një email-i se ndërprerja ishte rezultat i dështimit të DNS. DNS, shkurtimi i Domain Name System, është si një libër telefoni për faqet e internetit.

Ndërprerja shënoi periudhën më të gjatë të ndërprerjes për Facebook që nga viti 2008, kur një defekt e rrëzoi faqen për 24 orë, duke prekur rreth 80 milionë përdorues. Platforma aktualisht ka 3 miliardë përdorues.

Mike Schroepfer, shefi i teknologjisë në Facebook, kërkoi falje përmes një deklarate të postuar në Twitter.

“Ndjesë të sinqertë për të gjithë të prekurit nga ndërprerjet e shërbimeve që mundësohen nga Facebook” shkroi Schroepfer. “Ekipet po punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të rivendosur normalitetin sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Në vitin 2019, një ndërprerje e ngjashme zgjati rreth një orë. Facebook fajësoi një ndryshim të konfigurimit të serverit për atë ndërprerje. Ndërsa për atë që ndodhi ditën e djeshme, nuk ka asnjë shpjegim zyrtar. Majde ditën e djeshme edhe interneti pati probleme, ku shumë njerëz raportuan se nuk mund të përdornin as Google apo ëebe të tjera online.

The post 6 orë “kaos” me platformat sociale, çfarë ndodhi dhe pse Facebook nuk dha asnjë shpjegim appeared first on Albeu.com.

Flini më pak se 6 orë gjatë natës? Mund të rrezikoheni nga ky problem shëndetësor
Një studim i ri ka treguar se rreziku i demencës rritet me 30 përqind nëse flini gjashtë orë ose më pak. Studimi i botuar në revistën Nature Communications, ku morën pjesë 8 mijë njerëz, përcaktoi se ata që flinin për gjashtë orë ose më pak në moshën 50-60 vjeç kishin një rrezik më të lartë të demencës në krahasim me ata që flinin më shumë orë.

Studimi gjithashtu tregoi se rritja e rrezikut të demencës ishte e pavarur nga faktorët sociodemografik, të sjelljes, kardiometabolike dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin. “Gjumi është i rëndësishëm për funksionin normal të trurit dhe gjithashtu mendohet të jetë i rëndësishëm për pastrimin e proteinave toksike që grumbullohen nga truri”, tha studiuesja Tara Spiers-Jones.

Megjithatë sipas saj, këto rezultate nuk vërtetojnë përfundimisht se më pak gjumë çon në demencë. Studime të tjera kanë treguar se aktiviteti fizik mund të përmirësojë në mënyrë dramatike simptomat që lidhen me demencën në grupmoshat e moshuara. Stërvitja ndihmon në funksionin e përgjithshëm njohës, ekuilibrin ndërsa ul simptomat që lidhen me depresionin klinik.

The post Flini më pak se 6 orë gjatë natës? Mund të rrezikoheni nga ky problem shëndetësor appeared first on Albeu.com.