6 janari Archives - Albeu.com

Trump rikonfirmon qëndrimin për zgjedhjet, minimizon dhunën e 6 janarit, refuzon të shprehet qartë për luftën në Ukrainë
Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e tij për zgjedhjet e vitit 2020, minimizoi dhunën e 6 janarit 2021, refuzoi të shprehet qartë për luftën në Ukrainë dhe sfidoi përfundimin e jurisë këtë javë se ai ishte përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins dhe me një audiencë republikane dhe të pavendosurish, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

Zoti Trump gjithashtu minimizoi në mënyrë të përsëritur dhunën e shkaktuar nga turma e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Përkundrazi, ai tha se ishte i prirur të falte “një pjesë të madhe” të të pandehurve të 6 janarit nëse rizgjidhet.

Ai gjithashtu tha se nuk kishte pse t’i kërkonte falje ish-nënpresidentit të tij, Mike Pence, i cili ishte vendosur në shënjestër të turmës.

“Unë mendoj se ai ishte në rrezik,” tha ai duke shtuar se në fakt ishte zoti Pence që “kishte gabuar”.

Zoti Trump përsëri këmbënguli në diskutimin e së mërkurës se nuk e njihte zonjën Carroll, megjithëse e sulmoi atë ashpër.

Zoti Trump refuzoi në mënyrë të përsëritur të thoshte nëse do të nënshkruante një ndalim federal të abortit nëse do t’i takonte atij të nënshkruante, duke thënë se ai do të “negocionte” në mënyrë që “njerëzit të jenë të kënaqur”.

“Unë kërkoj një zgjidhje funksionale,” tha ai.

Zoti Trump refuzoi gjithashtu të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën ndaj Rusisë.

Moderatorja Collins e pyeti zotin Trump nëse ai e mbështeste Ukrainën.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Debati që shënoi edhe kthimin e zotit Trump në CNN ishte i tensionuar. Ish-presidenti Trump e ka sulmuar vazhdimisht rrjetin televiziv dhe në debatin e së mërkurës e ofendoi gazetaren Collins

Megjithatë ekipi i zotit Trump e pa ftesën nga CNN si një mundësi për të tërhequr një grup më të gjerë votuesish.

The post Trump rikonfirmon qëndrimin për zgjedhjet, minimizon dhunën e 6 janarit, refuzon të shprehet qartë për luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Kreu i grupit “Proud Boys” fajtor për konspiracion për rebelim më 6 janar
Ish-drejtuesi i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, dhe tre anëtarë të këtij grupi të ekstremit të djathtë, u dënuan të enjten për komplot për të sulmuar Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur në pushtet ish-Presidentin republikan Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet e vitit 2020.

Një juri gjyqësore në Uashington e shpalli zotin Tarrio fajtor për konspiracion për kryengritje, pasi dëgjoi dhjetëra dëshmitarë për mbi tre muaj, në një prej çështjeve më serioze gjyqësore të ngritura lidhur me sulmin tronditës të 6 janarit, që u transmetua drejtpërdrejtë në të gjithë botën.

Kjo është një arritje domethënëse për Departamentin e Drejtësisë, që ka siguruar tashmë dënime për konspiracion për rebelim ndaj drejtuesve të grupe kryesore ekstremiste që prokurorët thonë se ishin të vendosur që ta mbanin jashtë Shtëpisë së Bardhë me çdo çmim Presidentin demokrat Joe Biden. Akuza shoqërohet me një dënim me burg deri në 20 vjet.

Zoti Tarrio, i cili mbahet në paraburgim që nga arrestimi i tij në mars të vitit 2022, nuk shfaqi ndonjë emocion kur po lexohej verdikti. Ai përqafoi një nga avokatët e tij dhe shtrëngoi duart me një tjetër, përpara se të largohej nga salla e gjyqit. Disa prej njerëzve që ishin ulur mes të afërmve të të akuzuarve fshinë lotët kur po lexohej vendimi.

Ky zhvillim vjen pas një procesi gjyqësor që mori mbi dyfishin e kohës që pritej fillimisht, i ngadalësuar nga mocione dhe zbulime të informatorëve të qeverisë brenda grupit. Arritja e dënimit për zotin Tarrio, një udhëheqës i profilit të lartë, i cili nuk mori vetë pjesë në sulm, mund ta inkurajojë Departamentin e Drejtësisë ndërkohë që një prokuror i posaçëm po heton ish-Presidentin Trump, përfshirë dhe aspekte kyçe të rebelimit të 6 janarit.

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka marrë javët e fundit dëshmi nga shumë persona pranë ish-presidentit. Ndër ta është ish-Nënpresidenti Mike Pence, i cili dëshmoi përpara një jurie të madhe javën e kaluar, me të gjitha gjasat duke u dhënë kështu prokurorëve një rrëfim në vetë të parë për disa biseda dhe ngjarje në javët përpara sulmit.

Zoti Tarrio ishte një objektiv kryesor i hetimit tashmë historikisht më të madh të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Ai udhëhiqte këtë grup neo-fashist – i njohur për përplasjet në rrugë me aktivistët e majtë – kur ish-Presidenti Trump iu drejtua grupit “Proud Boys” gjatë debatit të parë me zotin Biden, duke u thënë që “të tërhiqeshin dhe të prisnin”.

Zoti Tarrio nuk ishte në Uashington më 6 janar, sepse ai ishte arrestuar dy ditë më parë në një rast tjetër dhe ishte urdhëruar të dilte nga kryeqyteti. Por prokurorët thanë se ai organizoi dhe drejtoi sulmin e anëtarëve të “Proud Boys” që sulmuan Kapitolin atë ditë.

Përveç zotit Tarrio, banor i Majamit, tre anëtarë të tjerë të grupit u dënuan për komplot rebelimi: Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl.

Juristët nuk kanë arritur ende një vendim unanim mbi akuzën e rebelimit për të pandehurin e pestë: Dominic Pezzola, një anëtar i ri i cili nuk kishte folur me të pandehurit e tjerë deri pasi u ngritën akuzat. Zoti Pezzola, megjithatë, u dënua për akuza të tjera të rënda.

Tarrio, Nordean, Biggs dhe Rehl u dënuan gjithashtu për pengim të çertifikimit nga Kongresit të fitores në zgjedhje të zotit Biden dhe për pengim të zbatimit të ligjit, si dhe për dy akuza të tjera për konspiracion. Atyre iu rrëzua një akuzë për sulm që ishte ngritur për shkak se zoti Pezzola vodhi mburojën e një oficeri të policisë.

Gjykatësi u tha anëtarëve të jurisë që të vazhdonin të diskutonin për disa akuza të mbetura për të cilat nuk kanë arritur marrëveshje.

Avokatja e zotit Rehl, Carmen Hernandez, tha se klienti i saj “vazhdon të deklarojë se është i pafajshëm”. Avokatët e të akuzuarve Biggs dhe Pezzola nuk pranuan të komentojnë. Një avokat për zotin Tarrio nuk pranoi të komentojë.

Prokurorët u thanë juristëve se grupi e konsideronte veten si “ushtria e Trump-it” dhe ishin të përgatitur për “luftë gjithëpërfshirëse” për t’ia ndaluar zotit Biden të bëhej president.

Grupi “Proud Boys” ishin “të rreshtuar pas Donald Trump-it dhe të gatshëm të ushtronin dhunë në emër të tij”, tha prokurori Conor Mulroe në fjalën e tij përmbyllëse.

Thelbi i dosjes së prokurorisë ishin qindra mesazhe të shkëmbyera nga “Proud Boys” në ditët përpara 6 janarit, të cilat tregojnë grupin e ekstremit të djathtë që shpërndante pretendimet e rreme të zotit Trump për manipulim të zgjedhjeve dhe ngjallte frikë për atë se çfarë do të ndodhte kur zoti Biden të merrte detyrën.

Ndërsa “Proud Boys” hynin në Kapitol, zoti Tarrio brohoriste për ta nga larg, duke shkruar në rrjetet sociale: “Bëni atë që duhet bërë”. Në një bisedë në grup të kriptuar të “Proud Boys” më vonë atë ditë, dikush pyeti se çfarë duhet të bënin më pas. Zoti Tarrio u përgjigj: “Bëjeni përsëri”.

“Mos kini dyshim”, shkruajti zoti Tarrio në një mesazh tjetër. “Ne e bëmë këtë”.

Avokatët mbrojtës mohuan se kishte patur komplot për të sulmuar Kapitolin ose për të ndaluar çertifikimin e fitores së zotit Biden nga Kongresi. Një avokat i zotit Tarrio u përpoq t’ia hidhte fajin ish-Presidentit Trump, duke argumentuar se ish-presidenti nxiti sulmin e turmës pro-Trump kur ai u kërkoi njerëzve të grumbulluar pranë Shtëpisë së Bardhë të “luftonin si dreqi”.

“Ishin fjalët e Donald Trump-it. Ishte motivimi i tij. Ishte zemërimi i tij që shkaktoi atë që ndodhi më 6 janar në qytetin tuaj të bukur dhe të mahnitshëm”, tha avokati Nayib Hassan në apelin e tij të fundit drejtuar jurisë. “Nuk ishte Enrique Tarrio. Ata duan të përdorin Enrique Tarrion si një kokë turku për Donald J. Trump-in dhe personat në pushtet”.

Departamenti i Drejtësisë nuk kishte ndërtuar një dosje për konspiracion rebelimi prej një dekade, përpara se një juri tjetër të dënonte vitin e kaluar një tjetër udhëheqës të një grupi ekstremist, themeluesin e “Oath Keepers”, Stewart Rhodes, me këtë vepër penale të periudhës së Luftës Civile.

Gjatë dy gjyqeve të grupit “Oath Keepers”, zoti Rhodes dhe pesë anëtarë të tjerë u dënuan për komplot për rebelim për atë që prokurorët thanë se ishte një komplot i veçantë për të ndaluar me forcë transferimin e pushtetit presidencial nga zoti Trump tek zoti Biden. Tre të pandehur u liruan nga akuza për rebelim, por u dënuan për pengim të çertifikimit nga Kongresi të fitores elektorale të zotit Biden.

Departamenti i Drejtësisë ende nuk ka bërë të ditur se sa dënim me burg do të kërkojë për anëtarët e grupit “Oath Keepers” më vonë këtë muaj./voa

The post Kreu i grupit “Proud Boys” fajtor për konspiracion për rebelim më 6 janar appeared first on Albeu.com.

Gjykatësi federal: Pence duhet të dëshmojë para jurisë së madhe
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti Mike Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe pasi u thirr nga prokurori special, i cili po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Dy persona që kanë njohuri mbi vendimin e gjykatësit, folën në kushte anonimiteti sepse vendimi ende nuk është bërë publik.

Megjithatë, ata thanë se zoti Pence nuk do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me veprimet e tij më 6 janar të vitit 2021, kur një turmë e mbështetësve të ish-presidentit Trump sulmoi Kapitolin ndërsa ish-nënpresidenti Pence po kryesonte një seancë të përbashkët të Kongresit për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Ish-nënpresidenti Pence ka argumentuar se duke qenë se po shërbente në cilësinë e Presidentit të Senatit atë ditë, ai është i përjashtuar nga detyrimi për të dëshmuar bazuar në nenin e Kushtetutës mbi “fjalimin ose debatin”, i cili i mbron të drejtën e anëtarëve të Kongresit që të mos merren në pyetje për aktet legjislative.

Skenari i jashtëzakonshëm i mundësisë që një ish-nënpresident të dëshmojë kundër ish-shefit të tij në një hetim penal shpaloset ndërsa zoti Pence po shqyrton mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ish-presidenti Trump tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij për president.

Ekipi i ish-nënpresidentit Pence është duke shqyrtuar tani mundësinë e apelimit të vendimit të sotëm të gjykatësit federal. /VOA

The post Gjykatësi federal: Pence duhet të dëshmojë para jurisë së madhe appeared first on Albeu.com.

6 janari, Mike Pence refuzon të dëshmojë në Kongres: Do të krijohej një precedent i keq
Ish zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence ka refuzuar të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit.

Në një intervistë me televizionin CBS, Pence u shpreh se Kongresi nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë e tij dhe se në Kushtetutë pushtetet janë të ndara.

Ai u shpreh se thirrja e tij për të dëshmuar do të krijonte një precedent shumë të keq.

Kujtojmë se zotit Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.

The post 6 janari, Mike Pence refuzon të dëshmojë në Kongres: Do të krijohej një precedent i keq appeared first on Albeu.com.

Shërbimi Sekret fshiu mesazhet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, zbulohet arsyeja
Agjentët e Shërbimit Sekret kanë fshirë mesazhet e marra dhe të dërguara pranë kohës së sulmit më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, megjithëse një inspektor i përgjithshëm i kërkoi këto mesazhe në kuadrin e hetimit të sulmit, konkludon një agjenci mbikqyrëse e qeverisë amerikane.

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, shprehet në një letër të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press se mesazhet mes datave 5 dhe 6 janar 2021 ishin fshirë “në kuadrin e një programi për zëvendësimin e paisjeve”. Fshirja është bërë pasi kjo zyrë mbikqyrëse kërkoi të dhënat e komunikimeve elektronike mes agjentëve, në kuadrin e hetimit për ngjarjet përreth sulmit të 6 janarit.

Gjithashtu, personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare u janë dhënë udhëzime të mos i japin të dhëna inspektorit të përgjithshëm dhe se të dhënat e tilla duhet të shqyrtoheshin fillimisht nga juristët e departamentit.

“Ky proces shqyrtimi i shkaktoi vonesa me javë të tëra Inspektorit të Përgjithshëm për të marrë të dhënat dhe krijoi konfuzion nëse ishin dorëzuar të gjitha të dhënat e kërkuara”, thuhet në letër, e cila mbante datën e së mërkurës dhe i është dërguar drejtuesve të Komisioneve për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, i tha agjensisë së lajmeve Associated Press se “i marrim shumë seriozisht akuza të tilla false dhe do të përgjigjem me hollësi së shpejti”.

Fshirja e mesazheve do të ngrejë me siguri pikëpyetje të reja për komisionin e posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit, i cili ka rishfaqur interesim për rolin e Shërbimit Sekret, pas dëshmisë dramatike të ish-ndihmëses së Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, për veprimet e ish-Presidentit Donald Trump në ditën e sulmit.

Zonja Hutchinson tregoi se si i ishte rrëfyer një përplasje mes ish-Presidentit Trump dhe ekipit të tij të sigurisë të përbërë nga agjentë të Shërbimit Sekret, ndërsa ai kërkonte me zemërim që të çohej me makinë në Kapitol, godinën e Kongresit, ku pak më vonë mbështetësit e tij do të hynin me forcë. Ajo gjithashtu tregoi se pati dëgjuar ish-Presidentin Trump t’i thoshte zyrtarëve të sigurisë që të hiqnin paisjet për kontrollin e armëve për tubimin e tij në Uashington, megjithëse disa prej mbështetësve të tij ishin të armatosur.

Ky version u kundërshtua me shpejtësi nga agjentët. Robert Engel, agjenti që drejtonte makinën presidenciale, si dhe zyrtari i ekipit të sigurisë të ish-Presidentit Trump, Tony Ornato, u shprehën të gatshëm të dëshmojnë pas të jenë betuar ligjërisht, se nuk u sulmua asnjë agjent dhe se ish-Presidenti Trump nuk u mundua ndonjëherë të kapte timonin e makinës, i tha agjensisë së lajmeve Associated Press një person i njohur me çështjen dhe që kërkoi t’i ruhej anonimati./VOA

The post Shërbimi Sekret fshiu mesazhet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për sulmin ndaj Kapitolit
Presidenti Joe Biden fajësoi sot hapur parardhësin e tij Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit dhe për pasojat e pretendimeve të tij për zgjedhjet tek demokracia amerikane. Në një fjalim në një vjetorin e sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej 200 vjetësh, Presidenti Biden theksoi nevojën e mbrojtjes së vlerave demokratike. Ai e Majit fjalimin të enjten pikërisht në ndërtesën e Kongresit, një zgjedhje që e nxirrte edhe më shumë në pah simbolikën e komenteve të tij. Kolegia Keida Kostreci njofton.

Një vit pas sulmit të 6 Janarit, Presidenti Biden foli pa doreza duke bërë plotësisht përgjegjës për ngjarjen, ish-Presidentin Trump.

“Për herë të parë në histori një president jo vetëm i humbi zgjedhjet , por u përpoq të parandalonte transferimin paqësor të pushtetit, ndërsa një turmë e dhunshme, hyri me forcë në Kapitol. Por ata dështuan, dështuan”, tha ai.

Ai e akuzoi zotin Trump, të cilin nuk e përmendi asnjëherë me emër se “ka thurur dhe përhapur një rrjet gënjeshtrash rreth zgjedhjeve të vitit 2020.

“Ai e ka bërë këtë sepse vë pushtetin mbi parimet, sepse ai e konsideron interesin e tij si më të rëndësishëm sesa interesin e Amerikës. Dhe sepse për të, egoja e tij e lënduar është më e rëndësishme sesa demokracia ose Kushtetuta jonë”, tha presidenti Biden.

Presidenti e fajësoi zotin Trump për nxitjen e trazirave më 6 janar, që shkaktuan vdekjen e pesë vetëve dhe më shumë se 130 të plagosurve. Turma që ndërmori sulmin para një viti, u nis drejt Kapitolit pas një fjalimi para Shtëpisë së Bardhë nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në një reagim menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, ish-presidenti Trump nuk u tërhoq nga pretendimet e tij të pambështetura në prova se zgjedhjet ishin të manipuluara, duke akuzuar Komisionin e Kongresit që po heton 6 janarin si të paragjykuar dhe të njëanshëm.

“Pse Komisioni i Pazgjedhur mashtrues, tërësisht politik, gjykimi i të cilit është bërë kohë më parë, nuk diskuton për zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 2020? Sepse ata nuk kanë përgjigje apo justifikime për atë që ndodhi”, shkruante ai në një deklaratë.

Ai shtoi se Gënjeshtra e Madhe ishin vetë zgjedhjet. Komisioni i Posaçëm, i ngritur në fund të qershorit, pritet të publikojë një raport mbi rezultatet e hetimit përpara zgjedhjeve për Kongresin në nëntor 2022.

Presidenti Biden, megjithëse e pranoi se 6 janari ishte një sulm i rëndë, theksoi se demokracia “mbijetoi” dhe ish-presidenti Trump “dështoi”.

Ai tha se zgjedhja që Shtetet e Bashkuara bëjnë në këtë moment në histori do të përcaktojë se “çfarë vendi jemi”:

“A do të jemi një vend që e pranon dhunën politike si normë? A do të jemi një vend që lejon zyrtarë partiakë të zgjedhjeve të përmbysin vullnetin e shprehur në mënyrë legjitime të popullit? A do të jemi një vend që nuk jeton në dritën e së vërtetës, por nën hijen e gënjeshtrës? Ne nuk mund t’ia lejojmë veten të jemi një vend i tillë. Rruga përpara është ta pranojmë të vërtetën dhe të jetojmë me parimin e së vërtetës“, tha Presidenti Biden në fjalimin e tij.

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se rreth 70% e republikanëve nuk e konsiderojnë legjitime fitoren e zotit Biden në zgjedhje, megjithëse nuk ka asnjë provë se zgjedhjet ishin të manipuluara. /VOA/

The post Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për sulmin ndaj Kapitolit appeared first on Albeu.com.

Presidenti Biden do të flasë në përvjetorin e sulmit në Kapitol
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të flasë të enjten për rëndësinë historike të sulmit të vitit të kaluar në Kapitol, nga mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump.

Në njëvjetorin e sulmit, presidenti Biden pritet të flasë në sallën e statujave në Kongres, në një paraqitje të përbashkët me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Presidenti do të flasë për të vërtetën e asaj që ndodhi, jo për gënjeshtrat që disa kanë përhapur që atëherë dhe për rrezikun që sulmi ka paraqitur për sundimin e ligjit dhe sistemin tonë të qeverisjes demokratike”, u tha të martën gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Ajo tha se presidenti “do të përkujtojë heronjtë e 6 janarit, veçanërisht trimërinë e burrave dhe grave të forcave të rendit, që luftuan për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur Kapitolin dhe jetët e njerëzve që ishin aty. Për shkak të përpjekjeve të tyre, demokracia jonë i rezistoi sulmit të një turme dhe vullneti i më shumë se 150 milionë njerëzve që votuan në zgjedhjet presidenciale, u vërtetua përfundimisht nga Kongresi”.

Turma e mbështetësve të ish presidentit Trump sulmoi selinë e Kongresit ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2020, duke mposhtur oficerët e policisë së Kapitolit, duke thyer dritaret dhe dëmtuar ndërtesën historike dhe duke i detyruar ligjvënësit të kërkonin strehim për shkak të sigurisë së tyre.

Kongresi nxiton të mbyllë hetimet për sulmin e 6 janarit përpara zgjedhjeve të nëntorit

Vetëm disa orë më vonë, pasi agjencitë federale të zbatimit të ligjit dhe ushtria arritën të rivendosin situatën nën kontroll, anëtarët e Kongresit qenë në gjendje të përfundojnë punën e tyre, të vërtetojnë fitoren e zotit Biden në zgjedhje dhe të përgatisin terrenin për inaugurimin e tij javë më vonë.

Katër persona vdiqën ditën e sulmit, duke përfshirë një oficer policie të Kapitolit që vdiq të nesërmen. Turma plagosi dhjetëra oficerë dhe në muajt pas sulmit katër oficerë kryen vetëvrasje.

Donald Trump kishte planifikuar të mbante një konferencë shtypi të enjten në Florida, por të martën tha se po e anulonte atë. Në një deklaratë ku përsëriti pretendimin e tij të rremë se ai në fakt fitoi zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump tha se në vend të konferencës, do të diskutojë “tema të rëndësishme” në një tubim të 15 janarit në Arizona.

Carl Tobias, një profesor në Shkollën Juridike të Universitetit të Richmondit, i tha agjencisë së lajmeve France-Presse se fushata e zotit Trump është “e pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

“Asnjë ish president nuk është përpjekur të bëjë kaq shumë për të diskredituar pasardhësin e tij dhe procesin demokratik”, tha profesori Tobias.

Sondazhi: Demokracia në SHBA e kërcënuar

Anketat opinionit publik kanë treguar se rreth 70 për qind e republikanëve nuk e konsiderojnë të ligjshme fitoren e presidentit Biden./VOA/

The post Presidenti Biden do të flasë në përvjetorin e sulmit në Kapitol appeared first on Albeu.com.

Grusht shteti në SHBA? Gjeneralët amerikanë japin alarmin: Ushtria të bëhet gati
Paul D. Eaton, Antonio M.Taguba & Steven M.Anderson janë tre gjeneralë të SHBA-ve që kanë bërë thirrje përmes një shkrimi në “Ëashington Post” për përgatitjet që duhet të bëjë ushtria e vendit me qëllim përballimin e një tjetër grushti shteti gjatë viteve të ardhshme.

Ata parashikojnë vitin 2024 si më të mundshëm për një grusht shteti për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje.

Ndërsa po afron përvjetorit i parë Ii kryengritjes me pasoja vdekjeprurëse në Capitol Hill-Washington,ne si ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane jemi gjithnjë e më të shqetësuar mbi pasojat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dhe potencialin e krijimit të një kaosi me pasoja serioze brenda ushtrisë sonë, çka do t`i vendoste në rrezik të madh të gjithë amerikanët.

Thënë shkurt:Ne jemi të tmerruar nga mendimi se një grusht shteti, do të ketë sukses herën tjetër që do të tentohet. Një nga pikat e forta të ushtrisë sonë, është se ajo mbështetet nga popullsia jonë e larmishme. Ajo përbëhet nga një koleksion individësh, të gjithë me besime dhe prejardhje të ndryshme etnike.

Por pa një ruajtje të vazhdueshme të kohezionit, është shumë real potenciali për një kaos në ushtri, që do të pasqyronte ndarjet e forta sociale apo politike. Dhe shenjat e trazirave të mundshme në radhët e forcave tona të armatosura janë më se të dukshme.

Më 6 janar 2021, një numër jo i vogël veteranësh dhe pjesëtarësh aktivë të ushtrisë amerikane morën pjesë në sulmin mbi Capitol. Më shumë se 1 në 10 nga ata që u akuzuan për sulmin e asaj dite, kishin qenë më parë pjesë e ushtrisë së SHBA-së.

Një grupim prej 124 zyrtarësh ushtarakë në pension, nën emrin “Flag Officers 4 America”,bënë publike një letër ku ndër të tjera i bënë jehonë sulmeve të rreme të Donald Trump mbi legjitimitetin e zgjedhjeve tona.

Çfarë është më shqetësuese, kohët e fundit gjeneral brigade Thomas Mancino, gjenerali që drejton trupat e Gardës Kombëtare në Oklahoma, refuzoi një urdhër të presidentit aktual Joe Biden që kërkonte vaksinimin e të gjithë anëtarëve të Gardës Kombëtare kundër koronavirusit.

Mancino deklaroi se ndërsa Garda e Oklahomas nuk është e mobilizuar në mënyrë federale, komandanti i tij kryesor është guvernatori republikan i shtetit, dhe jo presidenti i SHBA-së. Nëse ndodh një kryengritje tjetër, do të ishte shumë shqetësuese mundësia për një prishje totale të zinxhirit komandues përgjatë linjave partiake, nga maja e zinxhirit deri në nivelin e një skuadre operative.

Skenari i organizimit të njësive të tilla që mund të rebelohen ndaj komandantit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane,nuk mund të hidhet tërësisht poshtë. Imagjinoni për një moment rivalizimin e komandantëve të përgjithshëm – një Biden i sapozgjedhur që jep urdhra, dhe një Donald Trump (apo një figurë tjetër Trumpiane), që jep urdhra si kreu i një qeverie në hije.

Më keq akoma:imagjinoni në një moment sikur politikanët në nivel shtetëror dhe federal të instalojnë ilegalisht si president një kandidat humbës të zgjedhjeve. Të gjithë anëtarët e shërbimit betohen për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së.

Por në një proces zgjedhor të kontestuar, ku ka një ndarje të besnikërisë, disa mund të ndjekin urdhrat e komandantit të përgjithshëm legjitim, ndërsa të tjerët mund të ndjekin kandidatin humbës Trumpian.

Edhe armët mund të mos jenë të sigurta në varësi të asaj se kush i mbikëqyr ato. Sipas një skenari të tillë, nuk është e çuditshme të thuhet se një kaos në ushtri mund ta çojë SHBA-në drejt një luftë civile. Në këtë kontekst, me ushtrinë tonë të paralizuar dhe të përçarë, do të dëmtohej siguria e SHBA-së.

Secili nga armiqtë tanë mund të përfitojë, duke nisur nga një sulm i gjithanshëm ndaj aseteve tona apo aleatëve tanë. Mungesa e gatishmërisë ushtarake gjatë pasojave që sollën zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte mbresëlënëse dhe shumë shqetësuese.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së Trump, Christopher C.Miller, dëshmoi se e ndaloi me dashje mbrojtjen ushtarake të Capitol Hill përpara 6 janarit 2021. Thuhet se gjenerali i ushtrisë Mark A. Milley, kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët, u përpoq të siguronte që mbrojtja bërthamore e vendit të ishte e sigurt nga urdhrat e paligjshëm.

Është e qartë se e gjithë ushtria jonë u zu gafil në fillim të këtij viti. Dhe teksa vendi është ende i përçarë si kurrë më parë, ne duhet të ndërmarrim hapa për t’u përgatitur për më të keqen.

Së pari, duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar një kryengritje tjetër. Asnjë udhëheqës i vetëm që e frymëzoi atë nuk është mbajtur përgjegjës. Zyrtarët tanë të zgjedhur dhe ata që zbatojnë ligjin -përfshirë Departamentin e Drejtësisë, komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjithë Kongresin – duhet të tregojnë më shumë emergjencë. Por ushtria nuk mund të presë që të veprojnë zyrtarët e zgjedhur. Pentagoni duhet të urdhërojë menjëherë një rishikim të roleve për të gjithë protagonistët – me uniformë dhe civilë – që janë mbi Kushtetutën dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Po ashtu duhet të ketë një rishikim të ligjeve të luftës, dhe mënyrës se si identifikohen dhe trajtohen urdhrat e paligjshëm. Duhet të ketë një përforcim të“unitetit të komandës”, për t’ia bërë të qartë çdo anëtari të Departamentit të Mbrojtjes se para kujt duhet të japin llogari.

Asnjë anëtar i shërbimit ushtarak, nuk duhet të thotë se nuk e kuptonte se nga kush të merrte urdhra gjatë skenarit më të keq të mundshëm. Përveç kësaj, të gjitha degët e ushtrisë amerikane duhet të bëjnë një punë më intensive në fushën e të dhënave inteligjente në të gjitha bazat ushtarake.

Synimi duhet të jetë identifikimi, izolimi dhe largimi i rebelëve të mundshëm; ruajtja nga përpjekjet e propaganduesve që përdorin informacionet e rreme për të përmbysur zinxhirin komandues; dhe për të kuptuar sesi përhapen keqinformimet e tjera nga ana e propagandistëve.

Së fundi, Departamenti i Mbrojtjes duhet të zhvillojë disa simulime në lidhje me kryengritjen e ardhshme të mundshme post-zgjedhore apo ndonjë përpjekje të re për një grusht shteti, për të identifikuar pikat e dobëta.

Më pas, ai duhet të kryejë një përmbledhje nga lart-poshtë të gjetjeve të tij, dhe të fillojë të vendosë masa mbrojtëse për të parandaluar sabotimet jo vetëm në ushtri, por edhe në çdo agjenci që punon krah për krah me ushtrinë. Ushtria dhe ligjvënësit e kanë krijuar tashmë një ide e re për të parandaluar ndodhjen e një kryengritje tjetër në vitin 2024. Por ata do të kenë sukses vetëm nëse ndërmarrin tani veprime vendimtare. /abcnews.al/

The post Grusht shteti në SHBA? Gjeneralët amerikanë japin alarmin: Ushtria të bëhet gati appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Trumpit për të mos dorëzuar të dhënat për sulmin e 6 janarit
Një gjykatë amerikane e Apelit hodhi poshtë të enjten një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump për të mos dorëzuar të dhënat e komunikimit para Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol, duke thënë se ai nuk kishte dhënë “asnjë bazë” për kërkesën e tij.

“Në të dhënat e paraqitura, ish-presidenti Trump nuk ka dhënë asnjë bazë që kjo gjykatë të anulojë vendimin e Presidentit Biden”, tha një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit për qarkun e Distriktit të Kolumbias.

“Të dy degët bien dakord se për këto dokumente ekziston një nevojë unike legjislative dhe se ato janë drejtpërdrejt të rëndësishme për hetimin e Komisionit për sulmin ndaj degës legjislative dhe rolin e saj kushtetues në transferimin paqësor të pushtetit”.

Vendimi shënon një goditje tjetër për ish-presidentin republikan, i cili ka zhvilluar një betejë ligjore të vazhdueshme me komisionin për dorëzimin e dokumenteve dhe paraqitjen e dëshmitarëve.

Trumpi ka argumentuar se materialet e kërkuara nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbrohen nga një kod ligjor i njohur si privilegji ekzekutiv që mbron konfidencialitetin e disa komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Gjykata të enjten i dha Trumpit 14 ditë për të paraqitur një kërkesë urgjente në Gjykatën e Lartë për të apeluar vendimin./ VOA

The post Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Trumpit për të mos dorëzuar të dhënat për sulmin e 6 janarit appeared first on Albeu.com.

Sulmi mbi Kapitol nga mbështetësit e Trump-it, ngrihen akuzat kundër këshilltarit të ish-presidentit! Sa mund të dënohet
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po merret me hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol votoi dje për ngritjen e akuzave kundër Steve Bannon, një prej këshilltarëve për kohë më të gjatë më të vjetër të ish-Presidentit Donald Trump, për refuzim të bashkëpunimit gjatë procesit të hetimeve.

Komisioni i kontrolluar nga demokratët, po heton për t’u dhpnë përgjigje pyetjeve, se përse dhe si, mbështetësit e zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ndërsa ligjvënësit po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

“Një ditë para se gjithë kjo të ndodhte, më 5 janar zoti Bannon përmes një deklarate tregoi se kishte dijeni për të. Ai tha ‘ferri do të shpërthejë nesër’. Ai parashikoi se ajo ditë do të ishte dryshe nga ajo që prisnin amerikanët. Ai i tha audiences së tij se shumë njerëz i kishin thënë se në rast revolucioni, do të ishin në Uashington. Ai tha se ky është momenti i tyre në histori. Sipas hetimeve të komisionit, duket se zoti Bannon kishte njohuri paraprake për planet e 6 janarit dhe duket se ai luajti një rol të rëndësishëm në ato plane”, thotë ligjvënësja republikane Liz Cheney, nënkryetare e komisionit.

“Zoti Banon vazhdon të kundërshtojë që të dëshmojë. Kjo është e papranueshme. Askush në këtë vend, pavarësisht pasurisë dhe fuqisë, nuk është mbi ligjin. Nëse nuk adresohet, kundërshtimi i tij mund të nxisë të tjerët të ndjekin rrugën e zotit Bannon”, tha kryetari i komisionit Bennie Thompson,

Paneli miratoi ngritjen e akuzave kundër zotit Bannon. Çështja shkon tani për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, gjë që pritet të bëhet të enjten.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton pro ngritjes së akuzave, çështja i kalon prokurorit federal në Uashington, ku një juri e madhe vendos për ngritjen, ose jo të padisë ndaj zotit Bannon.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me një vit burg edhe pse vuajtja e dënimit në rrethana të ngjashme, është e pazakontë dhe e rrallë.

Ish-Presidenti Donald Trump është munduar të pengojë hetimet e komisionit mbi shkaktarët e trazirave dhe rolin e tij në to. Zoti Trump ngriti një padi të hënën, me pretendimet se komisioni bëri një kërkesë të paligjshme, të pabazuar dhe të tepruar për të marrë regjistrimet e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Biden ka argumentuar se zoti Trump nuk gëzon privilegje ligjore për të penguar kërkesën, gjë për të cilën ligjvënësja Cheney duket se pajtohet.

Republikanët në Senat kanë penguar krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin, një panel që do të ishte krijuar sipas modelit të komisionit që hetoi sulmet terroriste të vitit 2001 në SHBA.

Në përgjigje, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët, krijoi një panel hetues prej nëntë anëtarësh, ku bëjnë pjesë dy ligjvënës republikanë, kritikë të zotit Trump. /VOA/

The post Sulmi mbi Kapitol nga mbështetësit e Trump-it, ngrihen akuzat kundër këshilltarit të ish-presidentit! Sa mund të dënohet appeared first on Albeu.com.