6 janari ne SHBA Archives - Albeu.com

Bota në prag të luftës? Nëse Rusia pushton Ukrainën, Gjermania sinjalizon për vendimin e fortë
Gjermania sinjalizoi të martën se mund të ndalonte gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia nëse Moska pushton Ukrainën dhe vendet perëndimore u mobilizuan rreth Kievit mbi një grumbullim të trupave ruse që ka ngjallur frikën e luftës.

Duke rritur diplomacinë pasi bisedimet me Rusinë përfunduan në ngërç javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të mërkurën përpara se të shkojë në Berlin për të diskutuar “përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës” me zyrtarë gjermanë, britanikë dhe francezë.

Me rritjen e frikës për një konfliktit, Britania tha këtë javë se kishte filluar të furnizonte Ukrainën me armë antitank, ministri i Jashtëm i Kanadasë vizitoi Ukrainën dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock zhvilloi bisedime në Moskë dhe Kiev në përpjekje për të lehtësuar tensionet.

Baerbock paralajmëroi se Moska do të vuante nëse sulmonte fqinjin e saj dhe kancelari Olaf Scholz sinjalizoi se përgjigja e Berlinit mund të përfshijë ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që sjell gaz në Gjermani.

I pyetur për tubacionin pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Scholz tha se ishte “e qartë se do të kishte një çmim të lartë për të paguar dhe se gjithçka do të duhet të diskutohet nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë”.

Scholz ka thënë më parë se Gjermania është e hapur ndaj sanksioneve në rast të një sulmi rus dhe se gjithçka do të ishte në tryezë. Kjo do të përfshijë Nord Stream 2, i cili është ndërtuar por nuk ka siguruar ende miratimin për t’u hapur.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha pas takimit me Baerbock të martën se tubacioni do të rrisë sigurinë evropiane të energjisë kur të jetë i hapur dhe se “përpjekjet për të politizuar këtë projekt” do të ishin kundërproduktive.

Rusia mohon planet për të sulmuar Ukrainën, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk përmbushen kërkesat e saj – duke përfshirë një premtim nga aleanca e NATO-s për të mos pranuar kurrë Kievin.

Dhjetëra mijëra trupa ruse mbeten pranë kufijve të Ukrainës dhe Moska gjithashtu ka dërguar trupa dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi këtë javë në përgatitje për stërvitje me aleatin e saj të ngushtë që kanë shkaktuar shqetësime të mëtejshme në Perëndim.

Tensionet kanë ndihmuar në uljen e rublës ruse kundrejt dollarit amerikan dhe stoqet ruse kanë rënë.

“Aleatët e NATO-s janë të përgatitur të diskutojnë propozime konkrete se si të reduktohen rreziqet dhe të rritet transparenca në lidhje me aktivitetet ushtarake dhe si të zvogëlohen kërcënimet në hapësirë ??dhe kibernetike”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Scholz.

“Ne jemi gjithashtu të përgatitur të rifillojmë shkëmbimin e informimeve mbi stërvitjet dhe politikat tona përkatëse bërthamore.”

Edhe pse Perëndimi po mblidhet pas Ukrainës, ish-republika sovjetike nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk ka detyrime traktate për ta mbrojtur atë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të luftuar ushtarët rusë.

Pas bisedimeve të javës së kaluar me Rusinë, të cilat nuk sollën ndonjë përparim, Blinken do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba në Kiev të mërkurën, tha Departamenti i Shtetit i SHBA.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan konflikt. Ne duam paqe”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA.

“Presidenti (rus) (Vladimir) Putin e ka në fuqinë e tij të ndërmarrë hapa për të shpërshkallëzuar këtë krizë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të mund të ndjekin një marrëdhënie që nuk bazohet në armiqësi apo krizë”, tha zyrtari.

Blinken foli me Lavrov të martën dhe kërkoi shpërshkallëzimin, tha më vete Departamenti i Shtetit. Zyrtari i lartë tha se të dy vendosën në thirrje se do të ishte e dobishme të takoheshin personalisht.

Duke vizituar Ukrainën të mërkurën, Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly tha se Otava do të merrte një vendim në kohën e duhur për furnizimin me pajisje ushtarake për Ukrainën.

The post Bota në prag të luftës? Nëse Rusia pushton Ukrainën, Gjermania sinjalizon për vendimin e fortë appeared first on Albeu.com.

Njësia federale kundër terrorizmit në SHBA ka hetuar 20 gazetarë
Një entitet që monitoron veprimtarinë e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara thotë se një njësi speciale e agjensisë së Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave (CBP) shfrytëzoi të dhëna sensitive të qeverisë, që ishin përpiluar me objektiv anti-terrorizmin, për të hetuar rreth 20 gazetarë në Shtetet e Bashkuara, ndër ta edhe një reportere e vlerësuar me Çmimin Pulitzer, e cila punonte për agjensinë e lajmeve Associated Press.

Rrjeti i lajmeve Yahoo News, i cili publikoi një artikull të hollësishëm për hetimin, gjithashtu konstatoi se njësia, e quajtur Divizioni Kundër Rrjeteve, hetoi edhe rreth të dhënave të punonjësve të stafit në Kongres dhe ndoshta edhe të vetë anëtarëve të Kongresit.

Agjenti Jeffrey Rambo, i cili pranoi se kontrollonte informacionin për gazetarët në vitin 2017, u tha hetuesve federalë se kjo praktikë është rutinë.

“Kur të vjen një emër në tryezë, e kontrollon nëpërmjet të gjitha sistemeve ku ke qasje; kjo është status quo-ja, kështu veprojnë të gjithë”, citohet nga Yahoo News të ketë thënë zoti Rambo.

Agjensia e lajmeve Associated Press siguroi një kopje të raportit me mbi 500 faqe të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Në raport citohet e njëjta fjali, por emri i agjentit është mbuluar me bojë të zezë. Agjensia e Mbrojtjes së Kufirit është pjesë e strukturës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Këto konstatime alarmuan organizatat e mediave dhe u bënë shkak që të kërkohet një shpjegim i plotë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë abuzim të dukshëm me pushtetin”, thotë në një deklaratë Lauren Easton, drejtore për marrëdhëniet me mediat në agjensinë e lajmeve Associated Press. “Duket se është një rast kur gazetarët janë ndjekur vetëm pse kanë bërë punën e tyre, dhe kjo përbën një shkelje të Amendamentit të Parë”.

Në deklaratën e saj, agjensia e Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave (CBP) nuk i referohet konkretisht hetimit, por thotë se “kontrollet dhe operacionet hetimore të CBP-së, përfshirë ato që zhvillohen nga Divizioni Kundër Rrjeteve, administrohen në mënyrë strikte nga protokolle të qëndrueshme dhe nga praktikat më të mira. CBP-ja nuk heton individë pa patur baza ligjore dhe legjitime për të ndërmarrë një veprim të tillë”.

Një punonjës në një kafene në San Diego, në pronësi të zotit Rambo, tha të shtunën se zoti Rambo nuk ishte i disponueshëm për të dhënë menjëherë komente. Ai është banor i qytetit San Diego.

Zbulimet e reja janë shembulli më i fundit se si agjensitë federale përdorin pushtetin e tyre për të ekzaminuar kontaktet e gazetarëve dhe personave të tjerë.

Më herët këtë vit, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ua ndaloi zyrtarisht prokurorëve të sekuestrojnë të dhënat e gazetarëve për rrjedhje të informacionit nga hetimet, duke lejuar vetëm disa përjashtime shumë të kufizuara. Ky udhëzim i ri zhbën një politikë shumëvjeçare të këtij departamenti. Ndryshimi u bë pas reagimit të gjerë që pasoi zbulimin se Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e ish-Presidentit Trump kishte marrë të dhënat e gazetarëve, si dhe të ligjvënësve demokratë dhe ndihmësave të tyre, si dhe të ish-këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn.

Gjatë administratës së ish-Presidentit Obama, hetuesit federalë morën në mënyrë sekrete të dhënat telefonike të disa gazetarëve dhe redaktorëve të agjensisë së lajmeve Associated Press. Të dhënat e marra u përkisnin linjave telefonike në zyra, në shtëpi dhe të numrave celularë.

Shfrytëzimi i këtyre të dhënave nga zoti Rambo dhe njësia në fjalë ishte më i gjerë nga ç’mendohej fillimisht. Inspektori i përgjithshëm paraqiti akuza të mundshme penale për keqpërdorim të të dhënave qeveritare dhe për mashtrim të hetuesve, por Departamenti i Drejtësisë refuzoi të ngrejë akuza ndaj zotit Rambo dhe dy punonjësve të tjerë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Zoti Rambo shprehu pakënaqësinë për median Yahoo News se agjensia e Mbrojtjes së Kufirit nuk e ka mbështetur dhe se është paraqitur në mënyrë të disfavorshme në artikujt e shtypit.

“Asnjë nga këta artikuj nuk më identifikon si një punonjës i organeve të zbatimit të ligjit për të cilin u konkludua se nuk kishte shkelur rregullat, dhe i cili ndërmori veprimet në fjalë me një qëllim real”, tha ai. “CBP-ja nuk e deklaron këtë, refuzon që ta pranojë, dhe refuzon të vërë të drejtën në vend”.

Zoti Rambo ishte identifikuar më parë si agjenti që kontrolloi të dhënat e udhëtimit të gazetares Ali Watkins, e cila në atë kohë punonte për Politico-n, dhe e mori atë në pyetje rreth burimeve të saj konfidenciale. Zonja Watkins shkruan tashmë për gazetën The New York Times.

Zoti Rambo u transferua në vitin 2017 tek kjo njësi e mbrojtjes së kufirit, pjesë e strukturës së Qendrës Kombëtare të Objektivave, me seli në Sterling, të shtetit Virxhinia. Ai u tha hetuesve se i ishte afruar fillimisht zonjës Watkins në kuadrin e një përpjekjeje më të gjerë për t’i shtyrë gazetarët që të raportonin rreth punësimit të detyruar në mbarë botën, si një çështje që lidhej me sigurinë kombëtare.

Ai përshkroi të ketë ndërmarrë përpjekje të ngjashme me gazetaren e agjensisë Associated Press, Martha Mendoza, sipas një përmbledhjeje të paredaktuar që u sigurua nga Yahoo News. Aty thuhet se njësia e zotit Rambo “pati mundësinë ta kontrollojë zonjën Mendoza dhe të konkludojë se ajo është gazetare e besueshme”, përpara se të ndërtonin një marrëdhënie me të, për shkak të ekspertizës që ajo kishte me shkrimin e artikujve për punësimit e detyruar. Zonja Mendoza fitoi për herë të dytë Çmimin Pulitzer në vitin 2016, si pjesë e një ekipi që raportoi për punësimin skllavërues në industrinë e peshkimit në Azinë Juglindore.

Dan White, eprori i zotit Rambo në Uashington, u tha hetuesve se njësia e tij e kontrolloi zonjën Mendoza nëpërmjet disa sistemeve të të dhënave, dhe se “CBP-ja zbuloi se një nga numrat në telefonin e zonjës Mendoza ishte i lidhur me një terrorist”, thotë Yahoo News. Edhe për zotin White u sugjerua ngritja e akuzave penale, por sugjerimi u refuzua.

Në përgjigje, zonja Easton, e agjensisë së lajmeve Associated Press, tha se “Associated Press kërkon një shpjegim të menjëhershëm nga Agjensia për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara se përse gazetarët, ndër ta edhe reporterja investigative Martha Mendoza, u kontrolluan nëpërmjet sistemeve të shumta të të dhënave, të cilat përdoren për të gjurmuar terroristët dhe u identifikuan për t’u rekrutuar si informatorë të fshehtë të mundshëm”.

Ishte komunikimi i zotit Rambo me zonjën Watkins që shërbeu si shtysë për hetimin e inspektorit të përgjithshëm. Megjithëse në pamje të parë ai e kontaktoi për shkak të punës së tij kundër punësimit të detyruar, zoti Rambo u zhvendos me shpejtësi drejt një hetimi për rrjedhje të informacionit. Ai madje i dha hetimit emrin “Operacioni Whistle Pig”, sipas llojit të uiskit që ai piu kur u takua me zonjën Watkins në një bar të Uashingtonit, në qershor 2017.

I vetmi person që u akuzua dhe u dënua si rrjedhojë e përpjekjeve të zotit Rambo, është James Wolfe, një ish-drejtues sigurie për Komisionin e Zbulimit të Senatit, i cili kishte një marrëdhënie personale me zonjën Watkins. Zoti Wolfe u vetëdeklarua fajtor se pati gënjyer FBI-në për sa i përket kontakteve të tij me gazetarët.

Gjatë bisedave me agjentët e FBI-së, zoti Rambo u pyet gjerësisht për interesat e tij me zonjën Watkins. Ai përdori të dhënat e udhëtimeve gjatë ballafaqimit për marrëdhënien me zotin Wolfe, duke këmbëngulur se zoti Wolfe ishte burimi për artikujt e saj. Zonja Watkins pranoi ekzistencën e marrëdhënies, por këmbënguli se zoti Wolfe nuk kishte ofruar informacion për artikujt e saj.

Zoti Rambo tha se zonja Watkins nuk ishte e vetmja gazetare të dhënat e së cilës u shqyrtuan nëpërmjet sistemeve qeveritare të të dhënave, megjithëse ai deklaroi gjatë marrjeve në pyetje nga FBI-ja se kishte shqyrtuar vetëm nëse zoti Wolfe po ofronte informacion të klasifikuar. Zoti Rambo tha se ai kishte “bërë kontroll të të dhënave në CBP” për “15 deri në 20 gazetarë që mbulojnë çështje të sigurisë kombëtare”, thuhet në një përmbledhje të marrjeve në pyetje nga FBI-ja, të reflektuar në raportin e inspektorit të përgjithshëm.

Zëdhënësja e gazetës The New York Times, Danielle Rhoades-Ha, tha se detajet e reja rreth hetimit të zonjës Watkins ngrenë shqetësime të mëtejshme.

“Jemi thellësisht të trazuar nga mënyra se si agjensia amerikane e Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave zhvilloi këtë hetim për burimet e gazetares. Siç ka thënë qartazi prokurori i përgjithshëm, qeveria duhet të ndalë përdorimin e hetimeve për rrjedhje të informacionit si një arsye për të ndërhyrë tek gazetaria. Ka ardhur koha që agjensia për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganave të bëjë publike të dhënat e plota të asaj çfarë ndodhi në kuadrin e këtij hetimi, në mënyrë që kjo sjellje e papërshtatshme të mos përsëritet”.

Edhe zonja Watkins tha se është “thellësisht e trazuar nga përmasat e përjekjeve të personelit të CBP-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të identifikuar burimet e gazetarisë dhe për të gërmuar në jetën time personale. Ishte drithëruese në atë kohë dhe mbetet drithëruese edhe tani”./VOA

The post Njësia federale kundër terrorizmit në SHBA ka hetuar 20 gazetarë appeared first on Albeu.com.

Përkujtohet 6 janari, protesta në Washington
Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

Nisur nga njoftimet për akte të mundshme dhune policia e Kapitolit nuk rrezikoi, duke dislokuar me qindra oficerë të sjellë në Uashington, në përpjekje për të shmangur atë që ndodhi më 6 janar ndërsa Kongresi po çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Gardhi rreth Kapitolit u vendos sërish, forcat e policisë së qytetit u aktivizua plotësisht dhe Policia e Kapitolit kërkoi ndihmë nga Garda Kombëtare.

Megjithë disa incidente të vogla në fillim të tubimit dhe një personi të arrestuar për mbajtjen e një thike, nuk u raportua asnjë incident i madh. Megjithatë zyrtarët e zbatimit të ligjit vijojnë të mbetën të shqetësuar rreth mundësisë së përplasjes së protestuesve dhe kundër protestuesve.

100 trupa të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri dhe në një përpjekje për të parandaluar dhunën, zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj atyre personave që po mbërrijnë në kryeqytet përmes aeroportit më të afërt.

Organizatorët e tubimit “Drejtësi për 6 janarin” thanë para aktivitetit se presin një tubim paqësor, por shefi i policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve të premten se “ka pasur disa kërcënime për dhunë” të lidhura me ngjarjen, dhe se policia do të punonte për të shmangur përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër i madh gjykatash, zyrtarë shtetërorë që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve si dhe anëtarë të administratës së vetë zotit Trump.

Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale. Shumica dërrmuese e të pandehurve janë liruar në pritje të gjykimit, por rreth 75 janë ende në paraburgim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në mesin e të akuzuarve për sulmin ndaj Kapitolit janë anëtarë të grupeve të krahut të djathtë si “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”.

“Është ironike që tubimi quhet drejtësi për 6 janarin. Mendoj se drejtësi për 6 janarin do të kishte qenë ngritja e akuzave dhe shkarkimi i Donald Trump-it” tha në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC ligjvënësi Adman Kinzinger, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan pro ngritjes së akuzave ndaj ish-Presidentit për nxitje të dhunës më 6 janar.

Senati i atëhershëm i kontrolluar nga republikanët e liroi ish-Presidentin prej akuzave.

“Është koha që ne të ndalemi si parti apo udhëheqës e të mos pranojmë si diçka normale idetë e ‘Oath Keepers’, që në thelb është një organizatë që dëshiron të përmbysë qeverinë”, tha zoti Kinzinger.

Organizatori i tubimin, Matt Braynard, një nga mbështetësit e pretendimeve të pabazuara në fakte të zotit Trump mbi zgjedhjet, tha se shpresonte që protesta të çonte në lirimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në ngjarjet e 6 janarit.

“Ajo që duam të bëjmë është të vëmë në qendër të vëmendjes keqtrajtimin e këtyre individëve e të inkurajojmë ligjvënësit që të kërkojnë që Departamenti i Drejtësisë të bëjë drejtësi lidhur me këta njerëz. Kjo do të thotë që në shumë raste akuzat të hidhen poshtë”, tha zoti Braynard në një intervistë për rrejtin C-SPAN.

Qindra vetë janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, një ngjarje nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Deri tani nuk është arritur të identifikohet asnjë i dyshuar si autor i mundshëm për vendosjen më 5 janar të bombave artizanale në selitë kombëtare të partisë demokrate e republikane që ndodhen pranë Kapitolit./VOA

The post Përkujtohet 6 janari, protesta në Washington appeared first on Albeu.com.