6 hetues bullgarë Archives - Albeu.com

6 hetues bullgarë dhe 3 prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës
Një ekip prej gjashtë hetuesish nga Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar dhe tre prokurorë të Prokurorisë së qarkut të Pernikut do të punojnë në procedurën para-hetimore për aksidentin në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 46 shtetasit tanë. Kështu ka thënë për “24 Çasa” Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit Publik të Bullgarisë, transmeton 360 Shkallë.

Kjo vjen për shkak të aspektit ndërkombëtar të rastit.

“Në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, përcaktohen afatet sa më të shkurtra për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme. Në këtë drejtim, kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup një prokuror dhe një hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi do të marrë personalisht dokumentet e nevojshme.” tha Sijka Mileva.

Për identifikimin e shtetasve të vdekur, ekipi bullgar do të marrë edhe profilet e ADN-së të familjarëve të viktimave për t’i krahasuar me profilet e ADN-së të viktimave për t’i identifikuar sa më shpejt.

Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev është në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit Ljubomir Joveski. Prokuroria bullgare po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë, si dhe identifikimin e shpejtë të trupave të shtetasve të vdekur.

Ndryshe, aksidenti i autobusit të RMV-së në Bullgari ku humbën jetën 46 persona dhe 7 të tjerë janë plagosur, ka tronditur mbarë vendin dhe Evropën. Hetimin po e bën Prokuroria e Bullgarisë, ndërkaq të kyçur janë edhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut.

Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin. Ajo që dihet, sipas udhëtarëve të mbijetuar, është që autobusi fillimisht e ka humbur kontrollin, pastaj është përplasur në bankina dhe më pas është ndjerë një shpërthim dhe për shkurt kohë i tëri është djegur.

Në mesin e viktimave ka pasur edhe 12 fëmijë, por edhe të rinj dhe më të moshuar të cilët kishin qenë në një ekskursion në Turqi me agjencinë turistike “Besa Trans Shkup”.

Për shkak aksidentit tragjik, prej dje janë shpallur tre ditë zie në RMV dhe nga një ditë në Bullgari dhe Kosovë. Telegrame ngushëllimi arrijnë nga katër anët e botës.

The post 6 hetues bullgarë dhe 3 prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës appeared first on Albeu.com.