6 gabime Archives - Albeu.com

Hiqni dorë nga këto 6 gabime që dëmtojnë fytyrën
Një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni është kur flini pa pastruar grimin. Por, shpeshherë bëhen edhe disa gabime të tjera, që ndikojnë drejtpërdrejt në lëkurën e fytyrës.

Larja e tepërt

Larja shumë e shpeshtë e fytyrës mund të plakë lëkurën tuaj. Mos e lani fytyrën më shumë se dy herë në ditë, me përjashtim kur stërviteni.

Përdorni produkte të gabuara

Sigurohuni që të përdorni produkte të përshtatshme për larjen e fytyrës. Produkte si sapuni dëmton dhe than lëkurën, shkatërron yndyrnat natyrale të fytyrës dhe shkakton acarim. Përdorni produkte me përbërës qetësues si çaji jeshil ose aloe vera. Nëse keni probleme me aknet, përdorni produkte që përmbajnë acid salicilik.

Përdorimi i gabuar i peeling-ut

Nuk duhet të bëni shumë shpesh peeling. Rekomandohet një herë në javë. Shërben për të hequr qelizat e vdekura dhe për të rigjeneruar sa më shumë lëkurën.

Nuk e lani fytyrën para gjumit

Mund ta pastroni rregullisht grimin para se të shkoni në shtrat por mos harroni ta lani fytyrën pasi të keni hequr grimin. Qumështi dhe pastruesit e shumtë të make-up-it do ta pastrojnë fytyrën tuaj, por jo aq thellë sa një locion pastrues.

Përdorni ujë shumë të nxehtë

Është mirë që fytyrën ta lani me ujë sa më të ftohtë. Shmangni ujin e nxehtë, veçanërisht në verë dhe dimër, sepse uji i nxehtë vetëm do ta thajë më shumë lëkurën.

Përdorni peceta të lagura

Pecetat e lagura për të hequr grimin janë të mira për t’u përdorur herë pas here, për shembull kur shkoni në palestër ose jeni me nxitim. Por në asnjë mënyrë nuk duhet t’i bëni rutinë.

The post Hiqni dorë nga këto 6 gabime që dëmtojnë fytyrën appeared first on Albeu.com.

Specialistët japin këshillat e forta, këto 6 gabime në higjienën personale që nuk duhet t’i bëni më
Një prej rregullave bazë për tu mbrojtur nga koronavirusi është higjena personale. Por duhet ta bëjmë atë në një mënyrë absolutisht të saktë, përndryshe efektet nuk do të jenë të njëjta. Shumë njerëz mund të befasohen për disa gjëra të gabuara që kanë bërë gjatë jetës së tyre.

Ne ju sugjerojmë që të njiheni me listën e tyre dhe të kujdeseni siç duhet.

1.Bëni dush shumë shpesh.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por larja shumë shpesh është po aq e keqe sa të mos lash fare. Sipas një ekipi të ekspertëve të sëmundjes infektive nga Universiteti Kolumbia, larja e shpeshtë e bën lëkurën tuaj të thatë dhe të plasaritur, gjë që çon në faktin se mikrobet mund të depërtojnë lehtësisht në trupin tuaj përmes këtyre plagëve. Ekspertët rekomandojnë të laheni jo më shumë se një herë në ditë.

2.Nuk i lani duart para se të shkoni në tualet.

Mund të gjeni baktere jo vetëm në tualet, por në të gjithë shtëpinë. Kjo do të thotë që nëse nuk keni larë duart për një kohë të gjatë, bakteret ndoshta janë të pranishme edhe mbi to. Kur shkoni në tualet, ju prekni pjesët private për të cilat mikrobet janë veçanërisht të rrezikshme. Kështu, larja e duarve para se të shkoni në tualet është edhe më e rëndësishme se pas.

3.Prekni tualetin me gisht.

Tualeti është ndoshta vendi më i pistë në shtëpi. Vëzhgimet tregojnë se 90 minuta pas një larje, dhjetëra pikëza me baktere janë ende në sipërfaqe. Prandaj, përpiquni të prekni tualetin jo me majën e gishtave, por me pjesën e mesit. Kjo mund të ndihmojë shumë, në rast se harroni dhe prekni diçka përpara se të lani duart, nuk do të përhapni bakteret rreth e rrotull.

4.Flini në të njëjtin jastëk për një kohë të gjatë.

Jastëkët janë një parajsë për merimanga pluhur ose myk. Me kalimin e kohës ata mund të kalojnë në fytyrën e një personi dhe të provokojnë sëmundje të lëkurës. Një studim thotë se merimangat e pluhurit mund të shkaktojnë alergji, të cilat shkaktojnë bllokim të hundës, enjtje dhe acarim të pasazheve të sipërme të frymëmarrjes. Gjithashtu rekomandon që të lani jastëkun tuaj çdo javë.

5.Flini me kafshët shtëpiake.

Rezulton se edhe gjatë natës, duhet të ndiqni rregullat e higjenës. Këtu nuk rekomandohet lejimi i maceve dhe qenve të flenë në të njëjtin shtrat me ju. Edhe ato më të mirët mbajnë shumë baktere në leshin e tyre. Është e vështirë ta besosh, por disa prej tyre madje mund të shkaktojnë plagë. Jo, nuk po flasim për mesjetën, por për kohërat moderne! Statistikat thonë se midis 1977 dhe 1998 ka pasur 23 raste të infeksionit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse e bartur nga macet shtëpiake.

6.Lani fytyrën me sapun.

Disa njerëz mendojnë se nëse e lyejnë fytyrën me sapun dy herë në ditë, do të jetë shumë e pastër dhe do të shmangin çarjet. Në realitet, sapuni bllokon poret. Dermatologët theksoijnë se sapuni nuk ishte menduar fillimisht për fytyrën. Kur e përdorni atë, ju shkatërroni pengesën mbrojtëse dhe prishni nivelin e pH të lëkurës tuaj.

The post Specialistët japin këshillat e forta, këto 6 gabime në higjienën personale që nuk duhet t’i bëni më appeared first on Albeu.com.