6 atentate ndaj Putin Archives - Albeu.com

Çfarë do të bëjë më tej Vladimir Putini?
Nga Brian Michael Jenkins “The Hill”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Do të ishte naive të imagjinohet që presidenti rus Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij shohin hartat apo bisedojnë me kabinetin e tij duke parë slide-t në PowerPoint, dhe analizojnë  opsione të ndryshme që janë në dispozicion. I rrethuar nga oportunistë servilë, që varen nga miratimi i tij, shumëkush dyshon se Putin përbuz plotësisht ata që mban rreth vetes.

Dhe kjo tingëllon e natyrshme për të sepse ai nuk përballet me zgjedhje, me asnjë parti apo institucion shtetëror që kërcënon sundimin e tij, dhe me asnjë opozitë politike të brendshme.

Ai është Rusia. Dhe Rusia është e tija, për sa kohë që ai projekton forcën e tij dërrmuese. Objektivi i tij kryesor është shmangia e humbjes.

Sipas Ministrit të tij të Jashtëm, Putin frymëzohet nga Ivani i Tmerrshëm: Ai shkarkon gjeneralët, burgos disidentët në shtëpi, dhe helmon ata që ndodhen jashtë vendit. Asnjë udhëheqës në Perëndim nuk mund të krahasohet me kohën e qëndrimit të tij në pushtet.

Ai ka kaluar 3 presidentë në Kinë, 4 presidentë në Francë, 5 presidentë në SHBA dhe 7 kryeministra në Britaninë e Madhe. Sigurisht, jetëgjatësia në majën e pushtetit nuk e bën njeriun më të zgjuar, por, siç thotë shprehja ruse, Putini “e ka parë disa herë paradën”.

Supozimet e Putinit

Në fund Rusia do të triumfojë në këtë luftë. Putin, ashtu si një numër zyrtarësh ukrainas, beson se koha është në anën e Rusisë. Pavarësisht humbjeve të rënda të raportuara nga terreni, Rusia mund të vazhdojë të godasë qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën e saj, në një kohë që vazhdon të dërgojë rekrutët në betejë për të mposhtur rezistencën e Ukrainës.

Ka shumë gjasa që Putini e sheh veten si më të përkushtuar për të vazhduar luftën në Ukrainë sesa Perëndimi mbështetjen e kësaj të fundit, ndaj ai beson se Rusia do të ketë sukses. Sanksionet janë të vështira për t’u vënë në zbatim, të ngadalta në funksionim dhe akoma më të vështira për t’u mbajtur në fuqi për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e botës nuk do që t’i bashkohet atyre, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë të shtiren sikur po i zbatojnë.

Përvoja mund t’i japë Putinit besimin se Rusia mund t’i përballojë me lehtësi kufizimet. Tek e fundit, deri më tani Rusia ka qenë në gjendje të gjejë blerës të gatshëm të naftës dhe gazit të saj. Vetëm Perëndimi është rreshtuar kundër Rusisë. Edhe pse nën sanksione, Rusia nuk është e izoluar.

Ajo që quhej dikur “Bota e Tretë” nuk kishte të bënte me zhvillimin ekonomik, por me pozicionin e mos-rreshtimin me Lindjen apo Perëndimin. Duke parë sot hartën e vendeve që kanë deklaruar neutralitet në garën aktuale, duket sikur “Bota e Tretë” është rikthyer si një grupim politik.

Antipatia e saj ndaj Perëndimit, dhe sidomos ndaj SHBA-së vazhdon ende. Putini e sheh Rusinë, si veten, si shumë te fortë. Ndërkaq e sheh Perëndimin si të dobët, të padisiplinuar, pa vullnet, të dhënë pas veseve, të ndarë politikisht, të ndjeshëm ndaj lodhjes së luftës dhe të frikësuar.

Ashtu si në artet marciale, njeriu nuk fiton me forcën superiore, por duke shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit. Është e vështirë të mbash një koalicion të bashkuar në një garë të gjerë kur armët nuk janë direkt në kokën e njerëzve. Putini është i vetëdijshëm për pikat e dobëta në aleancën e NATO-s, si dhe për rrymat e thella të simpatisë së vazhdueshme për Rusinë, si në Evropë po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Për këtë mjafton të kujtoni sesa i vështirë ishte dërgimi i vetëm disa tankeve në Ukrainë.

Objektivat e dukshme të Putinit

Rindërtimi i perandorisë së humbur Sovjetike. Kjo luftë shkon përtej ndërhyrjes ushtarake për të mbrojtur Rusinë kundër kërcënimeve të perceptuara në kufirin e saj. Rusia revanshiste e Putinit duhet që të rimarrë territorin. Megjithatë, i gjithë territori i pushtuar aktualisht nga Rusia në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji, i marrë së bashku, është afërsisht i barabartë me shtetin e Ajouas në SHBA, pra jo mjaftueshëm për ta futur në histori Putinin si “Vladimir Restauruesi”.

Ukraina është fushëbeteja kryesore. Edhe pse jo shumë në orbitën e Rusisë, Putin e sheh atë si një kërcënim dhe një strategji kyçe rajonale. Në rast se Rusia do të dominojë në Ukrainë, do të duhen pak përpjekje shtesë për të pushtuar Moldavinë dhe për ta frikësuar Gjeorgjinë që të nënshtrohet.

Edhe Bjellorusia mund të aneksohet gradualisht pa luftë. Po ashtu Armenia do të qëndrojë në një linjë me Moskën. Një fitore ruse në Ukrainë, për të cilën Perëndimi ka bërë aq shumë për t’i rezistuar, mund ta dëmtojë NATO-n. Ndërsa mund t’i nxisë disa anëtarë të aleancës që të dyfishojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e ndërsjellë, të tjerët mund të kërkojnë mënyra për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Për Putinin përçarja e Perëndimit, do të ishte ndreqja përfundimtare e asaj që ai e sheh si tragjedinë më të madhe gjeopolitike të shekullit XX-të, një lloj hakmarrje ndaj shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe e prishjes së aleancës së tij në Evropën Lindore. Përtej ripushtimit të territorit të humbur, Rusia duhet respektuar.

Në mendjen e Putinit, kjo do të thotë se duhet pasur edhe frikë. Rusia është shteti më i madh në botë sa i përket territorit. Ajo ka ushtrinë e pestë më të madhe në botë. Ndërkohë për nga numri i popullsisë, renditet e nënta, teksa përballet me një rënie të rëndë demografike. Ndërsa ekonomia e saj renditet e 11-ta në botë, Rusia renditet e para në armët bërthamore. Putini po e përdor luftën në Ukrainë për të luajtur me forcat e Rusisë. Kërcënimet bërthamore nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht shpërthimin e armëve bërthamore. Putin synon t’i kujtojë armiqve të Rusisë, se nuk duhen shpërfillur kërcënimet e Moskës.

Deklaratat e tij se Rusia po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë apo pezullimin e pjesëmarrjes në inspektimet e reduktimit të armëve bërthamore dhe vendosjen në gatishmëri të raketave bërthamore hipersonike, janë ndërthurur me paralajmërime dhe kontradikta.

Ajo synon që t`i mbajë të gjithë në akth duke hamendësuar. Ky është stili i luftës psikologjike të Putinit. Kjo qasje mund të arrijë përfitime taktike. Sipas logjikës së Putinit, bashkëpunimi i vazhdueshëm rus në kufizimin e armëve bërthamore varet nga mungesa e sulmeve brenda territorit rus.

Ndaj duhet menduar mirë sigurimi Ukrainës i avionëve F-16 ose raketave dhe dronëve me rreze më të gjatë veprimi. Megjithatë, Putini është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe. Ai nuk është i prekur nga kriza humanitare apo se mos dënohet në Hagë. Dhe sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë rreziqe mund të jetë i gatshëm të ndërmarrë.

“Strategjia” e mundshme e Putinit

Vendosmëri, disiplinë dhe këmbëngulje. Strategjia e Putinit duket e drejtuar personalisht prej tij dhe synimi i saj nuk ndryshon. Në fund, Ukraina duhet të jetë ose ruse ose neutrale, por duke iu nënshtruar kufizimeve të rrepta për armët, dhe asnjëherë anëtare në NATO apo BE.

Putini po e ri-përgatit Rusinë për një lloj tjetër lufte. Duke e quajtur pushtimin e vendit fqinj një “operacion special ushtarak”, ishte një pasqyrim i historisë dhe i përvojës së Putinit në KGB. KGB-ja nuk është ushtri. Ajo nuk zhvillon luftëra. Operacioni në Ukrainë synonte të ishte një asgjësim i shpejtë udhëheqjes ukrainase, dhe jo një fushatë ushtarake.

Kur operacioni ushtarak special u shndërrua në një luftë të drejtpërdrejtë, Rusia ishte në telashe. Por Putini po i përshtatet rrethanave. Ai po mobilizon më shumë trupa, dhe po i përdor ato akoma më shumë si “mish për top”, në vend që të përmirësojë performancën në fushën e betejës.

Ai nuk po tërhiqet. Rusia duhet të shmangë luftën me NATO-n. E zënë në Ukrainë, ushtria ruse nuk i ka burimet për t’u përballur me NATO-n në një luftë konvencionale. Kalimi në një luftë bërthamore përfshin shumë rreziqe të larta. Por është gjithashtu i panevojshëm. Edhe situata në Ukrainë favorizon numrat superiorë të Rusisë. Si agresor, Putin ka iniciativën dhe mund të diktojë zhvillimet. Ai mund të rrisë intensitetin e konfliktit, ose mund ta reduktojë praninë e ushtrisë e tij. Nëse operacionet e Ukrainës do të kufizohen më tej, Rusia mund të arrijë të dominojë përfundimisht.

Putini do të kërkojë mundësinë për të provokuar kriza shpërqendruese diku tjetër. Do të ketë zbulime të komploteve dhe thashethemeve për grushte shteti (për shembull, në Ballkanin Perëndimor) për t’u bërë krye-lajm në media dhe për të tronditur kancelaritë e Perëndimit. Kjo fushatë do të synojë të shterojë vullnetin e aleancës perëndimore. Ndaj pyetja është: A do të lejojë Perëndimi që të jenë efektive taktika të tilla? /albeu.com

Shënim:Brian Michael Jenkins, këshilltar i lartë në think-tankun “RAND Corporation”

The post Çfarë do të bëjë më tej Vladimir Putini? appeared first on Albeu.com.

A mund t’i mbijetojë Putin luftës në Ukrainë?
Nga George Walsh “19 Forty Five”

Presidenti rus Vladimir Putin, e sheh aktualisht veten para një dileme të madhe. Ushtria e tij nuk mund ta fitojë më luftën në Ukrainë, por dështimi nuk është një opsion. Në regjimet autoritare, siç është sot Rusia e Putinit, humbja e një lufte të rëndësishme shkakton ndryshimin e regjimit.

Një ndryshim, të cilit Putin nuk do t’i mbijetonte. Në këto kushte, a mund të gjejë ai një mënyrë për të distancuar veten nga dështimet e tij, apo është tashmë një i vdekur i pakallur? Le ta nisim analizën fillojmë me arsyen se përse ushtria e Putinit po shkon drejt humbjes së sigurt.

Ajo nuk mund të korrigjojë dot më humbjet që pa pësuar. Duke qenë nën sulmet e përditshme të ushtrisë ukrainase, njësitë e vijës së parë po pësojnë deri në 500 të vrarë në ditë, dhe janë vetëm 1/5 e forcës së nevojshme për këtë luftë. Morali i trupave ka rënë.

Eprorët po i braktisin vartësit e tyre. Tashmë po shihen kudo skena të dorëzimin në masë. Njësitë bllokuese, detyra e të cilëve është të qëllojnë ushtarët e tjerë që përpiqen të dorëzohen, po sillen tashmë njëlloj.

Përpjekjet e Putinit presidentit rus për të rifreskuar ushtrinë e tij, duke mobilizuar më shumë se 300.000 burra nuk po funksionon ashtu siç ishte planifikuar. Rekrutët po detyrohen të  blejnë vetë rrobat, pajisjet dhe ushqimin e tyre, sepse Rusia nuk mund t’u sigurojë më as  pajisjet më thelbësore.

Por edhe nëse zgjidhen problemet logjistike me mobilizimin e shtatorit, hedhja në luftime e rekrutëve pak eksperiencë dhe shumë pak të stërvitur për të zëvendësuar veteranët shumë të motivuar dhe të mësuar në beteja, nuk është një strategji fituese.

Dhe kjo na çon tek argumenti ynë i dytë. Me më shumë se 100.000 të vdekur dhe të plagosur, Ukraina është bërë për Rusinë, një luftë e madhe. Ndërsa rusët mbështesin në shumicë ushtarët në vijën e frontit, mbështetja për Vladimir Putin dhe luftën e tij të zgjedhur është duke u zbehur ndjeshëm pas humbjeve ushtarake të njëpasnjëshme dhe numri të madh të të vdekurve.

Gati 400.000 burra u larguan nga Rusia në vend se të pranonin të rekrutoheshin, gjë që nuk është një mbështetje dhe aq e fortë ndaj statuskuosë aktuale. Ndryshimi i regjimit është duke u diskutuar tashmë. Siloviki, zyrtarët e shtetit të thellë që e vendosën në pushtet Putinin, po kërkojnë fundin e luftës në një mënyrë që të justifikojë disi gjakun e derdhur dhe paratë e harxhuara për të.

Dhe nëse Putin nuk mund të prodhojë do atë rezultat, siloviki mund t’ia ofrojnë presidentin rus publikut si një “kurban” për disfatën. Si mund të dalë ai nga kjo situatë? Nëse NATO do të hiqte dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe me të dhëna të inteligjencës në kohë reale, kushtet në fushën e betejës do të ndryshonin.

Por ndoshta as kjo nuk do të mjaftonte për të fituar. Pasi do të ishte ende një betejë midis të demoralizuarve, të rekrutuarve të pastërvitur dhe veteranëve ukrainas të kalitur nga beteja që mbrojnë shtëpitë e tyre. Por e sigurt është se një zhvillim i tillë, do t’i jepte kohë Putinit për të menduar për diçka tjetër.

Po si mund të shkaktohet ndërprerja e linjave të furnizimit nga Perëndimi për Ukrainës? Jo me forcën e armëve. Duke pasur parasysh kushtet aktuale, çdo konfrontim midis Rusisë dhe NATO-s, balanca e forcës do të anojë dukshëm në favor të kësaj të fundit.

Ndaj Putin duhet të gjejë një mënyrë tjetër për ta nxitur NATO-n të largohet me vullnetin e tij të lirë nga ndihma ndaj Kievit. Rusia Sovjetike besonte dikur tek “dezinformatsiya”, pra tek përdorimi i informacioneve të rreme për të mashtruar, demoralizuar ose manipuluar njerëzit.

Sikur të ndiqej doktrina sovjetike, sulmit në shkurt do t’i kishte paraprirë një fushatë keqinformimi, që do të justifikonte veprimet e Putinit dhe nxiste mbështetjen ndërkombëtare për pushtimin. Me arrogancën e tij, duket se Putin ka supozuar se ‘dezinformatsiya’ nuk ishte e aspak nevojshme.

Kievi do të kapitullonte brenda pak ditësh. Faktet do të flisnin vetë. E pse duhet që rusët të shqetësoheshin për një strategji shtesë? Edhe pse do të ishte e vonuar, një fushatë keqinformimi mund të hartohet dhe zbatohet ende nga Moska.

Për shembull marrim këtë skenar:ofensiva pranverore e ushtrisë së Putinit fillon me bombardimet e rënda ndaj Lviv dhe qyteteve të tjera, nga ku hyjnë furnizimet e NATO-s në Ukrainë. Synimi i hapur është ndërprerja e zinxhirit të furnizimeve që vijnë nga NATO.

Ndërsa ai i fshehtë është një “cunami” refugjatësh që dynden drejt vendeve të Evropës Qendrore. Në Evropë, mbulimi mediatik i lajmeve mbi qytetet e rrafshuara dhe i lumenjve të refugjatëve, prodhon një mbingarkesë emocionale. Ndërsa njerëzit përpiqen që të analizojnë atë që po ndodh, protestuesit kërkojnë që t’i jepet fund misionit të NATO-s për ri-furnizimin e trupave ukrainase, pasi kjo po e “detyron” Putinin të bombardojë qytetet e Ukrainës.

Më në fund, simpatizantët e Putin në Evropë kanë nisur të pëshpëritin se si një marrëveshje paqeje, qoftë edhe me shumë të meta, jo vetëm që do të ndalonte vuajtjet, por do ta kthente Evropën në kohët e arta kur gazi i lirë rus e mbante atë ngrohtë dheme çmimet shumë të ulëta.

Çfarë përshkruam? Një ngjarje emocionalisht dërrmuese. Një reagim të thjeshtëzuar ndaj ngjarjes; ndaloni bombardimet ruse përmes ndalimit të furnizimit me armë të ukrainasve. Dhe me premtimin e shpërblimit të menjëhershëm, gazi rus me çmim të lirë.

Pikërisht kështu lind një lëvizje kundër luftës. Putini ka tani në dispozicion një mënyrë jo ushtarake për të ushtruar presion ndaj NATO-s. Aftësia për të ushtruar një presion të tillë, nuk do të thotë automatikisht se presidenti rus do të marrë atë që dëshiron.

As Vladimir Putin dhe as njerëzit e tij, nuk kanë treguar shkathtësinë politike të nevojshme për ta bërë funksionale këtë skemë. Por nga ana tjetër kjo s’do të thotë se Putin nuk do të përpiqet. Me ushtrinë e tij të rifreskuar dhe me drejtuesit e strukturave të sigurisë që po i kërkojë me ngulm veprim, çfarë opsionesh të tjera i mbeten atij në dispozicion?

Shënim: George Walsh ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë Amerikane në vitet 1986-1989, dhe pjesë e trupave rezerviste në vitet 1989-1994. Ai është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

/albeu.com

The post A mund t’i mbijetojë Putin luftës në Ukrainë? appeared first on Albeu.com.

Gjashtë atentate ndaj Putinit
Ndaj presidentit rus janë bërë gjithsej gjashtë atentate , siç shkruan shtypi i huaj me rastin e informacionit të transmetuar dje se është goditur limuzina e Vladimir Putinit, ndërsa Kremlini ka heshtur deri më tani.

Limuzina e Putinit raportohet se është goditur pasi është dëgjuar një zhurmë e fortë në “rrotën e përparme të majtë” e ndjekur nga “tymi i trashë”, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”, pa raportuar asnjë informacion shtesë për kohën dhe vendin e Ngjarja.

Limuzina e presidentit rus vazhdoi rrugëtimin e sigurt dhe Vladimir Putin mbeti i padëmtuar, por pati disa arrestime nga shërbimi i tij i sigurisë.

Sipas të njëjtit burim, të cituar nga gazeta, disa truproja… mungojnë, duke lënë të kuptohet se ka pasur rrjedhje informacioni për lëvizjet e presidentit rus.

Kanali që transmetoi dje informacionet për tentativën për vrasjen e Putinit është “General SVR”, një nga kanalet ruse antiqeveritare në Telegram, i cili shpesh publikon informacione të klasifikuara për presidentin rus dhe Kremlinin.

Pavarësisht nëse dje u bë më në fund një atentat kundër Putinit – shtypi i huaj thekson se presidenti i fuqishëm i Kremlinit është përballur me vdekjen gjithsej gjashtë herë .

Putin është i vetmi politikan rus që është tentuar të vritet kaq shumë herë.

Për këtë arsye, një grup elitar snajperësh i janë bashkuar sigurimit të Putinit dhe e ndjekin atë kudo që shkon.

Përpjekje për vrasje në Kaukaz

Në Kaukaz , që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Rusinë jugore, kreu i shërbimit inteligjent të Ukrainës, Kirlo Budanov , kishte deklaruar se kishte pasur vërtet një atentat të dështuar kundër Putinit.

Në prononcimet e tij për gazetën “Pravda” ai pohoi se pak njerëz e dinë për të.

“Ishte një përpjekje krejtësisht e pasuksesshme, por në fakt ndodhi. Ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë. Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit ose në cilën pikë do të ndodhte”.

Përpjekje në Azerbajxhan

Në vitin 2002 , gjatë vizitës së presidentit rus në Azerbajxhan , autoritetet arrestuan një irakian me akuzën e komplotit për të vrarë Putinin. Sipas autoriteteve ruse, Iraku kishte lidhje me Afganistanin dhe forcat rebele çeçene.

Ai dyshohet se po furnizonte një bashkëpunëtor tjetër me eksploziv për të vrarë Putinin. Megjithatë, policia e Azerbajxhanit mësoi me kohë për komplotin dhe arrestoi burrin dhe bashkëpunëtorin e tij. Irakieni u dënua me 10 vjet burg.

Përpjekje për atentat në Moskë

Në nëntor 2002, pati një tjetër atentat kundër Putinit.

Në atë kohë, bomba ishte vendosur në një autostradë pranë Kremlinit.

Ata që komplotuan vrasjen e tij dyshuan se rrethimi i Putinit do të ndiqte atë rrugë. Megjithatë, inteligjenca ruse mësoi për komplotin dhe përfundimisht makina me presidentin rus ndryshoi rrugën në minutën e fundit.

Pas një hetimi, policia gjeti 40 kilogramë eksploziv nën autostradë. Megjithatë, zyrtarët rusë refuzojnë të komentojnë mbi këtë çështje edhe sot.

Policia britanike kundër terrorizmit thuhet se prishi një komplot për vrasjen e Putinit në tetor 2003.

Një burim i tha Sunday Times se dy të dyshuar u arrestuan por u liruan pa akuza. Njëri nga të dy ishte një ish-vrasës i shërbimit sekret rus, i cili kishte lidhje me një pjesëtar të sigurimit të Putinit dhe ishte në gjendje të merrte informacion për çdo lëvizje të Putinit.

Policia konfirmoi në atë kohë se dy burra, 40 dhe 36 vjeç, ishin arrestuar nga policia, por u liruan pas marrjes në pyetje.

Rebeli çeçen që u përpoq të sulmonte Putinin

Adam Osmayev,  rebeli çeçen që u përpoq të vriste Putinin, kishte lidhje të ngushta me Britaninë.

Video e arrestimit të tij u transmetua edhe nga kanali televiziv shtetëror rus në vitin 2012.

Autori u arrestua nga forcat elitare në portin ukrainas të Odessa , në bregun e Detit të Zi.

Televizioni shtetëror më vonë transmetoi pamjet e tij, gjysmë i zhveshur dhe me lëndime të dukshme fizike, duke pranuar se kishte planifikuar sulmin.

Osmayev pranoi se qëllimi  ishte të shkonim në Moskë dhe të përpiqeshim të vrisnin Putinin.

The post Gjashtë atentate ndaj Putinit appeared first on Albeu.com.