5D Archives - Albeu.com

Dosja “5D”/ Dëshmon pronari i VAS Konstruksion Petrit Muhameti: Dhëndri më premtoi se unë vetëm do firmos dhe stafi do punonte, tërhiqja lekët e kompanisë, paratë i merrte…
Petrit Muhameti, pronar i firmës VAS Konstruksion dhe vëllai i Mariglen Qatos, ka dëshmuar para SPAK në lidhje me kompaninë dhe përfshirjen e tij në dosjen 5D.

Ai ka treguar se është bërë pronar i firmës në vitin 2016-2017, falë ofertës së dhëndrit të tij, Alfred Qatos, i cili i premtoi se nuk do të duhej të merrej me punët e përditshme dhe se vetëm do të firmoste.

“Kam në pronësi një furrë buke prej 16-17 vitesh. Më ofruan të bëhesha pronar i VAS Konstruksion, më thanë që është një firmë e mirë dhe unë vetëm duhet të firmos, ndërsa stafi do punonte”, tha Muhameti.

Ai shpjegoi se kishte hapur një llogari bankare për të tërhequr lekët e kompanisë, ku merrte nga banka njoftime për shumën që mund të tërhiqte.

Paratë që merrte i dorëzonte tek Fred Qato, të cilat më pas shkonin në arkën e kompanisë.

“Dy herë shkova në bankë, pas një viti e shita kompaninë sepse pata një operacion në zemër dhe mjeku më rekomandoi të largohesha nga streset. As kur e bleva, as kur e shita, nuk mora asnjë lekë. As Nestor Muhametllarin, kur erdhi si administrator, nuk më ka kaluar para”, shtoi ai.

Muhameti deklaroi gjithashtu se, nuk njihte punonjësit e kompanisë dhe kishte shkuar vetëm një herë në ambientet e saj.

Për Eduard Metën, ish-pronarin e IGOR Electric, tha se nuk e njihte personalisht, vetëm kishte dëgjuar që kishte pasur atë kompani më parë.

“Më kanë pyetur edhe te Byroja për këtë. Nuk e njoh zoti prokuror. Nuk e di kush është. Mora vesh se ky kishte kompaninë IGOR para meje, por tani e kam marrë vesh.

Më tha Fredi që hap një numër llogarie. Fitimin e kompanisë do e procesonim nga banka. Më pëlqeu se thashë është punë me bankë. Puna ishte 25 minuta, ia jepja Fredit.

Nga 32 milionë lekë të vjetra, pasi ndërruam bankën, ia dhashë Nestorit, 4 herë. Shumat ishin: 42 milionë më e madhja, 32, 37, 38, 40, 18 milionë ishte më e vogla. Më tha Fredi mua, ta takoja Nestorin”, tha ai.

Më tej ai tha se, “me Mariglen Qaton, kemi marrëdhënie krushqie. Në vitin 2006 erdhi se më vdiq babai. Në 2011, te dasma e vajzës dhe për ditëlindjen e nipit 10 vjet më pas. Tre herë e kam takuar. Për Redi Mollën e dëgjova për herë të parë në televizor, kur u arrestua për grupin 5D”.

The post Dosja “5D”/ Dëshmon pronari i VAS Konstruksion Petrit Muhameti: Dhëndri më premtoi se unë vetëm do firmos dhe stafi do punonte, tërhiqja lekët e kompanisë, paratë i merrte… appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Jona Bejko dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Erin
Këtë të enjte, në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime tek flet për një hotel që, sipas saj, pronar është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo siç e quan ajo “Lali Eri”.

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë.

Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.

Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?

Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.

Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?

Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel.

Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.

The post Dosja “5D”/ Jona Bejko dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Erin appeared first on Albeu.com.

63 dëshmimtarë për dosjen “5D”/ Prokuroria do të zbardhë në gjykatë skemën e korrupsionit
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të dëgjohen 63 dëshmitarë për dosjen “5D”.

Prokuroria e Posaçme, përmes tyre do të tregojë skemën e përfitimit të tenderave, por edhe se si subjekti kishte pronar faktik dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

63 dëshmitarë janë kërkuar nga SPAK për t`u bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të cilët akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D”, kanë fituar tendera për punë publike në konflit të hapur interesi.

Mësohet se në listë janë punëtorët e kompanisë “5D konstruksion” si dhe i vëllai i Mariglenit, Alfred Qato.

Nëpërmjet tyre, Spak kërkon të zbulojë edhe më tej mënyrën se si funksiononte skema subjekti, por edhe marrëdhënia me Qaton dhe Mollën që konsiderohen pronar fakti, ndërsa ishin drejtorë në Bashkinë e Trianës në kohën kur kryetar i saj ishte Erjon Veliaj.

Një emër i rëndësishëm për SPAK është Eduard Meta, i cili rezulton se 22 janar 2016 ka themeluar kompaninë “Igor Elektrik”.

Që më pas ia ka shitur Muhamet Petritit 75 përqind të aksioneve.

Subjekti në vitin 2019 ndryshon emër, duke u shndërruar në VAS Construksion që më pas u kthye në “5D”.

Përgjatë këtyre datave ajo ka përfituar tendera nga Bashkia e Trianës. Jonida Hoxha dhe Jona Bejko, janë dy emrat kyç që SPAK i ka në procesin gjyqësor ndaj drejtorëve të Bashkisë Trianë.

Sekuestrimi i aparateve celulare dhe kqyrja e tyre kanë zbuluar tendera të përfituar nga “5D”, e po ashtu biseda përmes të cilave janë ngritur dyshimet mbi një hotel që po ndërtohet në Durrës.

Pas tyre, SPAK do të thërras edhe pjesen tjetër të personave që do të dëshmojë në procesin gjyqësor.

Gjykata e posaçme, pak javë më parë kundërshtoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-drejtoreve të tiranës.

Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, që sipas prokurorisë janë marrë duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh.

The post 63 dëshmimtarë për dosjen “5D”/ Prokuroria do të zbardhë në gjykatë skemën e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës vazhdojnë, drejtorët e 5D-së po bëjnë burg në vend të Erion Veliajt
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, teksa fliste nga studioja e ‘Kafe Shqeto’, u shpreh se të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, do vuajnë pasojat e Erion Veliajt edhe të titullarëve të tjerë të lartë siç po vuajnë sot, tre drejtorë kyç të bashkisë Tiranë, që po bëjnë burg në vend të kryebashkiaut.

Këlliçi u shpreh se ne na intereson pak se çfarë ndodh me ekipin dhe fatin individual të tyre, edhe pse burgu nuk i urohet askujt, por ata që kanë shkelur ligjin do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe kjo është çështje politike, ekonomike dhe antivlerës që do të thotë se nuk ka njeri në Tiranë që nuk e di se ti ke një kryetar bashkie, hajdut, mashtrues i cili vjedh çdo ditë.

Belind Këlliçi: “Kam përshtypje se këtu të gjithë punonjësit e thjeshtë, përfshirë këtu edhe sanitare edhe roje objekti, ku mund të jenë njerëzit me pozicione më të thjeshta zyrtare, në bashkinë Tiranë, këta do vuajnë pasojat e Velisë edhe të titullarëve të tjerë të lartë.

Siç po vuajnë sot, tre drejtorë kyç të bashkisë Tiranë, që janë në burg dhe po bëjnë burgun që mos ta bëjë Veliaj, me porosi e urdhër të tij dhe këtë e kam thënë që para se ata të binin brenda, që para se ata të shkonin drejt qelisë për aferat korruptive.

E kam thënë që këtu do bëhen ‘koka turku’ i gjithë stafi, të gjithë drejtorët dhe Veliaj mbase do jetë i vetmi kryetar bashkie që do mbetet në këmbë pa drejtorë fare, vetëm që ai të mos shkojë para drejtësisë, sepse faturën e tij do e pagujnë të tjerët.

Në fund të ditës, ne na interson pak se çfarë ndodh me ekipin dhe fatin individual të tyre, edhe pse burgu nuk i urohet askujt, por ata që kanë shkelur ligjin do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe kjo është çështje politike, ekonomike dhe antivlerës që do të thotë se nuk ka njeri në Tiranë që nuk e di se ti ke një kryetar bashkie, hajdut, mashtrues i cili vjedh çdo ditë.

Tani që jemi këtu, po vidhen 80 mijë euro për një incinerator që nuk ekziston, do vidhen 200 milionë lekë për lyerjen e një kopështi, 400 milion euro për një mensë dhe këto janë vjedhje galopante ku ti çdo ditë e ke në mediat e kapura të pushtetit, e servisin si një njeri që del e jep mend, sikur po e çon Shqipërinë përpara.

Të gjitha problemet që ka, të gjitha veset që ka Rama nuk ka njeri që nuk e njeh që nga rinia e tij që nuk i di të vërtetat e tij, bënte sikur ishte në hall, ishte sa dilte e viktimizohej”.

The post Belind Këlliçi: Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës vazhdojnë, drejtorët e 5D-së po bëjnë burg në vend të Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Tjetër skemë “5D” në Bashkinë e Tiranës
Një tjetër skemë e ngjashme me atë të “5D Konstruksion”, është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ku dy drejtorë të saj dhe një shefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje një kompanie, pas të cilëve dyshohet se janë vetë ata.

Emisioni “Kronos” në MCN TV, ka zbuluar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm, ku ish-drejtoresha e Përgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri dhe shefja e sektorit Vilma Diçi, kanë dhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi.

Në foto: Çifti Fabjan dhe Vilma Diçi

Çatri rezulton të ketë themeluar gjatë kohës që ishte drejtor në Bashkinë Tiranë, kompaninë ‘Paysera Albania’ në bashkëpronësi me një ortak tjetër.

Shoqëria ka aktivitet në fushën e pagesave elektronike dhe këmbimit valutor. Ndër vite Çatri ka hapur dhe disa firma të tjera, ku njëra ushtron aktivitet në fushën e bar-kafeve dhe tjetra në shitjet e pasurive të patundshme.

I punësuar në kompaninë Paysera rezulton Fabjan Diçi, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të financës në këtë shoqëri.

Diçi vendos më pas që të bëhet vetë biznesmen, vetëm se suksesi i biznesit të tij tashmë do t’i dedikohej kontratave me bashkinë Tiranë e pikërisht me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

“Me çfarë logjike mund të funksionojë që një zyrtar i shtetit shqiptar që disponon kompani me vlerë në miliona euro, shkon dhe punon për një rrogë 800 euro në muaj, duke humbur 8 orë të ditës produktive ku mund të ketë një prodhimtari shumë më të madhe në biznesin privat!? Kjo bëhet për të garantuar milionat e euros dhe për t’i shtuar dhe këtë model në Shqipëri, në Bashkinë Tiranë e ka futur Erjon Veliaj”, thotë drejtuesi politik për qarkun Tiranë në Partinë Demokratike Belind Këlliçi.

Lidhjet në këtë skemë, bëhen përmes dy njerëzve të tij që janë të besuarit e Drejtores së Përgjithshme Erinda Fino: Redion Çatri, që është dhe pronari i Fabjan Diçit te kompania “Paysera Albania” dhe Vilma Diçit, bashkëshortes së Fabianit, e cila ka qenë e punësuar si shefe sektori në këtë agjenci.

Rezulton se në shtator të vitit 2021, është themeluar nga Sabri Osma kompania ‘Green Graphics Studio’ dhe është shitur në muajin dhjetor te Fabjan Diçi.

Diçi ka ndryshuar objektin e aktivitetit, duke shtuar përveç studimeve dhe projektimeve në fushën e pyjeve, edhe shfrytëzimin, grumbullimin dhe tregtimin e prodhimeve pyjore jodrusore.

Menjëherë pas hapjes kompania ka gjeneruar që vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit 165 mijë euro të ardhura, të cilat janë gjashtëfishuar vitin e dytë të saj, 2023, në rreth 1 milion euro xhiro, falë dhe kontratave të marra nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në vitin 2023, firmës i ndryshohet emri në “Trade and Construction Group” dhe fiton 6 tendera pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me vlerë totale 552 mijë euro me Tvsh.

Kontratat kanë objekte të ndryshme dhe kompania rezulton të mos ketë përvojë për ofrimin e këtyre shërbimeve, ndërsa në disa tendera mungon konkurrenca dhe i vetmi operator pjesëmarrës është “Trade and Construction Group”.

“Jo vetëm drejtorët e skemës “5D” Konstruksion, por dhe drejtorë të tjerë, kanë gjetur një mekanizëm më të thjeshtë, nuk kanë pritur të marrin përqindje siç ka qënë rëndom korrupsioni në tendera, por kanë shkuar vetë te thelbi dhe e kanë marrë ata dhe kanë menaxhuar ata paranë publike për të kryer këto vepra publike”, thotë avokati Redi Ramaj.

Shoqëria ka fituar garën për furnizimin e agjencisë me automjete, traktorë dhe fuoristrada ‘Pick up’, por kontrata më e madhe është për pyllëzimin me akacje, procedurë e zhvilluar shtatorin e vitit të shkuar kur SPAK ishte në dyert e bashkisë dhe kreu i saj bëri ndryshime në nivele drejtuesish.

Firma në hije e dy drejtorëve Fino dhe Çatri, arriti të fitojë mes 4 konkurrentëve dhe pse ishte oferta më e lartë, sa 98% e fondit limit. Oferta e dhënë nga “Trade and Construction” ishte 278 mijë euro pa Tvsh, ndërsa më e ulëta ishte 200 mijë euro.

Kompania pas të cilës fshihen drejtorët e bashkisë, ka fituar dhe një tjetër kontratë për furnizimin me kafshë të Kopshtit Zoologjik, procedurë që gjithashtu është zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Për katër kafshë të llojit lama Alpaka janë paguar 44 mijë euro, kur vlera e një kafshe të tillë në varësi të llojit dhe moshës varion nga 3 deri në 6 mijë euro, çka do të thotë se maksimumi i shpenzimit për 4 të tilla nuk do të ishte më shumë se 24 mijë euro.

Në foto: Redion Çatri dhe Erinda Fino

“Ky është një model i Bashkisë Tiranë, është i vendosur në nivel sistemik dhe është e shtrirë kudo në aparatet e kësaj bashkie”, thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko.

Jo vetëm furnizimin e Kopshtit Zoologjik me kafshë, por dhe me ushqime e ka bërë një tjetër kompani e lidhur me dy drejtorët.

Sabri Osma, pronari që i shiti kompaninë Fabjan Diçit, ka fituar 6 kontrata me vlerë 220 mijë euro, të gjitha procedura që janë zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit si autoritet kontraktor.

Osma ka shitur kafshë të buta për kopshtin zoologjik, fara e pesticide si dhe ka dhënë me qira sera dhe fidanishte.

“Këtu jo vetëm ka qenë në konflikt interesi, por realizimi i saj i skemës sidomos kur sheh që ka fituar oferta më e lartë, kupton se nuk ka qenë për të ofruar shërbimin, por një mundësi për të marrë disa para nga buxheti i bashkisë te xhepi i punonjësit që ka vajtur me lugë në brez”, thotë Pano Soko.

Në janar të këtij, kur Erinda Fino emërohet drejtore e përgjithshme në ndërmarrjen “Tirana Parking”, merr me vete sërish si në postin e drejtorit Redian Çatrin dhe të shefes së sektorit Vilma Diçin.

Dhe këtu, kompania “Trade and Construction Group” rezulton fituese e një kontrate të madhe me vlerë 120 mijë euro për blerje makinash elektrike me një ofertë sa 95% e fondit limit.

Tenderi u anulua më pas në mënyrë të çuditshme, me arsyetimin se fituesi nuk u paraqit për të lidhur kontratën.

Ishte muaji prill dhe denoncime të shumta nisën nga Partia Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm që hasnin në raste aferash korruptive dhe konflikti interesi.

SPAK sapo kishte arrestuar drejtorët e skemës “5D Konstruksion”.

“Nuk vjedhin vetëm 20% që është korrupsioni tradicional, por kanë vendosur të vjedhin 100%. Dhe nuk janë vetëm drejtorët e “5D” Konstruksion, por shumë të tjerë të përfshirë dhe që i kam denoncuar me emra”, thotë Këlliçi.

Por pronari fiktiv Fabjan Diçi, pas të cilit fshihen dy drejtorët, nuk ka përfituar vetëm tendera dhe pagesa nga shteti por dhe të drejta shfrytëzimi. Fushat e tenisit pranë Parkut të Liqenit Artificial u inauguruan në pranverën e vitit 2021.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, u krenua se me inaugurimin e fushave dhe hapësirës sportive po hiqet çibani i fundit, duke nënkuptuar gjendjen e degraduar se ku ndodhej kjo zonë me konflikte të shumta pronësie dhe tha se fushat bashkë me hapësirën e shërbimit po i rikthehen qytetarëve.

“Ishte një nga ato porositë që më tha ditën e parë, kur do të çlirohet liqeni dhe ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit”, tha kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj gjatë ceremonisë së inaugurimit të fushave të tenisit në prani të kryeministrit Edi Rama.

Në fakt hapësira e shërbimit i është dhënë me kontratë qiraje kompanisë në pronësi të Fabjan Diçit.

Bar kafeja në zemër të liqenit, duket se është një biznes fitimprurës i cili vetëm gjatë vitit të shkuar ka xhiruar 300 mijë euro, ndërsa sipas të dhënave që raportohen në bilanc, pagesa për aktivitetin e shfrytëzimit (qiranë) në hapësirën afro 600 m2 ishte 13.900 euro për të gjithë vitin. Lokali i quajtur ‘My favorite’ reklamon dhe logon e kompanisë ku pronar është drejtori i bashkisë Redian Çatri: “Paysera Albania”.

Hapësira e fushave të tenisit bashkë me zonën e shërbimit, u kushtuan taksapaguesve të Tiranës 440 mijë euro me Tvsh, por sot janë lënë me qira, për tu shfrytëzuar nga kompania e drejtorëve të bashkisë.

“Ju që jeni të vegjël po bëtë çfarë thanë të tjerët dhe po u dorëzuat sa herë që ju kundërshtojnë do të mbeteni të vegjël, po ju thanë që kjo nuk bëhet dhe ju dorëzoheni nuk do ju mbajë mend njeri. Por po guxuat të bëni gjëra të mëdha, gjëra të bukura, dhe arsyeja se përse unë jam shumë krenar për Erindën dhe të gjithë stafin tonë që punon këtu është sepse kanë guxuar!”, shprehet Veliaj në një takim që zhvilloi më fëmijë të Tiranës pranë fushave të tenisit.

Vetë tenderi për rikonstruksionin e këtyre ambienteve rezulton i dyshimtë, pasi mes 9 ofertave u përzgjodh kompania që ofroi çmimin më të lartë dhe u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë.

Një tjetër treg, i dhënë nga grupi i drejtorëve në shfrytëzim kompanisë së drejtorëve është treni brenda ambienteve të Kopshtit Zoologjik, ndërsa treni në mjediset e Liqenit Artificial është dhënë për t’u shfrytëzuar pa hapur një garë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Të drejtat për të marrë në shfrytëzim të mira publike, bëhen duke zbatuar parimet e garës, e ku kriteret për trenin në këtë rast do të ishin ato që do të caktonin fituesin, si standardet mjedisore, që treni të mos punojë me lëndë djegëse siç ishte ai që ofroi shërbimin për 3 vjet, si do të ndahej fitimi, pra sa do të merrte shteti nga të ardhurat ose sa do të ishte çmimi i biletës që të rëndonte më pak xhepat e qytetarëve.

Për vitin 2022 dhe 2023 të ardhurat që ka nxjerrë kompania nga treni në Liqenin Artificial janë përkatësisht 87 dhe 88 mijë euro.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme, është duke hetuar për këtë skemë dhe ka sekuestruar dokumentacion pranë ndërmarrjes “Tirana Parking” dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ndërsa është sekuestruar telefoni i ish-drejtueses Erinda Fino.

Fino u shkarkua më 25 tetor gjatë një mbledhje gjatë të cilës Erion Veliaj, largoi 12 drejtues të aparatit të Bashkisë Tiranë.

Ajo ka qenë në krye të drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Strategjik të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit që prej vitit 2015 dhe në 2019-n ka marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci, ndërsa në janar 2024 është vendosur në krye të “Tirana Parking”.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është një nga strukturat më të mëdha të Bashkisë Tiranë si për fondet që menaxhon dhe për burimet njerëzore.

Buxheti vjetor i sa është afërsisht 7 milionë euro në vit dhe ka në organikë një strukturë me 420 punonjës të cilët menaxhojnë parqet, hapësirat kreative dhe pyjet në territorin e kryeqytetit.

Në verë, kryetari i bashkisë tregoi se ka kontraktuar dy kompani ndërkombëtare për të bërë standardizimin e cilësisë dhe certifikimin e bashkisë dhe një tjetër për hartimin e politikave të mirëqeverisjes dhe transparencës. Por pyetja që shtrojnë të gjithë është se a kanë qenë këto skema të bekuara nga drejtuesi apo drejtuesi ka qenë i paaftë për t’i zbuluar?

“Drejtësia në këtë pikë nuk është vetëm të ndëshkojë disa persona që kanë kryer këtë skemë korruptive, por të bëjnë që kjo skemë të mos përsëritet në të ardhmen dhe të japin një mesazh të qartë se në atë institucion po vendoset drejtësi”, thotë avokati Redi Ramaj.

“Mua më intereson që të konfiskohet pasuria e drejtorëve që kanë marrë para të paligjshme dhe SPAKU duhet të shkojë aty ku është përgjegjësia konkrete. Populli e ka caktuar me votë përgjegjësin e parave të tij dhe ai është kryetari i bashkisë”, thotë eksperti Pano Soko.

“Kanë vijuar drejtorë të tjerë dhe pas skandalit 5D sepse kanë qenë të bindur për fuqinë e Veliajt te SPAKU dhe kanë vazhduar nga këto skema për të vjedhur paratë. Në këtë rast zbresim nga 5D në 3D, ky është ndryshimi i vetëm. Kam një pikëpyetje për institucionet e drejtësisë sepse nuk ka njeri që nuk e kupton që janë marrë miliona euro tendera dhe janë investuar në pallate dhe hotele nga drejtuesit kryesorë të bashkisë dhe fushatës së Veliaj, dhe shefi i tyre nuk e di që këta po kryejnë këto vepra penale, por di çdo gjë për like e share në Facebook e çdo njeri tjetër”, thotë Belind Këlliçi. /Emisioni “Kronos”

The post Tjetër skemë “5D” në Bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Pas arrestimit të shokëve në Bashki, Erion Veliaj gjen mbështetje tek i vëllai, nga vjedhja “5D”, shpiket skema “3D” për “pastrimin e figurës”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në skandalet e drejtorëve të tij, ka tentuar të pastrojë imazhin e tij duke bërë propagandë në media.

Skema e propagandës “pro” kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se i ka tentakulat të shtrira deri te bizneset private, që menaxhon i vëllai, Arbër Veliaj.

Një rast është ai i “One Albania”, marketingu i së cilës menaxhohet nga kompania “Gogel” e Arbër Veliajt.

“One Albania”, më 20 shtator 2024 ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”.

Fondi limit i tenderit ishte 74 398 398 lekë, ndërsa “One Albania” e fitoi me vlerën 68 774 075 lekë.

“Open Data” e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit, për përjashtim të kompanive të tjera konkurruese.

Pavarësisht se në tender morën pjesë edhe 5 kompani të tjera, fituese ishte “One Albania”, e cila menaxhohet nga vëllai i kryebashkiakut.

Kjo në fakt është një provë e fortë për SPAK-un, për hetimin pasuror të Veliajt dhe familjarëve të tij se si funksionon skema oktapod me tentakulat për shpërndarjen e fondeve, ku Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj i jep tenderin kompanisë “One”, e cila marketingun me vlerë prej miliona eurosh e menaxhon nëpërmjet kompanisë “Gogel” të vëllait të kryebashkiakut.

Kjo është njësoj si në skemat klasike të shërbimit dhe të korrupsionit, sepse është mjaft e qartë, Veliaj i jep kompanisë “One” tenderin, kompania “One” i jep reklama Arbër Veliajt.

Ky i fundit shpërndan reklama sipas interesave të vëllait të tij, duke i ushqyer ato me paratë e kompanive private, për propagandën pro kryebashkiakut, për të mos folur për skandalet e kryebashkiakut, për të mos folur për incineratorët, për të mos folur për dosjen “5D”, për të mos folur për protestat para Bashkisë së Tiranës, por për të bërë avokatinë me pagesë.

Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Pra, Arbër Veliaj paguan mediat, paratë i merr nga Bashkia e Tiranës për kompanitë që ai menaxhon dhe mediat kyçin gojën.

Dhe ky nuk është ky rasti i vetëm që kryebashkiaku përdor fondet publike, përdor paratë për shërbimet publike, duke i kaluar nëpër kompani, nëpër biznese të lidhura me të dhe afër tij, që shkojnë në shërbim për propagandën e vetë Veliajt, hallet dhe problemet që ka ai, të cilat kërkon t’i zgjidhë duke paguar media nëpërmjet të tretëve, në mënyrë direkte apo indirekt dhe ky është fakti më klasik, publikuar sot nga CNA./Oranews

The post Pas arrestimit të shokëve në Bashki, Erion Veliaj gjen mbështetje tek i vëllai, nga vjedhja “5D”, shpiket skema “3D” për “pastrimin e figurës” appeared first on Albeu.com.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te “5D”, Veliaj nën hetim familjarisht
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lala tha se hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar ende, megjithatë e konsideori mjaft të avashtë punën e SPAK.

Gjithashtu, gazetarja shpjegoi udhëzimet e gjykatës që SPAK të hetojë edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë, ndërkohë që sqaroi se vijojnë hetimet për pasurinë e Veliajt, vëllait të tij, Arbër Veliaj dhe familjarëve të tjerë.

“Hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe nuk ka përfunduar. Por mendoj se prokuroria e posaçme është shumë e vonuar. Hetimi për Veliajn është gur prove për SPAK. Korrupsioni për inceneratorin bërtet. Nuk ka incenerator, Tirana është mbushur me plehra. Kemi një zv.kryeministër në arrati, një ish-ministër dhe ish-deputet në qeli, disa të dënuar dhe disa nën hetim. Kemi Taulant Tushen, një nga më të besuarit e Veliajt në qeli. A është Veliaj i pa implikuar, për sa kohë ka shkresa nga ana e tij? Dyshoj që Veliaj duhet të hetohet dhe të shihet përgjegjësia e tij. Pse e ka vonuar prokuroria? Nuk e di, duhet ta shpjegojnë prokurorët.

Nëse marrim Rexhë Byberin, që është në arrest shtëpie për disa kilometra rrugë, ndërkohë nga ana tjetër, kemi miliona euro të hedhura në incenerator që nuk ekziston dhe Veliaj pa masë sigurie, kjo kërcet dhe bërtet, njerëzit e kuptojnë shumë qartë.

Kryeministri mund të jetë duke ushtruar ndikim nga prokurorisë, për ta mbyllur këtë çështje.

Pavarësisht se SPAK ecën me hapa të avashtë. Kemi edhe çështjen “5D”. Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!

Po ashtu, vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të “5D”, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, “ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe”. Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.

Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.

Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar”, u shpreh Lala.

The post Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te “5D”, Veliaj nën hetim familjarisht appeared first on Albeu.com.

DOSJA “5D”/ SPAK: Tenderat në favor të kompanisë së drejtorëve të Tiranës me firmë edhe të Veliajt dhe Maznikut
Në dosjen e korrupsionit që njihet edhe si dosja “5 D”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbuluar tendera që kanë favorizuar kompaninë, jo vetëm në institucionet që drejtoheshin nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Në dokument thuhet se ka dhe disa procedura ku autoriteti që ka nënshkruar janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, por dhe zëvendëskryetari.

Kështu, në dokument thuhet se hetimi është shtrirë edhe mbi procedurat e prokurimit të zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë dhe institucionet e tjera në varësi të saj, në të cilat është shpallur fitues shoqëria “5D konstruksion shpk”, si pjesë e bashkimit të operatorëve konkurrues.

Ndërsa argumentohet se nga dokumentacioni i sekuestruar, ka rezultuar se shoqëria “5 D konstruksion” është shpallur fituese në disa procedura prokurimi të zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë dhe nga institucione të tjera në varësi.

Nga verifikimi, prokurorët shprehen se në këto prokurime rezultojnë të dhëna mbi favorizimin e operatorit ekonomik “5D konstruksion” në raport me operatorët e tjerë ekonomikë pjesëmarrës në garë dhe në raport plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit.

Më tej, në material thuhet se në disa prej këtyre, ushtruesi i funksioneve administrative të titullarit të autoritetit kontraktor është kryetari i Bashkisë, z.Erion Veliaj dhe në disa të tjera është Zëvendëskryetari i Bashkisë z.Arbian Mazniku.

Gjithashtu, në dosje SPAK ka zbardhur kriteret që nuk janë plotësuar nga “5 D”-ja, duke renditur të paktën 5 tendera, siç është tenderi i rreth-rrotullimit Mullet deri në fshatin Qeha, apo ndërtimi i pedonales dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë.

The post DOSJA “5D”/ SPAK: Tenderat në favor të kompanisë së drejtorëve të Tiranës me firmë edhe të Veliajt dhe Maznikut appeared first on Albeu.com.

Pas ”5D” në skenë del ”7S”/ Belind Këlliçi denoncim nga SPAK-u: Pronarët e inceneratorit të Tiranës, regjistruan një tjetër kompani
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër denoncim nga jashtë ambienteve të SPAK sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, Këlliçi teksa akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mungesë hetimi për këtë çështje, i bëri thirrje këtij institucioni që të çojë një letër porosi për të hetuar për kompaninë 7S Group.

“Sot meqë SPAK nuk dëshiron që të hetojë, po bëj të ditur një dokument të ri, një faturë e lëshuar nga kompania Ulth says.

Në faqen 3 të dokumentit, kompania ka faturuar shërbimet për dy kompani, Denebola Invest dhe 7S group.

I bëj thirrje SPAK që të nisë letërporosi drejt Bullgarisë.

Të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambienteve dhe zyrave për pastrim parash.

Këtë radhë pronarët e inceneratorit të Tiranës kanë regjistruar një tjetër kompani 7 S group, 7 hajdutët.

Siç thoshte dhe Pjetër Arbnori; këta nuk janë socialistë, por specialistë”, tha ai.

The post Pas ”5D” në skenë del ”7S”/ Belind Këlliçi denoncim nga SPAK-u: Pronarët e inceneratorit të Tiranës, regjistruan një tjetër kompani appeared first on Albeu.com.

Dosja 5D/ Apeli i Posaçëm lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rënduar pozitat ligjore për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, duke i konsideruar si grup të strukturuar kriminal.

Në vendimin e gjyqtarit të GJKKO, Florian Kalaja, argumentohet se Apeli i GJKKO nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si ‘bashkëpunim i thjeshtë’ si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

“Lidhur me kualifikimin e veprës penale nga Prokuroria dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë, të bashkëpunimit të thjeshtë si formë e bashkëpunimit që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, gjykata ndan qëndrim krejt tjetër dhe nuk mund të pajtohet në këto pjesë të kërkesave dhe vendimeve.

Gjykata vlerëson se në rastin konkret ka dyshime të arsyeshme se bashkëpunimi ndërmjet subjekteve të proceduar penalisht dhe atyre eventualisht të paproceduar penalisht deri më tani, nuk ka qenë i thjesht por, duke kaluar kufijtë e këtij organizimi sporadik dhe episodik, ka qenë i mirëmenduar, i planifikuar, me një kohëzgjatje të qëndrueshme dhe i vijueshëm ndër vite, nën një mekanizëm pothuajse identik në çdo episode të kryerjes së veprave penale materiale të dyshuara dhe me një pluralitet subjektesh si bashkëpunëtorë, karakteristika këto të cilat të marra parasysh dhe të vlerësuara të gjitha së bashku, plotësojnë parashikimin/ përkufizimin e pikës 4 të nenit 28 të kodit penal””, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.

Në vendimin e Apelit, arsyetohet se Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

“Në këtë kuptim, gjykata ndan pikëpamje të ndryshme nga SPAK dhe Shkalla e Parë lidhur me kualifikimin juridik të faktit penal të bashkëpunimit i cili i kundrejtohet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, duke e kualifikuar sakaq bashkëpunimin e tyre, me personat e tjerë të proceduar apo jo eventualisht përgjegjës, persona fizikë apo persona juridikë, si bashkëpunim penal i posaçëm, dhe i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nën këtë logjikë, Gjykata vlerëson se edhe kualifikimi juridik i dyshimeve të arsyeshme të kundrejtuara ndaj Nestor Muhametllari, sipas nenit 244 të Kodit Penal, është i gabuar, pasi ai dyshohet arsyeshëm se është bashkëpunëtori-mëkëmbës dhe ndërmjetës i Redi Mollës dhe Mariglen Qatos në veprimtarinë e shoqërisë 5D konstruksion shpk”

Apeli i Posaçëm gjithashtu urdhëron SPAK të hetojë edhe për ndërtimin e një hoteli në Durrës, duke kërkuar nga SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka, të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.

Gjyqtari Florian Kalaja, vlerëson se duhet bërë një hetim i plotë për të verifikuar këdo person fizikë apo zyrtarë në qoftë dhe zbulimin e lidhjeve që kanë patur interesa financiare.

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”.

The post Dosja 5D/ Apeli i Posaçëm lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.