500 mije euro ne portin e durresit Archives - Albeu.com

Nga vdekja e mistershme e Lear Kurtit te vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, ngjarjet më të rëndësishme të javës
Java që po lëmë pas, ka shënjuar ngjarje të rëndësishme të cilat kanë sjellë shumë reagime në publik. Albeu.com më poshtë do t’ju sjellë disa nga zhvillimet më të rëndësishme të kësaj jave.

Vdekja e mistershme e Laer Kurtit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit në Tiranë, ku 32-vjeçari Lear Kurti ka ndërruar jetë pasi është shoqëruar nga patrulla në Komisariatin nr 3. Fillimisht AMP njoftoi se e riu pasi ka mbërritur në komisariat nuk është ndjerë mirë dhe më pas është  dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe ka ndërruar jetë. Por sipas raportimeve nga “Trauma” mësohet se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në spital. Raportimet e ndryshme në lidhje me këtë ngjarje, shtuan misterin sesi ka ndodhur vdekja e të riut, e cila ka shkaktuar reagim publik dhe humbjen e besimit te policia. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza, pasi thuhet se ai ka gëlltitur një qese kokaine që posedonte, për të mos ia gjetur policia. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi një ditë pas ngjarjes se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Lear Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Nga ana tjetër, në arenën politike, kreu i PD-së Sali Berisha ka quajtur vrasës policët që e shoqëronin, ndërsa kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke i cilësuar ish-kryeministrin “hienë” dhe është shprehur se duhet pritur të mbyllen hetimet që të zbulohet e vërteta. Protesta janë zhvilluar në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit nën moton “Kupa u mbush”. Gjithashtu dhe sot në orën 18:00 do të zhvillohet një protestë në Tiranë.

Vrasja e Indrit Ndojt

Të enjten, pa shenja jete, u gjet në një kanal në Fushë Krujë, Indrit Ndoj. 34-vjeçari u gjet ga familjarët e tij dhe në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga kaçavida. Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarje dhe arrestoi autorët, Sajmir dhe Landi Miri. Para hetuesve, vëllezërit mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për t’u mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.

Sekuestrimi i 500 mijë eurove në Portin e Durrësit

Pasditen e së premtes, në Portin e Durrësit u sekuestruan 500 mijë euro të padeklaruara në një autobus që vinte nga Bari, Itali. Paratë ishin të fshehura në tavanin e autobusit dhe të ndara në gjashtë qesë plastmasi. Më parë u bë me dije se agjentët kishin informacionin për këtë transport ndaj edhe e futën autobusin në skaner, ndërsa tani Albeu.com mëson akoma edhe më shumë detaje. Kompania e transportit më pronar Elidon Celan, që po ashtu ishte dhe shoferi në të cilin u gjetën eurot ka qenë edhe më parë objekt shkeljesh. Mësohet se kjo kompani është hetuar edhe më parë pasi janë zbuluar shumë parash, por në sasi me të vogla, si edhe mallra kontrabandë. Për këtë ngjarje, ë pranga ka rënë pronari i autobusit, Elidon Çela, si dhe dy ndihmësit e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Kuvendi miraton ligjin për hapjen e dosjeve

Kuvendi i Shqipërisë, të enjten, ka miratuar me 94 vota ligjin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka patur vetëm dy vota votë abstenim, e cila ka qenë e deputetit Nasip Naço. Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991. Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”. Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro. Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit./albeu.com

The post Nga vdekja e mistershme e Lear Kurtit te vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, ngjarjet më të rëndësishme të javës appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i mbi 500 mijë eurove në Port, policia zbulon çfarë gjetën tjetër: 3 të arrestuar
Policia ka dalë me një njoftim të dytë në lidhje me sekuestrimin e mbi 500 mijë eurove në autobusin e linjës Padova – Lushnjë, në Portin e Durrësit.

Bëhet me dije se janë sekuestruar konkretisht 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Në pranga ka rënë pronari i autobusit, njëherësh dhe drejtuesi i saj, Elidon Çela, si dhe dy ndihmësit e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Eurot”.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.

Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”.

Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:

E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

The post Sekuestrimi i mbi 500 mijë eurove në Port, policia zbulon çfarë gjetën tjetër: 3 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Mbahej nën vëzhgim nga policia, ky është pronari i kompanisë në të cilën u gjetën gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit (FOTO LAJM)
Persona që shikoni në foto është Elidon Çela, pronari dhe njëkohësisht shoferi i autobusit në të cilin u gjetën pasditen e sotme 500 mijë euro të fshehura në tavan në Portin e Durrësit.

Ende nuk dihet se në duart e kujt do të përfundonte kjo shumë parash.

Policia njoftoi se po mbante në vëzhgim prej kohësh kompaninë “Boun Aventura”, pasi siç ka zbuluar Albeu.com, ajo ishte bërë objekt shkeljesh edhe disa herë të tjera.

Kujtojmë që paratë e fshehura në impiantin e kondicionerit të autobusit ishin ndarë në gjashtë qese plastmasi./albeu.com

The post Mbahej nën vëzhgim nga policia, ky është  pronari i kompanisë në të cilën u gjetën gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.