50 lekë Archives - Albeu.com

Masat për kompensimin e transportit publik, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton ndihmën me 50 lekë për litër karburant për 3 muaj
Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një projektvendim që synon kompensimin e shoqërive të transportit publik në kuadër të paketës Anti-Krizë.

Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të ministrisë dhe propozimit të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të mbështetur sektorin e transportit, i cili është prekur ndjeshëm nga rritja e çmimeve të karburanteve si pasojë e krizës globale energjetike.

Sipas projektvendimit, shoqëritë e linjave qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse do të përfitojnë kompensim në masën 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore, për muajt mars, prill dhe maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi bazën e konsumit të kësaj periudhe, por nuk do të tejkalojë sasinë e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin operator.

Në relacion theksohet se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit ka arritur nivele rekord, duke ushtruar presion të madh mbi sektorin e transportit, i cili përbën rreth 98% të volumit të përgjithshëm të transportit në Shqipëri. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm kostot operacionale për operatorët dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ka ndikuar edhe te qytetarët si përdorues të shërbimeve.

Dokumenti evidenton se Shqipëria ka një rrjet rrugor prej rreth 18 mijë kilometrash, ndërsa transporti ndërqytetës realizohet përmes 439 linjave të operuara nga 242 subjekte të licencuara. Po ashtu, çdo muaj përshkohen rreth 9 milion kilometra nga autobusët, ndërsa fluksi i udhëtarëve arrin në rreth 50 milion në vit.

Në këtë kontekst, ndërhyrja e qeverisë përmes skemës së kompensimit synon të lehtësojë barrën financiare të operatorëve dhe të shmangë rritje të mëtejshme të çmimeve për qytetarët.

Efekti financiar i këtij vendimi parashikohet të jetë rreth 250 milion lekë dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane të kryeqytetit.

Projektvendimi përcakton gjithashtu kriteret dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin subjektet përfituese, ndërsa kërkesat për kompensim do të pranohen deri më 1 gusht 2026 dhe do të verifikohen nga administrata tatimore.

Me miratimin e këtij vendimi, Bashkia e Tiranës synon të kontribuojë në stabilizimin e sektorit të transportit dhe në zbutjen e efekteve të krizës energjetike mbi ekonominë dhe qytetarët.

The post Masat për kompensimin e transportit publik, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton ndihmën me 50 lekë për litër karburant për 3 muaj appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i normalitetit të transportit publik, kompensim i naftës 50 lekë për litër/ Çfarë parashikon marrëveshja e arritur
Në takimin e zhvilluar këtë të enjte me shoqatat e transportit publik, qeveria ka propozuar dhënie kompensimi në masën 50 lekë për litër për naftën. Kompensimi parashikohet të jepet për 3 muaj.

Kompensimi parashikohet të përfitohet për të gjithë operatorët e transportit publik në vend.

Nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Ndërqytetas, është kërkuar subvencionim në masën 100 lekë për litër, një skemë e ngjashme me vitin 2022.

Për propozimin e subvencionimit në masën 50 lekë për litër, Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, tha se nuk arrin të mbulojë kostot shtesë nga shtrenjtimi i naftës. Por ai e vlerësoi pozitivisht si hap të parë propozimin e ministrave për të vijuar normalitetin e shërbimit.

“Në ditët në vijim ne presim që të zhvillojmë një takim me ministrat Ibrahimaj dhe Karakaçi për të diskutuar kostot e operimit për kategoritë që udhëtojnë falas, por edhe kërkesat tona për heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së. Vetëm miratimi i tyre do të garantonte qëndrueshmëri për sektorin publik, i cili gjendet në vështirësi që pas Covid-19”, tha Foni.

Për shkak të vështirësive në kosto, një ditë më parë në të gjithë vendin shërbimi i transportit publik u reduktua deri në 60%.

Operatorët e 450 linjave të transportit në vend paralajmëruan përshkallëzime të mëtejshme nëse nuk do të kishte reagim të institucioneve.

Paketa antikrizë e transportit publik dorëzuar ministrave Ibrahimaj dhe Karakaçi

Në kushtet e rritjes së ndjeshme dhe të vazhdueshme të çmimit të karburantit, e cila ka krijuar një disbalancë të thellë midis kostove reale të operimit dhe të ardhurave të pandryshuara të sektorit, paraqesim për diskutim këto kërkesa prioritare, të mbështetura në precedentë ligjorë dhe në nevojën për garantimin e një shërbimi publik esencial:

Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përmes një pakete mbështetëse financiare, duke marrë si bazë ligjore dhe praktike VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”, e cila është miratuar në kushte të ngjashme krize për kompensimin e kostove të karburantit për operatorët e transportit publik me 100 lekë/litër. Ky vendim, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në legjislacionin buxhetor (ligji për buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme për garantimin e vazhdimësisë së një shërbimi publik jetik.

Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qenë në vlerën rreth 500 milionë lekë, nga e cila është përdorur rreth 55–60% e fondit, për një periudhë rreth 6-mujore.

Ky precedent provon qartë se ndërhyrja është e mundur dhe e justifikuar ligjërisht, efekti financiar është i përballueshëm për buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit është i zbatueshëm dhe i verifikueshëm përmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ.

Në këto kushte, kërkohet riaktivizimi i një skeme të ngjashme, të përshtatur me nivelin aktual të çmimeve dhe kostove reale të sektorit.

Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

Duke qenë se taksa e qarkullimit përbën një komponent të rëndësishëm në strukturën e çmimit të karburantit, kërkohet pezullimi ose përjashtimi i përkohshëm i saj për operatorët e transportit publik. Kjo taksë është e përcaktuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në nivelin 27 lekë/litër, së bashku me taksën e karbonit prej 3 lekë/litër, dhe aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi benzinën dhe gazoilin.

Duke qenë një barrë fikse që përfshihet në çmimin final, ajo rëndon proporcionalisht më shumë në kushtet e rritjes së çmimeve të tregut. Në funksion të interesit publik dhe duke marrë në konsideratë natyrën e veçantë të transportit publik si shërbim social, pezullimi i kësaj takse për këtë sektor përbën një masë të justifikuar dhe të mbështetur në parimin e proporcionalitetit fiskal.

Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

Akciza mbi karburantin, e përcaktuar po në kuadër të Ligjit nr. 9975/2008 dhe legjislacionit fiskal përkatës, aplikohet në nivelin rreth 39.4 lekë/litër për naftën dhe përbën një nga komponentët kryesorë të çmimit final. Si taksë indirekte me efekt të drejtpërdrejtë në koston e operimit, ajo rëndon ndjeshëm mbi operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë mundësi të transferojnë këtë kosto te konsumatori për shkak të tarifave të rregulluara.

Në këto kushte, vazhdimi i aplikimit të akcizës në të njëjtin nivel krijon një disproporcion të dukshëm ndërmjet barrës fiskale dhe kapacitetit ekonomik të sektorit, duke cenuar parimin e drejtësisë dhe proporcionalitetit në taksim. Vetë legjislacioni shqiptar parashikon përjashtime për sektorë të caktuar (si peshkimi), çka përforcon argumentin për trajtim të diferencuar edhe për transportin publik.

Heqja e TVSH-së

TVSH-ja, e rregulluar nga Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, aplikohet në nivelin standard 20%, duke rritur drejtpërdrejt çmimin përfundimtar dhe duke kufizuar aksesin në këtë shërbim esencial. Duke qenë se transporti publik përmbush një funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve të rajonit ku kjo normë varion nga 0% deri në 5%, kërkohet heqja e plotë ose reduktimi i TVSH-së.

“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar”./Monitor

The post Rikthimi i normalitetit të transportit publik, kompensim i naftës 50 lekë për litër/ Çfarë parashikon marrëveshja e arritur appeared first on Albeu.com.