5 vatra Archives - Albeu.com

Situata nga zjarret në vend, pesë vatra vijojnë të jenë aktive në Dajt dhe Bulqizë
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 25 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 11 vatra zjarri. Prej tyre, 5 vijojnë të jenë aktive, 5 janë vendosur nën monitorim, ndërsa 1 vatër është shuar.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse. Në dispozicion të operacioneve janë vënë gjithashtu 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Në malin e Dajtit, në Tiranë, ndërhyrja po vijon në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren veprojnë forca zjarrfikëse, efektivë të ADZM-së dhe 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga një helikopter.

Vatra mbetet aktive, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë të Dibrës, flakët vijojnë në një terren të vështirë shkëmbor. Operacioni po kryhet nga 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa banesat e zonës nuk janë të rrezikuara.

Vatra e Qafës së Helmësit në Bulqizë, vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën vëzhgim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për banesat.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Efektivë të MZSH Librazhd ndodhen në terren për përballimin e situatës, ndërsa banesat nuk kërcënohen.

Ndërhyrja vijon edhe në Valikardhë të Bulqizës, ku janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe 6 efektivë. Forcat po punojnë për izolimin e vatrës, përhapja e së cilës favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në këtë fazë konsiderohet e menaxhueshme. Përpjekjet e strukturave janë përqendruar te izolimi i vatrave aktive dhe frenimi i përhapjes së tyre.

Ndërkohë, në zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk ka më vatra aktive. Këto territore vijojnë të monitorohen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre mbetet prioritet. Kapacitetet operacionale janë ende në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku mund të jetë e nevojshme.

The post Situata nga zjarret në vend, pesë vatra vijojnë të jenë aktive në Dajt dhe Bulqizë appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend, zonat më problematike/ 25 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende mbeten aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa një zonë vijon të jetë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës, ndërsa njofton se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Krujë vijon operacioni në zonat Abaze dhe Krastë–Halil. Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar. Ndërkohë, në Drenie, Patos, është evidentuar një riaktivizim i zjarrit në thellësi të pyllit dhe ekipet vijojnë ndërhyrjen për izolimin e tij.

Në Tiranë, në zonën e Priskës së Madhe, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës, e cila aktualisht nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Përmet vijon operacioni në malin e Nëmerçkës, në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë. Edhe kjo vatër nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht. Zona e Dajtit vijon të mbahet nën monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin e operacioneve në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

The post Situata e zjarreve në vend, zonat më problematike/ 25 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende mbeten aktive appeared first on Albeu.com.