5 milionë euro Archives - Albeu.com

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka pezulluar tenderin me vlerë 5 milionë euro për ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për institucionet e qeverisjes qendrore, pas ankesave të paraqitura nga pesë kompani të mëdha të tregut.

Burime për Skyweb.al, bëjnë të ditur se vendimi për pezullimin është marrë ditën e djeshme, ndërsa pritet që të rishikohet fondi limit i vendosur nga AKSHI.

Kompanitë e internetit kanë argumentuar se me kushtet aktuale, është e pamundur të përmbushet shërbimi i kërkuar.

Më herët, Skyweb.al kishte raportuar mbi ankesat e operatorëve, të cilët e kanë çuar çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik.

Në dokumentacionin e depozituar, kompanitë pretendojnë se raporti mes fondit limit dhe kapaciteteve të kërkuara nga tenderi nuk qëndron, duke theksuar se me këtë çmim nuk mund të garantohet cilësia dhe volumi i shërbimit.

Në thelb, kërkesa e tyre është rritja e fondit limit ose rishikimi i kritereve teknike. Operatorët kanë sjellë si argument edhe tenderin e mëparshëm, i cili kishte një vlerë dukshëm më të madhe.

Kompanitë që kanë paraqitur ankesa janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication.

Disa prej tyre kanë dorëzuar edhe përllogaritje të detajuara, duke vënë në dukje se AKSHI ka llogaritur gabim kapacitetet dhe se kërkesat teknike nuk janë të përcaktuara qartë.

Tenderi, i shpallur me vlerë mbi 5 milionë euro, parashikonte një marrëveshje kuadër me katër kompani fituese për një periudhë dyvjeçare, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 22 shtator 2025.

Tenderët e AKSHI-t janë shpesh të shoqëruar me ankesa dhe akuza për favorizime, ndërsa disa procedura të mëparshme ndodhen ende nën hetim nga SPAK.

Me pezullimin e këtij tenderi, pritet që procesi të rikthehet në rishikim dhe të vendosen standarde të qarta, për të mundësuar konkurrencë reale mes operatorëve. /skyweb.al

The post AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit appeared first on Albeu.com.