48.79% të PBB Archives - Albeu.com

Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë
Borxhi publik i vendit ka shënuar rënie të ndjeshme në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Në fund të marsit 2026, ky tregues vlerësohet të ketë zbritur në nivelin 48.79%, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të vitit 2026.

Rënia prej 4.08 pikë përqindjeje brenda vetëm tre muajve, i detyrohet si rritjes së parashikuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili për vitin 2026 llogaritet të arrijë në rreth 2,8 trilionë lekë ashtu edhe reduktimit të stokut total të borxhit në vlerë nominale.

Konkretisht, stoku i borxhit të qeverisë qendrore dhe atij të garantuar zbriti nga 1,4 trilionë lekë në fund të vitit 2025, në 1,35 trilionë lekë në fund të marsit 2026.

Siç shihet nga të dhënat, borxhi i jashtëm ka pasur rënien më të madhe (-2.66 pikë përqindje). Kjo ka ndodhur sepse ky borxh është ndaj rritjes së ekonomisë (PBB) dhe forcimit të kursit të këmbimit të Lekut dhe gjithashtu përfundimit të disa maturimeve.

Borxhi i brendshëm ka pasur një rënie më të moderuar (-1.43 pikë përqindje). Meqenëse ky borxh është tërësisht në monedhën vendase, rënia e tij vjen kryesisht nga rritja e prodhimit kombëtar (PBB) dhe një kontrolli më të mirë të huamarrjes së re në tregun vendas.

Edhe borxhi që shteti garanton për palë të treta (si p.sh. për kompanitë energjetike) ka pësuar rënie, duke zbritur nga 1.73% në fund të 2025 në 1.49% në mars 2026. Kjo ul rrezikun e detyrimeve të paparashikuara për buxhetin e shtetit.

Arsyeja kryesore që ul borxhin në tremujorin e parë është vlera vjetore e PBB-së së parashikuar. Për vitin 2026, PBB-ja e Shqipërisë parashikohet të arrijë në rreth 2.8 trilionë lekë, një shifër kjo dukshëm më e lartë se vitet e kaluara, gjë që ul automatikisht peshën që zë stoku i borxhit mbi ekonominë totale.

Ndryshe nga periudhat kur borxhi rritet në vlerë monetare por ulet si përqindje, në fillim të vitit 2026 është vënë re një ulje reale e stokut.

Në fund të vitit 2025, borxhi total ishte 1,4 trilionë lekë, por deri në mars 2026, kjo vlerë zbriti në 1,357,171 milionë lekë, duke ndikuar më tej uljen e raportit me PBB-në.

Një pjesë e konsiderueshme e borxhit të jashtëm të Shqipërisë është e nominuar në Euro dhe Dollarë. Forcimi i Lekut ndaj këtyre monedhave gjatë kësaj periudhe ka bërë që vlera e borxhit të jashtëm, kur konvertohet në monedhën vendase (Lek), të rezultojë më e ulët, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e treguesit total./Monitor

The post Borxhi publik zbret në 48.79% të PBB-së, rënie edhe në vlerë në 3-mujorin e parë appeared first on Albeu.com.