EMRI/ Abuzoi me të miturën dhe kërcënoi të mos tregonte, arrestohet 47-vjeçari në Mat

Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar në Mat pasi dyshohet se rreth dy javë më parë  ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe,  dhe me datë 01.12.2021, shtetasi Urim Cenuka, e ka kanosur atë për të mos treguar.

Ka qenë e mitura së bashku me familjarët që e kanë denoncuar abuzuesin në polici.

Njoftimi i policisë:

Mat

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë  ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe,  dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C,  e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.


Shtuar 2.12.2021 16:55